Detajet e një sherri / Krenari i hashashit na lajmëron se “do vdesë në PS”

February 13, 2020 23:24

Detajet e një sherri / Krenari i hashashit na lajmëron se “do vdesë në PS”

Mbledhja e Asamblesë së PS Tiranë ditën e djeshme është ndërprerë pas një debati me protagonist anëtarin e Asamblesë së Përgjithshme, Krenar Cenollari.

Cenollari ka kundërshtuar me këmbëngulje të pazakontë një nga kandidatët për Asamblenë Kombëtare të PS që pritet të dalë nga kongresi.

Kandidati që mbarti mërinë e Krenarit është një socialist i vjetër, i propozuar nga baza e PS-së në Kombinat.

Irritimi i Cenollarit ka qenë i menjëhershëm deri në pikën që Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka kërkuar të ulet duke iu drejtuar Cenollarit me fjalët “Mos fol si horr”.

Cenollari vazhdoi duke thënë se është “socialist i orëve të para” dhe se ka qenë “në ballë të PS në ditët e saj më të vështira”.

Po cili është “socialisti i orëve të para” Cenollari.

Krenar Cenollari është bërë i njohur për bazën socialiste dhe jo vetëm për të, në vitet e mbjelljes masive të hashashit.

Ai është një nga emrat më të përfolur si i përfshirë në këtë trafik.

Cenollari është akuzuar në vecanti për një sasi të jashtëzakonshme  prej 12 tonësh hashash të zbuluar në një magazinë në Përmet në 12 prill të vitit 2017.

Për të njëjtën ngjarje u akuzua edhe Gentian Alizoti, i dënuar në vitin 2012 për trafik droge.

Në Kombinat Cenollari dhe Alizoti njihen si lidhje gjaku.

Zyrtarë të policisë së shtetit u përfshinë gjithashtu në hetimin për mega-drogën e Përmetit, por hetimi nuk e pa dritën e gjykimit.

Cenollari në atë kohë ishte gjithashtu një person i akuzuar nga drejtues policie në jug të vendit për presion dhe shantazh të lidhur me selektimin e parcelave të drogës.

Ai ka tentuar të diktojë cilat parcela duheshin goditur dhe cilat jo duke përdorur në bisedat me drejtuesit e policisë emrin e ish-ministrit Sajmir Tahiri.

Megjithëse një nga personat e akuzuar për impilikim në afera nga më të rëndat në masivizimin e hashashit, Cenollari u emërua më pas drejtor i Aluiznit për zonat rurale të Tiranës

Në qershor 2018 ai u shkarkua bashkë me disa drejtues të tjerë pas një kontrolli të kryer nga Drejtoria Antikorrupsion.

Cenollari u kallëzua penalisht për korrupsion.

“Socialisti i orëve të para” nuk e justifikon sot standartin e jetesës me rrogën e zyrtarit.

Provat për këtë mund të gjenden lehtë, sidomos në  këto kohë kur policia po vepron me dorë të fortë ndaj personave që lëvizin me Range Rover dhe kanë vila kodrinore me pishinë.

“Kush je ti që më thua të dalë jashtë mua. Nuk ke shanc. Unë do iki nga PS kur të vdes” – replikoi Krenari me Taulant Ballën.

I cili është përgjigjur se për Kombinatin është përzgjedhur emri i një socialisti si Tan Meta.

Mbledhja nuk ka vazhduar më gjatë.

 

****

Botuar në Dita. Në foton shoqëruese: Krenari dhe Kryetari

February 13, 2020 23:24
Komento

19 Komente

  1. Preng Pjetri February 13, 19:39

    Të shkruash ose të denoncosh veprimet dhe mos veprimet e kesajë mazhorancë,është njësioj sikur të fyrshkell në mal një ditë të trazuar erë…!
    Mirpo kjo rezonancë mua prap as më mujalis as më pengon të themë troq atë çka unë e konsideroj të pa drejtë e krejt të pa moralëshmë.
    Zeri im dhe i kujdo tjetër qoft kur është i perveçëm jo vetëm nuk degjohët nga aktorêt e politikës por as nuk leviz asnjë “gjethë” të vetmë në pallatet e zengjineve.
    Sot thuajsë tê gjithë strukturat e pushtetit lokal dhe qendrorë janë kthyer tamam si fermat privatë ku punonjësit janë tê gjithë farë e fis të beut!
    Aspak nuk është e veshtirë per të “zbuluar”nepotizmin dhe korrupsionin në institucionet tona publike, mjafton një investigim i vogel në ditën kurë terhiqën pagat në bankomate ku pa pikë veshtersie meson se e gjithë administrata thuajse kanë tĕ njejtin mbiemer më titullarin e institucionit perkates.
    Kjo dukuri verehët prej shumë kohësh kryesisht në Lezhê dhe në dy nenprefektuarat varse Mirdit&Kurbin.
    Socialistet e vjeter dhe tê rinjë qofshin që janë kontributororët potencial të partisë janë aneksuar nga çdo vendimarrje apo larg qoftë nga çdo aspekt drejtimi…
    Me pak fjalë socialistet thjeshtë numerohet dhe konsiderohën si ushtarë rrezervistë të cilet duhët jenë në “gadishmeri”në monentin kur të tingëllojë kembana alarmit.
    Ndersa “gjeneralet” dhe ushtarët aktiv PS i mobilizon nga hani miqesisë nepotizmit dhe korrupsionit.
    Socialistet sot as nuk guxojnë të rrebelohën as të ankohën per as gjë prej gjëjë,thjesht detyrohën të hanë gjellërat e gatshmë që gatunë kryekryetari dhe oborrtarët e tij…
    Ky fenomen në mos virus hemorogjik i dha pasojat e veta më 30 qershor 2019 ku kandidatet e vetem socialist moren vetem 10-15% të votave nga elektorati tyre..
    Shtrohet pyetja sa është ne të vertetë perqindja e socialisteve ne rrang vendi?
    PSSH është forca më e madhe politike…
    Po votat pse firuanë?!

    Preng Pjetri – PS Lezhë

    Reply to this comment
  2. damam Damashi February 13, 19:49

    Ne PS pak kane mbetur te ndershem. Anetaret e asamblese se Tiranes nuk jane te zgjedhur por te emeruar sipas oreksit te Rames. Asambleja eshte qeveria nr.2 e Edi Rames qe ka perfitua me shume privilegje prej tij,edhe pse nuk kane as aftesine dhe as ndershmerine per tu quajtur socialiste/

    Reply to this comment
    • Ermali February 15, 14:48

      Vertet qe Rilindja po e ha me ngadale te majten si ato proceset e semundjeve malinje qe kur eshte pika fundore e merr vesh cfare ka ndodhur.
      Jam asnjanes ne politike por ate qe ka bere Saimir Tahiri dhe Krenar Canollari per PS e Tiranes se kane bere dhe nuk do ta bejne dot kurre leckat e Erjon Velise.Nqs nje dite PS do te dale ne opozite me lali Erin nuk vjen dot kurre ne pushtet po kurre aman.
      Kjo gje duhet te dihet nga te gjithe socialistet.Per reklama dhe demagogji jane te paret keta te lali Erit por kur te mendosh qe perballe mund te kesh dhe nje Berishe dhjesin gjak.
      Tung dhe Respekt S.Tahiri and K.Canollari

      Reply to this comment
  3. Ylli February 13, 20:20

    Keto raste dalin ne siperfaqe pasi drejtuesit e PS-se kane vullnetin per te denuar rastet e trafikimit. Je i bazes, sje i bazes perballu me drejtesine. A ka patur raste te perfshirjes se militanteve te PD-se me raste droge. Sa te duash.Po a merrnim ne vesh gje? Nga kush te merrej vesh dhe nga kush te denoheshin rastet. Pushtet vete ishin molepsur dhe bere nje me krimin dhe asgje nuk dilte ne publik per arsye se rastet mbylleshin qe ne hetim. Edhe ndonje rast qe çohej ne gjykate edhe atje rasti mbyllej me pafajesi. Keto raste nuk ishin konsum per publikun pasi vete ishin te perfshire ne keto pislleqe.

    Reply to this comment
  4. Pse janë t lirë krenarët February 13, 20:37

    Ambasada e SHBA thotë është në ..”mbështetje të sundimit të ligjit..”.

    I couldn’t agree more!

    1000% dakort! Këtë po kërkojmë të gjithë të sundojë ligji dhe jo Bosi!

    Që kjo të ndodhë, si fillim duhet ndaluar mbështetja për Bosin, që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, pikërisht për të mos lejuar sundimin e ligjit. Kushtetuta është ligji më i rëndësishëm në vend,por që ka dalë nga funksioni për shkak të ndërhyrjeve të Bosit. Ky i fundit na thotë se i bën me bekimin e Amerikës…

    Në vijim duhet ndaluar Bosi të përgjojë, shantazhojë e kërcënojë gjykatës e prokurorë. Vetëm drejtësia e pavarur është garanci për sundimin e ligjit.

    SPAK vërtetë duhet ta mbështesim, por më parë duhet ta çlirojmë nga mbingarkesa artificiale. Ta ndihmojmë të fokusohet tek tenderat pa garë dhe sekret, ku gjithmonë fituesi i bie në kokë çmimit; tek koncensionet abuzive; tek abuzimi me financat publike në tërësi.

    Kështu që jam krejt dakort me sa thotë Ambasada Amerikane, pavarësisht se jo gjithmonë ato që bën korrespondojnë me këtë që thotë..!

    Nëse duan të na ndihmojnë të sundojë ligji, duhet të mos mbështesin ato që bën Bosi.

    Përndryshe nëse do vijojnë të na thonë se ata “punojnë me Bosin (dmth qeverinë)”, duhet të mbajnë në konsideratë se sundim të ligjit nuk ka.

    P.s. Për të qenë i drejtë në argument, fjala “Bosi” sot nënkupton Edi Ramën. Por në parim kjo gjë ka ndodhur dhe mund ndodhë edhe me të tjerë në vend të tij. Prandaj preferoj ti qëndroj argumentit në parim.

    Reply to this comment
  5. Nje rast February 13, 20:42

    Kur ishte drejtor Aluizni ky Krenari që sot zbret me Range nga vila me pishinë në rrugën Peti, patem nje rast.

    Klienti jonë thoshte kam aplikuar për Legalizim Objekti mbi 3-4 herë, dhe punonjësit e ALUIZNI i kanë thënë që dosjen gati e ke, dava ditësh të vjen në shtëpi, dhe ndërkohë përgjigje nga ALUIZNI kurrë nuk ka marrë qytetari në fjalë.

    U lodha na thoshte Klienti, nuk u jap më lekë në formën e kafes, se nuk po kuptoj çfarë po ndodh dhe çfarë gjëndje ndodhet dosja ime për Legalizim!?

    Dhe vedosi nëpërmjet PËRFAQËSOHU, të dërgoj një Shkresë ALUIZNI dhe të mësojë statusin e dosjes së Tij.

    Pa thënë që u desh të vihej në lëvizje Këshilli i Ministrave që Ne të merrnin një përgjigje pas 4 muajsh nga Drejtori i ALUIZNI Tirana Rurale Z. Krenar Cenollari, ish Kryetar i Njësisë 6 Kombinat.

    Sikur mos mjaftojë kjo, përgjigjia indirekt na njeh me matjet e fundit dhe proçedurën që kanë bërë punonjësit e ALUIZNI të para ca ditëve të vënë në lëvizje nga zyra jonë PËRFAQËSOHU, dhe asnjë info rreth dosjes së klientit të një kohe të më mëparshme aplikimi sikurse pretendohej nga Qytetari.

    Ajo që mbetet t’u themi është që kërkoni t’i ndiqni shqetësimet tuaja në rrugë zyrtare dhe jo në rrugë informale, më tha, i thashë, është gati, duhet të vijë ai, kështu, ashtu etj, se me këtë mënyrë kush po pyet për “JU” si qytetarë që kështu e vlerësoni se është më mirë, por me këtë kulturë Osmane, Orientale edhe ne si shoqëri zhvillohemi tmerrësisht shumë ngadalë.

    Reply to this comment
  6. Araniti February 13, 20:49

    Ky qe ka bere kete shenimin…Kur paska ditur gjithe keto bema te ketij Krenarit sa i perket narkotikeve pse se ka denoncuar n’polici a prokurori….Por ka heshtur!?
    Ee sot ky shenim…vjen eee dhie i thone ketej nga ne….pra i sherben Taulant Balles…dhe rilindjes….!?
    Shkurt shenimi i sherben neodiktatures…që po instalohet…..pasi ….ky Krenari thjesht ka kerkuar qe t’votohet nje socialist nga ajo njesi,kaq.
    Shpejt paska pagu Balla…qe doli ky shenim, duket me klering hashashit….

    Reply to this comment
  7. Adih February 14, 00:01

    Sqaroje , perktheja popullit po te jesh burre o Taulant Balla, kete te dhjere qe te ben ky rugac droge e te paska futur ne xhepin e vogel ???
    A moj kasolla ,me ke na mblodhe . ,

    Reply to this comment
  8. Treshi Maç February 14, 00:03

    Puna eshte te vdese te pakten, se shumica kane harruar te vdesin ?
    Lajmi diten tjeter …
    Vdes njeri nga ata qe kish vdekur me pare, ne nje ore me te vone ngaqe kish qene erresire kish ngaterruar daten, varrin, ngjyren e preferuar dhe nuk dinte ku ndodhej per momentin. Te pakten nuk presim ndonje termet apo jo tha me nje gjys zeri.
    Nga ky burim frymezimi reagoi dhe dixhital qytetari ku i beri edhe ceremonine dmth fjalet hapese para se te vajtonin te tjeret.
    Aty kuptoi qe kish mbaruar edhe kapitulli i preferuar se ku ishte gjendur faji tere keto kohe, keshtuqe vendosi te ngallosej edhe ai me ngjyren e kuqe se i zi jam vete dmth te pakten mos bie ne sy, se as hudhra nuk ka ç’na duhet mo.

    Reply to this comment
  9. Tironsi February 14, 07:22

    Me siguri ky rast eshte zbuluar be saje te investigimit te klodiana lales, e si I tille duhet te jete I vertete.

    Reply to this comment
  10. Tani tani February 14, 07:23

    Gazeta dita beni shume mire qe mereni me lajmin e nje partie qe po shkerrmoqet!
    Persa i perket hashashiiiiiiit, ky eshte denancim nga ata dixitalet qe bente Sali Berisha, dmth histori letrash anonime qe benin ne kohen e komunizmit qe kur doje te luftoje dike i beje letra te tilla, partia pastaj vepronte te akuzonte te hetonte dhe te denonte. edhe me kete djalin qe flete ketu per partin qe po ha njera tjetren i ka bere te gjitha.
    Ka bo plot ai edhe per ju te gazrta dita shkrime Sala qe ju akuzon per lloj lloj gjenash…
    Nejse ju qe jetoni aty ne shqiperi dhe ju qe mereni me politik aty jua qaj hallin eshte tmerr, aty behesh rrugac behesh kulak behesh spiun te gjitha i ke bere sipas gazeteberseve nqs nuk je me ate qe duhet
    mjere Shqiperia per ca thuhet neper keto gazeta qe as e mbajne lapsin

    Reply to this comment
  11. Tahiri (jo ministri i suksesshem) February 14, 08:28

    Mire thote Cenollar hashashi. Ai do vdese ne PS sepse dhe PS vdes pa Cenollaret e Hashashit.
    PS dhe Hashashi jane vellezer siameze, i ka ngjitur ne kurriz Edi Rama.

    Reply to this comment
  12. Sami February 14, 09:19

    Partia Demokratike, nenkupto Berisha, i kane pare lendet narkotike dhe pastrimin e parave si burimin e vetem te te ardhurave. E beri qeveria Berisha1, se Meksi ishte per te fshire bythen,
    https://www.google.co.uk/amp/s/www.independent.co.uk/news/the-gangster-regime-we-fund-1278436.html%3famp
    E beri dhe Berisha 2 më republiken e Lazaratit dhe perfshirjen e familjareve te tij be afera korruptive si Gerdec, CEZ, e shume te tjera pafund.

    Reply to this comment
    • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike February 14, 11:03

      Kurse Edi Rama eksperiencen e Berishes me Lazaratin e realizoi gjithandej, Lazaratizoi gjithe Shqiperine. Biles ja kaloi Saliut, u ngriten dhe laboratore droge ‘Made in Rilindja’ si ai i Xibrakes p.sh qe u detyruan ta kapin mbas trysnise gjermane dhe…gjeten nipcen e shokut Enver e shoqes Nexhmije brenda!

      Reply to this comment
  13. Luani February 14, 11:50

    Realiteti i sotem shqiptar eshte ne infinit me i mire se ai qe vendi trashegoi para gati 7 vitesh.
    Edi Rama ky transormues i shtetit nga hale qe e gjeti,në nje vend normal. Edi Rama ia hoqi ndryshkun vendit i cili kishte katandisur, si ajo lampa e vjeter dhe e pluhurosur dhe i dha vendit gjithe shkelqimin qe meriton.
    Ne kohen e qelbesirave, gjithe kengetaret i benin videot e kengeve ne shtete te tjera, se rruget, qyttet ishin sikur u kishte rene bomba. Tani te gjitha videot e kenegve xhirohen ne Shiperi, ku investimet e shtetit ne infrastrukturen, rrugore, nderhurje urbane, kane bere qe vendit ti shtohen hiret e mohuara.
    Doni qelbesirllëk, gjygjtare kasape qe tjetersojne pronat e individit dhe u falin denimet krimit dhe zgjatimeve te tij, ktheni Saliun dhe Lul molotovin. Kjo eshte cfare ata offojne mjerim gjithandej dhe kafene te mbushura, ku njerezit shtynin ditet, javet muajt vitet.

    Reply to this comment
  14. E èma e Zeqos February 14, 13:31

    Nuk qelbet peshku nga bishti o jo.

    Pse tè mos kèrcènojè “Krenar socialisti”, si ti teket?
    Shefi i tij, oratori i vetèdashuruar, kryeministri nè detyrè, jep pèrgjigje tè njèjta nè emisione LIVE. Èshtè tragjike pèr vèndin ky degjenerim total i zotèrisè. Nuk di se si mund tè besosh mè nè pèrgjegjshmèrinè e veprimeve tè njè qeverie kur kryeministri flet broçkulla nèpèr studio televizive, bèn shpèrfillèsin aty ku duhet tè jepte pèrgjigje apo ofenduesin kur e sheh se bashkèbiseduesi nuk intimidohet nga kèrcènimet e hapura.
    Edi Rama, ka marrè fund si politikan. PS, èshtè nè njè krizè edhe mè tè thellè se PD. A e shihni kètè qetèsi varrezash? Asnjè eksponent i kèsaj partie nuk bzan.
    Krenar socialisti ka TÈ DREJTÈ. Nuk ka shans askush, tè lèvizi drogaxhiun nga istikami.

    Reply to this comment
  15. Konti Sbalta February 14, 15:50

    Legalizimeve po u vjen fundi , nga ndertimet me leje e pa leje deri tek Kerpi per qellime mjeksore ,qe do te pakesoje e liroi burgjet deri tek menjanimi i trafikut te kesaj droge qe ka krminalizuar tere shoqerine!i

    Reply to this comment
  16. Poeti February 14, 22:49

    S’ka gjë më të bukur / Ram’ me xhamadan / Vërtitet si flutur / Veç frikën mban pranë / Nuk beson më Edua / As veten e tija / I duket gogol / edhe vetë Partia / Me 200 truproja / rrotull në takim / Po çar’ ke mër Edi / Ti je dhe burrë trim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim