Devoll, pronari merr peng punëtorin, nuk i jep hakun e punës

August 23, 2013 15:13

Devoll, pronari merr peng punëtorin, nuk i jep hakun e punës

Një 18-vjecar në rrethin e Devollit është marr peng duke u lidhur dhe dhunuar fizikisht për disa orë në një ndërtesë të vjetër.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Cangonj, kur 18- vjecari Eri Gjata është marrë peng nga pronari i lokalit ku punonte dhe shoku i tij, ndërsa kishte shkuar të kërkonte shlyerjen e pagës.

Pak orë pas ngjarjes,vetë 18-vjecari ka kërkuar treguar për News24 orët e tmerrit ,ndërsa ka pohuar se në ndihmë të dy agresorëve kanë ardhur dhe dy persona të tjerë,njëri prej të cilëve i veshur me rroba ushtarake.

Të lidhur, mes grushteve dhe kërcënimit të thikës ata i kanë kërkuat 18-vjecarit ,të pohonte në shtëpi se u kishte vjedhur 200 mijë lekë të reja në arkën e lokalit të lojërave të fatit ku punonte

Ndërkohë, nëna e të miturit e tronditur nga ngjarja ka kërkuar drejtësi. Pas ngjarjes policia ka vënë në pranga pronarin e lokalit Erind Spahi 29-vjec dhe Andi Mullali 21-vjec nën akuzën e ‘heqjes se paligjshme të lirisë së tjetrit, e kryer në bashkëpunim’.

August 23, 2013 15:13
Komento

2 Komente

  1. erindi July 7, 11:07

    Me moren ne qafe mediat e koruptuara dhe drejtesia shqipetare. besova se do e bente punen me ndergjegjie por ai me vodhi duke zeruar kompjuterat e lojrave te fatit duke futur minus per ta kompesuar me leket e lokalit dhe skedines. eri gjata kishte planifikuar nje plan qe ja doli mese miri,te krijonte histori per azil, pagoji mediat per te bere alarmante ngjarjen, pagoji gjykaten per te me dhene mua masen e arestit me burg, qe ai te ikte ne france ne vellai i tij per te perfituar azil.u ketheva nga pushimet 2 javorshe dhe pasi verefikuam llogarine e kompjutarve qe tregonin qarte se ishin ngacmuar me aparate dhe ai duke e pranuar ket gje, i them se do te te coj ne polici per te thene se ti me ke vjedhur nje shume lekesh, cuditerisht ai ne ate moment po me thoshte shkojme ne polici duke pranuar dhe vjedhjen qe me kishte bere. pak me pare me mer kusheriri im ne tel per te me ftuar per nje kafe dhe meqense une do shkoja ne bilisht me tha e pijme kafen aty. shkova e mora kusheririn dhe u nisem per ne bilisht, gjate rruges eri gjata po me thoshte se nuk deshte te shkonte ne polici dhe leket do mi kethente.. e besova perseri u kethyem ne fshat dhe ai vazhdimisht me falenderonte qe nuk e cova ne polici dhe me tha se leket mos i kisha merak se do mi jepte pak nga pak se i kishte harxhuar te festa e bires korca dhe ne lojrat e fatit gjithashtu ne korce… udhetimi per pak kilometra qe une bera me te u sajua historia sikur un e kisha keq trajtuar duke faqesuar dhe kusheririn per bashke punetor. 4-5 ore me von me telefonuan nga policija qe te paraqitesha shkova ne komisarjatin e devollit, c`te shikoja ishin mbledhur gjithe njerezit e `eri gjata` dhe po denanconin se un e kisha dhunuar ate,` denancuan dicka te rreme ku e dinin ata a e kisha dhunuar une“ ne mjeko ligjori ishte e paster pa dhune fizike vetem valla psikologjike, nuk e preka fare me vjen keq per veten duke me perdorur per interesat e tij te azilit ne france tek i vellai. me njollosi emrin me ndahu nga gruaja dhe 2 vajzat e mjera. me kerkuan ne gjykate ne dat 26-7-2013 2 milion lek te vjetra per te me nxjere nga aty normalisht qe nuk i dhashe se nuk kisha faj, por dretesia shqipetare me denoi arest me burrg.. nuk kisha pare as njehere gjykaten por ata te shohin si lek dhe jo si djale i mire apo prinder i dy vajzave te vogla , nga hetimet e prokurorise gjate atyre diteve kostatohej se ai me kishte vjedhur dhe letra nga mjeko ligjori ishte e paster nuk e kisha dhunuar “pse me denuan valle“ te ze ligji me thoshin gjyqetaret me hironi. zoti ju rruajt nga gjykata jone luajn me jeten e tjetrit per ta rrjepur nga leket.. gjerat sa vinin dhe po beheshin kundra favori tim ater e kuptova se dretesi nuk kishte , nisa te paguaj avokate, prokurore dhe gjykatesa.favoret nisen nga ana ime pastaj ata me mesuan qe te beja ceshtje pranimi qe te perfitoja ne denim gjukim te shkurtuar. mora nje denim 4 vjet dhe 8 muaj pretence, denimin perfundimtar e mora 2 vjet e 4 muaj, shyqyr zotit u dha dhe nje amisti qe me uli nje vit denim, dhe bera 1 vit e 4 muaj burrg.. isha me gjith te mirat kur u ketheva nga greqia me shkateruan jeten, une them se ne shqiperi nuk jetohet. je i kercenuar nga kush do c`do moment. cdo gje tani ka mbaruar une jam duke jetuar ne familje. por desha te thoja kete te verteten qe ka ndodhur.. eris- erindi spahi.

    Reply to this comment
  2. jonna July 8, 08:23

    ku ka drejtesi ne ket vend,del nje kelysh dhelpre e te prish punen qetsin familjare dhe gjithcka te bukur.korrupsion gjithandej,padrejtesi pafund dhe injoranca mbreteron per qef te saj,te pafajshmit han burgun e kriminelet I kemi para syve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*