Detyrat e shtëpisë për qeverinë: Shoqëria të përfshihet në reforma

August 9, 2016 09:35

Detyrat e shtëpisë për qeverinë: Shoqëria të përfshihet në reforma

Në programin e ardhshëm 2017-2019 Brukseli do ti japë një dimension të ri programit me qeverinë shqiptare.

Dimensioni social, i përfshirë për herë të parë në PRE 2016-2018, do të mbetet një fushë me rëndësi të veçantë në programin e radhës (2017-2019) dhe do të kërkojë një përshkrim të qartë të impaktit që krijojnë masat e parashikuara në të, si në konkurrueshmëri ashtu dhe në përfshirjen sociale të shoqërisë, njoftojnë burimet në Ministrinë e Ekonomisë.

Por sipas analizës së Ministrisë së Ekonomisë, dy elementet kryesore që mbeten një sfidë për përgatitjen e Programit të ardhshëm: a) përfshirja e palëve të interesuara që në fazën e hershme të përgatitjes dhe b) zbatimi i reformave të përfshira në të.

Ka një shqetësim nga palët që kryejnë analiza ekonomike të tilla si KE, FMN dhe BB se, rritja ekonomike dhe programi i reformave nuk e kanë përmirësuar mirëqënien e njerëzve.

Në përputhje me dispozitat e përcaktuara gjatë takimit të fundit rajonal të Koordinatorëve të Programit të Reformave Ekonomike (PRE), mbajtur në Bruksel ne qershor 2016, përgatitja e këtij programi u vlerësua nga Komisioni Evropian (KE) si korniza kryesore në të cilën çdo vend kandidat për në Bashkimin Evropian (BE) do të përshkruajë drejtimin e tij ekonomik dhe do të përgatisë ekonomitë kombëtare për të përballuar presionet e tregut të përbashkët, pasi vendi të bëhet pjesë e BE-së.

Rezultatet e takimit, nga njëra anë, theksuan rëndësinë e procesit të Berlinit dhe Agjendës së Konektivitetit nën fokusin kryesor të reformave strukturore, duke nxitur përfshirjen në to jo vetëm të projekteve të veçanta të investimeve të mirëfillta, por edhe të “masave të buta” (soft measures) të sektorëve kyçë si ai i energjisë apo i transportit./MONITOR

August 9, 2016 09:35
Komento

1 Koment

  1. l August 9, 09:59

    Per mendimin tim nese eshte e gateshme Shqiperia per tu antaresuar ne BE, une them PO.
    Arsyet jane te shumta dhe bindese nese i analizon nje per nje per nje popull rreth tre milionesh ose rreth shtateqind mije familje.
    Te ardhurat per fryme te popullsise dhe resuset e shumta qe kemi ne por te pamundur t’i veme ne shfrytezim,jo vetem per arsye te lekeve jane shume.
    Ne na mungojne leket ,ekspertet e mirfillte shkencetare te se ardhmes te ekonomise dhe te financave te cilet ecin KUTURU.
    Rritje ekonomike pa e ndjere ne xhepat e popullit vetem ne Shqiperi ben vaki.
    U pranuan ne heshtje dhimbjet e regjistrimit ne shtet te te gjithe te pa regjistruareve por kjoi kushtoi atyre dhjetemije leke te reja dhe perfitimi nga shteti 1.6 rritje i thone dyqind leke te reja.
    Nese per ekspertet e ekonomise evropiane e quajne edhe kete rritje ekonomike….Me mire shtetin mund t’a ekonomise dhe pa FMN zSali me ekonomistet e vet.
    Nese Evropa e ka megjithmend se do te na afrohet me projekte dhe me financime ne shume shpejt ja kethejme edhe me shume per pasurite qe kemi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*