“Deti” kalon në parlamentin grek, replika mes Bakoyannis dhe Kotzias

March 1, 2018 14:04

“Deti” kalon në parlamentin grek, replika mes Bakoyannis dhe Kotzias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i thirrur në interpelancë nga ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakoyannis, për çështjen e negociatave të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka theksuar gjatë përgjigjes së tij në Parlament se qeveria e tij po përpiqet të negociojë dhe të sjellë një marrëveshje që do t’u shërbejë të dyja vendeve.

“Marrëveshja e re ka të bëjë me 9% të sipërfaqes së detit midis Greqisë dhe Shqipërisë. 1.190 kilometra katrorë i përkasin palës greke nëse zgjeron me 12 milje zonën bregdetare, 1.220 kilometra katrorë i përkasin palës shqiptare, e cila tashmë e ka zgjeruar zonën e saj detare me 12 milje, ndërsa mbetet një pjesë rreth 9% e zonës detare për t’u negociuar. Ajo që duhet të zbulojmë është nëse ka çështje të tjera teknike që duhen zgjidhur”, tha Nikos Kotzias.

“Marrëveshja e vitit 2009 është bërë në bazë të vijës së mesme në totalin e përcaktimit të kufirit detar, duke dhënë edhe ndikimin e plotë në këtë përcaktim të ishujve grekë. Qeveria juaj ka synim të ndjekë parimin e së drejtës të gjykimit në vend të vijës së mesme? E mendoni se me këtë lloj gjykimi mund të krijojen precedentë negativë, që nuk do të shërbenin në negociatat e ardhshme për zona të tjera detare të vendit?”, tha Dora Bakoyannis.

Ish-ministrja e Jashtme greke ka kërkuar gjithashtu nga kryediplomati grek listën e negociatorëve, si dhe një kontekst të marrëveshjes, duke e akuzuar atë për negociata të fshehta me Tiranën.

Nga ana e tij, Kotzias ka bërë me dije se 8 prej 10 personave që përbëjnë grupin negociues janë pjesëtarë të administratës, një është personalitet në fushën e së Drejtës dhe një tjetër në fushën e hartave, duke theksuar se nuk ka asnjë prej bashkëpunëtorëve të tij.

Ai ka sqaruar se Greqia nuk po shkon në negociata për të humbur 100% të ndikimit në delimitim nga ishujt pranë Korfuzit, siç ka bërë qeveria “Karamanlis” e vitit 1977, kur në marrëveshjen me palën italiane kanë rënë dakord për një vijë detare që ndikohej në masën 70% nga ishulli Othonoi.

Gjithashtu, ai ka akuzuar konservatorët se, jo vetëm nuk miratuan në Parlament marrëveshjen e vitit 2009, por filluan të kryejnë pa rezultat edhe negociata të fshehta me palën shqiptare në vitin 2014.

o.j/dita

March 1, 2018 14:04
Komento

3 Komente

  1. Astriti March 1, 15:24

    Moj zonje “e hekurt” Bakojanis! Sikur te ishe ti ministrja e jashtme aktuale e Greqise, nuk do arrije asgje me shume se sa ka arritur Kocias, sepse tashme nuk eshte kryeminister Sali Bisha, por Edi Rama. “Ka Cecua bicak” 🙂

    Reply to this comment
  2. info analitike March 1, 17:04

    Ore pse greket japin shifra nderkohe qe Bushati tregon perralla? Sheko sheko ne 2014 paska pasur dhe negociata te fshehta ndersa skipetaret brohoritnin te rilindur.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 2, 09:06

      plotësisht të drejtë!!
      nuk e di përse duhet ti mbajnë të fshehta nga shqiptarët,qeveritarët tanë në një kohë që gëku nuk ka problem ti publikojë për grekët??
      bëhet emision televiziv në shqipëri,përveçsofizmave,reotrikës dhe ofendimeve nuk dëgjon e shikon tjetër!!bën emision gërku,nxjerr specialistë,nxjerr harta nxjerr teritoret që janë në diskutim,tregon se çfar mund të fitojë dhe çfarë mund të humbë!pra me një fjalë sqaron gjithçka!!
      tek ne nuk del asnjë specialist,dalin politikanë që as të flasin rrjedhshëm nuk dinë,30-40%janë gjestikulacione e mimikë,pjesa tjetër janë fjali të lëna pa fund,dhe pjesa që mbetet ndahet ndërmjet ofendimeve,grimasave dhe pasthirrmave!!
      nuk e di a jemi në një nivel të homosapiensit apo atë të homoerektus??
      apo vetëm politika është e tillë??????

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim