Detajet e reja/ Kush është vajza që vdiq në spitalin privat, pse u operua

May 16, 2017 10:51

Detajet e reja/ Kush është vajza që vdiq në spitalin privat, pse u operua

Detaje të tjera mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë kur gjimazistja Blerta Pepa në shkollën “Andon Zako Çajupi” humbi jetën gjatë një operacioni në një spital privat në kryeqytet.

Mësohet se Blerta Pepa ka pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte, siç raporton BalkanWeb.

Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe, siç konfirmon BalkanWeb, gjithçka ka shkuar shumë mirë. Por kur pritën që 15-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë.

Dyshohet se vajzës t’i jetë injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma. Fill pas ngjarjes mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes. BW

May 16, 2017 10:51
Komento

1 Koment

  1. Adih May 16, 17:08

    Sic eshte politika ,shkon dhe mjekesia paralel . Mjeksine e kemi zero dhe shteti propogandon shqiptareve se kemi dhe ne spitale..Anastezia te jep temperature te madhe ,ku duhet te perdoret nje ilac tjeter per stabilizimin e temperqatures ,ku nuk e kane patur ne spital . Eshte per ti varur te gjithe ne litar , te iki femija kot nga duart . Me vjen shum keq ,per kete femije……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*