Devoll, kapen 22 klandestinë nga Siria

August 17, 2018 19:54

Devoll, kapen 22 klandestinë nga Siria

Vazhdon vala e emigrantëve sirianë që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi drejt Bashkimit Europian. Sot 22 emigrantë ilegalë janë kapur në një autobus në Kapshticë.

Të gjithë emigrantët e ndaluar janë meshkuj dhe të shtetësisë siriane.

Emigrantët janë ndaluar teksa ishin duke udhëtuar me autobus. Në 3 ditët e fundit, janë kapur 56 refugjatë në zonën e Devollit. Sirianëve të ndaluar iu është marrë deklarimi e më pas janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

o.j/dita

August 17, 2018 19:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim