Deutsche Welle: Arkitekt i reformës në Drejtësi, pse dha dorëheqjen Xhafaj?

October 27, 2018 18:02

Deutsche Welle: Arkitekt i reformës në Drejtësi, pse dha dorëheqjen Xhafaj?

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u bë e ditur të shtunën (27.10) nga një njoftim i kryeministrit Edi Rama, në median sociale, që bën me dije, se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Xhafaj.

Nga postim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama duket se arsye për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,  është kërkesa për  “shpejtësi, energji dhe rezultate të reja”. Kryemnistri Rama njofton në postimin e tij, se në vend të Fatmir Xhafajt është emëruar Gjenerali Sandër Lleshi, për të cilin  Rama shkruan, se “do të sjellë një energji  të  re, pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Tani duhet  rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”

Ministri i ri i Punëve të Brendshme i kualifikuar në Gjermani

Gjenerali Sandër Lleshi, që do të jetë tani ministër i Brendshëm në Shqipëri, ka kryer kualifikime  të larta  ushtarake në Gjermani. Ai ka qënë Atashe Ushtarak në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin, nga viti 2003-2006.  Më herët ka përfunduar kursin e avancuar të gjuhës gjermane në  Institutin Federal të Gjuhëve, (Bundessprachenamt) , kursin e  Shtabit të Përgjithshëm dhe kursin e Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit, në Hamburg. Gjeneral Lleshi ka kryer edhe  Seminarin e Lartë  Ekzekutiv në Qëndrën për Studime të Sigurisë Europiane George C. Marshall , në Garmisch  Partenkirchen, në Gjermani.

Xhafaj një nga arkitektët e reformës në Drejtësi. Pse dha dorëheqjen?

Dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm vjen e papritur.  Vetëm një javë më parë Policia e Shtetit , strukturë e Ministrisë së Brendshme, zhvilloi me sukses Mega-Operacionin e parë në Shqipëri për nga përmasat dhe rezultatet:  në 12 qytete të Shqipërisë, në të njëjtën kohë, u arrestuan anëtarët e 4 grupeve kryesore kriminale të trafikut të drogës, që bashkëpunonin mes tyre si një organizatë kriminale. U shkatërrua laboratori i përpunimit  të heroinës, në Has, të qarkut  të Kukësit. U arrestuan dy ish-deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çako, për bashkëpunim me  krimin e organizuar të trafikut të drogës. Pse dha dorë heqjen Fatmir Xhafaj pas suksesit të fundit? Kjo mbetet ende e panjohur. Vet të ish-ministri Xhafaj, në një prononcim për mediat, të shtunën  (27.10)paradite nuk dha  asnjë shkak për dorëheqjen e tij. “Sfidat kanë qenë tepër të mëdha , por jam krenar që në krye të një ekipi  me integritet dhe përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi arritur suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej  të cilave, të konsideruara të pamundura për vite të tëra”, tha Fatmir Xhafaj.

Në Maj të këtij viti, Xhafaj hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të dhënë  dorëheqjen, që pretendonte se ai kishte fshehur dënimin e vëllait  të tij, Agron Xhafaj, në vitin 2002  në Itali për trafik droge dhe e kishte mbrojtur nga drejtësia në Shqipëri, ku i vëllai ishte ekstraduar  nga autoritetet italiane.

Para marrjes së postit të Ministrit të Brendshëm në shtator 2017, në qeverinë Rama 2, Fatmir Xhafaj, si kryetar i komisionit  të ligjeve ka qënë një nga arkitektët e reformës në drejtësi, kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Opozita e konsideron dorëheqjen e Fatmir Xhafës si: “hap të rëndësishëm të përpjekjeve të sa për të pastruar politikën nga krimi”.  Kryetari i PD, Lulzim Basha, shkruan në median sociale se: “largimi i Fatmir Xhafës është fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”.

v.l/Dita

October 27, 2018 18:02
Komento

11 Komente

  1. Askushi October 27, 18:40

    Dora e saliut,Sander Leshi,,,,,,,,pf !Shqiperi te kam dhjere, ste kam njohur asnjeher!

    Reply to this comment
  2. askushi October 27, 18:54

    Sander Leshi,dora e Sali qenit!Shqiperi te kam dhjere ,ste kam njohur asnjehere!

    Reply to this comment
  3. xhafi na dolli edhe Arkitekt mo shokeni October 27, 18:54

    hahahahahahaha

    medie llapaqenesh

    Reply to this comment
  4. intelektuali October 27, 19:33

    O Deutsche Welle te paditur ja u a thote intelektuali perse:

    HETUESI I ENVERIT, FATMIR XHAFAJ HODHI GURE NE SHTEPINE E DROGES TE EDVINIT PA LEJEN E PARTISE

    Mesiguri ka hapur barkun te nderkombetaret per pislliqet e Rilindjes Enveriste me kokaine dhe heroine alla Taulant Xibraka dhe Edi Rama me veshet e gjate te komunistes Mogherini e ka mesuar nga hafijet qe ka ne BE se kush eshte ARMIKU i brendeshem.

    Ja o DW sa e thjeshte eshte puna ne komplotet qe sajon Rilindja Enveriste ne Shqypni me ARMIQ te brendhshem dhe te jashtem, njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit,

    sepse:

    Pritet qe edhe Vangjush Dako te hedhe GURE ne shtepine e Edvinit bashke me Saje Qorrin qe ri si skuth dhe pret momentin e volitshem, nderkohe qe ushtrise se Balilajve dhe Habilajve po u shtohen edhe Rajat nga Kruja dhe Abdylat nga Shijaku me nje shpejtesi te papare.

    Reply to this comment
  5. tomsojeri October 27, 20:26

    Or shqiptar ! Ajo cka shifni e ndegjoni esht 1/4 e 3/4 jan “nen uj”..si pun e ajzbergut !.Pazaret ,kompromiset ,dallaveret e cdo pisllik qe sju shkon ndermend bejn pjes te kjo 3/4…Dy ministra te brendshem ne nje koh aq te shkurter ,le shum per te dyshuar, por si gjithmon futjani nje C.Q.T. e vazhdoni ruget e kurbetit ,qe ky vend te humbas emrin dhe identitetin ,(deshir kozmike e armiqve te tij) qe gjeten celsin e shperberjes pa luft e gjak ! Film i paster ,shikoni parlamentin e rempalles ,krimineleve ,hajduteve ,kurvave e kurvareve qe te kuptoni cfar ka pjell kjo tok …….

    Reply to this comment
  6. Jak Boston October 28, 00:57

    Manovrimet e radhes te Ripjelljes per te krijuar mjegull qe te mos shikohen te palarat, pasi eshte gjysma e mandatit te dyte dhe smundet me te thone qe e ka fajin Sala.
    Sala duhet te ishte duke shkruar neper muret e shtepise pa qera tani, por shoku i tij i biznesit Rama mendon per veten e tij pasi te mos jete me aty ku eshte sot, pasi edhe ai do kerkoje te trajtohet njelloj si Saliu pasi ka bere vetem ” gabime politike ” , por asgje tjeter, drogen dhe korrupsionin i kane bere te tjeret ” pa dijenine ” e Ramukut te Ripjelljes.
    Film i vjeter i politkes shqiptare ku nderrohen te gjithe pervec krietarit.
    Kur standartet Europiane jane qe fillon nga krietari dhe vazhdon me te tjeret.

    Urime ministrit te ri ne poziten e re me keshillen dhe deshiren qe te jete me shume gjerman sesa shqiptare ne ate pozite.

    Reply to this comment
  7. Lili October 28, 09:15

    Rrnofte germania…
    Si dje si sot, vetem hajr kemi prej botes germanofolese.

    Reply to this comment
  8. esmir November 1, 22:00

    Ky ishte nder te vetmit ministra qe punonte ne kete qeveri.

    Reply to this comment
  9. edesss November 1, 23:42

    Ja si shperblehet puna ne shqiperi. Me shkarkime

    Reply to this comment
  10. risa November 1, 23:43

    Ne themi te jen te gjithe si xhafa ky Rama vete e heq. Hajde mendje hajde.

    Reply to this comment
  11. asqeri November 1, 23:45

    Kete xhafen do ta mbajm mend si arkitekt te reformes ne drejtesi dhe si minister i suksesshem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim