Deutsche Telekom vlerësohet marka më me vlerë e telekomunikacionit në Europë

February 1, 2018 17:32

Deutsche Telekom vlerësohet marka më me vlerë e telekomunikacionit në Europë

Deutsche Telekom arrin të ruajë vendin e parë si kompania më me vlerë e telekomunikacionit në Europë, pasuar nga Orange dhe Vodafone. Sipas renditjes së “Brand Finance Global 500”, kompania ka arritur nivelin më të lartë të vlerës së markës në historinë e saj si kompani, në shifrën prej 40.2 miliardë dollarë amerikanë. Kjo është një rritje prej 10 për qind nga vlerësimi i vitit të kaluar. Që nga rihyrja në treg në vitin 2008, marka Telekom ka parë një rritje të vazhdueshme në vlerë, me një shifër impresionuese prej 352 për qind.

Çdo vit, Brand Finance përcakton markat më me vlerë në botë. Sipas kompanisë angleze të konsulencës, renditja në krye e Deutsche Telekom reflekton qëndrueshmërinë e strategjisë së kësaj marke. Gjithashtu, kjo kompani telekomunikacioni vazhdoi me sukses zhvillimin pozitiv të biznesit vitin e kaluar, ndërkohë që ka bërë investime afatgjata për cilësinë e rrjetit, novacionin dhe shërbimin e klientit, të gjithë këta elementë që kanë krijuar bazat për rritjen në vlerën e kësaj marke.

Gjithashtu, Telekom ka krijuar me sukses reputacionin si një ofrues i besueshëm i shërbimeve të telekomunikacionit në Gjermani duke shtrirë biznesin e tij në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Deutsche Telekom është gjithashtu marka më me vlerë gjermane në botë pas Mercedes-Benz dhe BMW, pasuar nga Volkswagen dhe Siemens. Ndërkohë, gjiganti Google është marka më me vlerë në mbarë botën, pasuar nga Apple dhe Amazon. e.k/dita

February 1, 2018 17:32
Komento

1 Koment

  1. A February 1, 19:04

    Dojç Telekom = AMC, ne Shqiperi nuk ka asgje per ta pergezuar.
    Si AMC dhe VODAFON oferten e kane 4-ter javore, pra 28 dite. Viti per keto dy kompani nuk eshte 12 muaj por 13(TREMBEDHJETE) MUAJ. Absurditet.
    Kete veprim e bene disa firma te tefonise celulare ne Itali, per kete vjedhje dhe korrupsion me vendim te qeverise italjane u quajt korrupsion i hapur dhe vjedhje. Me vendim oferta duhet te jete 1(NJE) MUJORE.
    Te marrim AMC se çfar oferta ka:
    1) Oferta e pare 200 minuta = 8000 lek te vjetra.
    1 minut = 40 lek te vjetra.
    2) Oferta e dyte 2000 minuta = 11000 lek te vjetra.
    1 minut = 5,5 lek te vjetra.
    Duke qene ne keto pozicione korruptive keto dy kompani, bene ne menyre artificiale ne bashkepunim me mender EDI RAMEN te mbyllin Kompanine Celulare “PLUS”. Pra, kerkohet qe gjithçka te behet monopol dhe te vjedhin dhe te rrjepin xhepat e individit shqiptar.
    Fatkeqesia eshte se nuk kemi qeveri si duhet, por mendojne si te vjedhim dhe grabisim pasurite kombetare dhe taksapaguesin shqiptar.
    Sherbimi i ketyre 2(DY) KOMPANIVE le shume per te deshiruar ne te gjitha drejtimet dhe nuk i sherbejne klientit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*