“Deti”, Bushati: Marrëveshja e re do të jetë më e mirë se ajo e Berishës

February 5, 2018 12:00

“Deti”, Bushati: Marrëveshja e re do të jetë më e mirë se ajo e Berishës

 

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një interpelancë të kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes nga një grup studentësh të ekselencës ka sqaruar deklaratat se Shqipëria do t’i falë Greqisë 12 milje det.

Përpara studentëve, ai tha se Shqipëria do arrijë me çdo kusht një marrëveshje shumë herë më të mirë se ajo e 2009-ës me Greqinë dhe se ishin shpifje deklaratat për faljen e detit.

Deklaratat që do i falim Greqisë 12 milje, apo shitje të zonave naftëmbajtëse është thjesht një shpifje dhe koha do ta vërtetojë. Ne shpresojmë që në një kohë jo të largët do kemi këtë marrëveshje të re disa herë më të vlefshme se e para”, tha ai.

Më tej, ministri Bushati u ndal të sqarojë tre piketa të rëndësishme mbi të cilat mbështetet marrëveshja e re që po negociohet me palën greke.

“Kemi një marrëveshje të shfuqizuar nga Kushtetuesja, pikërisht vendimi i kësaj gjykate është pikënisje dhe pika e parë për një marrëveshje të re. Për Shqipërinë dhe Greqinë burojnë disa të drejta e detyrime nga të drejtat ndërkombëtare.

Pika e dytë e kontaktit tonë është e drejta ndërkombëtare. Së treti kemi legjislacion të brendshëm ku dy palët ulen në negociata e marrin për bazë edhe legjislacionin e brendshëm.

Gjetja e një zgjidhje të arsyeshme do të jetë në interes të dy palëve. E për këtë kemi marrë tre lloj të ndryshme ekspertizash që kolauduan se çdo marrëveshje e re do të duhet dhe do të jetë më e mirë se ajo e arritur në 2009 për shkak të gabimeve trashanike që bëri qeveria Berisha. Në 2009 qeveria Berisha ka ndjekur një metodë të baraslargësisë.

Ne duam që të ndjekim me përpikmëri vendimmarrjen duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtën ndërkombëtare. Ne do kemi një marrëveshje disa herë më të drejtë se ajo e 2009. Nga ana tjetër Greqia do lidhë një marrëveshje që të mund ta zbatojë në praktikë”, sqaroi ministri.

Heqja e ligjit të luftës për ministrin e Jashtëm Bushati do të ndihmonte në fitimin e të drejtës së pronësisë tek ata persona që ishte vendosur sekuestro.

“Për herë të parë një qeveri greke e pranon zyrtarisht që kjo gjendje lufte është relike e së kaluarës që duhet të shfuqizohet. Kemi kërkuar që ligji i luftës, apo dekreti mbretëror që sanksionoi regjimin e luftës ndaj Shqipërisë dhe vuri në sekuestro konservative një pjesë të mirë të pronave të shtetit shqiptar, shtetasve shqiptarë, të qytetarëve shqiptar me kombësi greke, duhet të shfuqizohet me një akt po të njëvlefshëm që ka të njëjtën fuqi ligjore në sistemin juridik grek. Ky akt nuk mund të ishte kurrsesi një kontratë e dyanshme. Përmes këtij procesi do të kemi situatë të re politike ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë sikundër do u jepet mundësia të tre kategorive ti drejtohen instancave greke për të fituar të drejtën e pronësisë. Do të kemi një çlirim jo thjesht psikologjik po dhe mundësinë që këto tre kategori të përfitojnë të drejtën pronësore siç i takon”, tha Bushati.

a.s/dita

February 5, 2018 12:00
Komento

27 Komente

  1. Arber I February 5, 12:19

    Domethene se do te kete me pak tradhti ndaj popullit dhe atdheut. Ceshtja e kufirit detar shqiptaro-grek eshte nje shantazh, s’ka te beje fare me anetaresimin e Shqiperise ne BE. Shqiperine ne BE e fut vetem ekonomia. Te varferin, borxhliun, te dobetin nuk e qsa kush ne tryeze.

    Reply to this comment
    • mirel February 5, 17:24

      A e shikoni cfare flet Bushat?
      E para : Nuk ka mareveshje te 2009es, sepse eshte shfuqizuar nga Kushtetuesja. Keshtu qe fajesimi i Berishes eshte fals, dhe i pavlere.
      E dyta, e drejta nderkombetare, qe Bushati vetem sa e permend, po nuk e tregon permbajtjen, nuk ben asnje lloj referimi mbi kete pike apo ate pike..
      Bushati duhet te paraqese mbi cfare ligjedh dhe rregullash nderkombetare lind nevoja e diskutimit te nje mareveshje tjeter. Qeveria nuk mund te paraqese argumentin se ky diskutim u ngrit per nevoje te korigjimit te mareveshjes se Berishes, perderisa ajo nuk ekziston, sic e deklaron Bushati ne piken e pare, me vendimin e Kushtetueses.
      Vazhdon perseri konfuzioni me lojen qe behet nga Kushtetuesja e deri te e drejta Kombetare..dhe perfundimi eshte qe Greqia beje zbatimin praktik..
      Te kujt?
      Cfare jane keto.zare qe luajne sa here qe i bie pergjegjesua per te sqaruar argumentet mbi te cilat behen mareveshjet?
      Domethene foli kaq shume dhe nuk tha asgje.
      E vetmha gje qe tha, ne po rishqyrtojme mareveshjen e Berishes, dhe po e modifikojme per tia hedhur ne sy shqiptareve si fitore.
      Nga shiu, ne bresher.
      Duket qarte qe Ramuti po punon per te kaluar Kushtetuesen.
      Qen tradhetar, asgje me teper.

      Reply to this comment
      • Xha Braho February 5, 20:21

        Mirel llamarina duhet te vizitohesh te psikatri. Vete pyet, vete pergjigjesh thua se i di te tera o kokedru. Fajesimi i Berishes fals??? Po Kushtetuesja pikerisht zhberi ate qe beri Qoftelargu i shqiptareve duke firmosur te zeze mbi te bardhe me doren e katran Lulashit.
        E drejta nderkombetare nuk mund te beje referime per kete pike apo ate pike sic thua ti por percakton parimet e pergjithshme te vetevendosjes dhe limitimit te kufijve midis shteteve.
        Keshtu qe para se te derdhesh gjithe diarrene tende neper blogje lexo ca me shume se vetem perfitime do te kesh. Ne te kundert do na duhet ne te tjereve te mbyllim hundet nga era e te vjellave te tua neper blogje. Tung

        Reply to this comment
        • mirel February 5, 20:44

          E mor idiot me vetedije inteligjenti.
          Perderisa Kushtetuesja e anulloi mareveshjen e Berishes, domethene ajo eshte e pavlefshme. Pra nuk qendron.
          E drejta kombetare ben referime, se nuk ka mundesi qe palet ti vendosin piket vete.
          Ne kete rast kemi direkt tradheti kombetare.
          Tani ik tutje legen i Ramutit. Plere e akumuluar ne diarrene qe derdh une.
          Microb i qelbur i diarrese me te prishur.
          Injorant historik. Gjysmak i degjeneruar.

          Reply to this comment
  2. Perseri te tradhetuar February 5, 12:33

    Dmth, do na i fusin vetem koken!
    Sa turp per keta maskarenj dhe per ne si popull!

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 February 5, 12:55

    ““Deti”, Bushati: Marrëveshja e re do të jetë më e mirë se ajo e Berishës”
    si e thotë arbëri “tradhëtia do të jetë më e vogël”??
    sepse të gjitha të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë me tradhëti!!
    -fshehtësia totale e bisedimeve!
    -varrezat pa limit!
    -nënshtetësia e janullatosit!
    -shpejtësia e mbylljes së tyre!
    -thënjet “elektorale” të K/ministrit tonë dhe përgënjeshtrimet nga qeveritarët gërk!
    -përpjekjet tmerrësisht agresive për të ndaluar me çdo kusht protestën kundër tradhëtisë!!
    -propozimi për kryetar të SHISH tënjë shtetasi shqiptar me kombësi gërke!!
    -heshtja totale politike(përjashto lajthitjen e berishës,një herë pro e një herë kundër,atë të monës që e tërhoqi të nesërmen),heshtje totale të medies,heshtje totale të së ashtuquajturës “elitë intelektuale” ose të arsimuarit e shitshëm(për këtu ke ne)!
    dhe fakte të tjera më të vogla tregojnë se këtu eeeeeeeedhe mund të kemi një përfitim,në krahasim me me dhënjen falas nga berisha,por prapë kemi tradhëtinë brënda!!
    këto pordhë syfyri me pronaa!?
    nuk janë gjë tjetër veçse mashtrim total por dhe një gabim i gërkut!!
    përvoja ka treguar se një pjesë të shqipove po i pagove të bëhen antishqiptarë më të thekur se antishqiptarët shovinistë!!
    si po duken punët!?
    gërku d ta vërë kufirin në tiranë jo më vonë se 10 vjet pasi të kemi hyrë në BE!!do të ket ndryshuar strukturën e mendimit të jugut,duke sulmuar me shkolla dhe me fe direkt pas hyrjes tonë në BE!!
    mbështetja e qeverisë tonë,që do të jetë e kryesuar gjithnjë nga rama,do ta bëjë të mundëshme!
    atë që smundën të bëjnë jugosllavët e titos do ta bëjnë gërkët me edi ramën!!
    kot stë quajti DHIMITËR ai kocaqija!

    Reply to this comment
  4. Jimi February 5, 13:06

    Jam i ndergjegjshem, qe jo c’do kerkese e jona e ligjeshme do te gjej gadishmerine e pales greke per ta miratuar, por edhe ne duhet te jemi te ndergjegjshem qe jo c’do kerkese e pales greke duhet aprovuar pa hezitim. Ne komentuesit sigurisht nuk jemi as specialiste te fushes dhe as politikane, por si qytetare te ketij vendi e ndjekim jo pa shqetyesim c’do levizje dipllomatike te paleve qe negociojne. Ne kete mjedis dipllomatik tejet te tensionuar, ne nuk munde te tolerojme sadopak poziten inferiore te pales tone, sic edhe nuk do te toleronim kurrsesi arrogancen e pales greke. Ne nuk jemi me ne ate kohe kur Enveri hidhte parrullen! Ne edhe bar do te hame e nuk do ti dorezohemi armikut!, apo ajo tjetra! Te jetojme e te punojme si ne rrethim! Deklaratat kategorike te pales greke per mosnjohjen e problemit cam jane te patolerushme! Ne raport me palen greke, pala jone duket se po tregohet doreleshuar, duke i ber koncensione te tilla te cilat pavaresisht se nuk cenojne integritetin tokesor te Shqiperise perseri ato jane nje gozhde nastradini, behet fjale per varrezat e grekeve, te miratuar qe ne kohen e qoftelargut, miratitimi i kerkeses per te vazhduar edhe me tej kerkimet dhe per te blinduar memoriale e kisha gjigande per ta, me duket e tepruar! Degjenerimi nga pala greke i nje problemi kaq te rendesishem per ne shqiptaret i problemit cam, duke e injoruar si problem dhe duke e klasifikuar ate si nje problem ordiner pronash qytetaresh, te cilet nese do te vendoset te mbetet keshtu, camet kurre nuk kane per te marre, sikur edhe nje therrime. Eshte e njohur dinakeria dhe poshtersia greke dhe ne shqiptaret e kemi vuajtur ne kurriz ate. Edhe ne keto negociata ne e shohim qarte ate qe po ndodh, Greket kur shikojne se me diplomaci ata nuk arrijne te realizojne ato qe deshirojne, behen teper arrogante dhe fillojne kercenimet. A thua jeta e shqiptareve varet nga hyqmi i tyre? Nje kercenim eshte edhe vendosja e vetos per mospranim ne BE i Shqiperise! Ne vertet e deshirojme pranimin tone ne BE, por kurrsesi me te tilla qendrime diskriminuse e shantazhuse. Nese vertet pranimi i Shqiperise do te varej nga greket dhe me keto kushte, kurre mos u pranofshim ne BE! Ne shqiptaret jemi mesuar edhe me te tilla privacione te padeshirushme.
    E drejta e cameve dhe e shqiptareve ne teresi duhet te njihet nga pala greke me hir a me pahir! Vertet nuk jemi ne pozitat e diktusit, por edhe do te ishte e pahijshme edhe t’na diktonin.

    Reply to this comment
  5. SHQIP February 5, 13:14

    nga pjeset e prones e trupit te tij bythati partis ,
    ti dhuroje grekit cfar t’i mbaje zemra ,
    por asnji pjes teritori Shqiptare ,asnji CentiMetro se kemi me ju vu flaken shtepive e parlamentit te rropsivve shqiptare

    Reply to this comment
  6. Jimi February 5, 13:32

    Bushat! Nese marreveshja e jote do te jete “me e mire” se e Berishes, me mire mos i hyr fare!
    Do te jemi ne mbeshtetesit tuaj, qe do ta konsiderojme te papranushme.

    Reply to this comment
  7. Epo kjo pune February 5, 13:44

    sic shprehet Bushati mund te komentohet edhe se prape do leshojme por jo sa Berisha por besoj se nuk do te ndodhe me nje marreveshje e padrejte se tani eshte zgjuar mileti dhe mbi te gjitha nuk le amerikani se ai do nje shqiperi sa me te madhe. Xhanem ai ishte dhe pas denoncimit te marreveshjes se pare, kush tjeter. Po ama marreveshje do behet se deti duhet ndare dhe per kete boll te kete transparence dhe ekspertize nga bota dhe jo si e beri Berisha me kompas ne dore. Eh si jemi katandisur, bijte e planetit toke qe do vije dita dhe do zhduket nje dite, bertasim gjithe diten per kufij, himne, besime fetare… komplet anarki dhe ia leme pas femijeve tane me keq se e e gjetem. Te vije ndonje asteroid drejt ketij planeti po do llapi me kush per kufinj ne bote, vrima e miut 500 grosh por deri atehere na ka rene ne dere greqira dhe serbilja qe nuk te lene rehat se ne si komb gjithnje paqedashes kemi qene.

    Reply to this comment
  8. Çami February 5, 14:17

    Greku ka me miliona kilometra katror det . Nafta apo gazi i nentokes nuk eshte se ndodhet ne nje shishe qe ose i gjen gryken ose hiç , mund te shposh edhe ne anen e grekut dhe ta marresh te gjithin. O milet greku nuk e do ate pjese deti per naften apo gazin siç thone keta pushtat e politikes. Greku e kerkon me ngulm kete gje se do qe te dal ne KANALIN E OTRANTOS. Kur u ndane kufijt dy ishin qellimet e evropes,Serbi te mos kishte dalje ne det dhe greku te mos kishte dalje ne kanalin e otrantos.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 5, 15:20

      dhe kjo është një nga mundësitë!
      pra puna e kanalit të otrantos,POR për mendimin tim është vetëm përparimi i ngadalshëm me durim drejt realizimit të ëndërrës së tyre të vorio epirit!!
      ata po përparojnë me një këmbëngulje të pashoqë dhe për tu marrë shëmbull!shumë ngadal në shumë fronte!!
      ne si gjithnjë bëjmë gjumë berati!!ne si gjithnjë besojmë në tërë idiotësitë e teorive konspirative,por nuk besojmë asnjëherë se po humbasim shqipërinë!!

      Reply to this comment
    • mirel February 5, 17:25

      Sakte!

      Reply to this comment
  9. Nuk mundet te perfaqsohet Shteti ne te tilla poste MJ me qenie te tilla ,qe reflektojne kudo pasiguri .Nuk liuhet me Atdheun ! February 5, 14:18

    Ky njeri nuk e perfaqson dot Shqiperine ne bisedime te Tilla ,sepse duket qarte ne surrat se cfar shpreh .
    Aty duhet nji Atdhetare me gjak e karakkter Shqiptari i cili ti imponoj rrespektin e munguar qirjove dhe cdo lloj qirjeje grekeve .Rama duhet ta coje ne ndonji shkolle kte Gjimnaze me dhen mesime ose sekretar Cabineti por jo ne nji poste te tille ,qe i mungojne shume tipare per ate poste .Mbi te gjitha personaliteti .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 5, 15:30

      “Ky njeri nuk e perfaqson dot Shqiperine ne bisedime te Tilla ,sepse duket qarte ne surrat se cfar shpreh .”
      zotëri mos ja vini fajin kësaj mashe të bindur që as tru e as ndërgjegje nuk ka!!
      faji është i atij që i drejton si marioneta,këta trutharë,njerëz të pangopur si me para dhe pushte!njerëz që shesin gjithçka!njerëz që nuk kanë as nder e as besë!njerëz që gënjeshtrën e kanë në vënd të të vërtetës!!
      kjo qënje e ndyrë nuk është në gjëndje as të gënjejë!!nuk është në gjëndje që “kjo marrveshje do të jetë e drejtë për ne”!
      është e ditur dhe e pashmangshme që një ndarje kufiri duhet bërë,por duhet të jetë e DREJTË!!
      këtu qëndron pisllëku!!
      sepse këta e dinë me ndërgjegje se NUK DO TË JETË E DREJTË!!
      e dinë shumë mirë se kanë bërë lëshime të jashtëzakonshme,megjithëse do të jenë më të pakta se berisha!!
      këta do të thonë se “ne nuk ishim aq shtatëzanë sa berisha”,pra më pak tradhëtarë se ai!!
      si shtatzania dhe tradhëtia nuk ka as më pak e as më shumë!!
      ps:shiko kur të përdorë bushati ose rama fjalinë”ne bëmë një zgjidhje të drejtë” në konferencën e radhës!!

      Reply to this comment
      • P´´´´´´´´´´ February 5, 18:21

        Natyrishte qe ke te drejte Anticensure 1234.
        por sot ,ne kto situatat e Politika ku ne loje eshte Djalli vet ,vjen ne pyetje Atdhetarizmi . Pra un,psh ,nqs si Minister do me duhet te firmos ,humbje te teritorit Shqiptare ,nuk me detyron asnji kryeminister psh ,jo Rama po asnji ne kte Bote .Problemi mbetet gjithmone Firma sot ne Bote ,sepse njifet si nji detyrim Ligjore per kte Bote qe operon me Ligje .
        Pastaj sa i takon Rames …un nuk dua te flas per disa gjera ,qe ne ate Boten Shqiptare ,jane pak te veshtira per tu konceptuar ,por ne kte rast do thoshja ; Kush e pyet sot Ramen se cfar behet me Shqiperine loool !Eshte Amerika ajo qe vendos sot drejtimet e zhvillimet Politike ne Europe qe nga Gjermani ,(ky Gjigand Boteror) e deri ke motrat europiane qe i vijne pas . Jo me nji byth Shqiperi . Or Ti !!! Nqs Djalli ,ka vendosur dicka ,kunder Shqiperise ,ne -(duke pare dhe gjendjen e popullsise ne Shqiperi ,jemi te fshire nga kjo Bote ) – kto Lojra qe po luhen ,ai do shkeli mbi gjithcka dhe do ja arrij asaj qe ka vendosur . Vetem nji popull kompakt mundet ta shpetonte ateher vendin . – Ti s’po arreston dot disa kriminele te njohur Boterishte , me ze e figure ,e jo me te besh Diplomaci te pavarur . Ne si Shqiptare sot ,kemi Aleate vehten tone Shqiptarin ,kudo ne Bote e asnji tjeter .Ata qe ne i mendojme si Aleate ,na shkaterruan gjithcka ,na moren dhe e shiten neper Bote gjithe ate armatim edhe pse s’ishte i kohes sot ,porqe mbronte vendin dhe te lane nji Ushtri me Hunj ne dore .Nderkohe qe Fqinjet tane ,i armatosi ,me armatimin me moderrn te Kohes ! Pra cfar realizuan me prurjen e salih karaputanes ne presidencen Shqiptar (njellos si sot meten ) shkaterruan gjithcka dhe e lane Shqiperine ,ne ate pozicione vs armiqeve tradicionale te Shqiperise ,njelloj si ne kohen e Zogut te Kurves ,qe kur te doje nji ushtri e huaj ,ta pushtoje e zhduki gjithe shqiptaret si bene Greket me Camerine . E kupton njeri tani se ne cfar gjendje Agonie ndodhemi ne si Shqiptare dhe askush nuk jep Alarmin ,sepse nuk kupton gjendjer e rrezikun qe na kanoset ,si kurr me pare si komb ose e bejne qellimishte sikur asgje s’po ndodh ne kte Bote (nderkohe qe te gjithe shtetet Europiane pergatiten ethshem per cdo situate lufte etj ) dhe ne vend qe ti kerkojne NATO-s armatime speciale te kohes jo per te sulmuar (sepse ato kushtojne shume per ne ) por ato qe kundersulmojne nji mjet ushtarak sulmues ,por kane rene ne lojen ,ku Bota i ka fut ,ndoshta thjeshte per ti marre kohe ,idioteve ,qe kur te plasi lufta ,legenat shqiptare ti gjej si muti ne shi . Ne kemi nji Problem shuuuume te madhe me kta politikan .Gjysma eshte por shqiptare por idiote dje opozita e presidence jane antishqiptare qe i bashkohen me lojen e tyre ,lojes se Botes se huaj ,duke mbajtur ne Shah Shtetin kaqol Shqiptare ,qe i kushton vemednje ktyre mashtruseve e putanave kombetare sepse vet jane kaqola ordiner .

        Zoti qofte me ne !

        Perndryshe gjithcka eshte e pashprese .
        Mjerishte …

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 February 5, 20:39

          plotësisht të drejtë!
          shqipot akoma nuk po e kuptojnë se përse po bën tërë atë luftë gërku për të mos lejuar shtetin e saj verior të quhet maqedoni!!
          shqipo idioti quan gërkun budalla që merret me gjëra koti!!
          kaq mjafton,për të kuptuar nivelin e njerëzve tanë në këtë situatë!!
          nuk flas për tradhëti e pisllëqe të tjera!!
          flas vetëm e vetëm për injorancën e tmerrëshme!!

          Reply to this comment
  10. Hammerhaituri February 5, 15:04

    ISO djema iso mbusheni!!

    Reply to this comment
  11. Mati February 5, 17:35

    Nuk mjafton me e mire se e tradhetarit me damke Sali Berishovici. Sepse nuk ka “gjysemtradheti” qe mundoheni te beni ju.
    Vini kufirin leshimeve te Grekut sic beri Enveri per 50 vjet pa iu dridhur syri edhe pse i rrethuar nga fqinjet armiqesore dhe superfuqi armike.
    Me ate ta beni krahasimin e jo me Sali tradhetarin se perndryshe edhe juve do te perfundoni ne kazanin e tradhetise sepse Shqiperia ne fund te fundit (edhe me tradhtite30 vjecare tuajat) do te ngadhnjeje.

    Reply to this comment
    • Partizani i vogel velo-qja February 6, 01:10

      Mire e ke o zeqo pilafi qe thua te sillen si enveri po enveri o gango nuk kishte 500 mije emigrant shqiptare ne greqi se po ti nisi mbrapsht as bar te thate nuk do hash dot, prandaj para se te shkruash ketu hape ate abetare dhe hidhi nje sy

      Reply to this comment
  12. Piro February 5, 17:52

    I jane bere leshime te pafalshme Greqise deri sot, me lojen e tyre 30-vjecare te hyrjes se Shqierise ne Europe.
    Boll me kete politike infantile e me keta politikane infantile.
    Qellimin final te grekeve nuk ka budalla (shqiptar i thjeshte apo minister) ai eshte aneksimi gradual i Shqiperise e jugut. Dhe nuk ka budalla (shqiptar i thjeshte qe nuk e di se te gjitha keto leshime antishqiptare jane bere vetem per te mbrojtur karriket e ndyra te politikaneve tane te degjenruar te pas 1990-es.
    Me kete politike qeverite shqiptare kane rezikuar seriozisht punen dhe luften, gjakun e dredhur ne shekuj per ta ruajtur identitetin t ketij populli eper te krijuar kete shtet shqiptar.
    Le te ngrihem i te gjithe ne kembe sa s’eshte vone e t’ia presim fqinjit tone te jugut kthetren e lyer me gjak shqiptari dhe sherbetoreve te saj ne Tirane, klikes kuislinge qepo i ze frymen ketij vendi e populli fisnik.
    Po te ngrihemi ne asnje qeveri nuk guxon t’i shese grekut interesat tonakombetare.

    Reply to this comment
  13. Per perendine e shqiptareve te betohemi February 5, 17:56

    Te marresh standard te politikes sone te jashtme tradhetine kombetare te Berishes.
    Kjo eshte cmenduri nga goja e nje ministri.
    Le te marrim jo standardin e Saliut por ate te Enverit , politiken e tij gjysem shekulore”Zero leshime ne marredheniet me Greqine!”

    Reply to this comment
  14. Arben February 5, 19:30

    Kur lexova titullin, mendova te shkruaja, por qenkan thene te gjitha

    Reply to this comment
  15. info analitike February 5, 22:42

    Une them qe grekeve tu japim Bushatin se me siguri do te dije ti defreje moteleve ndersa per token e detin te mos leshohet aspak pe. Greqia me kete punen e BE-se po e konsideron veten me shume nga c’vlen ne BE. Po te kishte pasur dy para mend kriepsikopati duhej te kishte lobuar tek vendet e fuqishme europiane e te merrte perkrahjen e tyre per zgjidhjen e problemeve me Greqine e jo te tregonte bqarcaleta idiote neper takimet diplomatike.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 6, 09:29

      “Po te kishte pasur dy para mend kriepsikopati”
      thu ti,unë them:po të ishte më i ndershëm psikopati do të kishte “bërë detyrat” që i dha BE,ato që na premtoi ne!por psikopati kërkon tia kalojë skizofrenit,xhahilit të shtetit shqiptar,sali berishës!!
      sërbi nga shtet agresoj,rracist dhe genocidist u këthye në një shtet normal,dhe do të ecë me normalitet!
      ne themi përse turqia”motër”investon në sërbi dhe jo në shqipëri!!
      thjeshtë për normalitetin!thjeshtë sepse funksionon shteti,sepse ka siguri që përfiton nga vlerat e investuara!!
      e gjithä çfar ndodh në shqipëri,dhe në trojet shqiptare,kosovë,maqedoni është thjeshtë makutëria e politikanëve tanë të korruptuar deri në palcë!!
      deri dje shqiptarët e maqedonisë thoshin”të paktën ju nuk keni të huajin që tu prishë punë”,por nuk e kishin parasysh se tëndi është më i ndyrë se i huaji!tëndi të fut thikën pas shpine!tëndi të tradhëton!tëndi të shet det dhe tërë jugun e shqipërisë!!
      kur ke tëndin në këtë gjëndje,i huaji të duket “vëlla”!

      Reply to this comment
  16. MH February 5, 23:25

    Marrëveshja ma e mire asht gjithesekushi me te vetat.
    Greket te qendrojne tek caku i vet.Te mos perzihet ma ne punet tona te brendeshme dhe ne teritorin ton.Ashtu sic ishte para se te bante per vete DETIN me firmen e tradhetarve Basha Berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*