Deti mbushet me qindra arkivole, shembet varreza “turistike”

February 22, 2021 20:25

Deti mbushet me qindra arkivole, shembet varreza “turistike”

Një pamje dramatike ka shokuar banorët e një qyteze në Liguria të Italisë, Camogli, ku një pjesë shkëmbore që ndodhet pingul me detin, për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ka përfunduar në ujë.

Por bashkë me shkëmbinjtë, deti u mbulua edhe me qindra arkivole. Nuk është një skenë e një filmi horror, por pasoja e shembjes së një pjese të varrezave së qytezës.

Mbi 200 arkivole përfunduan në det pas një rënie të gjatë, ku disa prej tyre u shkatërruan dhe të tjerat u mblodhën me zor nga forcat e rendit, të ndihmuara nga anijet e peshkimit lokale.

Varrezat e Camogli, pikërisht për pamjen mahnitëse që dhuronin, janë bërë të njohura edhe përtej Italisë, dhe nuk janë të pakët të huajt që kanë prenotuar një vend me pamje nga deti.

h.b/dita

February 22, 2021 20:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim