DETAJET / “Pse më ke zënë vendin”, ngjarja e dytë e rëndë në Durrës brenda pak orëve. Viktima dhe vrasësi grindeshin prej kohësh për një vend parkimi

September 19, 2020 17:11

DETAJET / “Pse më ke zënë vendin”, ngjarja e dytë e rëndë në Durrës brenda pak orëve. Viktima dhe vrasësi grindeshin prej kohësh për një vend parkimi

Idajet Dulla, 34 vjeç (në foto) u vra me thikë mesditën e sotme, pas një sherri banal me autorin e krimit, Arbër Kote, që tashmë është shpallur në kërkim.

Dulla, ka pikasur Koten, një shofer autobusi që punonte për një fasoneri dhe merrej me transportin e punonjësve të saj, që ka parkuar në vendin ku ai pretendonte se ishte i tiji.

Pse më zë vendin?”– mësohet të ketë thënë viktima, duke nisur kështu dhe sherrin, që daton prej kohësh për këtë copë rrugë, mes dy familjeve. Më pas, Koti ka zbritur nga autobusi dhe është përleshur fizikishtm e Dullën.

Ky i fundit, e ka qëlluar me grusht ndërsa Arbër Koti ka nxjerrë thikën. Ai e ka qëlluar në zemër dhe në bark, duke e lënë të vdekur në vend, pranë shinave të trenit, në zonën e Plepave në Durrës.

Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Nëna dhe bashkëshortja e Dullës e kanë gjetur 34-vjeçarin të larë në gjak, por e gjithë përpjekja ishte e kotë, pasi të riut tashmë i kishte pushuar zemra.

Policia është vënë në kërkim të Kotes, ndërkohë që ka ngritur dhe pika të shumta kontrolli.

Mësohet se sherri mes tyre datonte prej kohësh, për rrugën ku linin mjetet e punës, pasi edhe vetë Dulla ishte shofer furgoni.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pa kaluar ende 24 orë nga krimi i rëndë që ndodhi një natë më parë.

Një sherr mes dy familjeve, Baboçi e Tatasi, i nisur me shkopa bejsbolli e karrige ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe vdekjen e Armando Baboçit.

Djali i tij, Eraldi është i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa paraprakisht raportohet se sherri ka nisur për motive banale.

“Pse më sheh”, ka qenë fjalia që ka nxitur përplasjen, ndërsa policia ka arrestuar të rinjtë e përfshirë në sherr.

Autori i identifikuar si personi që qëlloi me armë babë e bir është Klodjan Daci, 20 vjeç.

 

h.b. / dita

September 19, 2020 17:11
Komento

16 Komente

  1. Pyetje Timonierit? September 19, 17:29

    Shqiperia po rilind, apo Shqiperia po rivdes.

    Reply to this comment
    • Remo September 20, 09:19

      Shqiperia po rivdes nga trushpelaret,sepse jane mesuar qe ligjin ta zbatojne nga frika. Ne kohen e Enverit druheshin te thonin nje fjale te vetme ndersa sot per nje fjale keta te marrin jeten! Si “timonieri” dhe “shpellari para tij” jane dakord me ty trap!

      Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi September 19, 18:12

    Kur nuk funksionon shteti, funksionojne thikat! Ne nje shtet te rregullt, kur te papergjegjshmit zejne stacionin e autobuzit behen tre veprime: 1. i bihet njehere burise, qe tjetri te largohet ne sekonde; 2. nwse nuk largohet menjehere, fotografohet mjeti dhe merret ne telefon policia, 3. pritet sa te vije policia dhe nuk prishen nervat fare! Sepse mjeti qe ka bllokuar stacionin ka bllokuar udhetaret me pare, pa llogaritur edhe makinat e tjera pas autobuzit. Ne nje shtet te rregullt keta tipa hane gjoben, u hiqet dhe patenta ne rast perseritje. Dhe, kur kundershtojne apo bejne fjale me shoferin e autobuzit, marrin si dhurat nje pale byzylyke tek kycat e duarve dhe ajd shendet!!
    Rast tragjik qe tregon mos-funksionimin e shtetit ne kohe dhe vend!

    Reply to this comment
    • Vezhguesi September 19, 20:25

      Degjo ketu ti Gzim “Kulufi” mjehster i hedhjes se helmit mediatik…

      Ketu nuk behet fjale per mungesen e Shtetit ose mos funksionimin e tij …. Por per diçka tjeter…

      Mos “pirdh” kot se koti,, sepse edhe ti e din shume mire qe Shteti, Policia nuk mund te rrine dhe nuk mund te jene ne çdo 10 metra rruhe ose trotuari te çdo qyteti.,,,

      Ore i shkrete !! Ketu behet fjale per mungese te theksuar edukate dhe mungese civilizimi anga ana e te dyve si prej viktimes si prej vrasesit…
      Nuk mund te behet shkak Shteti se qytetare te veçante jan te paedukate dhe te pacivilizuar !!!

      Te akuzosh Shtetin siç ben ti don te thote te jesh ne nostalgjik i Diktatures qe i zgjidhte “punet” me dajak…

      Reply to this comment
      • hallall dajaku.xhaxhit September 20, 03:29

        dy fjale per vezhguesin

        nuk e di nese je vezhguesi orgjinal apo “fake” por shume dakort me ty..nuk ka faj shteti kur malokatundaret kane dale jashte kontrollit..

        kete koment pe e bej vetem per fjaline e fundit qe dikatatura i zgjidhte punet me dajak..dhe them se pikerisht ajo duhet sot

        Nese zoti do me kerkonte te vija rregull ne Shqiperi puna e pare do ishte te gjeja nje dajak me gjemba dhe te filloja me ty te parin te dytin Berishalen ..

        Reply to this comment
        • Veszhguesi NR. 2 September 20, 15:48

          Hahahahhhhaaaaaaaa.

          Ti lum zoteria kriptoenverist me ate dajakun me gjemba…, TI ME KREH RRETH E PERQARK VEGLEN ANTIKE…..

          Haahhahhhahahahhaahahhhaaaaaaaa aaaaaaaaaaa

          Reply to this comment
      • Gzim Kulufi September 20, 11:20

        @vezhguesi: Nuk e kuptova c’lidhje ka tema e mesiperme me diktaturen e lene pas, apo me cdo lloj diktature, m.gj.th. po e shpjegoj edhe nje here, meqe duket kendveshtrimi bardhe-zi nuk te ka lejuar ta kuptosh c’desha te them.
        Shteti (ekzekutivi) eshte per te kontrolluar zbatimin e ligjeve nga qytetaret. Kur keta i shkelin keto, shteti (policia ne rastin e mesiperm) nderhyn. Dhe kur themi NDERHYN, kemi parasysh -ne rastin tone- marrjen e masave ndaj atyre qe jo vetem e bllokojne stacionin e autobuzit, (se kjo u ndodh shume veturave per nje zbritje apo hypje te shpejte), por edhe nuk levizin kur shohin se mbrapa autobuzi kerkon te hyje ne vendin e vet, biles ndonje mund te bej edhe llafe! Ketyre qe e cojne muhabetin deri ne thirrjen e policise, ne cdo vend te Europes (besoj edhe ne USA, Rusi, Kine, Australi eshte keshtu) u merret patenta per disa muaj dhe u vihet nje gjobe mjaft e rende, pasi nuk behet fjale per nje rast parkimi privat, ku demi reduktohet ne kornizen e dy qytetarve, ndaj dhe shpesh zgjidhja mjaftohet me ndonje gjobe te vogel apo heqje pikesh ne patente, por behet fjale per nje institucion qe shoferi i vetures e perdhunon. Dhe ky institucion eshte gadishmeria, perpikmeria dhe sherbimi ndaj qytetarit i nje shoqerie te caktuar autobuzesh ne marrveshje me shtetit! Bllokuesi i stacionit te autobuzit nuk ka hyre ne konflikt me shoferin e autobuzit, as edhe vetem me disa dhjetra qytetare te autobuzit, por ka hyre ne konflikt me nje sistem te tere, qe i sherben atij vete, familjes se tij, te gjithe qytetarve! Fakti qe keto zenie stacionesh autobuzi nga gjithfare veturash sot e kesaj dite vazhdojne pa teklif dhe pa frike, tregon se shteti ketu calon! Nese bllokuesit do ti hiqet patenta dhe do ti vihet gjobe e mire, ne raste te tjera do te kemi menjehere largimin e mjetit privat, teksa autobuzi po afrohet, sic ben cdo shofer me kulture e me llogjike! Policia nuk mund te gjindet kudo, por filmimi dhe fotografimi i mjetit bllokues eshte nje prove per ‘ta. Dhe kur arrin ne kohe ne terren, duhet te jete me e rrepte ne masat e saj!
        Kultura e respektimit te institucioneve te ketilla, pervec qe merret ne shkolle, duhet te perhapet edhe nga mediat. Per fat te keq, si arsimimi edhe ligji per mediat nuk ka obligime te tilla!
        Mos i mbuloni te metat me nostalgjira te paqena!

        Reply to this comment
  3. Plaku September 19, 18:26

    Ne te shumtat e rasteve shkaku i vrasjes eshte sjellja jashte normave e viktimes.
    Mesoni te silleni mire e te respektoni tjetrin e keni per te pare qe numri i vrasjeve ka per te rene ndjeshem.

    Reply to this comment
  4. Cen Durim´modhi September 19, 19:52

    Keshtu eshte kur ben karderrin. Ha thiken dhe iken ne p.te s´emes.

    Reply to this comment
  5. Arben September 19, 20:35

    Simptomat e projektit Shqiperia urupiane

    Reply to this comment
  6. Adi September 19, 20:59

    Udha e mbarë Dullë. Tashmë kopeja jote do të ketë një bagëti më pak. Më vjen keq për ty Koti, e pate rrezik kot që të rastisi të përballesh me një shtazë të egër me formë njeriu.

    Reply to this comment
  7. pap September 19, 23:03

    O njerez, po shteti nga se perbehet valle?! Vini re, te gjithe e bejme ate fajtor dhe asnjeri nuk flet per pergjegjesite personale te shtetasve! Po si mundet dy shtetas normale, me formimin me minimal, te arrijne qe per nje parkim te perkoheshem ne ane te rruges, apo per nje kerkese qe te mos zesh me makine/levizesh makinen nga nje ane e rruges, qe eshte e destinuar per nje funksion te caktuar, te arrijne te konfrontohen dhe shtrijne konfliktin/debatin deri aty sa te godasin/vrasin njeri-tjetrin?!!! Po, kjo, per fat te keq, ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe tek ne ne Shqiperi! Arsyet jane te shumta dhe une do te filloja ndryshe nga sa shumica komentojne ketu. Ato jane kryesisht pasoje e arrogances, kapadajllekut, keqkuptimit/keqperdorimit te lirise individuale, mungeses se theksuar te edukates/respektit, te cilat fillojne qe ne familje dhe shtrihen pastaj kudo. Si ka mundesi qe vellai vret vellane, apo djali nenen, babane, kunaten etj, etj?!. Si ka mundesi qe brenda familjes, pjestaret urrejne dhe nuk behen me njeri tjetrin per motive politike?! Pra, ne kemi probleme vete si individe, shtetas, pastaj vjen edhe sistemi, politika dhe, ne fund, edhe vete shteti. Po jo per cdo gje dhe kollaj te fajesojme shtetin. Jemi ne si shtetas per ibret, pa eshte edhe shteti …. Besoj se zgjatja me tej eshte e tepert….. Pershendetje!!!

    Reply to this comment
  8. faruk efendi September 19, 23:23

    yyyyyyshtttt fshatare te qelbur, ku jeta njerezore nuk ka asnje vlere per ta.

    Reply to this comment
  9. Prisni se akoma nuk keni pare gje September 20, 01:43

    Zoterinj komentues, nuk po merrni vesh qe jane nga “planeti” Toke e xanun ?
    Jane derra, jane maloke, jane dru me pre, koken hengershin, keshtu do te ikin per lesh kari me njeri tjetrin brenda rraces se vet.

    Reply to this comment
  10. dikatatura i zgjidhte punet me dajak. September 20, 09:05

    Nuk eshte e vertet. Diktaturara i zgjidhte problemet me ligj. Ligjin e kishin frike njerzit. Edhe sot ne Gjermani Itali Angli Holland ec.. Ligjin e kane frike ! Sepse ai zbatohet nga njerez te afte kopetent ! Edhe diktatura kete beri zbatonte ligjin
    Dhe me erendesishmja : Edukimi

    Ne diktature kishte edukim nepermjet arsimimit dhe dijes panvarsisht propagandes politike Shteti kujdesej per edukimin 100% per shendetin e publikut 100% per strehim 100%

    Dajaku, eshte per Gomarin ! Gomarit bieri sa te duash ! Nuk ndryshon!
    Tani Shqiperia eshte mbushur aq shume me gomere sa nuk ke cfare ti besh !

    Sistemi i dobet i kontrollit te teritorit publik dhe privat si edhe edukimi arsimimi civil ne Shqiperi 0ka shkaktuar dhe po shkakyon me mijra viktima !

    Reply to this comment
  11. nje pyshtet i vertete demokratik, pritet te ..VIJE . September 20, 18:56

    s’kisha ndermend te beja koment, por me shtyu “vezhguesi” (agjenti i pa zbuluar i gestapos) .
    e para shteti i sotem, eshte me diktatorial se ai i djeshmi (i tipit hitlerian) . e dini pse ?
    sepse, riktheu raportin pronar, jo pronar me tapite e para komunizmit, (kthimi i prones ish pronarit) . ky eshte krimi me i rende qe ka ndodh ne historine e njerezimit (ne te gjitha vendet ish komuniste) edhe pse per kete ka rene “dakord” qofte edhe nje “ish pronar” qe ka “zoteruar” qofte dhe nje ..qenef si “prone”.
    pa pranuar kete “krim”, me linde drejta te deklaroj, se ata qe komentojne ketu me tjeter kendveshtrim, jane qenje te “shpirterave te vdekur”, (per nga ana intelektualo psiqike) .
    dhe e dyta; kete ligj, pyshteti i ketyre 30 vjeteve, me maqinerine e tij te dhuneshme shteterore, e beri duke flake ne rruge dhe neper bote miliona shqipetare, qe ne kohen e tapive te turkut quheshin yzmeqar, raja ose jyryp…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim