“Deutsche Welle” tregon suksesin e Shqipërisë

June 8, 2016 15:07

“Deutsche Welle” tregon suksesin e Shqipërisë

Shqipëria është një ndër përfaqësueset debutuese në Europian. Rrjeti i njohur televiziv “Deutsche Welle” i kushtoi një dokumentar vendit tonë dhe Islandës, që pavarësisht ndryshimeve i bashkon kualifikimi në finalet e Euro 2016.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Altin Rraklli ishte personazhi kryesor, i cili bisedoi me të tjerë protagonistë të futbollit shqiptar në periudha të ndryshme.

Çfarë ishte kjo arritje, një rastësi, një mrekulli apo meritë? 

Fisnik Kosova, Trajner:Nuk besoj se janë rastësisht. Presioni është i madh mbi Francën apo Gjermaninë. Tani kërkohet që të tregojnë një futboll të bukur”.

Hamdi Salihi, Futbollist i Kombëtares “Është një ëndërr që u bë realitet”.

Shqipëria ka befasuar edhe në raste të tjera, por pa arritur kualifikimin. Lin Shllaku është ish-kapiteni i Kombëtares që pengoi Gjermaninë të kualifikohej në Kampionatin Europian të 1968.

Lin Shllaku, Ish-futbolllist i Kombëtares:“U eliminua Gjermania dhe Helmut Schon më uroi në fund dhe tha që Lin Shllaku është kapiten i madh.”

Shqipëria përpiqej prej Europinit 1964 të kualifikohej në fazën finale të turneut dhe më në fund ia arriti pas përpjekjeve më shumë se gjysmëshekullore.

June 8, 2016 15:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*