Detaje/Si u arrestua gjyqtari, mori 6 milionë lekë nga biznesmeni për gjyqin e pronësisë

May 3, 2016 10:39

Detaje/Si u arrestua gjyqtari, mori 6 milionë lekë nga biznesmeni për gjyqin e pronësisë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja sa i përket arrestimit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha dhe djalit të tij, Ledion Hoxha. Kështu në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë: biznesmeni Dritan Jazenxhiu si dhe ish-polici Novruz Gajda.

Gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës iu vunë prangat gjatë operacionit të koduar “Berati 2”. Ai i arrestua në flagrancë, ndërsa ishte duke marrë shumën 600 mijë lekë të reja për një gjyq civil, që do zhvillohej në 3 maj (sot) për çështje pronësie. Sipas policisë, për gjyqtarin kishin 6 muaj që kishin nisur hetimet. Mbrëmjen e djeshme, gjyqtari 57-vjeçar dhe djali i tij, me profesionin jurist, kishin shkuar për të marrë shumën.

Për të marrë lekët kishte shkruar 25-vjeçari Ledion Hoxha, ndërsa këtë shumë e jepte ish-polici i Beratit, Novruz Gajda. Ky i fundit ishte ndërmjetësi i biznesmenit, Dritan Jazenxhiu, i cili ishte në gjyq për çështje pronësie dhe do gjykohej nga 57-vjeçari Ibrahim Hoxha. Seanca do zhvillohej ditën e sotme në orën 9:30, tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 600 mijë lekë, një automjet tip “Benz” me targa AA 005 NC, dhe 4 telefona celularë./

May 3, 2016 10:39
Komento

1 Koment

  1. ELIOT July 3, 11:39

    ministria e justices duhet ti denoje ashper keto armiq te popullit ;;;;; se ketp tipa e prishin demokracine ne shqiperi ;;;; DHE RAMA MOS TE FLEJE GJUME …ne bote nje gjukates qe merr rushfeqe shfrytezon detyren ;;;; nuk ghukon me dhe denohet rende ;;; dhe pasurte qe ka vene me vjedhje ;;; ti jepen popullit merci dhe te tjer te ;;;;

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim