Devijimi i dialogut Serbi-Kosovë tek ekonomia favorizon Serbinë

March 25, 2020 04:12

Devijimi i dialogut Serbi-Kosovë tek ekonomia favorizon Serbinë

Nga Shaban Murati

 

Nuk dihet se si dinamika e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë humbi rrugën e vet normale të përfundimit me njohjen reciproke të dy shteteve dhe hyri në një shteg pa krye të diskutimit të çeshtjeve ekonomike. Kthesa është e madhe nga vija normale diplomatike e përcaktuar me kushtin vendosur Serbisë prej BE se pa njohjen e Kosovës nuk mund të anëtarësohet në BE, dhe me kushtin e njohjes së Kosovës, që presidenti i SHBA, Trump, përcaktoi në telegramin e tij dërguar presidentit të Serbisë, A.Vuçiç, me rastin e festës kombëtare serbe.

Duhet thënë që në fillim se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjene konfliktit të ngrirë midis tyre nuk është ekonomik, por është diplomatik, sepse duhet trajtuar si status bisedimesh midis dy shteteve. Nuk është e qartë se si këto dy vitete fundit, kur dialogu zyrtar është pezulluar dhe vazhdon midis dy presidentëve,kjo tezë e karakterit ekonomik të dialogut u shfaq në axhendën diplomatike nga qarqe filoserbe të diplomacisë europiane apo nga një ndjenjë bezdie e diplomacisë ndërkombëtare për një dialog me fund të hapur. Evërteta është se një devijim strategjik të dialogut nga diplomatik në ekonomik e ka synuar dhe e synon Serbia. Në një intervistë para pak ditësh në ”Foreign Policy” presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi lidhur me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës:”Unë po kërkoj të vendosim lidhje më të mira ekonomike, me të cilat ne do të fillojmë të mirkuptojmë njeri-tjetrin. Dhe ne kemi nevojë për dialogun për të arritur këtë”.

Qëllimi dhe strategjia e presidentit serb dhe e diplomacisë serbe shfaqet qartë se është futja e Kosovës në gropëne zezë të së kaluarës, për vendosjen e raporteve më të mira midis metropolitserb dhe ish kolonisë në planin ekonomik dhe me premtimin e zbrazët të një mirëqënie më të lartë ekonomike, që  ta bëjë Kosovën të harrojë se është shtet i pavarur dhe ta mbyllë odisenë e dialogut me pranimine statusit, që i ka dhënë asaj Kushtetuta e Serbisë. Ajo, që e bën më të habitëshme dhe më të rrezikëshme situatën, është fakti se këtë tezë serbe e sheh si qendër të dialogut edhe ndonjë udhëheqës kryesor në Kosovë, i cili në datën 8 mars përhapte në rrjetet sociale qendrimin se “ne po bisedojmë me Serbinë t’i japim fund një konflikti 100 vjecar duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik”.

Ta çvendosësh qendrën e dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nga njohja reciproke te diskutimi i lidhjeve ekonomike, tregtare dhe infrastrukturore, është të tallesh me pavarësinë e Kosovës,me të drejtën,historinë dhe lirinë e saj. Nuk mund të ketë cinizëm më të madh diplomatik se sa të deklarosh se qëllimi i dialogut Serbi-Kosovë është hapja e vendeve të punës. Para së gjithash duhet thënë se kjo platformë dhe objektiv ekonomik i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës është një shfajsim i plotë për Serbinë, për agresionin, për spastrimin etnik dhe gjithë pushtimin rreth 90 vjeçar serb tëKosovës. Është një indulgjencë e krimeve që ka kryer Serbia, e cila nga lufta e vitit 1999 me popullin e Kosovës dhe me NATO-n doli si një shtet i mundur. Në të njejtën kohë është një deformimi historisë së shtypjes dhe të masakraveserbe, të cilat na dalin tani si keqkuptime të krijuara nga raportet e padrejta ekonomike midis metropolit serb dhe ish-kolonisë kosovare.

E përsërisim se normalizimi përfundimtar i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë nuk është problem ekonomik, por është problem diplomatik, që don të thotë problem midis dy shteteve fqinjë, që nuk e njohin njeri-tjetrin dhe që duhet ta njohin. Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë në mënyrë të parevokueshme prioriteti numur një i Kosovës në dialog. Ai është dera e parë e madhe, që duhet të hapet për normalizimin, dhe siç e kam theksuar vazhdimisht në shkrimet e miavetëm pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dy shtetet mund tëdiskutojnë në tavolinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane çeshtjet, që ata mendojnë se duhen zgjidhur midis tyre.

Trajtimi i dialogut si platformë bisedimesh ekonomike për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve e fut Kosovën në një qorrsokak diplomatik dhe gjeopolitik. Ai favorizon Serbinë dhe pretendimin e saj kolonialist mbi Kosovën. Atë devijim të dialogut e hedh poshtë historia e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës nga 1912 deri në 1999, e hedh poshtë historia e shembjes së Jugosllavisë, e hedh poshtë praktika dhe historia moderne e marrëdhënieve ndërkombëtare në Europë. Argumentet kundër fokusimit të dialogut tek ekonomia janë të shumta.

Përvoja e Kosovës. Kosova ka qenë pjesë e federatës jugosllave të drejtuar nga Serbia, ka qene pjesë e ekonomisë serbe, dhe ka qenë rajoni më i varfër i Jugosllavisë. Nuk fitoi asgjë Kosova dhe as zhvillimi i saj ekonomik nga lidhjet e ngushta ekonomike me Serbinë në federatë dhe as ngalidhjet rrugore, hekurudhore dhe ajrore me Serbinë. Pas çlirimit nga pushtimi serb në 1999 dhe pas konstituimit si shtet i pavarur, të cilin e legalizoi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin  2010, Kosova dhe Serbia nisën dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e BE. Një dialog, që zgjati shtatë vjet dhe u fokusua në çeshtjet ekonomike, administrative dhe teknike. Nuk ekzistonte taksa e Kosovës mbi mallrat serbe gjatë shtatë viteve të këtij dialogu, dhe ai dialog ekonomiko-teknik veçse shmangu dialogun e vërtetë politik dhe diplomatik midis dy shteteve, që duhej të kishte përfunduar me njohjen diplomatike të Kosovës. Por dikush në Bruksel dhe në ndonjë kryeqytet tjetër europian luante partiturën serbe.

Përvoja jugosllave. Shtetet, që dolën nga ish Jugosllavia nuk diskutuan zhvillimin ekonomik dhe lidhjet ekonomike me Serbinë para se tënjiheshin si shtete të pavarura nga Beogradi. Konferenca e Dejtonit vulosi njohjen e detyrueshme nga Serbia të shteteve, që dolën nga federata jugosllave, dhe diplomacia ndërkombëtare nuk u kërkoi atyre shteteve të diskutonin kufijtë, territoret, lidhjet ekonomike apo infrastrukturore para njohjes diplomatike. Serbia kishte debat të hapur për kufijtë me Kroacinë, me Bosnjën, me Maqedoninë, por nuk u shtruan as këto grindje dhe as lidhjet ekonomike për shtetet e reja. Ahere përse u dashka që të impostohet në të kundërtdialogu midis Serbisë dhe Kosovës dhe të diskutojë kufijtë dhe zhvillimin ekonomik para njohjes dhe pastaj të dalë ku të dale. Kuptohet se një formulim i tillë i axhendës së bisedimeve përbën diskriminim ndaj Kosovës dhe favorizim ndaj Serbisë, për ta lënë në kalendat greke çeshtjen themelore të njohjes reciproke midis dy shteteve. Unë nuk kam qenë asnjëherë dakord në takimet e mia diplomatike me tezën se BE dhe SHBA nuk i kanë mjetet për ta detyruar Serbinë që të pranojë realitetin e ri politik dhe gjeopolitik me njohjen e shtetit tëpavarur të Kosovës. Serbia ka refuzuar të njohë edhe shtetin e pavarur të Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe të Maqedonisë, por Perëndimi e detyroi që t’i njihte.  Ata, që detyruan presidentin kriminel Millosheviç të nënshkruante pa dëshirë largimin nga Kosova dhe më vonë nga pushteti, mund të kishin detyruar edhe ish-ministrin e tij, presidentin e sotëm Vuçiç të ndiqte shembullin e babait të vet politik, nëse nuk pranonte njohjen e Kosovës.

Përvoja europiane. Tezat infantile diplomatike se, duke krijuar lidhje ekonomike dhe duke shkëmbyer më shumë nëtregti apo duke hapur disa vende pune do të zgjidhet konflikti midis Kosovës dhe Serbisë, përgënjeshtrohen nga historia e re europiane. Nuk është ekonomia që shkatërroi federatën jugosllave dhe nuk është ekonomia, që i shtyri Kroacinë, Slloveninë, Bosnjën,etj. të kërkonin pavarësinë e tyre. Mjafton të shohim rastin e Katalonjës dhe të Skocisë, të cilat janë ndër rajonet më të zhvilluara në shtetine tyre dhe me standartet mëlarta ekonomike, dhe prapë kërkojnë pavarësinë. Ndajështë naive të mendosh se duke rritur rrogat e duke hapur vende pune nga lidhjet ekonomike me Serbinë, Kosova duhet të heqë dorë nga e drejta për pavarësi dhe liri.

Devijimi dhe fokusimi i dialogut tek ekonomia dhe jo tek diplomacia midis dy shteteve sovrane, nuk do t’u shërbente interesave jetike kombëtare të popullit dhe të shtetit të Kosovës. Ndaj çdo qeveri e Kosovës duhet të ketë parasysh se prioriteti numur një i dialogut dhe i çdo marrëveshje me Serbinë është njohja e Kosovës si shtet i pavarur. Serbia duhet të bëjë hapin, që bëri me Slloveninë,me Kroacinë,me Bosnjë-Hercegovinën, me Maqedoninë dhe me Malin e Zi. Shteti dhe populli i Kosovës nuk mund të pranojnë të jenë kompensimi i Serbisë për humbjen e sundimit të saj në federatën jugosllave.

 

*****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

March 25, 2020 04:12
Komento

22 Komente

  1. Aleksander Thana March 25, 08:56

    Ripushtimi serb filloi me kamionin e pare qe hyri ne Kosove me te ashtuquajturen “lende e pare”, qe ne te vertete eshte lenda e pare e okupimit serb.
    Paaftesia e politikaneve kosovare e lidhur me njemije fije me rrjetin e udbes ne Kosove (pa diskutuar ketu udebashet e Shqiperise me saliun dhe banden e tij), e humben luften, gjakun dhe aspiraten shqiptare per pavaresi ndaj serbise dhe hapja e portave te kamioneve nga Serbia eshte vetem fillimi I ripushtimit serb !!!

    Reply to this comment
    • Prit për Mana e del Thana March 25, 13:04

      Mos i hyni në hak Heroit të Popujve të Jugosllavise shokut Enver Hoxha

      Reply to this comment
      • e ëma Zeqos March 25, 18:31

        zoti PPMADTH

        mos harro se kur ka marre ate dekorate ai Enveri i poshter Jugosllavia ishte ne zenitin e saj e kishte mire me EAST & WEST….biles ka qene me i lidhur me Churchillin se me Stalinin dhe ishin keto dy kasape qe na lane nen kujdestarine e Titosumes

        .
        po ta lexosh kete dokument ( dhe 100 te tjera si ky)
        e kupton se Perendimi dhe Fuqite e Medha duke perfshire dhe Ameriken kane ne rradhe te pare interesat dhe jo masterbimet e Degave apo Biberave te Malcise qe thone jemi kombi me amerikan ne bote
        .
        Me sakte dhe Amerika eshte e “denuar” qe para popullit shqiptar dhe gjeostrategjise serbe te zgjedhe kete te fundit..
        .
        Ja kqyre pak…kete sekuence

        .
        Plani Tito-CIA-Zogu për kryengritje në Shqipëri
        Ka informacione shumë interesante mbi bisedimet e emisarëve të Zogut me palën jugosllave. Jugosllavët, me sa duket shumë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri dhe qëndrimin e fortë anti-Tito që mbante pala shqiptare në linjën e Stalinit, duket se po mendonin seriozisht një rrëzim të Hoxhës me çdo mënyrë të mundshme.

        Mbështetja për Zogun ishte një alternativë shumë e pëlqyer për Titon, i cili e kishte ndarë mendjen për një ndërhyrje sa më të fortë në Shqipëri, edhe nëse Zogu nuk do të kishte mundësi të përfshihej në një kryengritje të mundshme. Megjithatë, dërgimi i përfaqësuesve personalë të Titos pranë Zogut dhe ftesa për një zhvendosje të mundshme të Zogut dhe familjes së tij në Beograd duket se janë lëvizje, të cilat janë llogaritur nga Tito për të shprehur një besim tek ishmbreti shqiptar, por edhe për të arritur disa fitore diplomatike. Zogu, një diplomat i aftë për të nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me të dërguarit personalë të Titos, por duhet ta ketë refuzuar me xhentilesë ftesën për t’u zhvendosur në Beograd, të bërë nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisë. Nëse Tito do të merrte atë që kërkonte dhe të tërhiqte Zogun në Beograd…ect

        .
        Jashte deshires time ka ardhur koha qe per Kosoven ta shenjterojme Enver Hoxhen qe mbajti nje baraslargesi kompjuterike per kete “patate te nxehte” te Ballkanit

        Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi March 25, 13:00

    Ja ku e cuat dhe po e coni Kosoven ju patriotet e medhenj! Tani ankoheni dhe beni fajtore te tjeret! Ne nje kohe, qe deri tani eshte ndjekur politika juaj e gabuar e patriotizmit folklorik! Ose politika juaj e drejte e agjentures se nacinalizmit serb, qe luan rolin e patrioteve shqiptare! Por, kur gjeni terren idiotizmi shqiptar, pse te mos beni c’te doni!?!

    Reply to this comment
  3. 20 shkurt 1991 March 25, 13:40

    Uaaaa sa larg paskeni shkuar deri ne kosove.. Po ne s’kemi rilindur akoma per vete mo shokeni

    https://gazetamapo.al/wp-content/uploads/2019/03/karikatura-e1551516412459.jpg

    Reply to this comment
  4. gjysmagjeli vigjidolit March 25, 18:54

    Kur shikoj kete” shume zhurme per asgje” ne lidhje me trekendeshin Tirane-Prishtine-Beograd
    dhe terheqjen me
    turp te perendimit mendja me shkon per dy gjera kryesore:

    E para:
    Deklarata e nje politikani te larte serb qe tha tekstualisht : Nqs do ta dinim qe kosovaret do te abuzonin me “kosova republike ” sic vepruan pas vitit 2000 ne do ja kishim plotesuar kete kerkese qe ne 1981..
    E dyta:
    Shume koqevare ibrahimfuckrugoviste & xhaferrdeviste& elezbiberiste kane 50 vjet qe na cane bythen (mos na falni per shprehjen) qe Enveri ja la Kosoven Titos ne 1945-1946…Kur dihet qe shqiperia atehere ishte me financa zero dhe 90 perqind e vendit me 980 mije banore ishin malarike-analfabete-anadollake…dhe fazhizmi e kishte bere kete “dhurate” ne fund te fundit
    KY JANE FSHEHUR KETO
    koqevare
    ibrahimfuckrugoviste
    & xhaferrdeviste
    & elezbiberiste
    qe pas 1992 jane vene ne dore te sali satanait….pse nuk shkoi dhe nje here te vetme sali bisha te “fshati i gruas” ne Beograd por ja lane “dobicin” rames??
    Si ka mundesi ne 2020 akoma Kosova eshte “GJYSMA GJEL DHE GJYSEM PULE”
    Duke patur aleate:
    1-Ameriken
    2-Angline
    3-Gjermanine
    4-Italine
    5-Turqine
    6-Francen
    7-vendet nordike
    8-vendet e beneluksit
    9-BE
    10 NATO
    11-Shqiperine..etj etj
    …………………..
    a duhet te vazhdojne kanibalizmin kundrejt enver hoxhes per kosoven te ketyre ibrahimfuckrugoviste & xhaferrdeviste & elezbiberiste dhe isamutstafaisteve..??
    .
    Sido qe te jene punet eshte turp per zotin Shaban qe nuk thote se fajin me te madh e kane Euroamerikanet qe e cliruan pergjysem Kosoven qe ne nje situate qe u nevojitet ta shesin perseri gjysmen tjeter…

    Reply to this comment
  5. Dritero March 25, 21:22

    Demin e pallogaritshem qe i beri Kosoves Rama , do mare nje kohe te gjate qe te vendosen ne vendin e meparshem ajo qetesi e stabilitet ne Kosove.. Agjenti dinak i Serbeve , nuk la asgje qe kishte ne dore kunder shtetit qe donte ndihmen e shtetit vella shqipetar .. Zoti eshte i madh , e ky dem i madh i atyre njerezve te vuajtur e te vrare ne menyre barbare nga Serbet , qe i beri Rama , do i jape denimin e merituar Rames e familjes se tij ..Vonon pak Zoti , por kurre nuk haron .. Minishengeni i pabese qe neneshkroi i vetem personalisht Rama , ishte thika e pabese e ketij tradhetari pas shpines se vellezerve te tije Kosovare .. Gjendja ne Kosove do degradoje si pasoje e humbjes se respektit nga fuqite e medha ndihmese , sepse kur nuk te do vellai , komshiu nuk te do 10 here ..Por Rama nuk ka asnje lidhje me fene e zakonet e vellezerve pertej kufirit e kjo ishte goditja qe ai personalisht i beri Kosoves ,,, Frika e bashkimit te dy popujve vellezer qe Sali Berisha e krijoi me pune te madhe e te palodhur me nderekombetaret ky armik e sharlatan tradhetar e groposi me se miri tradhetisht …

    Reply to this comment
    • mirel March 26, 16:08

      Po po, kjo eshte e gjitha pasoje e lojes se ndyre te Ramutit, kelyshit te Berishes. Berisha beri pune te madhe per te vrare vellezerit kosovare me makinen e luftes serbe.

      Reply to this comment
    • xxx March 28, 19:51

      plehra e njeriut qe eshte rama nuk ka te mbaruar demet qe i shkaktoi popullit te vet, perfund e vuri Berisha vendin ndersa ky nuk ja heq shqelmin nga gryka vendit te varfer.
      Kosoves pastaj i nguli thike ne kocke qeni serbis ramavic

      Reply to this comment
  6. Aleksander Thana March 25, 21:45

    Ti qe pret per “Mana”, duket ke ngrene shume m…t ne kohet e Enverit, qe do te thote se ke bertitur rrofte enveri sa te ka zene bexga. Mos prit per Thana se behesh kaps dhe thupra e thanes, ti e di se cdo te thote ( ne se he andej nga ato ane) !

    Reply to this comment
  7. Pano Hallko March 25, 22:49

    Analiza e sotme e Profesor Shaban Muratit, shtjellon rrezikshmërinë e një teze në dukje të pafajshme, siç është diskutimi për “rregullimin ekonomik”.
    Historikisht, shtetet nuk janë ngritur, nuk janë ndërtuar, e nuk janë njohur nga vendet e tjera, pasi kanë rregulluar marrëdhëniet ekonomike. Kurrë!
    Ata që bënë shtete, e shtete të respektuara nga të tjerët, i bënë pasi luftuan me barkun bosh e me patriotizëm të flaktë. E kur vendosën piramidat me fqinjët, u thanë atyre: -“Eja të diskutojmë tani, se ku na bëhet mirë reciprokisht, në marrëdhëniet ekonomike”.
    Por duke qenë të dy në tavolinë të barabartë, si shtete të pavarura.
    Por emisarët e Beogradit, që janë në bashkëqeverisje me VV-në, e gjejnë më me vend, që sot pikërisht, të përpiqen të rrëzojnë qeverinë, e cila ka vetëm 50 ditë në detyrë.
    Të gjitha këto, janë vetëm në dëm të çështjes kosovare.
    Për këto dhe për shumë arsye të tjera, Analiza e sotme e Prof. Muratit, merr vlerë të veçantë.

    Reply to this comment
  8. driteroi dixhital March 26, 03:02

    Replike me komentuesin “Dritero” = dora vete Saleh Rom Berishaj
    *
    Qe e ke vene nofken e Driteroit ke bere mire se ai ishte I vetmi nga PS qe votoi Berishalen si President ne 1992 dhe ishte I vetmi nga te medhenjte e PS qe uroi Lul Bashibozukin ne 8 maj 2011 kur vodhi bashkine e Tiranes me mengeperveshurin Arvizu
    **
    .
    Jam dakort qe ta shajme Ramen biles dhe ta varim ne litar se mori votat per pranga Berishes dhe jo te rrinte si dele para tij aq me keq sipas oreksit te Jorgo Sorres ( Xhorxh Sorros) te merrej si kanibal e kockat e Enverit te Dajo Spiros
    ***
    Por nese ti na tregon “trimerite e atdhekarit Berishes ju lutem ndiqni kete te paren ku ne Oher ne 1993 nenshkruhet marreveshja Millosheviq-Berishoviq ku dhe “miqte perendimore te Shabanit” ishin ne tave
    ****
    Andrea Dimushi ka qenë ish kryetar i SHIK-ut Pogradec nga Maji ’92 në Mars ’93 dhe kryetar i SHIK-ut Kavaje deri në ‘94.
    Pas botimit të intervistës së Izet Haxhisë, ai ka shkruar në faqen Facebook të gazetës një episod në të cilin ka qenë dëshmitar në detyrë.
    “Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, besoj maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”– shkruan ai
    Dhe shton:
    A u takua Berisha me Gligorovin e Millosheviçin? Po. Nuk di më tej të them se përse është folur. Di që jane takuar!

    ********
    Kondrabanda e naftës Berisha-Millosheviç, ja si funksionoi firma ,Shqiponja-PD, në vitet 1993-1996,
    PD dhe pushteti Berisha,ka si aktivitet historik antishqiptar trafikun e karburanteve dhe armëve me Serbinë
    Nëse ka një ,damkë, që nuk mund të ,pastrohet,kurrë në historinë politike e qeverisëse të PD, të Sali Berishës dhe pushtetit të tij të viteve 1992-1996, kjo është shkelja e embargos së OKB ndaj Serbisë së Millosheviçit, me urdhër të Sali Berishës, në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar kundër popujve të federatës, veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Me këtë akt anti ligjor, anti-OKB e antikombëtar, Sali Berisha dëshmoi përfundimisht me prova konkrete se si dhëndër serb, ishte edhe një misionar pro serb.
    Ndërkohë që regjimi i Millosheviçit vazhdonte të derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, Sali Berisha, nëpërmjet SHIK dhe mafies rajonale, kishte angazhuar dhe aktivizuar gjithë struktura e shtetit që komandonte, për të furnizuar regjimin e Millosheviçit me karburante, armë e municione, ndërkohë që OKB, NATO e SHBA i kishin vendosur regjimit gjakatar serb, embargo edhe për furnizim me ,??ujë,??.
    Berisha krijoi firmën trafikuese , Shqiponja, ja stafi i kupolës së PD
    Për të kryer këtë shërbim ndaj Serbisë e kundër OKB dhe NATO-s dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur , Shqiponja-PD, , me pronare PD.
    Thyerja e embargos së OKB, në harkun kohor të viteve , 93-,96, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me bekimin e ish-Presidentit Sali Berisha, ishte një moment i artë i cili nuk u shfrytëzua vetëm nga trafikantët tregtarë privatë në fushën e kontrabandës së karburanteve, por masivisht nga vetë Partia Demokratike, nëpërmjet firmës së saj tregtare ,Shqiponja-PD,.
    Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese , Shqiponja-PD, , u emërua kreu i PD Tritan Shehu. Administrator u emërua Genc Pollo. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik ishte Blerim Çela. Drejtor marketingu ishin Ali Spahia e Ali Kazazi. Koordinator me tregun Serb për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte Pjetër Arbnori.
    Drejtues ushtarak i kësaj firme, që siguronte ecurinë e trafikut ishte Safet Zhulali.
    Drejtor finance ishte Genc Ruli.
    Drejtues i sigurisë rrugore të mjeteve që trafikonin, ishte Agim Shehu.
    Shef auditi ishte Ritvan Bode, njëherazi edhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave e më pas ministër i Financave.
    Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës ,’Shqiponja-PD,’që kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinë e kësaj firme ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Kjo firmë u ngrit dhe nisi aktivitetin me urgjencë, pikërisht në momentin kur Serbia u izolua nga SHBA, OKB e NATO, për shkak të krimit njerëzor e gjenocidit masiv, që nisi dhe po vazhdonte kundër popujve federativ që përbënin ish-Jugosllavinë. Firma ,’Shqiponja,’ Me rritjen e kërkesës për naftë në tregun shqiptarë, duke qenë se sasia dërrmuese e saj shitej kontrabandë në Mal të Zi, drejtuesit më të lartë të PD në vitin ,93 vendosën të themelojnë firmën ,’Shqiponja,’ e cila fillimisht, sipas akt-themelimit kishte si objekt vetëm eksportin e naftës drejt ish-Jugosllavisë, me afat nisje vitin 1993 dhe për një periudhë mbi 10 vjet. Por që aktiviteti i saj u ndërpre në dhjetor 1996, për shkak të rënies së PD nga pushteti i piramidave.
    na ishte nje here berishoviq qe I conte arme dhe nafte gospodin milloshevic dhe ai popull nuk mban hic mend..
    or ju hongret mortja qe ju vrau ju vodhi ju tradhetoi nje kriminel si bershoviqi dhe nuk ja u mban bytha ti qini nonen atij..por ai po ju shkerdhen para mbrapa dhe po I thoni faleminderit duke u marre me kockat e enverit apo me qimet e Rames
    .
    Ne vend te mbylljes
    nese ju “driteroi dixhital” thoni se Rama I ka ngulur thiken Kosoves me minishegenin atehere Serberisha ja ka coptuar mishin Kosoves me makine grirje sic ka bere me lart..Vetem mos harro as ti dhe as Shabani qe ne gjithe keto ndryshime te fundit ne Ballkan ..NR1 eshte eshte faktori nderkombetar sidomos adminstrata e Trampit eshte ne menyre te lexueshme ne anen e Serbise..ose me e vogla Kosova nuk ka me interes per euro-atllantiket dhe pritet te dale ne ankand..

    .
    Me sakte titulli duhet te ishte:

    Devijimi i dialogut Serbi-Kosovë tek ekonomia favorizon Serbinë që është e përkedhelura e Fuqive të medha per te gjithe kohrat qe vetem Murati nuk e shikon..

    Reply to this comment
    • Dritero March 26, 21:11

      Ti Dritero dixhital me dukesh shume mashtrus , llafazan , i shqetesuar , ironik e shume perallaxhi .. kaq e fuqishme qenka kjo serbia saqe i shqeu bythen amerika , e perseri ripjellesat tradhetare rine si mut para dobicit VUCIC?? RRACE MUTI INFERIORESH KERMA..

      Reply to this comment
  9. Artan Sejko March 26, 12:09

    Ne Shqiperi ,dmth ku ka shqiptare, ka njerez si z.Murati qe dine te notojne ne ujrat e diplomacise.Nuk i kuptoj kryeministrat dhe presidentet shqiptare, ke pyesin dhe ke degjojne kur hidhen e pirdhen ( sepse kete bejne) ne kacelerite e botes.

    Reply to this comment
  10. Ateum March 26, 20:49

    Arsyetim i drejte, shume i drejte, por problemi qendron tek fakti qe egzistenca e shtetit te Kosoves eshte nje bixhos me 10 letra per lojtar (10 serbet+10 shqiptaret) ku nga letrat e Kosoves, shqiptaret kane nje karte dhe gjithe te tjerat i kane Amerika dhe Europa. Qe Kosova te luaje mire fatin e saj ne keto kushte, te vetmit qe mund tu shese shtrenjte letren e saj, nuk jane serbet, por amerikanet dhe europa me kushtin qe ti luajne te gjithe letrat e Kosoves per te fituar.
    Dhe duhet te jemi te zgjuar, shume te zgjuar sepse ndersa sot Serbia loz bixhos me fatin e Kosoves, Kosova loz bixhos me jeten e saj, por nuk ka rruge tjeter. Ketu fiton truri dhe llogarite matematike, folklori nuk pin uje. Kush nga ne, shqiptaret apo serbet, loz sot si komb modern pa mentalitetin orjental qe na mban peng, ai dominon tjetrin neser.

    Reply to this comment
  11. Spinoza March 26, 22:57

    Sillni njerzit e mbaruar ne perendim per te drejte nderkombetare se lat nam me kete amatorin qe eshte pa shkolle dhe ben analiza koti

    Reply to this comment
  12. driteroi dixhisal March 27, 03:57

    Zombie Berishe alias “dritero”
    .Cfare kam shkruar me siper jane sekuenca te veprimtarise tuaj kriminale sidomos super tradhetia juaj me Serbine.
    .
    Nese jeni”prostitute e virgjer” keni guximin te kerkoni ballafaqim me Izet Haxhine qe akuzon jo vetem Serberishen..jo veem Serbiberin por dhe klanet pro serbe ne Washington
    .

    Ish-shoqëruesi i Presidentit mer ner me thone Berisha, Izet Haxhia, thotë se agjentura serbe ka caktuar Berishën në krye të PD. Ai hedh akuza të rënda edhe ndaj Elez Biberajt, që sipas tij, vinte nga një familje që kishte qëndruar me vite në Mal të Zi pas arratisjes, ishte përpunuar dhe dërguar në Amerikë.
    Nga disa dokumenta te deklasifikuara te CİA -s te viteve 1948-53. Tregonin veprimtarine e spiunazhit te bashkepuntoreve shqiptare me sherbimet sekrete te Titos per rrezimin e pushtetit te Hoxhes.

    Ka disa persona te vetequajtur ‘nacionaliste ‘ qe e justifikojne kete veprimtari me antikomunizmin e tyre.

    Asgje nuk mund te justifikoje bashpunimin me armikun tone te perjetshem, Serbine, kunder atdheut te vet. Sado i keq qe mund te jete regjimi apo drejtimi politik i vendit, ky bashkepunim me serbet eshte dhe do ngelet tradheti.
    . Kur te deklasifikohen dokumentat e mevonshme te CİA per agjenturen serbe ne Shqiperi, te jeni te sigurte se mbi 90 perqind e te arratisurve politike qe kaluan nga Jugosllavia, qendruan aty, dhe me vone u shperndane ne vende te ndryshme te botes, ishin bashkepunetore te UDB serbe.

    Edhe ne fillimet e demokracise, shumica e atyre qe na u serviren ne krye te partive politike, ishin agjente te dyfishte te Sigurimit te shtetit te klanit pro serbe dhe UDB serbe.
    .
    Keta persona u seviren edhe nga CIA ne te cilen dominonin klanet proserbe me ne krye Dejvid Philips dhe Kristofor Hill.
    Edhe zgjedhja e amasadorit te pare Amerikan te Rajersonit qe vinte nga Beogradi ishte ne funksion te kesaj agjenture. Lidhjet farefisnore te Sali Berishes me Elez Biberaj nje pinjoll i nje familje qe kishte qendruar me vite ne Mal te Zi pas arratisjes, ishte perpunuar dhe derguar ne Amerike, ben qe i zgjedhuri i agjentures serbe ne krye te PD-s te ishte Berisha.

    _
    Pastaj futja nen kthetrat e agjentures serbe te PD-se ishte aq e dukshme dhe pranishme, sa po te mos ishe pjese e kesaj agjenture apo te mos kishe mbeshtetjen e saj, kurre nuk mund te beje karriere ne PD…
    .

    Reply to this comment
    • @ DRITERO DIXHITALIN March 27, 20:34

      Dritero digital 21 janarin ku u dogj tirana mbare kush shtet investoi ato miliona Euro ??? a sme thua?? Ne cvend ne Beograd e kaloi Rama naten e 21 janarit?? Kur te zesh Dr .Berishen ne goje mundohu te lash ato dhembe te krimbura nga kokaina ramiste ..Berisha sa ishte ne pushtet me kriminelatSerbe asnje mareveshje nuk beri vec u mundua me mish e shpirt per bashkimin e kombit shqipetar qe i eresoi syte e i trembi pakicat tradhetare ne Shqiperi me ne krye RAMEN .

      Reply to this comment
  13. Dritero March 27, 20:42

    Ne themi ujku me minishengenin e minikurvave Rama , ju mashtrusat propagandiste kelysha serbesh na thoni gjurmet ..Ujku tradhetar pjelle cobenjsh priti me gjithe respektet kriminelin vrases VUCIC ne Tiranen martire , ju na thoni Saliu e stersaliu .. Kujt do i hidhni hi syve ju teoriciena diktatore ?? populli ju njeh shume mire tashme gjithe ju pleherat e riqirjes tradhetare pocaqira keni dore e shkruani te pabese .

    Reply to this comment
  14. driteroi dixhisal March 28, 01:03

    Nje pyetje per Dritroin e Viqidolit
    .

    : Cfare reagimi ka bere shoqeria civile

    kur u vrane njerz ne boulevard ..ne gerdec
    apo kur u dogjen te gjalle te perndjekurit ne Bulevard ne prag te 100 vjetorit pamvaresise

    Ku ishte zoti Erresiro kur u dogjne shqiptare si MURGJIT TIBETIT ??
    .
    Ky fakt me poshte verteton se kallepi juaj beheni trima me Xhirafen Rame dhe dhisnit gjak nga Kanibali Berishe ne mos qofsh dora vete Sali Pordha
    ,

    Kanibali ynë Berishë

    Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012

    Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese. Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.

    Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare. Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë..
    .
    KU ISHE TI ERRESIRO KUR U VET-DOGJEN NJEREZ QE NUK NDDHI AS NE KOHEN E HITLERIT DHE AS NE ATE TE ENVERIT ??
    .
    sugjerim per staffin e Dites;
    1-Bashkohem me ju per rrezimin e shume vonuar te Edi Rames por nuk do isha dakord qe ne pushtet te vinte Lul Bash Berishaleja I nentokes serbe te Bedrislamit..sipas profecise te Arvizu-aleLuve.
    .
    Ne vend te mbylljes:
    zombie dritero I viqidolit amerikanet kane nje shprehje brilante
    When You Mess With The Wrong People (INSTANT KARMA ) …qe do te thote se Edi Rama eshte tradhetari me i madh i Shqiperise pasi poshtrui votuesit e 23 qershorit 2013..te renet e 21 janarit apo gerdecit dhe jetimet e tyre.pasi mori votat per pranga salisatanait .duke arritur jo vetem qe te rrije si dele para ujkut berishoviq por me impotencen e tij kriminale.

    .Per mua o Sali pordha ( alias dritero) ju jeni THE SAME SHIT ..si Edi Rama dhe Sali Rama ( per ato qe nuk e dine tropojanet shpesh thirren me mbiemer me emrin e babait..babai i berishales e kishte emrin Rame bari dhish qe dhe firmen e vinte me gisht)…
    .
    Nuk te shpetojne perversitetet e Edi Rames nga drejtesia per krimet tuaja dhe as ato xhambasdore qe te thane burre shtet kur vrave kater kokpalare..

    .
    Netesemes shkofte Edi Rama me Vucicin por ti je ma zi se ato ..je kanibal

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim