Devijoi projektin, hetim firmës së ndërtimit të Lungomares në Vlorë

September 29, 2017 15:11

Devijoi projektin, hetim firmës së ndërtimit të Lungomares në Vlorë

 

Policia nis procedimin penal ndaj firmës së ndërtimit që ka kryer punimet për ndërtimin e shëtitores të vijës bregdetare Lungomare.

Shkak për këtë është bërë krijimi i disa degëzimeve dhe hyrje-daljeve në disa objekte, duke devijuar projektin, gjë që sipas policisë, bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Procedimi nisi pas hetimeve intensive të specialistëve të Hetimit të Krimit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Policia ka filluar procedimin penal ndaj një firmë ndërtimi për shpërdorim detyre!

 Specialistët e Hetimit të Krimit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë nisur procedim penal ndaj kompanisë/firmës së ndërtimit e cila ka realizuar projektin e ndërtimit të shëtitores të vijës bregdetare Lungomare Vlorë, pasi prej kësaj firme janë krijuar disa degëzimeve dhe hyrje-dalje në disa objekte, duke devijuar projektin, që bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugorë të Republikës së Shqipërisë.

 

September 29, 2017 15:11
Komento

3 Komente

  1. Lili September 29, 20:16

    Po për firmën që ka asfaltuar rrugën Miss Durhan do fillojnë hetimet? Buron ujë në 4-5 vënde. Sapo mbaruan punimet filloi të burojë ujë, në një pikë pastaj në një tjetër. Ka më shumë se një muaj që sasi e madhe ujë derdhet në puseta dhe asnjërit si bën përshtypje. Kush e paguan atë sasi uji që ikën dëm? Kush do paguajë për t’a ribërë rrugën? Edhe në trotuarin e rrugës transballkanike buron ujë, puseta është afër dhe nuk vihet re.

    Reply to this comment
  2. spata September 29, 21:07

    Mer shkoqitur se skuptojme gje .

    Reply to this comment
  3. sabriu September 29, 23:13

    e njejta gje ndodh gjithandej dhe ne Delvine e njejta gje e kane devijuar dhe masakruar projektin,por fajin e kane ata qe kontrollojne punimet,nuk ben dot shqiptari pa poshtersi dhe dallavere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*