Detyrimi për universitetet: Si do bëhet regjistrimi i diplomave në QSHA?

February 8, 2018 16:58

Detyrimi për universitetet: Si do bëhet regjistrimi i diplomave në QSHA?

Para lëshimit të çdo diplome, të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend duhet që të kryejnë procedurat e regjistrimit të tyre pranë Qendrës së Shërbimeve të Arsimit (QSHA). Nëpërmjet këtij procesi studentët do të jenë më të qetë mbi ligjshmërinë e diplomës që do të marrin në përfundim të studimeve të larta.

Për të bërë të ligjshme këto diploma, çdo universitet publik dhe privat, duhet që të dorëzojë pranë QSHA-së dosjen përkatëse, ku të përfshijë: “Kërkesën për regjistrim, vendimin e Senatit Akademik për miratimin e formës së diplomës për çdo cikël dhe lloj programi studimi, aktin e hapjes së universitetit, aktin e akreditimit të tij, aktin e hapjes së programit të studimit për të cilin lëshohet diploma, aktin e akreditimit të programit të studimit për të cilin lëshohet diploma, formën e diplomës, apo certifikatës që do të regjistrohet, dokumentin e pagesës së tarifës për regjistrim në regjistrin shtetëror”.

Dokumentet duhet të jenë origjinale, të sakta dhe të plota, si dhe nuk duhet të përmbajnë korrigjime, apo fshirje. Po ashtu këto dokumente duhet të jenë në gjuhën shqipe, ose të përkthyera dhe të vërtetuara në gjuhën shqipe dhe të legalizuara sipas legjislacionit në fuqi. Tarifa e regjistrimit për çdo formë diplome dhe certifikate të regjistruar është 3,000 lekë.

 p.k/dita

 

February 8, 2018 16:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*