Detajet e organizimit/ Tifozat shqiptarë nisen për të ‘pushtuar’ Strumicën
Nga Arkiva
Tifozët kuqezi do të jenë të kufizuar në numër në sfidën e sotme në Strumicë ndaj Maqedonisë për shkak të kapacitetit të ulët të stadiumit, por kjo gjë mesa duke nuk i ka penguar për të bërë një organizim model.
Nëpërmjet një bisede me një nga antarët e tifogrupit “Tifozat Kuqezi”, “Panorama Sport” ka arritur të mësojë edhe datajet e organizimit të sotëm.
Plot 150 tifozë shqiptarë janë nisur nga Tirana në orët e para të ditës së sotme. Mësohet se ky grupim do të vijojë rrugëtimin drejt Prishtinës, ku atje pritet t’i bashkohen edhe 70 antarë të tifogrupit “Plisat”.
Të gjithë së bashku do të marrin rrugën për në Maqedoni, ku i presin “Ballistët” e Tetovës. Organizatorët janë kujdesur që në këtë organizim të përfshihen tifozët më energjik të të 3-ja grupimeve, për të mos rreshtur asnjë minutë duke mbështetur Kombëtaren.
Ashtu siç është bërë me dije, në total do të jenë 450 tifozë shqiptarë, 250 bileta janë siguruar nga tifogrupet, 3 tifogrupet “Plisat”, “Ballistët” dhe “Tifozat Kuq e Zi”, ndërsa pjesa tjetër e biletave janë shpërndarë nga Federata Shqiptare.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento