Dezinfektimi i mushkonjave fillon nga Divjaka

March 11, 2018 17:24

Dezinfektimi i mushkonjave fillon nga Divjaka

Divjaka është zona e parë turistike, në të cilën Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur dezinfektimin kundër mushkonjave.

Ekspertët shprehen se kjo është periudha e duhur për të marrë rezultate të mira në luftën kundër mushkonjave.

“Ky proces ka një rëndësi kombëtare duke qenë se mushkonjat përbëjnë faktorët më të rëndësishëm në transmetimin e sëmundjeve infektive, përpos faktit që janë ndër insektet më shqetësuese. Nisja e procesit të dezinfektimit në fillim të sezonit është i një rëndësie të veçantë sepse kap fazat e para larvare që kanë çelur si rezultat i vezëve dimërore. Sa më shpejt që të nisë procesi aq më shumë rezultate do kemi”,  u shpreh Elton Rogozi, eksperti entomolog.

Në Divjakë është dezinfektuar zona e plazhit, e pyllit si dhe disa lagje. Specialistët e Shëndetit Publik kanë nisur edhe procesin e monitorimit që i paraprin atij të dezinfektimit nga Butrinti dhe zonat përreth, duke vazhduar me zonat bregdetare deri në Velipojë, përfshirë këtu edhe zonat urbane.

s.a/dita

March 11, 2018 17:24
Komento

1 Koment

  1. Aty March 11, 18:11

    Po sikur qeveria kishte ca avione te vegjel per mushkonja,aty sikur nuk Jane,nuk i shikoj por vetem dy manina per te sperkatu bacene jo nje pyll te tere.Harxhoni ca Lele che i sperkasni me avione sic Bente xhaxhi ENVER.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*