Detajet, kush e shantazhoi zëdhënësin e Metës?

November 22, 2019 08:16

Detajet, kush e shantazhoi zëdhënësin e Metës?

Pasi Presidenti Ilir Meta konfirmoi në “Facebook” se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj, gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë dhënë detaje nga episodi në fjalë.

“Nuk di të jetë kërcënuar, do duhet të kishte një denoncim zyrtar, nuk ka një denoncim zyrtar ende dhe nuk referohem tek fjalët edhe pse i thotë Presidenti i Republikës. Me sa më thonë, lidhet me një status tjetër që flet për një tjetër ambasador, që kontrollohet nga Engjell Agaçi. E ka fjalën për Ambasadën italiane”, tha Lala në emisionin Opinion.

Ndërkaq gazetari Artan Hoxha tha:

“Deklarata që ka patur zëdhënësi i Presidentit, ku është përmendur edhe emri i një punonjësi të Ambasadës dhe përmendja e emrit të tij, e para ka qenë jo etike, jo diplomatike. Nëse Guri i jep leje, ne jemi gati ta nxjerrim transitin e telefonatës. Na është premtuar një video përvëluese, na është thënë edhe për një video erotike dhe asgjë nuk kemi”.

Reagimi i Tedi Blushit:

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!

j.l./ dita

November 22, 2019 08:16
Komento

2 Komente

  1. N.VJOSA November 22, 08:58

    Aman or Lilo
    Aman, o Mete
    Ti Kushtetusen
    E do per vehte…

    Po Reformën
    Në Drejtësi
    Se ben as Rama
    Se ben as ti…

    Na nxjerr nje Blush
    Një Karabush
    Sulmon diplomatë
    Sepse nuk mbush…

    Sulmon Venecien
    Dhe Amerikë
    Dhe Drejtesinë
    E do me mik…

    Like Floriri
    Mbaje më but
    Mos mat Drejtesine
    Me kut si Hajdut…

    Ti Like Hajduti
    Gjuhen rrotullon
    Por je nje Qen
    Që ha të Zonë…

    Të vune Socialistet
    Per President
    Llogjiken tende
    Se hanë as qentë…

    Do ishe larguar
    Qe ditën e parë
    Konflikt interesi
    Ke o i marrë…!

    Ti o burr kurvë
    Një herë me Salinë
    Një herë me Ramen
    E bën krushqinë…

    Mbathja o Liro
    O karnavale
    Nuk eshtë Republikë
    Presidenciale…

    Të duket vetja
    Sikur je mbret
    Mbi Parlament
    O lumë e Det…

    Me dashuri
    Dhe qetesi
    Leri shqiptarët
    Të kenë drejtesi…

    Se nderkombtarët
    Janë thirrur në skenë
    Asnjanës jane
    Por ti je Legen…

    Reply to this comment
  2. kujtimi November 22, 10:02

    Shiko mos e merrni me shaka se presidenti nuk ha mut kot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim