Prokuroria: Tahiri, 4 udhëtime jashtë shtetit me Artan Habilajn

October 19, 2017 19:24

Prokuroria: Tahiri, 4 udhëtime jashtë shtetit me Artan Habilajn

Në shkresën qe Prokuroria e Krimeve te Renda i ka dorëzuar Kuvendit te Shqipërisë per heqjen e imunitetit te ish Ministrit Saimir Tahiri, behen me dije te tjera detaje ku nder te tjera thuhet se nga hetimet edhe ne bashkepunim me palën italiane rezulton se kusheriri i Tahirit, Moisi Habilaj, i cili u arrestua ne Itali dy dite me pare, ka bashkëpunuar me zyrtarë të lartë.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se në 2014, Saimir Tahiri ka dalë nga shteti katër herë së bashku me Artan Habilajn, të cilit i ka shitur makinën.

Sipas prokurorisë, udhëtimet e Saimir Tahirit me Artan Habiljan janë realizuar në muajin gusht të vitit 2014. Ndërsa makinën që Tahiri i shiti në 2013 kushëririt të tij Artan Habilaj, ky i fundit ia ka shitur më pas vëllait të tij, Moisi Habilaj.

Prokuroria akuzon se Moisi Habilaj ka përfituar nga lidhjet e ngushta me Tahirin kundrejt shpërblimeve, ndërsa ish-ministri dyshohet se ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminal, që vepronte në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, pasi e konsideron person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa deklaron se “mund të fshehë në shtëpi prova nga përfitimet”.

Prokuroria shqiptare në akuzat ndaj Tahirit ka përdorur përgjimet e kryera në Itali për grupin kriminal që drejtohej nga Moisi Habilaj.

Ja çfarë shkruhet në kërkesën e Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, më datë 19.10.2017 ka kërkuar nga kuvendi i RSH-së dhënien e autorizimit sipas kërkesës së paraqitur në lëndë.

Deputeti Saimir Tahiri dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale të mëposhtme:

1. “Trafikimi i Narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

A. Rrethanat e faktit

3. Me datë 17.10.2017, në bazë të të dhënave të bëra publike, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, konform nenit 287 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se “Prokurori shënon në regjistër çdo njoftim të veprës penale që i vjen ose që ka marrë me iniciativën e vet dhe në të njëjtën kohë ose nga momenti në të cilin rezulton emrin e personit të cilit i atribuohet vepra penale”, ka regjistruar procedimin penal me Nr 313 të vitit 2017 për veprat penale të “Trafikimi i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në ngarkim të personit në hetim: Saimir Tahiri, i biri i Bashkim dhe Luiza, i dtl 30.10.1979, banues në Tiranë dhe banues në Tiranë dhe për veprat penale të “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a dhe korrupsioni aktiv i zyrtarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, për personat në hetim Moisi Habilaj, i biri i Ciko dhe Zenepe, i dtl 18.01.1978, i lindur dhe banues në Vlorë, Florian Habilaj i biri i Ciko dhe Zenepe, i dtl 10.11.1980, Artan Habilaj etj.

Në lidhje me këto fakte penale dhe në lidhje me subjektet Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Kocerri , etj, nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me Nr 134, të vitit 2016 dhe vitit 2017.

Konform nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale më datë 18.10.2017, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë ka vendosur bashkimin e procedimeve penale me Nr 134 të vitit 2016, 164 të vitit 2017, dhe 313 të vitit 2017 në një procedim të vetëm dhe konkretisht procedimin penal me Nr 134 të vitit 2016.

Për hetimet që po zhvillohen në funksion të procedimit penal me Nr 134 të vitit 2016, për shkak të bashkimit të procedimeve rezulton të jetë shënuar emri i personit në hetim Saimir Tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të :

-“Trafikimi i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, 
– “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, në rang të procedimeve të lidhura, është kompetente në ushtrimin e ndjekjes penale në raport me rastin konform parashikimeve ligjore të nenit 285 të ligjit 35/2017.

Nga ana e autoriteteve italiane të drejtësisë është arrestuar personi Moisi Habilaj, etj, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të posaçme, në rang të grupit të strukturuar kriminal. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në funksion të hetimeve që autoritetet italiane të drejtësisë po zhvillojnë në lidhje me kapjen dhe sekuestrimin e sasisë prej 3.5 tonësh lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nga hetimet rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike në Republikën e Shqipërisë, ka arritur të trafikojë për jashtë shtetit me destinacion Italinë, sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është arritur të zbulohet se personi në hetim, Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit, ku si person i dyshuar është edhe ish – Ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri.

Personi në hetim Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjera duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish – Ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblimeve kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit.

Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar edhe ish – Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal dhe sigurinë e kultivimit dhe kalimit të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit kriminal me strukturat e policisë së shtetit, ku përfitimet direkte monetare shkonin tek ish – Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nga hetimet e deritanishme hetimore të kryera rezulton se:

Është kapur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, në masën prej rreth 3.5 ton lëndë narkotike e llojit kanabis nga autoritetet italiane të drejtësisë, të dyshuara si të trafikuara nga grupi kriminal Moisi Habilaj, etj (të dhëna të ardhura në përgjigje të kërkesës për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve italiane të drejtësisë).

Më datë 18.10.2017 është kapur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 3 978 ton, e llojit kanabis sativa, në banesën e shtetasit në hetim Armand Koçerri, bashkëpunëtor i shtetasve Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Artan Hibilaj.

Subjektet e dyshuara Moisi Habilaj, etj në komunikimet telefonike dhe bisedat ambientale që rezultojnë nga përgjimet e bëra ndërmjet tyre, rezulton të pasqyrojë detaje, të cilat tregojnë përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shtetasit në hetim Saimir Tahiri. (Të dhënat e ardhura në përgjigje të kërkesës për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve italiane të drejtësisë).

Subjektet e dyshuara Moisi Habilaj etj, në komunikimet e bëra ndërmjet tyre rezulton se pasqyrojnë detaje të cilat tregojnë shpërblimet që i japin ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në funksion të realizimit të veprimtarisë së tyre.

Subjekti në hetim Saimir Tahiri më datë 05.11.2013 ka realizuar shitjen e automjetit me targa AA00GB, tek personi në hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj. (akte të administruara nga hetimi, procesverbale për këqyrjen dhe marrjen prove materiale të kontratës së shitjes së datës 05.11.2013).

Më datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim, Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur më datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim, Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habiaj, etj (të dhënat e përfituara nga këqyrja e sistemit TIMS për lëvizjet për dhe nga jashtë shtetit të personit në hetim Saimir Tahiri, procesverbalet e këqyrjes).

Nisur nga sa më sipër, në kushtet e sekuestrimit të lëndës narkotike, dhënies së shpërblimeve nga grupi kriminal funksionarëve të lartë zyrtarë, mbajtjes së kontakteve të vazhdueshme me ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova për ekzistencën e veprimtarisë kriminale dhe përfshirjes në këtë veprimtari të të dyshuarit Saimir Tahiri.

Nga detajet e analizuara ka dyshime se ndodhemi para elementëve të figurave te veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga nenet 260 të Kodit Penal, dhe  “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga nenet 245 i Kodit Penal, për të cilat është në hetim shtetasi Saimir Tahiri, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për nenet 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.

Nga të dhënat e hetimit të derimëtanishëm, provat që ka në dispozicion organi i procedurës, ka dyshime të arsyeshme që personi në hetim Saimir Tahiri të ketë kryer veprat penale.

Në këto kushte ekziston dyshimi i arsyeshëm se deputeti Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprave penale:

1. “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Në aplikim të nenit 228 të K. Pr. Penale masat e sigurimit mund të caktohen vetëm:

– Nëse në ngarkim të tij ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova.
– Kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës
– Kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që të largohet
– Kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.
– Sipas parashikimeve të nenit 229 të Kodit të Procedurës Penale, masat e sigurimit vendosen në raport me rëndësinë e faktit dhe sanksionet që parashikon vepra penale për të cilën dyshohet, respektivisht nenet 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.

Rrezikshmëria shoqërore e këtij personi, duke marrë parasysh pozicionin që ai mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në raport me publikun dhe me institucionet ndërkombëtare, është tejet e lartë. Duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme.

Bazuar në nenin 202, 204, 205, 289, të Kodit të Procedurës Penale, dyshohet se ky shtetas mund të ketë të fshehura në banesë apo ambjente të tjera, të cilat i frekuentojnë sende apo prova që janë të lidhura drejtpërdrejtë apo tërthorazi me vepra penale, për të cilat po hetohet. Në rast se këto sende do të gjenden në disponim të këtij shtetasi ose në ambientet e kontrolluara do t’i nënshtrohen sekuestrimit sipas rregullave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Krahas rrezikshmërisë shoqërore së veprave të paraqitura më lart, hetimi i këtij rasti vlerësojmë se ka një rëndësi specifike, ndër të tjera edhe për imazhin e institucioneve shqiptare përballë opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, për të cilin Prokuroria ka paraqitur kërkesën për autorizim për arrestim, heqje lirie dhe kontroll personal dhe banese, vlerësojmë se me veprimet e tij të dyshuara, ka cënuar imazhin e institucionit ku ushtron funksionet e tij, si edhe të autoriteteve shqiptare në përgjithësi. Për këtë arsye, e konsiderojmë të nevojshme që Kuvendi i Shqipërisë të mbështesë kërkesën e Prokurorisë, për të dëshmuar para opinionit publik vendas dhe partnerëve ndërkombëtarë se forca e ligjit është njëlloj për të gjithë personat që kryejnë vepra penale.

Për sa më sipër, me qëllim për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga Prokuroria, bazuar në nenet 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga Kuvendi autorizimin për arrestimin dhe heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Z. Saimir Tahiri.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!

Drejtuesi i Prokurorisë, Besim Hajdarmataj.

 

 

October 19, 2017 19:24
Komento

9 Komente

  1. floriri i Bençes October 19, 19:54

    Prokuroria e Italise ka bere 2 vjet hetime, por nuk ka vene urdher arresti per Artan Habilajn e as per ish ministrin Tahiri, ndersa qehajajte e Sali Qenit, Visho Ajaz Turku dhe Dhalla Dhalla Dhalla, ne 24 ore arriten ne konkluzionin, se Tahir langaraqi punonte per llumin e Vlores per 30 mije euro, duke vene ne sherbim te tyre nje pjese te mire te policise te ketij qyteti, nderkohe qe trafikantet fitonin me miliona euro. Kush eshte prova kryesore? Ka bere dy udhetime me Artan Habilajn, ky person pa probleme me drejtesine shqiptare apo italiane.
    Shume çudi ?
    Po Fazlliçi (mafjoz dhe nipi i kapos te UDB-se), merrte pjese ne mbledhjet e komisionit te sigurise kombetare, i ftuar nga SALI Berisha dhe ketij te fundit nuk i hyri gjemb ne kembe.
    Pra kuptohen qellimet e mbrapshta dhe te denueshme penalisht te Visho Turkut dhe Dhalles, te cilet do te jepin llogari ne nje dite shume te afert, per abuzimet e tyre si dhe tradhetine e larte ndaj kombit shqiptar.
    Sala e Luli po e po, Likja gjithashtu, por ne kete vathe do te jete edhe Edvin shalgjati, qe per kalkolimet e tij te mbrapshta i mbajti ne keto detyra, keta dy mostra shekspirjane.

    Reply to this comment
  2. radioloja luli-lili-luja-llalla-edpalla October 19, 20:07

    i ndyeruar Besim Berishmataj

    Keni futur mikroskopin te Saimir Tahiri po per keto krime te Lu Bashes qe duket me sy te lire pse toleroni.?
    .
    Nqs fusni Tahirin ne burg sipas versionit te 2 prillit 1991 me gjyqtare dhe prokurore tropojane dhe i jepi kriminelit berish & bashe kete arme per te marre pushtetin zoti ju denofte te femijet e tua o monstra te tropojes.
    .
    Nuk ka zog kurve ne bote te mbuloje krimet e Lu Bashes yllit ne ngjitje te arvizuse dhe dollibashit te donald luse:
    .
    I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
    dosja kriminale e Lulzim Bashës
    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.

    Reply to this comment
  3. ALARMI S.O.S October 19, 20:11

    SKANDAL NDERKOMBETAR ………………………..PER CILAT KRIME FLITET DHE DOSJA E KRIMIT PO QE SE KA KRIM ESHTE NE ITALI!?
    NJESOJ SI PROKURORIJA E LLALLES TI KERKOJE AMERIKES ARRESTIMIN E ISH SEKRETARIT TE MBROJTJES PER KONTRABANDEN E ARMATIMIT TE XENIT ME DJALIN E TIJ!?

    Reply to this comment
  4. emer October 19, 20:29

    Nese ky eshte vetingu qofte largu. C’fare presin shqiptaret e c’fare del. Njeriu futet ne burg kur vertetohen akuzat, jo perpara. Vetem kur eshte ne rrezik shoqeria nga ai person atehere futet ne burg perpara. Ata qe rrezikojne Shqiperine perdite po ulerasin tani kundra Tahirit. Ata qe kane shkaterruar shqiperine nga themelet ne 27 vjet, qe vrane, qe varferuan, qe shkaterruan shkollat nuk po u hyn gjembi ne kemb. Faktet aty jane po kryeprokurori i kriminalizuar nuk ben hetime per keto ceshtje po i mbron me forcen e Padrejtesise se “drejtesise shqiptare”. Dhe po kjo Padrejtesi po perndjek Tahirin se u tregua trim dhe u doli kundra. Do i besoja akuzave kunder Tahirit nese do kishte Prokurore te vertete me Integritet. Po per sa kohe kemi keta prokurore dhe gjykates qe kemi nuk ka drejtesi dhe lufte kundra krimit. NESE KY ESHTE VETINGU, QENKA VULOSJA E PADREJTESISE.

    Reply to this comment
  5. Trapojani vucidolist October 19, 20:46

    Aktakuze qesharake. Flitet per prova ato cfare jane rregjistruar si bisedime midis dy personave qe zhvillojne aktivitet kriminal ne Itali. O Besim i Hajdarit keshtu kerkon arrestimet ti vetem mbi bazen e bisedave te rregjistruara ne nje vend tjeter. Prokuroria shqiptare nje leter higjenike e sterperdorur nga Kryekrimineli i kombit shqiptar Sali Rame Berisha.

    Reply to this comment
  6. MH October 19, 22:17

    Kam parandjen qe z.Tahiri do te dalin ma i fort nga kjo loje e flliqur e kordinume ndermjet klanit Berisha me flliqesinat italiane.
    Sa para iu dhane njerezve te huaj me potenc nga klani i Berishe&Basha per agjitacionin dhe propoganden qe ushtroi 3 muaj rresht ne cadren mjerane.Cfare nuk u shpif ne ate vend kundra te majtes ne pushtet.
    Duy partit opozitare jane te krimbura deri ne palc me korrupsion dhe krime.Keto dy parti zotnojne shuma monetare sa te bindin miletin per cdo imagjinat.Ne fakt duhet qe drejtesia e kesaj ceshtje te kryhet nga njerez te paanshem dhe te drejte.

    Reply to this comment
  7. Amerikani October 19, 22:34

    Prokuror legen mer urdhra politik

    Reply to this comment
  8. Sali bolleku e carlleku October 20, 00:05

    Radioloja si ne kohen e Enverit.
    Mbi 3 vjet hetime, pse xhanem kaq gjate, kaq te paafte jane keta breshkaxhinjte.
    Po per hetime te droges nga Lazarati e malsi e Madhe an eshte kush pergjegjes,, ku ne Lazarat jane vrare edhe punonjes Policie, apo nuk lejon Saliu se ben trazira dhe te gjithe dhjesin ne breke prej tij nga BE dhe Amerika.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*