Detaje të reja për masakrën e Lushnjes, a është implikuar policia?

October 15, 2017 15:15

Detaje të reja për masakrën e Lushnjes, a është implikuar policia?

 

Pas masakrës së Lushnjës, ministri i Brendshëm, Fatmit Xhafa, paralajmëroi gjatë një vizite blic se do të ketë largime dhe ndjekje penale për efektivët që dyshohen se kanë ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Dëshmitarët kishin parë që njëri nga atentatorët, cili qëndronte në timon, kishte radio policie në dorë.

Duket se vizita blic e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe numrit një të Policisë së Shtetit, Haki Çako e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në komisariatin e policisë së Lushnjes, e ka pasur një motiv të fortë, shkruan Abc News.

Ekzekutimi i tipit mafioz në qendër të qytetit dhe shumë pranë komisariatit të policisë Lushnje të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ka krijuar dyshime se tre atentatorët mund të janë ndihmuar ose favorizuar nga uniformat blu, pasi këta të fundit nuk reaguan në kohë.

Për këto dyshime, ministri Xhafaj ka paralajmëruar se do të ketë largime dhe ndjekje penale për efektivët e policisë që janë të përfshirë në afera të pista, duke paralajmëruar largimin e tyre nga puna. Këto dyshime përforcohen edhe më shumë.

Dëshmitarët në vendngjarje, kishin shquar se atentatorët ishin Laert Haxhiu dhe Oreges Bilbili.

Ndërsa drejtuesi i automjeti tip Mercedes Benz që largoi nga vendi i krimit vrasësit mbante në dorë një radio-marës, si ato të policisë, sipas Abc News.

Ky person vijon ende të mos jetë zbuluar nga uniformat blu, por nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes edhe shumë njerëzve të tjerë në atë ngjarje kriminale që trondit të gjithë qytetin.

Ndërkohë, pak pas masakrës së Lushnjes e ndodhur më 11 tetor, autorët e kishin menduar mire se si do ti shpëtonin ndjekjes së policisë.

Ata dogjën automjet në rrugën Lushnje–Berat, në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’, ndërsa u gjetën dhe tre armë zjarri.

Vrasësit jo rastësisht kishin zgjedhur atë pikë për të humbur gjurmë. Tre janë rrugët, sipas policisë, që mund të jenë larguar Laert Haxhiu e Orges Bilbili dhe miqtë e tyre; e para që të dërgon drejt rrugës naciole për te Ura Vajgurore e pastaj në qytetin e Beratit. E dyta nga fshati Tashkëz, drejt Krutjes së Poshtme e më pas humb ndjekja, pasi ka shumë degëzimë rrugësh. Pistë e cila po monitorohet imtësisht nga uniformat blu është nga fshati Cërraga, rrguë që lidhet me zonën e Dumres e më shkon në Belsh e përfundon në Cërrik.

Prej katër ditësh autorët e masakrës së Lushnjes janë personat e më të kërkuar në vend, duke angazhuar të gjithë strukturat e policisë së shtetit për kapjen e tyre.

October 15, 2017 15:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*