Detyrimi im për të gjetur të zhdukurit nga diktatura komuniste, prej Patër Anton Harapi, Lef Nosit e deri tek Remzi Hoxha

Edi Rama December 4, 2015 22:34

Detyrimi im për të gjetur të zhdukurit nga diktatura komuniste, prej Patër Anton Harapi, Lef Nosit e deri tek Remzi Hoxha

Para disa javësh në Varrezat e Rrmajit në Shkodër, patëm nderin të përkujtojmë 4 nëntorin, 25 vjetorin e meshës së parë në Shqipëri, e cila shënon aktin e parë të sfidës së hapur publike kundër regjimit diktatorial në Shqipëri.

Në atë varrezë të rrallë, ku prehen eshtrat e shumë shqiptarëve të famshëm e krejt të zakonshëm, filloi procesi i shembjes së regjimit gjakatar komunist, proces i cili, në një kreshendo të jashtëzakonshme, vijoji po në Shkodër pak ditë më vonë me faljen e madhe tek Xhamia e Plumbit për të mbërritur në Tiranë tek protestat e studentëve, tek shembja e përmendores së diktatorit komunist e kështu me radhë.

Para rreth një shekulli, më 1918, At Gergj Fishta shkruante:

Ç’kontrast i madhnueshëm m’at “Fushë Rmajsh”! M’njanë Deka, që me kosë të patopitme të veten rroposë, shbin gjithçka mkambë Natyra; m’tjetrën anë Natyra, që me forcë të pashtershme vjen tûe vû m’vend çka të két rrenue Deka.”

Por talenti i madh e Fishtës nuk arrinte asokohe të shquante edhe një fuqi të tretë, përpos Dekës dhe Natyrës. Përfytyrimi i tij nuk arrinte të konceptonte Asjetën dhe Asvdekjen, këtë lloj gjendje të tretë, që diktatura krijoi për mijëra shqiptarë që u bënë viktima të saj, jo thjesht të vrarët, por të zhdukurit.

Sipas të dhënave aktuale, që nuk janë të plota, çmohet se rreth 6000 persona të ekzekutuar apo të vdekur ndër burgjet e regjimit komunist në Shqipëri, gjatë periudhës 1945-1991, konsiderohen të zhdukur, pasi familjarët apo të afërmit e tyre nuk disponojnë të dhëna rreth vendit të prehjes përfundimtare.

Ndryshe nga ato të “vdekurit normalë të Rrmajt”, shumë shqiptarë patën një fat jashtëzakonshëm: ata mbetën edhe pa varr, pa asnjë gjurmë në atdheun e tyre. Disa prej tyre, të gjendur para disa vitesh, presin edhe sot në morgun e një spitali në Tiranë që të identifikohen.

Patër Anton Harapi, Lef Nosi, Fejzi Alizoti, Lazër Shantoja, Sulçe beg Bushati, Xhevat Korça, Selaudin Toto, Kol Tromara, Xhelal Koprencka, Pater Gjon Shllaku, Marie Tuci, Fadil Kokomani, janë vetëm disa prej emrave shumë të njohur, ndërkohë që mijëra të tjerë kanë pasur të njëjtin fat.

Por, hezitimi, harresa, apo dhe refuzimi për t’u marrë me këtë trashëgimi të tmerrshme dhe kriminale të diktaturës, ka bërë që Shqipëria të regjistrojë persona të zhdukur nga shteti edhe në vitet e demokracisë. Rasti i Remzi Hoxhës është një akuzë e rëndë e pazgjidhur ende sot.

Të nderuar miq,

Unë e kam të qartë se përmendja e emrave të përveçëm do t’i irritojë, trazojë apo edhe alarmojë disa ndërgjegje të rënduara nga krimi, nostalgjikë të indoktrinuar, ithtarë retorikë të diktaturës apo edhe indiferentët e përhershëm.

Megjithatë, besoj fort se, vetmja rrugë për të çliruar dhe qetësuar si ndërgjegjet individuale ashtu edhe ndërgjegjen e shoqërisë, është garantimi i paqes së merituar për eshtrat e shqiptarëve të zhdukur.

Përgjithësisht, në vende të cilat kanë përjetuar luftëra, si p.sh. ish-Jugosllavia, janë realizuar programe të rëndësishme për gjetjen e personave të zhdukur. Shtete që kanë humbur ushtarë në luftëra të ndryshme, kanë kërkuar e vijojnë të kërkojnë pa pushim trupat e të rëndëve të tyre. Për dekada me radhë.

Ndërsa këtu, për fat të keq, ende nuk është kryer ndonjë proces serioz. Për këtë arsye, angazhimin i shtetit në kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur nga regjimi komunist është një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme politike, humanitare dhe shoqërore.

Rëndësia politike e këtij procesi lidhet, së pari, me faktin se kërkimi i të zhdukurve është një akt i rëndësishëm distancimi politik të shtetit shqiptar nga praktikat antihumane të regjimit komunist. Legjislacioni ndërkombëtar e konsideron zhdukjen e personave si një krim të shumëfishte kundër njerëzimit.

Pas miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, fillimi i programit për gjetjen e personave të zhdukur është një ndër vendimet më të rëndësishme politike të shtetit shqiptar që i shërben shkëputjes dhe distancimit nga krimet e komunizmit në Shqipëri. Hapja e dosjeve dhe fillimi i programit për gjetjen e të zhdukurve të diktaturës janë pjesë të të njëjtit proces që synon dekomunistizimin e vendit.

Heshtja e gjatë dhe e pafalshme rreth kësaj çështjeje, është një barrë e rëndë, që ngarkon jo vetëm ndërgjegjen morale të autoriteteve udhëheqëse politike të vendit gjatë 25 viteve të fundit, por edhe përgjegjësinë e tyre përballë legjislacionit kombëtar e ndërkombëtar për këtë fushë.

Sigurisht, që gjatë 25 vjetëve të shkuara është bërë diçka në fushën e ndarjes nga trashëgimia kriminale e regjimit komunist. Krahas punës së pakët, është bërë edhe një zhurmë e madhe.

Diskutimi publik dhe veprimi shtetëror është orientuar më shumë tek aspektet materiale të procesit. Kompensimi financiar i ish të dënuarve dhe të përndjekurve të regjimit ka qenë pothuajse i vetmi program rreth të cilit është përqendruar edhe puna edhe zhurma.

Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 2013-ës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij programi. Gjatë viteve të qeverisjes sonë, çdo vit është paguar mesatarisht dyfishi i sasisë së parave në krahasim me vitet e qeverisë së mëparshme.

Megjithatë, ky dyfishim i përpjekjeve nuk është konsideruar kurrë si i mjaftueshëm, pasi kompensimin financiar ne e shohim vetëm si një element të procesit, i cili nuk mund të davarisë terrin dhe makthin e familjarëve dhe të afërmeve që nuk dinë asgjë për fatin e të dashurve të zhdukur pa asnjë gjurmë.

Është kjo arsyeja se përse qeveria shqiptare, është jo vetëm mirënjohëse pa fund për gatishmërinë e bashkëpunimit të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, por do të angazhohet fuqimisht në mbështetje të projektit për Shqipërinë.

Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme do të nisë negociatat për nënshkrimin e “Deklaratës mbi rolin e shtetit në trajtimin e çështjes së personave të humbur si pasojë e konfliktit të armatosur dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, që konsiderohet si një hap vendimtar drejt adresimit të plotë e serioz ndaj kësaj çështjeje.

Por, përveç aspektit politik, gjetja e personave të zhdukur ka një dimension të rëndësishëm human, moral dhe shoqëror. Shoqëria shqiptare e traumatizuar rëndë nga terrori komunist dhe varfëria ekstreme, e izoluar nga bota e qytetëruar dhe e ndaluar në besimin tek Zoti për gati gjysmë shekulli, ka nevojë që, edhe nëpërmjet fatit të mijëra shqiptarëve të zhdukur, të njohë më thellë fytyrën e regjimit të rrëzuar në vitin 1990, i cili ende shfaqet në jetën tonë sot, herë si ekstremizëm politik, herë si nostalgji sociale, herë si drejtësi e munguar, herë si arbitraritet administrativ etj..

Brezi i shqiptarëve të rinj, i atyre që kanë lindur pas rënies së diktaturës, përbën sot pothuajse gjysmën e popullsisë së Shqipërisë. Ky brez ka më shumë se kushdo nevojë për t’u njohur me periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri. Programi i kërkimit të personave të zhdukur gjatë diktaturës ofron një mundësi të rëndësishme që brezi i ri, media dhe aktorë të tjerë të shoqërisë të përfshihen në një proces reflektimi rreth diktaturës komuniste.

Qëllimi i kësaj përfshirje nuk mund të kalojë kurrë caqet e njohjes dhe të reflektimit individual e shoqëror. Ai do të jetë një tjetër hap i rëndësishëm drejt paqëtimit të shoqërisë nëpërmjet njohjes dhe reflektimit rreth krimit.

Ne besojmë fort se njohja, reflektimi dhe jo heshtja, janë rruga më e mirë për të kapërcyer të shkuarën dhe për të ndërtuar të ardhmen e qytetëruar.

At Zef Pllumi, shqiptari i madh dhe miku im i mirë, shkruante kështu në vitin 1994:

“Na si besimtarë në Zotin duem që edhe shoqnia njerëzore të eci në rrugën e Zotit në të cilën do t’i prijmë na vetë me shembullin tonë personal. Nuk kemi kurrnji inát personal as me Tiranin as me ata që verbërisht i shërbyen atij. Megjithkëte vetëm dënimi moral i shpallun publikisht për këta dhe të gjitha institucionet e krijueme prej këtyne do të mjaftojnë për me dhanë imazhin e shkëputjes njiherë e përgjithmonë nga sistemi tiranik i së kaluemes e se populli shqiptar hini në rrugën e demokracisë pa gjak, pa dhunë, pa hakmarrje personale, por si nji popull me ndjenjat sublime të dashunisë për jetën e botën.”

Të nderuar miq,

Asgjë më shumë nuk mund të kërkohet dhe as të pritet prej programit që nisim sot. Le të bëjmë edhe një hap tjetër drejt një Shqipërie më të fisme, të çliruar nga plagët dhe barrët e të shkuarës dhe të vendosur për të ecur përpara në rrugën e demokracisë dhe prosperitetit.

Edhe një herë falënderimet më të mira për iniciativën e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për përkushtimin e zëvendësministres Genta Sula dhe për angazhimin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

* Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Konferencën “Kërkimi dhe identifikimi i personave të zhdukur, viktima të regjimit komunist në Shqipëri”

Edi Rama December 4, 2015 22:34
Komento

7 Komente

  1. demo December 4, 23:08

    Tani qe vdiqen kriminelet,qe i groposen,gjen tasin e Nas Rrokut.

    Reply to this comment
  2. Bardhi Tolabi December 5, 02:45

    O demo!
    Ne vend te nje falenderimi per kete akt njerezor dhe ndjese,ti ben akuze?
    P o beja kete akuze atyre qe drejtuan kete shtet per 25 vjet,qe jo vetem nuk ndermorren asnje mase te tille,por as nuk denuan diktaturen sic e merritonte,por e ndeshkuan per “kafet” e pira.Nuk ju hoqen asnje dekorat,nuk i akuzuan per asnje krim konkret.Cfare beri ai,Sali Berisha,i cili cdo dite prashit e vadit,vetem me fjale “anitkomunizmin” e tij?Fatkeqet e djeshem,te persekutuarit e ndergjegjes,jane dhe sot me fatkeqe se dje.Atyre nuk u jane hapur akoma syte,por shkojne mbrapa nje mashtruesi e demagogu,i cili me perjashtim te marrjes te votave prej tyre,nuk u ka dhene asgje,nuk ju ka gjetur eshtrat e familjareve te pushkatuar apo te tretur ne internime,gjate viteve te diktatures.I zvarriti me nga nje kacidhe si gjoja demshperblim e nje pjese e mire e tyre,ndruan jete pa ju gezuar as nje kesti shperblimi…
    Vleresoni o njeres ate c’ka ben mire nje qeveri e mos ja mohoni merritat,e cilido krahu qe te jete ajo.Ndeshkoni kedo qeveri,e cila nuk zgjidh asgje,e nuk vlereson askend sipas merrites dhe moralit njerezor,pamvarsisht e majte apo e djathte qofte.
    Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit!

    Reply to this comment
  3. demo December 5, 11:34

    Po pse jam i denuar te shpjegoj me nje carcaf me shkronja,ate qe e kam shprehur me dy fjale?
    Une jam nje nga ata qe kame ndihmuar ne gjetjen e eshtrave te pushkatuarve nga junta gjakatare antikombetare.Ne rivuajtem antikomunizmin e komunistit me te terbuar te sherbetoreve te bllokut,qe pervec se sociopat,qelloi edhe malok.Kur hyn maloku ne valle mos prit rradhe.Fare mire pa buje maloku mund te ndihmonte te gjithe familjaret per gjetjen e eshtrave te viktimave,kur ishin gjalle kapterrat e togave te pushkatimit,varrmihesit etj.Shumicen e viktimave i kemi gjetur nga rrefimi i tyre,sepse urdheruesit,prokuroret,gjykatesit,sigurimsat,nuk tregonin.Madje njeri prej tyre na tha:Kur te na beni ju,ate qe ju kami bere ne,nuk i dihet mund te tregoj!Por Sali Berisha i perdori torturat per te varrosur Remzi Hoxhen,jo per te torturuar xhelatet e komunizmit gjakatar.Tani qe vdiqen deshmitaret,tasin e Nas Rrokut gjen Edi Rama!

    Reply to this comment
  4. john December 5, 12:08

    MORE SHQIPTARE NAIVA ….. POR NGA KUSH PRISNI JU MORE QE TE DALIN KRIMET E TERRORISTAVE TE KOMUNIZMIT …..NGA BERISHA …ISH SPIUN . I ENVERIT … NGA RAMA ..QE KOMUNISTAT E PRUNE NE TIRANE DHE DAJA I VET ISHTE AI QE I LEPINTE CIZMET ..ENVERIT … NGA META .. ENVERI E PRURI NE TIRANE NGA KATUNET E TIRANES ..DE BABAI I VET SPIUNONTE KOMSHIJTE …. NGA BASHA .QE ESHTE NJE COBAN PA KULTURE ..DHE E KA MENDJEN VTEM TE BEJE PALLATE TE VJEDHI …KETO TIPA SJANE SHQIPTARE …JANE TRADHETARE TE POPULLIT ..SIC ISHIN EDHE PRINDERIT E TYRE … NGUSHELLIME PER FAMILJET E TJE MEREVE SHQIPTARE …QE KOMUNISTAT I VRANE SI QENJ … ISHIN TE PAFAJSHEM …KURRE NE EUROPE NUK TE VRISNIN PER NJE IDE ..PER NJE FJALE ….SEPSE KISHE DESHIRE TE JETONJE NE NJE VEND TJETER …SHPRESOJEN TI GJEJNE TE SHKRETIT .. DHE FAMILJA TI QAJE NEPER VARRE ..SI I KA HIJE TE VDEKURIT … JO SI QENT …

    Reply to this comment
  5. Mark uk December 5, 16:39

    Me siguri jua paska thene babaj juaj o Edver Rama se ku gjinden eshtrat.

    Reply to this comment
  6. shqiptar sharri. December 5, 16:40

    O`Pallosh,po ti je djali komunistit te orve te para more gjakprishur,po ti je vrases i babes tande more tradhtare,dhe bilem mbahesh njeri intelektual dhe ja arite te jesh kryekriminelkryekriministar,njejt si sali serbi,apo nano pisi,po cfar do gjurmosh dhe ku dote germosh si tarja dote urmosh gjithe shqiprin te gjesh kockat e bashkemendimtarve tuaj,dhe te sali serbit,apo doti gjesh ata antikomonist dhe tradhtare te vendit qe punonin me komunistet jugosllav,kunder enver hoxhes,pra kto do te grmosh ti djal i perdal,i NJI NJERIUT TE MADHE,TE KOMBIT I NJI ARTISTI TE MADH DHE MJESHTER E NDER I KOMBIT,ME ATE PERMENDOREN NENE SHQIPRI,qe krenohesh ti dhe sali serbi kur perkulni para asaj permendore qe e beri yte ate,apo babai i juaj,KOMUNIST DHE ATEDHETAR,PATRIOT DHE ARTIST I MADHE,DHE I KOVTE LAVDI PER JET,TE JETVE KRISTAQ RAMES.Kurse ti edvin rama dhe sali srbit ju mbelovte turpi dhe faqeja e zez ju kovte per tan jeten,antikombtar jeni,dhe po ashtu jeni antikomunist te perdal,por duke ju falemenduar komunistve ju sot jeni ne kto detyra dhe e keni kete shqipri,se po mos te ishin komunistat dhe partizanet trima,ne nuk ishim me shtetin shqiptar,por dote ishim te shperndar neper bot si,mergata e qyqeve dikur ore idiota,dhe mesiguri tani nuk dote kishte shqipri,dota kishim fatin e cameris,dhe trojeve shqiptare qe kan ngel neper shtetet ballkanike troje dhe popull,ora derra te pa ndrequr ore antikombtar te pandrequr haram ju kovte buka e shqipris dhe haram gjiri i nanave tuaja.germo te gjejsh eshtnat e koci xoxes he pisi pisave turpi te mbulovte.

    Reply to this comment
  7. i ri December 5, 18:35

    Ore gjej vrasësin e 21 janarit fute brënda,që të mbyllen dy gjirize të hapura ,atë te SHQUP.it,dhe zgafellën e ujkut mark.Të tjerat nuk i bën dot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*