Droga, mediat e Athinës: Bandë shqiptaro-greke, kapet Baroni i Ballkanit

May 9, 2016 15:23

Droga, mediat e Athinës: Bandë shqiptaro-greke, kapet Baroni i Ballkanit

Media greke shkruan se policia çmontoi sot një organizatë shqiptaro-greke të trafikut të drogës që vepronte në Evropë.

15 persona janë arrestuar, nga të cilët 10 grekë dhe 5 shqiptarë.

Siç shkruajnë mediat greke, banda trafikonte drogën nga Shqipëria për në Evropën Qëndrore dhe në vendet Nordike.

Në operacionin e sotëm antidrogë, u sekuestrua 700 kilogramë hashash. E gjithë sasi ishte trafikuar nga Shqipëria, shkoi në qytetin e Patras në Greqi dhe prej andej me skaf për në ishullin e Zakynthos.

Në këtë moment, ka ndërhyrë policia duke arrestuar 5 personat që ishin në skaf dhe dy të tjerë që prinin me kamion ngarkesën e drogës. Të tjerët u arrestuan në vende të ndryshme.

Sipas informacioneve të bëra me dije nga policia greke, 700 kg kanabis ishte destinuar për në Oslo të Norvegjisë, ku shitet me një çmim shumë të lartë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe “Baroni” i Ballkanit.

Kështu cilësohet kreu i kësaj organizate droge, i cili është një shtetas grek, por nuk është konfirmuar zyrtarisht. Policia e vendit fqinj ka bërë me dije se ditën e nesërme do të japë informacion të plotë për këtë operacion.

May 9, 2016 15:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*