Vajza greke që vrau shqiptarin ishte liruar nga gjykata disa orë para krimit

November 12, 2017 12:01

Vajza greke që vrau shqiptarin ishte liruar nga gjykata disa orë para krimit

Gjykata e Kretës ka vendosur arrest me burg për 26-vjeçaren greke që një ditë më parë vrau me thikë 35-vjeçarin shqiptar Valton Loka.

Para trupit gjykues, vajza greke tha: “Më vjen keq, nuk doja, nuk jam vrasëse”.

35-vjeçari u përpoq të ndihmonte 26-vjeçaren e cila është përdoruese e drogërave, por ajo e goditi me thikë në kraharor duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë, mediat lokale thonë se bashkëshortja e viktimës dhe familjarët e tyre do të nisen sot drejt Shqipërisë për funeralin e të ndjerit.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa gruaja e tij ka kërkuar mbështetje financiare për shpenzimet e funeralit.

Foto: Valton Loka, shqiptari i vrarë në Kretë

Foto: Valton Loka, shqiptari i vrarë në Kretë

Nga ana tjetër, mediat greke kanë publikuar informacione të tjera lidhur me 26-vjeçaren që kreu krimin.

Ajo ishte lënë e lirë nga autoritetet vetëm disa orë përpara se të kryente krimin. Vajza ishte arrestuar dhe akuzohej për grabitje, ndërkohë që me kërkesë të prokurorit, një gjyqtar grek vendosi që 26-vjeçares t’i jepej një shans për t’u rehabilituar meqënëse është përdoruese droge.

Kështu, e reja e cila është diagnostikuar edhe me HIV/AIDS, u la e lirë me kusht disa orë para se t’i merrte jetën 35-vjeçarit shqiptar Valton Loka.

Vajza ishte abuzuar seksualisht në moshë të re dhe gjatë viteve të fundit ka udhëtuar mes Athinës, Rodhosit, Kretës duke shitur trupin e saj.

Foto: 26-vjeçarja greke, vrasësja e shqiptarit

Foto: 26-vjeçarja greke, vrasësja e shqiptarit

Në orët e para të së shtunës, ajo kishte marrë ndihmën e parë në spital për shkak të gjendjes së dobët nga përdorimi i drogës dhe më pas ishte kthyer në shtëpi.

Gjatë mëngjesit, ajo doli para makinës së shqiptarit duke i kërkuar ndihmë.

Valton Loka u ofrua ta ndihmonte dhe doli nga makina, por në këtë moment 26-vjeçarja e goditi me thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Krimi ndodhi përpara syve të bashkëshortes së 35-vjeçarit, e cila pësoi tronditje të fortë.

Policia arrestoi menjëherë autoren e krimit dhe i gjeti dy thika, njëra me gjakun e viktimës.

Dyshohet se ajo mund të ketë qenë e droguar në momentin e krimit.

November 12, 2017 12:01
Komento

1 Koment

  1. nje emigrant atje November 12, 12:49

    Tregoni more te verteten e mos shpifni kot.
    Vrasja ka ngjare ne shtepine e vajzes ku ky djali ka shkuar “per ta ndihmuar te linte drogen”(!) Tjeter eshte gjithe kjo histori. Ky djali eshte shqiptar por eshte vrare ne shtepine e grekes. Tjerat eshte lehte te kuptohen.
    Ne kemi nje shprehje “Kush nuhat gjirizet e botes, i derdhin trute e kokes”…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*