Detaje/ Zbulohet shuma e grabitur nga banka në Laç

December 30, 2017 10:16

Detaje/ Zbulohet shuma e grabitur nga banka në Laç

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën pasditen e djeshme një bankë të nivelit të dytë në Laç. Policia ka shoqëruar 13 persona si dhe ka kontrolluar 11 banesa. Ndërkohë mësohet se shuma e grabitur nga filiali i bankës është 23 mijë euro.

Policia deklaron se grabitja ka ndodhur në më pak se tre minuta, ndërsa autorët kanë qenë tre të maskuar dhe armatosur të cilët pasi kanë thyer xhamin e bankës, kanë hyrë brenda.

Specialistë të bankës po punojnë për përcaktimin e shumës së parave të vjedhura. Report Tv siguroi dje videon e grabitjes së bankës ku në pamje dukej momenti i bastisjes së bankës nga tre persona të maskuar dhe armatosur, të cilët largohen me shpejtësi bashkë me qesen e parave.

Grabitësit kanë shfrytëzuar mungesën e efektivëve të policisë në rrugët e Laçit pasi ndodheshin në festën e fundvitit në një restorant në Mamurras. Mendohet që autorët kanë qenë në dijeni të këtij fakti dhe kanë vepruar pa u shqetësuar.

December 30, 2017 10:16
Komento

1 Koment

  1. alphade December 30, 11:36

    Shenim: Me siguri matematike paret jane vjedhur nga bandat e Saliut sepse tash PD- ja ka mbetur pa para
    duke qene se i ka harxhuar milionat per lobing ne SHBA.
    Prandaj, ndiqni pisten e Saliut e te Lulushit dhe do t’i gjeni parate e vjedhura . Tash keto para jane ne kacafor-
    ten e Saliut dhe te Lulit…Aferim !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*