Deti, 10 sugjerime që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës

March 7, 2018 12:27

Deti, 10 sugjerime që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës

 

Prof. Ksenofon Krisafi:

Prof. Ksenofon Krisafi

(Vijon nga numri i kaluar)

Në atë kohë Greqia nuk u shpreh as nuk mbajti qëndrim kontestues ndaj veprimit të shtetit shqiptar. Madje ajo nuk ishte shprehur as 14 vjet më parë, kur Shqipëria, me Dekretin Nr. 5384, datë 23.02.1976, e shtriu gjerësinë e ujërave territoriale nga 12 në 15 milje detare. Vetëm ShBA-ja, 13 vjet më vonë, në 13 qershor 1989, me telegramin Nr. 193134, nëpërmjet ambasadës franceze në Tiranë, i drejtoi qeverisë shqiptare një notë zyrtare, në të cilën protestonte mbi kufijtë detarë të Shqipërisë, të shpallur me Dekretin e mësipërm. Ndërkaq nuk kishte patur akte zyrtare nga ana e shteteve fqinjë – Greqia, ish Jugosllavia (Mali i Zi pas shpërbërjes së saj) dhe Italia, që të kontestonte shtrirjen e vijës bazë të bregdetit shqiptar. Ajo ishte njohur dhe respektuar prej tyre. Interesant dhe krejtësisht i pashpjegueshëm është fakti që, siç do të përmendet më poshtë, atë do ta kontestonte vetëm qeveria shqiptare (!!!???) duke e zhbërë, nëpërmjet ligjit Nr. 9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”.

Duke u rikthyer te numri 16 i Bulletin du Droit de la Mer, të dhjetorit të vitit 1990, ku është publikuar Ligji Nr. 7366, datë 24.03.1990, mund të thuhet pa ngurrim se shteti shqiptar vullnetin e vet politiko-juridik, për sa i përket shtrirjes së vijës së kufirit shqiptaro-grek në detin Jon, e ka publikuar dhe e ka depozituar në formën e duhur juridike në zyrën përkatëse të OKB-së, çka përgënjeshtron pretendimet e ngritura nga disa politikanë dhe ndonjë prej pjesëtarëve të ekipit negociator shqiptar të marrëveshjes inekzistente të vitit 2009.

Një akt autoritar i përbashkët shqiptaro-grek, me karakter të pakontestueshëm formalo-juridik, Traktati i miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe i sigurisë mes dy vendeve, nënshkruar më 26 mars të vitit 1996, rikonfirmoi kufijtë ekzistues në tokë dhe në det, si edhe në lumenjtë dhe liqenet që lagin territoret përkatëse të Shqipërisë dhe Greqisë. Traktati saktësoi se të dy vendet njohin dhe respektojnë integritetin territorial të njëri-tjetrit. Dy vjet më pas, Shqipëria dhe Greqia pranuan përsëri se e njohin dhe e respektojnë kufirin detar midis tyre, përmes “Protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Rendit Publik të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Marinës Tregtare të Republikës së Greqisë, në lidhje me patrullimin e përbashkët nga policia kufitare dhe trupat greke të mbrojtjes së limaneve për një mbrojtje efikase të kufirit bregdetar midis dy vendeve”. Protokolli u nënshkrua në Athinë, më 9 mars 1998, dhe u rinovua në Tiranë, më 24 gusht 1999.

Pra, vija e kufirit ka qenë e identifikuar, e njohur dhe e pranuar nga palët e interesuara edhe sepse, siç u përmend më sipër, Shqipëria dhe Greqia kanë pasur gjatë gjithë kohës akte të posaçme, të cilat caktonin shtrirjen e vijës së kufirit në ujërat detare në zonën e ngushticës së Korfuzit, si dhe sanksiononin regjimin juridik të hapësirës e të kolonës ujore në këtë zonë. Kufiri i përcaktuar prej tyre, i njohur dhe i respektuar nga të dyja palët, kalonte në mesin e saj. Ky përcaktim gjendet në të gjitha aktet ku janë trajtuar çështje të kufirit midis dy shteteve. Të tilla janë: Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 168, datë 9.12.1946, “Për kufirin e Republikës Popullore të Shqipërisë”; ai meriton të përmendet posaçërisht, sepse ndryshe nga sa pretendohet nga ata që duan të shfajësojnë paudhësinë e pranimit të marrëveshjes inekzistente të 2009, vija e kufirit shtetëror detar shqiptaro-grek ishte e përcaktuar me hollësi dhe saktësi. Aty thuhet shprehimisht:

“Caktohen ujërat territoriale shqiptare gjatë gjithë bregdetit shqiptar, ato ujëra që përfshihen në zonën prej 6 (gjashtë) milje detare, duke filluar që nga çdo pikë e tokës shqiptare në drejtimin të detit të hapur”.  Në pikat e tjera të Vendimit përcaktohet se “2.- Duke filluar nga Gryka e Bunës gjatë paralelit 41º 45′ e deri në paralelin 40 º verior, ujërat territoriale të Shqipërisë janë 6 milje nga kepet e bregdetit, mbasi përballë bregdetit shtrihet deti i hapur.

3.- Duke filluar nga paraleli 40º verior deri në paralelin 39º 41′ 3”, Punta Stilo, që është kufiri jugor i Shqipërisë, ujërat territoriale të Shqipërisë maten nga pikat më të dalura dhe kanë distancat si vijon:

a)- Nga Kepi Qefali ……………..             distanca minimale është 2.8 milje;

b)- Nga Punia Ferrucio ……………………………              ” ” ” është 2.6 milje;

c)- Nga Punta Denta…………………………………                        ” ” ” është 1.8 milje;

d)- Nga Kepi verior i Manastirit të Shëngjinit                 ” është 1.4 milje;

e)- Nga Kepi Jugor i Manastirit të Shëngjinit                 ” është 0.5 milje;

f)- Nga Punta Skalo…………………………                               është 0.5 milje;

g)- Nga Kepi i Stilos………………………                                 është 2.5 milje;

(Distancat janë nxjerrë nga karta italiane Nr. 554 dhe 551 shkalla 1: 180.000)

4.- Bashkangjitur në Kartat Detare Italiane Nr. 554 dhe 551 shkalla 1: 180.000, janë të vizatuara me ngjyrë trëndafili ujërat territoriale të Shqipërisë.

5.- Nga Karta Ingleze Medri 6502 A, 6502 B del se zona 18 A përfshin ujërat territoriale të Shqipërisë së Jugut, duke filluar nga paraleli 40º verior deri në Punta Stilo.”

Në vijim vijnë një numër aktesh të tjera prej Dekretit Nr. 4650, datë 9.03.1970, “Për kufirin e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar disa herë, deri te Ligji Nr. 9251, datë 8.07.2004, “Për miratimin e Kodit Detar të Republikës së Shqipërisë” etj.)

Siç u cek edhe më lartë, një muaj përpara fillimit të “negociatave shqiptaro-greke” për kufirin detar, në janar të vitit 2008, në mënyrë të papritur dhe krejt të paargumentuar u abroguan ligjet e mësipërme të viteve 2001 dhe 2002, të cilat sanksiononin kufirin dhe vijat bazë të bregdetit shqiptar. Ligji Nr. 9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, fshiu çdo gjurmë të kufirit shtetëror detar dhe vetë vijat bazë, duke sjellë një inkonveniencë serioze. Një prej anëtarëve të delegacionit shqiptar të propozuar për negociatat e këtij viti me delegacionin grek, në shkrimin me titull, “Artur Meçollari: Letër publike Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës,” të 5 qershorit, 2017, bën aludime që meritojnë vëmendje dhe që ndoshta mund të shpjegojnë ndodhinë e pashpjegueshme. Duke iu drejtuar prokurorit të përgjithshëm i kërkon të hetojë se “Cili ka qenë roli i Shefit të PAMECA-s në vitin 2007 për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe nëse ka pasur, a ka qenë ky rol në konflikt interesi për shkak të kombësisë së tij?”

Këtë anomali që cenonte rëndë interesat kombëtare dhe tërësinë territoriale të vendit do ta korrigjonte katër vjet më vonë Kuvendi i Shqipërisë. Nëpërmjet Ligjit Nr. 60/2012, Për një ndryshim në ligjin nr. 9861, i datës 24.1.2008, Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, ai restauroi pjesërisht situatën e përcaktuar me ligjin Nr. 8771, datë 19.4.2001, “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, duke rikthyer sërish nenin 2 të tij, që përshkruante dhe sanksiononte vijën e drejtë bazë nga Kepi i Rodonit … deri përmes Kanalit të Korfuzit.

Kufiri i ndarjes së ujërave detare greke nga ato shqiptare ka qenë dhe është i përcaktuar edhe nga pala greke. Sipas Protokollit të Firences të vitit 1925, në hapësirën detare që shtrihet përtej piramidës 79/III, kufiri detar ndjek perpendikularen që fillon prej saj dhe vazhdon në zonën e Kanalit të Korfuzit, në vijën e mesit midis dy brigjeve. Më tej, atje ku kushtet gjeografike e lejojnë, aplikohet gjerësia e 6 miljeve detare. Me Ligjin 230/1936, të vitit 1936, Greqia e kishte vendosur gjerësinë e ujërave të veta territoriale në 6 milje detare, të cilën nuk e ndryshoi as me miratimin e Kodit Detar në vitin 1973, as me Ligjin 2321/1995, me të cilin ajo ratifikoi Konventën për të Drejtën e Detit…

Shqipëria e ka pranuar në heshtje gjerësinë e ujërave territoriale greke në masën e 6 miljeve, siç ka vepruar edhe Greqia, e cila ka pranuar gjerësinë prej 12 miljesh detare të shpallur nga shteti shqiptar dhe përcaktimin e vijës së kufirit detar në zonën e Kanalit të Korfuzit, te mesi i tij.

Pas këtij inkursioni historiko-dokumentar nuk mund të mohohet se kufiri shqiptaro-grek, në pjesën e ujërave detare në ngushticën e Korfuzit dhe në detin Jon, ka ekzistuar në parim qysh pas themelimit të shtetit të pavarur shqiptar dhe marrjes së vendimeve ndërkombëtare për statusin dhe kufijtë e tij. Ky kufi tregohej nga vija perpendikulare me bregdetin, ndiqte mesin e ngushticës, duke qenë i baraslarguar nga brigjet e të dy vendeve dhe ishte pasqyruar në hartat detare dhe gjeografike nga secili prej të dy vendeve. Këto u konfirmuan shprehimisht edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese i prillit 2010. Marrëveshja shqiptaro-greke e prillit të vitit 2009, për kufijtë e shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive, do të duhej të nisej pikërisht nga ripohimi i kësaj vije në ngushticën e Korfuzit, duke bërë vetëm ndonjë saktësim eventual, mbi bazën e koncepteve të reja, të fiksuara në Konventën e Montego Bay, “Për të Drejtën e Detit”, të 10 dhjetorit 1982 dhe duke marrë në konsideratë praktikën ndërkombëtare në këtë fushë, por pa e prekur atë, sikurse ndodhi në të vërtetë. Pretendimi i funksionarëve shqiptarë, anëtarë të të ashtuquajturit grup negociator, rreth vakuumit juridiko-ndërkombëtar në kufirin detar shqiptaro-grek në zonën e Kanalit të Korfuzit dhe në detin Jon ishte një alibi që u përdor, me sa duket, si shfajësim për pranimin e kërkesës greke për të diskutuar dhe nënshkruar një akt, i cili e zhvendoste kufirin shtetëror shqiptaro-grek në interes të Greqisë. Përfaqësuesi i Parlamentit të Shqipërisë, gjatë shqyrtimit të marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese, pretendoi se “Nuk ka prova që të vërtetojnë se kufiri detar midis Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar”. Përfaqësuesi zyrtar i Këshillit të Ministrave u shpreh se “Shqipëria dhe Greqia nuk i kanë përcaktuar asnjëherë më parë kufijtë detarë ndërmjet tyre”. Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, deklaroi se “Nuk ka pasur më parë kufij detarë të përcaktuar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Protokolli i Firences i vitit 1925 përcakton vetëm kufirin tokësor. Edhe legjislacioni shqiptar në vite nuk ka pasur asnjëherë një përcaktim të qartë sa i takon kufirit detar me Greqinë”. Të njëjtin pohim bëri edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në Gjykatën Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, Dosja Nr.1, Regjistri 37, 26.11.2009, Vendimi Nr. 15, datë 5.4.2010).

Me keqardhje konstatohet se zëra të tillë dëgjohen edhe këto kohë kur flitet rreth mundësisë së fillimit të negociatave për caktimin e kufirit detar ndërmjet dy vendeve. Për këtë arsye vlen të ritheksohet se kufiri shtetëror detar shqiptaro-grek është i përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha, është njohur dhe respektuar prej tyre dhe shteteve përkatës. E vetmja gjë që mund të bëhet do të ishte pasqyrimi i tij nëpërmjet koordinatave, por pa ndryshuar sipërfaqet detare që iu përkasin të dy shteteve dhe pa devijuar vijën ndarëse.

Nga sa u tha del konkluzioni se vija e kufirit detar, ajo e shelfit kontinental dhe e zonës ekonomike ekskluzive, midis Shqipërisë dhe Greqisë, duhet të caktohet, por pa prekur përcaktimin parimor të Protokollit të Firences. Qëllimi duhet të jetë që shtrirja e vijës së kufirit detar të saktësohet me vullnetin e lirë të palëve dhe në interesin e tyre reciprok. Nga një veprim i tillë, ato do të kenë përfytyrime të qarta dhe të sakta edhe mbi kufirin ndarës të territoreve të tyre respektive në hapësirën detare të shelfit kontinental dhe të zonës ekonomike ekskluzive. Kjo duhet bërë në respekt të frymës së përgjithshme të normave dhe parimeve themelore të së Drejtës Ndërkombëtare, të normave pertinente të Konventës së Vjenës “Për të Drejtën e Traktateve”, të vitit 1969 dhe të Konventës së Montego Bay “Për të Drejtën e Detit”, të vitit 1982. Zhvillimi i negociatave, përpunimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes së re që mund të iniciohet për këtë çështje, duhet të përshkohen nga transparenca dhe të mbështeten në parimet e barazisë dhe interesit të ndërsjellë të palëve dhe domosdo në respektimin e tërësisë territoriale e të sovranitetit kombëtar të tyre. Politika shqiptare lipset të garantojë paprekshmërinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë dhe të mbrojë interesat e sotme dhe të ardhme të shqiptarëve.

Mbi rifillimin e negociatave

Ka disa muaj që flitet se negociatat e reja shqiptaro-greke për trajtimin e çështjes së kufirit detar midis dy vendeve kanë rifilluar, ose do të rifillojnë… Ky do të ishte një lajm i mirëpritur…

Pala shqiptare e ka të lehtë pozitën e vet në raport me palën greke, sepse e ka pothuajse gati platformën e bisedimeve. Në themel të saj duhet të qëndrojnë pa asnjë shmangie dhe për asnjë motiv, çështjet, argumentet dhe arsyetimet e trajtuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është rasti që edhe pala greke t’i shmangë qëndrimet, të cilat bien ndesh me parimet themelore që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve… Do të ishte e patolerueshme që Athina të abuzonte përsëri në marrëdhëniet e saj me Tiranën, duke luajtur kartën e vetos për vendimin eventual të hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Greqia duhet të tregohet bashkëpunuese për të korrigjuar atë anomali që solli turbulenca në Shqipëri dhe në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Besoj se duhet të jetë përgatitur prej kohësh projekti i marrëveshjes nga institucioni ose institucionet kompetente, i cili duhet të ketë qarkulluar nëpër ministritë dhe institucionet qendrore përkatëse, për të marrë mendimet e tyre dhe duhet të jetë miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave. Negocimi i saj me palën greke duhet të bëhet në përputhje me dispozitat e kushtetutës dhe legjislacionit tjetër shqiptar, si dhe në përputhje me Konventën “Për të Drejtën e Detit”, Konventën e Vjenës “Për të Drejtën e traktateve”, mbështetur në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin reciprok të palëve, në respektimin e parimeve të lartpërmendura mbi përdorimin e hapësirave, të ujërave dhe të pasurive detare, për t’i kontribuar drejtësisë, paqes, miqësisë dhe progresit të të dy vendeve.

Që të mos përsëriten gabimet që u lejuan në bisedimet e mëparshme, që të respektohet legjislacioni vendas, legjislacioni ndërkombëtar dhe sovraniteti e integriteti kombëtar i Shqipërisë, është e nevojshme të nxirren mësime dhe të bëhet kujdes në disa drejtime:

(2) Negociatorët për palën shqiptare duhet të mbajnë parasysh që Marrëveshja e re nuk mund dhe nuk duhet ta prekë vijën e kufirit shtetëror, për të cilën u fol më lart… Trajtimi dhe ndryshimi i kufirit shqiptaro-grek në këtë rajon do të krijonte një precedent që mund të çonte në të ardhmen në rishikimin (dhe zëvendësimin) e akteve juridiko-ndërkombëtare shumëpalëshe me akte dypalëshe, si edhe në ndryshime të tjera në pjesë të ndryshme të kufirit tokësor, liqenor dhe lumor, çka nuk besoj se për momentin gjykohet e përshtatshme dhe oportune për palët.

(3) Duhet të hiqet dorë nga koncepti mbi të cilin është ndërtuar vija e kufirit ndarës në ujërat detare shqiptaro-greke sipas marrëveshjes së shfuqizuar… Mënyra e përdorur në Marrëveshjen në fjalë ka neglizhuar parimin e ekitesë (e drejtësisë) dhe nuk ka mbajtur parasysh parimin e proporcionalitetit. Ekiteja lejon realizimin e asaj që quhet drejtësi korrektive, si mundësi për korrigjimin, ose plotësimin e parimit gjatë zbatimit të tij në praktikë. Segmentet ku do të zbatohet parimi i ekitesë duhet të përmenden shprehimisht, mundësisht duke treguar saktësisht se sa është sipërfaqja e përfituar në këtë mënyrë…

(4) Duhet të njësohet sa më shumë që të jetë e mundur standardi i përllogaritjes së vijave bazë apo i pikave nga nis matja e vijës së kufirit në ujërat territoriale dhe në shelfin kontinental, duke hequr dorë nga praktika e përdorimit të standardit të dyfishtë, siç ka ndodhur në Marrëveshjen e shfuqizuar. Ajo ka pranuar që për Greqinë të merren në konsideratë vijat bazë të drejta, duke u nisur jo vetëm nga pikat në bregdetin kontinental, por edhe në bregdetin e ishujve, duke shkuar deri në absurditet, siç është konsiderimi si i tillë edhe i cekinës shkëmbore Barketa (!), në një kohë kur për Shqipërinë janë marrë si bazë vetëm vijat e drejta normale që formohen nga vijat e zbaticës gjatë bregdetit.

(5) Statusi i ishujve të ndodhur në zonën detare përkatëse duhet të trajtohet në përputhje me Konventën “Për të Drejtën e Detit” dhe me praktikën gjyqësore ndërkombëtare. Mbi këtë bazë të vendoset nëse ata do të merren parasysh për përllogaritjen e vijës ndarëse, duke u larguar nga mënyra e aplikuar në Marrëveshjen e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Në rastin e asaj Marrëveshjeje, nuk është mbajtur parasysh parimi i proporcionalitetit. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, kjo ka bërë që, vetëm në sektorin detar që lidhet me ishullin Othonoi, në Ngushticën e Otrantos, të ketë pasur cedime të ndjeshme territoriale. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në sektorë të tjerë. Edhe gjiret që ndodhen në bregdetin e secilës palë duhen konsideruar sipas standardeve të njëjta dhe sipas përcaktimeve juridiko-ndërkombëtare të fiksuara në aktet ndërkombëtare, të njohura dhe të pranuara përgjithësisht.

(6)… Për kompozimin e delegacionit qeveria duhet të konsultohet dhe të marrë miratimin e Presidentit të Republikës, sepse marrëveshja është e tipit ndërshtetëror dhe përfundimi i saj është kompetencë ekskluzive e kreut të shtetit. Kjo përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Ligjin “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, si edhe dhe në Konventën e Vjenës të 23 majit 1969 “Për të drejtën e traktateve”. Anëtarët e delegacionit nuk duhet të përzgjidhen ex officio, për shkak të funksioneve të tyre, por të vlerave dhe aftësive profesionale. Aq më tepër ata nuk mund të thirren të marrin pjesë si dekor vetëm në seancën përmbyllëse, para vendosjes së firmave, siç ndodhi në 2009, por duhet të jenë pjesëmarrës aktivë gjatë gjithë periudhës së negociatave, prej seancës së parë inaugurale dhe deri në seancën përmbyllëse. Ata duhet të ndërhyjnë, kur është rasti, sipas njohurive të tyre profesionale, për t’u kujdesur maksimalisht që interesat kombëtare të vendit në fushat e tyre të kompetencës profesionale të mbrohen pa lëkundje. Fjala vjen specialistët e gjeologjisë, hidrokarbureve, gjeodetët, topografët, gjeografët, arkeologët, ushtarakët duhet të kenë në dosjet e tyre studime të konsoliduara, të gjera e të thella, të ndërmarra nga grupe specialistësh, të shqyrtuara e të miratuara nga organet kompetente shtetërore e shkencore, për specifikat dhe eventualisht pasuritë e ndodhura në hapësirat detare, në sipërfaqen, kolonën ujore, shtratin e detit dhe nëntokën poshtë tij, pa përjashtuar edhe kolonën ajrore sipër tyre, në pjesët detare ku mendohet të kalojë kufiri i Zonës Ekonomike Ekskluzive dhe Shelfit Kontinental të të dy vendeve.

E njëjta gjë duhet thënë edhe për juristët e profesorët e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit që mund të angazhohen. Ata, në mënyrë të posaçme, duhet të përballojnë një peshë dhe ngarkesë të jashtëzakonshme, për të mbrojtur me dinjitet dhe argumente të qëndrueshme juridiko-ndërkombëtare interesat kombëtare shqiptare, mbështetur mbi Konventën e Montego Bay, praktikën e gjykatave ndërkombëtare, precedentët e shteteve të tjera me karakteristika gjeografike, gjeologjike, gjeomorfologjike e gjeostrategjike të njëjta ose të ngjashme me ato të rajoneve ku parashikohet të kalojë kufiri shqiptaro grek i ZEE dhe ShK, mbi bazën e parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare zakonore si dhe parimeve të përpunuara nga doktrina e së drejtës ndërkombëtare dhe e së drejtës së detit.

(7) Do të ishte mirë që qeveria dhe politika t’i qëndrojnë larg procesit teknik të rinegocimit të marrëveshjes, sigurisht pa hequr dorë nga përmbushja e detyrimeve të tyre ligjore. Kjo, sepse gjatë “negociatave” të mëparshme, politikanët shqiptarë me ndërhyrjet e tyre ekstraprofesionale, e drejtuan procesin e negocimit të Marrëveshjes së anuluar në rrugë pa krye. Qëndrimi i “distancuar” i qeverisë bëhet veçanërisht i domosdoshëm edhe sepse – megjithëse u pa qartë që marrëveshja kishte cenuar rëndë tërësinë territoriale të vendit dhe interesat politike, gjeostrategjike, ushtarake dhe ekonomike të sigurisë kombëtare – nga instanca të ndryshme qeveritare vazhdonin të bëheshin deklarime në favor të interesave greke. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes, në një deklaratë të përbashkët për shtyp, të publikuar më 29 prill 2009, i konsideruan thëniet për ndryshimin e kufirit si një fabrikim, duke theksuar se “Shqipëria nuk ka falur dhe nuk ka humbur asnjë milimetër katror të territorit të saj, si pasojë e kësaj marrëveshjeje”. Ndërkohë stigmatizoheshin në mënyrë fyese ata intelektualë, akademikë, ekspertë dhe gazetarë të vendit që denoncuan publikisht gabimin e rëndë që ishte kryer me pranimin dhe nënshkrimin e saj. Vendimi unanim i Gjykatës Kushtetuese provoi se qeveria shqiptare kishte gabuar, ndërsa ata që ajo i kishte cilësuar “sharlatanë” e “injorantë” kishin pasur të drejtë.

Autoritetet kompetente greke në fillimin e vitit 2018, pak para kohës kur mendohej se do të nisnin negociatat zyrtare ndërmjet dy vendeve, përgënjeshtruan zyrtarisht pararendësit e tyre të vitit 2009 dhe avokatët e tyre të zellshëm në qeverinë shqiptare të po asaj kohe. Ata pranuan se marrëveshja e vitit 2009 kishte cenuar interesat shqiptare dhe kishte aneksuar në mënyrë të paligjshme territore shqiptare…

(9) Një kërkesë e karakterit formalo-juridik, por me rëndësi të veçantë, është përgatitja e projektit të Marrëveshjes nga ana e specialistëve më të mirë të vendit, duke u mbështetur në legjislacionin shqiptar, në Konventën e Montego Bay “Për të Drejtën e Detit”, në praktikën ndërkombëtare, në praktikën e shtetit shqiptar në ndarjen e shelfit kontinental me Italinë, si edhe në praktikën e Greqisë në ndarjen e hapësirave detare me Italinë, me Turqinë dhe me fqinjët e tjerë të saj. Në to gjenden zgjidhje racionale ligjore që mbrojnë interesat e Shqipërisë, pa cenuar interesat e Greqisë. (Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme ekziston një dosje voluminoze për përvojën e negociatave disavjeçare,1984-1992, me Italinë për ndarjen e shelfit kontinental.) Në negociata nuk duhet hyrë pa një projekt të miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me kërkesat e ligjit “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, sikurse ndodhi në bisedimet e mëparshme…

(10) Projekti i palës shqiptare, i miratuar si më sipër, duhet të identifikojë një titull të saktë, të qartë dhe të përshtatshëm për marrëveshjen, sipas modeleve të përdorura nga shtetet e tjera për raste të ngjashme, me qëllim që të mos lejojë asnjë shteg për interpretime abuzive të përmbajtjes së tij, sikurse ka ndodhur me marrëveshjen e anuluar nga Gjykata Kushtetuese.

Ka edhe shumë çështje të tjera me rëndësi të veçantë, të cilat delegacioni shqiptar që do të ngarkohet të negociojë me palën greke do t’i gjejë të trajtuara dhe të argumentuara mjaft mirë në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. 15, datë 15.04.2010. Gabimet serioze dhe mjaft të rënda të vërtetuara gjatë negociatave për Marrëveshjen e anuluar, të cilat potencialisht krijuan rrezik të madh ndaj interesave kombëtare të Shqipërisë, duhet patjetër të shmangen, në mënyrë që shteti shqiptar të shfaqet realisht në rolin e tij të natyrshëm, në atë të mbrojtësit të integritetit territorial të vendit dhe të interesave të shtetasve të vet.

* Revista Academe, Vol.1, No.1 – Pranverë, Spring 2012, organ i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

March 7, 2018 12:27
Komento

21 Komente

  1. kur Presidenti muta eshte dashnorja e janullatos ,gjithcka eshte ne duar te sigurta ! March 7, 16:09

    I NDERUAR PROFESOR
    JU BENI DETYREN TUAJ SI QYTETAR I DENJE
    I ATIJ VENDI SEPSE JU DHIMSET SHQIPERIA

    POR PER FATIN TONE TE KEQE ,
    KY VEND ESHTE DREJTUAR NE CDO EPOKE
    NGA AJO RRACE BASTARDESH ANADOLLI
    MISIONI TE CILEVE NE KTE TOKE
    KA QEN NE CDO KOHE DHE ESHTE ALA SOT

    TRADHETIA

    TRADHETIA ESHTE PRINCIPI ME I LARTE
    I CDO RROPSIE ANADOLLI INTRIGA E PABESIA CELSI SUKSESIT TE TIJA

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 7, 17:14

      ke harruar dhe K/ministër kaka o lali!!
      presidenti mut,K/ministri kak dhe opozita në bllok hale!!

      Reply to this comment
      • I tillë je , sa herë që hap gojën March 7, 22:04

        Ti anticensurë , nuk ke aspak tl drejtë të vesh shenjën e barazimit , midis kafshes sërbe të Viçidolit , që ia fali Greqisë me qindra km2 det dhe Edi Ramës , që bëri e po bën shumë përpjekje për të mbrojtur detin shqiptar ! .
        Jo pa qëllim i fut në një thes të dy antipodët e politikës shqiptare sot , sepse je vetë një fëlliqësirë që të vjen era qenef , në çdo koment tëndin , si rrogëtar besnik i shërbimeve të huaja sekrete , në dëm të Shqipërise !

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 March 8, 09:13

          o gomar sa herë që shkruan!
          plasi sytë,lexoje dhe nja dhjetë herë,ndoshta i bie në fije,këto artikuj të ksenos!
          shpresoj se do të mund të kuptosh se, pavarsisht se emri i berishës është i ndryshëm me atë të ramës,po luhet e njëjta lojë!!
          tërë këto pika,tërë ky përshkrim ngjarjesh,pavarsisht se është shkruar njëherë,flet për dy ngjarje të njëjta në kohë të ndryshme!!
          ngjarja e parë doli që ishte tradhëti,pavarsisht se në atë kohë kishte idiotër dhe tradhëtarë që e mbronin për atdhetarizëm!!
          sot e njëjta gjë,nga debila si ju tradhëtia e ramës po rreklamohet si patriotizëm!!
          kseno e thotë në të tre shkrimet se nuk duhet nxituar!ashtu si u tha dhe në atë kohë!!
          por debilat e tredhur në tru si ti,tradhëtarë si edi rama me kompaninë e marionetave,kërkojnë ta mbarojnë brënda muajit!!sepse i kanë dhënë fjalën gërkut të mutit!!sepse nuk kanë mësuar nga e kaluara,dhe për më keq nuk duan të mësojnë nga e kaluara!!
          kseno e thotë fare mirë se POLITIKA DUHET TË RRIJË LARG NGA KJO MARRVESHJ!!
          kjo është punë profesionistësh dhe jo punë pitkorësh të dështuar!!
          lexo tërë shkrimet dhe do të shohësh se çdo gjë është e faktuar me fakt dhe jo me logori si bushati!!sepse kseno është profesionist,dhe jo një marionetë!një profesionist flet me fakte dhe jo me sofizma,nuk lëshon logori fjalësh!!
          hap sytë mor debil,mor idiot se po tradhëtohemi!!nuk po trahdëtohem unë!!
          nuk është tradhëti partiake a tradhëti fisnore!!
          po tradhëtohemi të gjithë!po tradhëtohen të gjithë shqiptarët!që nga presheva e deri brënda në greqi!!
          përse o njerëz jeni kaq qorra??
          përse jeni kaq antishqiptar??
          përse përkrahni tradhëtinë??
          përse nuk e kundërshtoni tredhëtinë edhe sikur ta keni gabim??
          para disa ditësh shtrova pyetjen dhe askush nuk mu përgjigj!
          përgjigju ti o hale nëse ke bythë:

          unë do të isha i lumtur nëse do të gaboja për këtë që po them për ditë,ti çdo të bëje nëse do të ndodhte kjo që po them unë??
          ps:me 99.99999% do të zhdukesh dhe ti si shurra e pulës dhe ti!!nuk do të kesh bythë të përgjigjesh si shumë bythëlëpirës të pushtetit!!

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 March 8, 11:01

          o gomar sa herë që shkruan
          nuk të bën dora ti përgjigjesh pyetjes time??
          normalisht e ha mutin,ashtu kot falas,përse nuk e ha dhe tashti me pagesë??
          ta paguaj përgjigjen o kërmë!!

          Reply to this comment
  2. shqip March 7, 17:43

    Zoti Krisafi,pak shqipetare ka si ju Shqiperia.Rama dhe Meta bejne vetem teater se te gjiths pazaret i kane bashke per te shitur Shqiperine ne unison ashtu si i jane betuar grekut per te qendruar ne pushtet.Lobi greke me janullatos bejne politiken,ketu ne Shqiperi

    Reply to this comment
  3. fteri March 7, 17:58

    Të mos përsëriten “gabimet “…e së kaluarës ?,kjo nuk qëndron Z.Kristafi ,

    -kur kemi shitje dhe tradhëti kombëtare që bëri S.Berisha dhe L.Basha shelfit detar .Të pranosh shitjen e detit që e ka emrin tradhëti KOMBËTARE , si GABIM kjo qëndron fare .

    Ky term ligjëron e nënkupton se Sali Berisha dhe Lulëzim Basha jan të pa prekshëm dhe të pa përgjegjëshëm .Si mund të quhet një “gabim ” një marveshje midis dy qeverive me grupe pune specialistësh !!!

    Me fjalën “GABIM ” !
    Ti aministon tradhëtinë, thua se Saliu dhe Luli nuk japin kurrë llogari ,dhe askujtë para ligjit !

    Sali Berisha dhe Lulëzim Basha ,këta sharlatan , shqipërinë e konsiderojnë si çiflikun e tyre !,mund ta shesin atë copa copa detin e të mos ju hyjë ferrë më këmbë ,si dikur Ahmet Zogolli ku shiti Vërmoshin e Shën-Naumin ,vodhi floririn dhe iku si burracak duke lënë shqipërinë në breshërinë e predhave të fashistëve Italnian .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 8, 09:37

      fterr o beterr
      po flet për sali e për ahmet,ke harruar turq e rromakë,po vari hajdarin aq tru nuk ke,përse nuk përmënd këtë që po e bën tradhëtinë!!
      nëse deri dje mund të gjejmë një rrethanë lehtësuese për tradhëtinë e bërë nga saliu,sot është e pamundur ta gjejmë për këtë që po bën edi rama!!
      nëse saliu mund të thotë “aq dita aq bëra”sepse nuk kishte një të ngjashme(precedent),për këtë të sotmin nuk mund të themi të njëjtën gjë!lexoi dhe njëherë 10 pikat që kseno i quan si vijë e kuqe që nuk duhen prekur!!
      thuaj njëherë nëse ka ndonjë që nuk shkon nga këto pika?
      thuaj se sa pika nga këto të dhjeta po shkel rama??
      mos dilni nga tema mor debila!!
      lëreni saliun se nuk bën dot gjë,shikoni këtë tjetrin që nuk po lë gur pa lëvizur që të bëjë atë që ka nusur saliu!!
      nuk ju’a kap pak mëndja se ky nuk ka hedhur poshtë asnjë nga bëmat e saliut,asnjë nga ato që ka filluar saliu??
      pavarsisht se ju ushqen me mut duke thënë se është kundër tij!!
      ky po ndjek rrugën e saliut dhe po plotëson ato që ai la pa mbaruar!!të tëra ato që ai ka nisur!
      hy qënje tër trasha që ska spatë që ju çan!!

      Reply to this comment
  4. mirel March 7, 19:27

    Krisafi ne fillim te artikullit thote qe Shqiperia ne vitin 1976 e shtriu vijen kufitare ne 15 milje. Kete e depozitoi ne OKB dhe u pranua nga te gjithe, pervec Amerikes, qe nuk prish pune se nuk ishte fqinje.
    Me poshte Krisafi thote qe kjo u kontestua vetem nga qeveria shqiptare, dmth nga Berisha.
    Perse e ndryshon me poshte Krusafi shifren nga 15 milje ne 12 milje.
    Kujt kerkoni ti hidhni hi syve.
    Perse nuk vijon te deklaroje qe 15 milje po kontestphet dhe nga Ramuti qe kerkon tja japi 3 milje grekut?
    Ramuti dhe Koctiu dhe te gjithe ju te njejten shifer deklaroni: 12 milje.
    Kjo eshte njelloj si Berisha-kontestim i vijes se 1976.
    Kthehuni te Mecollari. Greqia nuk ka patur me shume se 3 milje.
    Ku do i gjeje 12 milje Greqia?
    Te njejtat 12 milje kerkonte tja atribonte Berisha.
    Shpallini te dy mareveshjet dhe lerini lojerat e fjaleve.
    Kufiri te rivendoset ai i 2008es qe ka qene i pakontestuar nga asnje
    Dmth 15 milje dhe jo 12 o plere qe ndryshon fjale nga fillimi deri ne fund.
    Cdo pazar tjeter eshte tradheti.
    Ta fuste ne burg Berishen qe diten e pare qe mori pushtetin. Kjo ishte detyra patriotike e Ramiut per te rivendosur kufirin.
    Ne vend te kesaj hapi sinoret e varreve greke dhe zgjeroi minoritetet.
    Tani po i heq Shqiperise dhe 3 milje nga kufiri i 2008es.
    Plera. Po mundoheni te gjuthe ta shisni kete tradheti si fitore.

    Reply to this comment
  5. T. Voda March 7, 20:19

    –I nderuari Profesor Krisafi !!
    –Qofsh i nderuar e respektuar per jete. Nuk dime , Sa kane mbetur me, njerez te tille, ne ate vend..!!

    — Ndjeme kenaqsine madhe kur njihemi me nje pune te tille, te bere prej jush ketu e 5 vjet me pare. NJe pune pe mbron paster interesat , integritetin , dinjitetin, autoritetin e atij vendi-

    — Shpresojme, qe deri ne ditet e sotme , rekomandimet tuaja ne ndihme te grupit negociator te jene pasuruar, te kene mbyllur cdo shteg keqkuptimi e perdorimi ne dem te interesave shqiptare nga njerez dredharak, dy fytyrsha dopjorol, bisht perdredhur e kurriz perkulor.

    Resppekte .. T.Voda -NY. USA

    Reply to this comment
  6. alphade March 8, 02:23

    Eshte fatkeqesi e mentalitetit paragjykues te PS ,pa per-
    mendur ketu opoziten,i thencin, qe perberjen e deligacio-
    nit nuk jane perfshire dy figura emblematike,kur themi
    emblematike mbase lexuesi do te buzeqeshe me ironi,
    por une kam me tere seriozitetin qe i quaj emblematike
    sepse Ksenofon Krisafin e njoh fare mire ,ndersa zotin
    Myftar Pashen nuk e njoh, por eshte edhe figure emble-
    tike qe hodhi poshte me argumenta bindese per shitjen e
    interesave kombetare nga Vicidolasi, duhet te perfshihe-
    shin ne grupin negociator te Detit midis Greqise dhe
    Shqiperise.Nuk justifikohet ne asnje menyre qendrimi i
    Ministrit Bushati e aq me pak e K/ministrit Rama. Per pa-
    triotet shqiptar,duke perjashtuar Berishovicin dhe Bashi-
    cin, keto dy figura qe permendem dhe mbi te gjitha juris-
    tet e sprovuar te Gjykates Kushtetutes qe i kthyen nderin
    Shqiperise,e perseris M.Pasha dhe K.Krisafi duhet te ishin te pranishem ne keto bisedime. Njihen nga tere opi-
    nioni shqiotare si me kopetentet per maredheniet midis dy vendeve. Mbase qeverise shqiptare ne momentet e
    fundit i mbushet mendja qe te marre parasysh edhe men-
    ndimin e njerezve te thjeshte,me fal,kryeministri ka qejf
    t’i quaj ” njerez te zakonshem” !……..Kaq kisha ! F L M !!!!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 8, 09:42

      rama nuk do këta njerëz dhe të tjerë si këta për arsyen e vetme se nuk mund ti këthejë në marionetat e tij!!
      ai do bushatër dhe turrli marionetash që mund ti përdorësh si të duash!!
      që mund ti vësh çdo shkresë dhe ata ta firmosin,mund ti servirësh mut dhe ata ta hanë për ëmbëlsirë!

      Reply to this comment
  7. betixho March 8, 21:40

    Ju komentusat e mësipërm nuk po na thoni gjë fare.
    Sidoqoftë e keni të hapur faqen,por, po harxhoheni kot,se nuk hyjnë në punë.
    Këtu nuk përfshij ata të cilët me të drejtë vlerësojnë Prof.Kristafin dhe kolonelin e detit Pashën.
    Me siguri do bëhet më e mira dhe më e drejta për dy vëndet.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 9, 09:10

      beti
      dhe ne këtë kërkojmë mi shpirt,të vendoset e drejta për të dy dhe jo e “drejta” për gërkun dhe e shtrëmbëra për ne!!
      tashti një pyetje të thjeshtë!!
      nëse ne nuk kemi thënë asgjë!?
      a thu se ti ke thënë ndonjë gjë??
      apo thjeshtë ke marrë mundimin të thuash diçka??
      beti deri më sot nuk kam lexuar asgjë të saktë prej teje!!përveç një furçe me ngjyrë të lirë!!
      çfar ka qënë për të thënë e ka thënë kseno!
      ne të vetmen gjë që duhet të bëjmë është të mos lejojmë ndyrësirat e politikës të dalin jashtë këtyre binarëve!!
      sipas nivelit tënd,është e vështirë ta kuptosh një gjë të tillë,prandaj shkruan si e jëma e zeqos!!por ndryshe nga ajo nuk je në gjëndje të hipësh në thanë!!
      ps:të shkruajta për një pyetje,por ishin më shumë!!beti nuk jam i zoti në matematikë,prandaj ndodh!!

      Reply to this comment
  8. betixho March 9, 22:52

    Unë kam thënë atë që Ti e përsërit te rrjeshti i shtatë i komentit Tënd të fundit.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 10, 09:41

      beti moj beti
      kseno po i thotë(i ka thënë me kohë),askush se dëgjon,bile e kanë mënjanuar komplet këtë vijë të kuqe të tij,politika!
      ti po e lë në dorë të tyre duke thënë se “Me siguri do bëhet më e mira dhe më e drejta për dy vëndet.”që është e barabartë me një budallallëk të madh!
      nëse ne do ta lëmë,si thua ti,është e sigurtë që nuk ka për tu bërë më e mira për të dy vëndet!!do të bëhet vetëm për gërkun!!
      prandaj edhe nëse përsërisim të njëjtat gjëra,do të thotë të sensibilizohen njerëzit!ti themi ndyrësirave të politikës se ne jemi këtu!!ashtu si e bën ti!?nuk sjell gjë!mos prit nga komentet të të zgjidhin punët e shtetit,asnjëri nga ne nuk ka as laps e as vulë!!komentet tona janë vetëm sensibilizim për të mos lejuar ndyrësinë të kalojë pa u marrë vesh!!
      sipas teje nuk ja vlen as të informohemi??
      sepse “Me siguri do bëhet më e mira dhe më e drejta për dy vëndet.”,përse ta lodhim mëndjen kot së koti??
      shkojmë në kafe dhe vari hejbet!!
      beti,jemi një shtet ku çdo demostrim anatemohet deri në tradhëti ndaj shqipërisë,jemi në një shtet ku çdo fjalë kritike për pushtetin pasohet nga shantazhe,për ta tërhqur kritikën,në një shtet ku i pari i shtetit(si ai dje dhe ky sot)vendosin për gjithçka!që nga pastruesi i halesë deri tek i dyti i shtetit!
      po të lëmë dhe këto komente!?
      na mbetet vetëm vegjetimi!!
      e kam thënë dhe herë të tjera,por shumica nuk e kuptojnë!
      edhe nëse unë votoj për forcën X politike,unë jam me të deri ditën e votimit!unë mbështes atë deri ditën që hedh votën time për të!në momentin që ajo fiton!?
      unë unë jam kun¨dershtar i saj,kritikues i saj,kërkoj më shumë prej saj!!kjo vazhdon deri në ditën e ardhëshme të votimeve!nëse ajo ka punuar mirë,ka përmbushur kërkesat e mija!?unë prap e votoj për të filluar ta kritikoj sapo të ketë fituar!!
      nuk e di se sa të kuptueshme e kam shkruar dhe sa je në gjëndje ta kuptosh,por unë kërkoj dhe më shumë nga ai që unë mbështes!!
      ti mesa duket kërkon më pak,bile pranon çdo ndyrësi të tij deri tradhëtinë ndaj shqipërisë mjafton që ta bëjë ai që ti mbështet!!
      është diskutuar në të gjitha mënyrat për pashkpuntorët e nazifashizmit!!
      kemi gjithnjë dy krahë!njëra që i quan tradhëtarë,tjetra patriotë!!
      e njëjta gjë po ndodh dhe sot!!
      kush ka të drejtë??
      nëse rama është sot patriot me këtë që po bën?!
      çfarë janë kuislingët e djeshëm??

      Reply to this comment
  9. betixho March 10, 16:48

    E djeshmja është fakt, e tashmja paragjykym dhe për të qënë pozitiv është shqetesim patriotik,por këjo e fundit nuk manifestohet me ekstremizmin dhe zhargonin banal.
    Një patriot tregohet më i kursyer dhe më besim plot tek përfaqësuesit e popullit që kanë marrë votbesimin për të na drejtuar.
    Jam kurioz të di cili ka qënë skanimi juaj për bëmat e njohura të qeverisë së cënimit të sovranitetit kombëtar me detin shqiptar për 355,4 km2 në favor të Greqisë.dhe vërtet mendon se duhet të barazojmë një tradhëti kombëtare të ndodhur realisht me një paragjykym apo frikë prej patrioti se mos na përsëritet e njëjta histori?.
    Vërtet mendon se mund ta barazojmë një realitet me një legjendë?
    .Mendon se nuk ka hapësirë besimi për një të arthme ndryshe?..
    Po si mund të jetohet pa besim,pa shpresa,pa të nesërme?
    Jo këjo mënyrë nuk bën pjesë te filozofia ime.Dhe unë jam i shkolluar dhe i moshuar,kam parë shumë dhe jam në gjëndje të arrij në deduksione pak më të avancuara nga ti me atë merakun tënd.
    Sidoqoftë e ndjej shqetësimin,por nga njëherë arrihet sukses edhe duke pohuar jo gjithmonë duke mohuar.
    Mohimi s’ka të arthme,e arthmja frymëzohet nga besimi.
    Përshëndetje z.Anticensurë

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 10, 20:07

      “Një patriot tregohet më i kursyer dhe më besim plot tek përfaqësuesit e popullit që kanë marrë votbesimin për të na drejtuar.”
      beti me të vërtetë e ke??
      vuan nga alchajmeri apo ke lindur këto 5 vitet e fundit??
      harove se dhe ata që e shitën për herë të parë i kishte zgjedhur populli dhe prandaj populli nuk morri vesh asgjë para se të ulëriste pashaj??
      harrove mi beti se pashajn e cilësonin shumë e shumë më keq se po më cilëson ti mua??
      beti nuk të duket mënyra e veprimit të kësaj qeverie e njëjtë me atë të asaj të shkuarës??
      nuk po të duket se pa folur ne ata kishin për ta kaluar pa u marrë vesh??
      mos vallë të jep besim kjo??
      mos vallë të jep besim në atë që kemi zgjedhur vendimi për varrezat i dalë pa asnjëlloj paralajmërimi??
      mos vallë të jep besim dhënja e nështetësisë për një klerik,i cili me cinizmin më të madh tha se “tashti e tutje do të jetë një shqiptar ai që do të drejtojë kishën ortodokse shqiptare”?
      mos vallë të duket besim se për këtë nënshtetësi nuk u gëzuan shqiptarët por grekët??
      më vjen mirë që je i moshuar dhe me deduksione të arrira!!
      a thua se “por nga njëherë arrihet sukses edhe duke pohuar jo gjithmonë duke mohuar.”ky mendim i nivelit las vegasian do të na kishte nxjerrë të larë para 9 vjetësh??
      beti zemra e moshuar dhe me deduksione të arrira,a smë thua përse nuk përmëndet koncesioni që p i jepet gërkut për rritjen e teritorit të minoritetit??
      përse nuk përmëndet koncesioni që po i jepet për kuota të caktuara për minoritarët në administratën lokale dhe qëndrore??
      a mund të nxjerrësh ndonjë deduksion nga këto apo të mjafton induksioni??
      apo më mirë bixhozi??
      po nuk ja arrite dot,pavarësisht se i ke lexuar më parë dhe tashti e “stë bien në mënd rastësisht”,hidhu një sy atyre që kam shkruar unë!!
      beti më pëlqen gjakftotësia tënde,por aspak llogjika tënde!!është shumë e mangët dhe shumë dashamirëse për grekun!!njëlloj si saliu që mbrojti interesat e gërkut me detin 1 ashtu dhe rama me detin e kusur 2!!
      të të them dhe unë përshëndetje beti!?
      do të më dukej një hipokrizi e ndyrë!!
      mbeç me shëndet beti,dhe thellohu më shumë me mendimet e tua!!mos mendo me bar lazarati!!

      Reply to this comment
  10. betixho March 10, 21:07

    Do më shkruash kur të firmoset marrëveshja dhe do ti përjetosh realisht reperkusionet e mëdha në të arthmen,mes dy popujve dhe dy vëndeve tona.
    E shkuara e këtyre dy popujve ka bazament të fortë mijera vjeçar dhe do ti jipet fund historisë nacionaliste agresive të Jani Koletit dhe pasardhësve të tij per gati 170 vjetësh.Përshëndetje.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 11, 09:39

      beti besoj se do ta kesh lexuar,por ka mundësi dhe jo,prandaj po ta shkruaj ty personalisht!!
      unë do të jem i lumtur po të dalë e kundërta e kësaj që po denoncoj,që po përpiqem të sensibilizoj!!
      si do të ndjehesh ti po të mos realizohet ajo që ti po mbron??
      shpresoj të kem një përgjigje dhe të mos humbasësh si shurra e pulës!!
      ke vënd për deduksion dhe induksion sa të duash!!
      më përmënde më parë arsimin tënd të shumtë duke e vënë në peshore me arsimin tim të paktë!!
      pres përgjigje!!

      Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 March 12, 09:41

    beti moj shpirti i vogël që thua se “Dhe unë jam i shkolluar dhe i moshuar,kam parë shumë dhe jam në gjëndje të arrij në deduksione pak më të avancuara nga ti me atë merakun tënd.”
    e para humbe dhe ti si shurra e pulës.sigurisht që nuk e ke lexuar më kërkesën time ;-P !!
    kështu mi shpirti!!
    po kalojmë tek e dyta
    deduksioni tënd kush është??
    që meqënëse për 170 vjet gërku ka zhvatur gjithnjë toka shqiptare,atëherë këtë radhë duhet të na japë??
    apo meqënëse kemi humbur gjithnjë,këtë rradhë duhet të fitojmë??
    kush është deduksioni tënd,që mund “merakun tim”??
    “Do më shkruash kur të firmoset marrëveshja dhe do ti përjetosh realisht reperkusionet e mëdha në të arthmen”
    mi beti mesa duket nuk do të të shkruaj më!!sepse nuk mud të ndreq më,por po qe se do të ndodhë kjo “mirësia” ë predikon ti!?
    atëherë do të jem i lumtur që kam gabuar!!do të të them se TI DHE SHUMË TË TJERË KENI PASUR TË DREJTË DHE UNË GABIM!!
    si e shkruajta më sipër,po qe se ndodh kjo që parashikoj unë në bazë të fakteve që po shikojmë!?
    atëherë ka shumë mundësi që të mos shkruaj më.sepse nuk do të sillte gjë “a e shikoni se doli ajo që thashë unë”!sepse dhe sikur ta fus në bythët e të gjithë juve që po mbështesni tradhëtinë,prap nuk do të sillte gjë!!
    beti
    ndryshe nga deduksioni tënd,që nuk e di nga vjen,induksioni tim thotë se:
    -nëse saliu e bëri në mënyrë të fshehtë,shumë nxituar,nuk pranoi ndihmën italiane dhe amreikane,e mbrojti me fanatizëm-ishte tradhëti
    -nëse edi dha pa asnjë lloj paralajmërimi,varrezat e pakufizuara,nënshtetësinë janullatosit(meta por me lejen e ramës),nëse deshte ti mbante të fshehta bisedimet për detin,zgjerimin e teritoreve dhe kuotat fikse në administratë,nuk pranon po ashtu ndihmën e italianëve dhe amerikanëve-atëherë dhe kjo ëshë tradhët!pra ka shumë më shumë mundësi të jetë dhe kjo tradhëti sesa të ketë mundësinë të jetë zgjidhje e drejtë!!
    kështu mi beti!!
    një thënje e shumë përdorur thotë “nëse nuk je në gjëndje të bësh mirë!?të paktën mos bë keq!”
    meraku tim në asnjë mënyrë nuk mund të bëjë keq!sepse të ecësh me sy hapur nuk e pëson!
    mungesa e merakut tënd,ose kundërshtimi,si tëndi dhe i një morije halabakësh partiak ose provokatorësh gërk,të bëjnë të ecësh me sy mbyllur në drejtim të humnerës!!
    përshëndetje gjithashtu mi beti që humbe si shurra e pulës para një pyetje të thjeshtë!
    që edhe me pseudonim nuk je në gjëndje të japësh një përgjigje!
    sipas meje këto komente ti nuk i ke të “fshehta”,ato i di dikush nga i cili ti varesh!!se këto komnete ti i bën për të mbajtur vëndin e punës!se një pyetje të tillë nuk i përgjigjesh dot sepse nuk je aq budallaqe!!
    ps:nuk e dalloj dot se ku hyn ky paragraf i fundit!në induksion a deduksion??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*