Detajet: 26 gëzhoja në vendin ku u vra Jurgen Kurti, 10 të shoqëruar në polici

March 19, 2019 09:41

Detajet: 26 gëzhoja në vendin ku u vra Jurgen Kurti, 10 të shoqëruar në polici

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmjen e djeshme në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.

Kurti është ekzekutuar pranë banesës së tij më breshëri plumbash, pasi në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi 23 gëzhoja pistolete.

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë pranë banesës së tij 26-vjeçarit dhe e kanë që qëlluar nga një makinë ngjyrë gri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa pista kryesore e vrasjes është ajo e hakmarrjes. Viktima kishte qenë dy herë i shoqëruar për akuzën e vrasjes, por me pas ishte shpallur i pafajshëm.

Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe familjarët e tregtarit të vrarë në Durrës pak kohë më parë Agim Arapaj, vrasje për të cilën është akuzuar Jurgen Kurti.

Në vitin 2016 ai u arrestua për vrasjen e të atit, por u lirua pasi daja i tij mori përsipër autorësinë e ngjarjes.

Ai po ashtu akuzohet si i përfshirë në një sherr ku mbeti i vrarë qiramarrësi i dyqanit të tij në Durrës më 11 prill 2017, por mundi t’i shpëtojë akuzës, ndonëse familjarët e të ndjerit Agim Arapi, akuzuan Kurtin si autorin e vrasjes.

Për vrasjen e Agim Arapit më 11 prill në Durrës, u dënuan vetëm dy vëllezërit Kujtim dhe Kostandin Ekonomi, një ndër të cilët ishte vjehrri i 26-vjeçarit. Pavarësisht akuzave, 26-vjeçari ia doli me sukses t’i shpëtojë drejtësisë në të dy rastet.

Policia vijon hetimet dhe po këqyr kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

l.h/ dita

March 19, 2019 09:41
Komento

6 Komente

  1. Qomi March 19, 12:07

    Jevgu kur u bo mret vrau baben e vet

    Reply to this comment
  2. Ç' behet keshtu?! March 19, 13:18

    Per aq sa eshte thene e shkruar : Nje baba i dhunshem prodhoi nje femij te dhunshem(vrasesin e tij) dhe, si perfundim, te dy u bene viktima te dhunes. Drama te tilla nga bota e letrave apo skenariste i sajojne, ne Shqiperi jetohen si realitet. Ç’behet keshtu?!

    Reply to this comment
  3. katarakti March 19, 13:26

    Pune banditesh. Kokat e tyre hengshin! Nuk me vjen keq fare.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit March 19, 14:37

    Bresheri plumbash, 23 gezhoja pistolete… Futja kot. Bresher I papare, stuhi me ere, dy pika shiu rane mbi xham/dhe une per ty sec ndjeva mall

    Reply to this comment
  5. Jimi March 19, 18:48

    Si ne cdo fushe edhe ne drejtesi nuk mund te kete vakum! Nese drejtesia nuk vendoset nga organet e ngarkuara, atehere ate e vendos vetegjyqesia.

    Reply to this comment
  6. VIP...???? March 19, 19:42

    Pyesni Rauf Fratarin, ortakun e ngushte ne biznese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim