Detaje të reja për pedagogun e arrestuar Malajzi, dërgoi 20 shqiptarë për të luftuar në Siri (VIDEO)

October 9, 2017 16:47

Detaje të reja për pedagogun e arrestuar Malajzi, dërgoi 20 shqiptarë për të luftuar në Siri (VIDEO)

 

Pas arrestimit të pedagogut shqiptar në Malajzi, Klodian Zaimajt, i njohur edhe me emrin fetar Ibrahim, ABC Neës zbulon identitetin edhe të dy shqiptarëve të tjerë, që si po ai, dyshohen se kanë lidhje me terroristët e ISIS.

Bëhet fjalë për dy shqiptarët me inicialet J. Z., nga Tirana dhe A. G., nga Lushnja.

Për Klodian Zaimin, dyshohet se ka financuar, indoktrinuar e dërguar në Siri 20 shqiptarë pasi kanë mbaruar shkollën për teologji dhe juridik në Malajzi.

Mes tyre, ai që spikat për lidhje të dyshimta me shtetin Islamik është një person me iniciale J.Z., me origjinë nga periferia e Tiranës. Po sipas antiterrorit, personi i dytë është nga Karbunara e Lushnjes me inicialet A.G.

Burime kofidenciale bëjnë me dije për ABC Neës se rrezikshmëria e tyre është shumë e lartë.

Dy personat e sipërcituar mendohet se aktualisht ndodhen akoma në Lindjen e Mesme.

Deri më tani dyshohet se, Imami i prangosur në Malajzi i njohur ndryshe me emrin fetar Ibrahim, kishte pasur lidhje me celulat e ISIS edhe në Filipine.

Klodian Zaimi me orgjinë nga Cërriku, kishte jetuar për shumë vite edhe në Jordani.

Dyshimet e njësisë antiterror janë se edhe xhamia e re në qendër të Cërrikut, objekt kulti i cili nuk kontrollohet nga komuniteti Mysliman, mund të jetë financuar dhe lobuar nga i prangosuri në Malajzi.

October 9, 2017 16:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*