Devoll, trafikonin makina luksoze, pranga grekut dhe 2 shqiptarëve

August 4, 2014 10:03

Devoll, trafikonin makina luksoze, pranga grekut dhe 2 shqiptarëve

Agjentët e Antitrafikut Devoll finalizuan operacionin e koduar “X6”, duke goditur një rrjet të vjedhjes dhe trafikimit të makinave luksoze. Në pranga ranë Eduart Sino, 30 vjeç, nga Korça, Erjon (Taulant) Lata, 29 vjeç, nga Menkulasi, i dënuar më parë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe Ioannis Markou, 44 vjeç, banues në Kostur. Në kërkim u shpall A. S., dhe në gjendje të lirë hetohet Federik S., 63 vjeç, banues në Miras. Të dyshuarit janë kapur në Verlen, me mjetin “BMË X6”, prodhim i vitit 2010, i vjedhur në Greqi, që po trafikohej midis Piramidave 42 dhe 45.
 

August 4, 2014 10:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*