Detajet/ Babë e bir nga Kavaja erdhën nga Italia dhe u vetë-karantinuan

March 19, 2020 13:32

Detajet/ Babë e bir nga Kavaja erdhën nga Italia dhe u vetë-karantinuan

Dy nga pesë të infektuarit me koronavirus që u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit janë nga Kavaja.

Bëhet fjalë për një 80 vjeçar dhe një 41 vjeçar, që janë babë e bir.

Mësohet se të dy ata kanë qenë në Itali dhe janë kthyer disa ditë më parë.

Pas kthimit ata ishin vetëkarantinuar, por ditët e fundit kanë patur probleme shëndetësore.

Nisur nga situata e krijuar, ata kanë telefonuar numrin 127 duke kërkuar ndihmë.

ISHP u ka bërë testin duke konstatuar se ishin pozitivë. Dy burrat ndodhen tani në Infektiv.

Për fat të mirë, ata kanë qenë të vetëkarantinuar dhe kështu bie mundësia që të kenë infektuar persona të tjerë gjatë periudhës pas kthimit nga Italia.

o.j/dita

March 19, 2020 13:32
Komento

4 Komente

  1. mirel March 19, 14:44

    U vete-karantinuan

    Reply to this comment
  2. specialisti March 19, 17:29

    Te shohim ditet ne vijim. A do te shtohen rastet e te infektuarve ?
    Izolimi ne shtepi , per mendimin tim , eshte i drejte.
    Do Zoti , e kalojme me lehte kete situate.
    Njerezit me duket jane bere me te pergjegjshem e po rrijne ne shtepi.

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi March 19, 19:20

    Te jete e vertete qe jane vetkarantuar qysh diten e pare, eshte per ti dekoruar! Por duhen llogaritur edhe kontaktet e rruges!

    Reply to this comment
  4. Shefqet Cela March 19, 20:52

    QYTETARE TE DENJE!
    Pacin sherim te shpejte dhe jete te gjate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim