“Deveja dhe elefantët”, shpërthen e qeshura në sallën e parlamentit danez

October 9, 2019 19:56

“Deveja dhe elefantët”, shpërthen e qeshura në sallën e parlamentit danez

Salla e Parlamentit nuk është përherë një vend i mërzitshëm debati. Të paktën në Danimarkë. Ligjvënësit në sallë dhe kryeministrja, Mette Frederiksen shpërthyen në të qeshura ndërsa në axhendë po shqyrtohej blerja e një deveje dhe disa elefantëve.

Pas 15 orësh debat politik në parlamentin danez, Frederiksen foli për blerjen e 4 elefantëve të një cirku, në mënyrë që ata të dilnin në pension. Kryeministrja u mundua ta merrte këtë çështje me seriozitet, por nuk ia doli.

Blerja e tyre u aprovua në shtator dhe është një nismë e qeverisë për të ndaluar plotësisht përdorimin e kafshëve të egra për arsye argëtimi. Ramboline, Lara, Djunga dhe Jenny janë blerë për 11 milionë kroon danez, ose 1.6 milionë euro.

Përveç elefantëve, shteti i Danimarkës u detyrua të blinte dhe devenë Ali, pasi ishin të pandashëm me shokun e ngushtë Ramboline.

 

l.h/ dita

 

October 9, 2019 19:56
Komento

3 Komente

  1. ganiu October 9, 20:26

    Rama do ta kishte dhën me PPP, dhe s’kishte për ti kushtuar asgjë shtetit.
    Privati do ti kishte blerë me 16 milion, dhe vetëm atëherë shteti do ti paguante për 16 vjet rresht nga 3 milion në vit.

    Reply to this comment
  2. Emigranti Athine October 10, 11:23

    Blejne elefante 1,6 milion euro dhe nisin ndihma ne Shqiperi me vlere 150 mije euro.

    Reply to this comment
    • **** October 10, 15:03

      Elefanti eshte kafshe e mire, shqiptari kafshe e keqe. Kush e do? Asnje
      Kur nuk behesh njeri nuk ka njeri te te pranoje.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*