Dha leje abuzive për shtatë pallate në Kavajë, kallëzohet kryebashkiaku

April 15, 2019 12:31

Dha leje abuzive për shtatë pallate në Kavajë, kallëzohet kryebashkiaku

Kallëzohet penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, drejtoresha e Zhvillimit Urbanistik dhe kryeinspektori i Mbrojtjes së Terriorit në këtë bashki.

Kryebashkiaku i zgjedhur nga Partia Demokratike, dhe dy zyrtarët e lartë të bashkisë, akuzohen për shpërdorim të detyrës në dhënien e lejeve për shtatë objekteve shumëkatëshe në dëm të territorit publik.

Isa Sakja është në krye të Bashkisë së Kavajës prej dy vitesh.

Njoftimi për kallëzimin nga IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, kryetarin e Bashkisë, Isa Sakja. Kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi. Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë.

IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.

 

o.j/dita

April 15, 2019 12:31
Komento

3 Komente

  1. Fidel Kastro April 15, 13:32

    Çuditerisht “te gjitha shkeljet” fillimisht i zbulon Rame qenefi dhe me pas hidhen ne sulm Zagaret e Qente e terbuar rilindiote ne krye te institucioneve te shtetit!!!! Foli Ram droga per Rektorin e Universitetit te Tiranes e me pas loçka Shahini ne ministrine e Arsimit e pezulloi , foli Rame zgjebja per kryebashkiakun e Kavajes per leje pallatesh , menjehere langonjte “konstatuan” shkelje!!!!!! Diktatura i ka leshuar kthetrat kudo , e ardhmja e kombit ne dore te nje masakarai te paskrupullt ne panik te plote.

    Reply to this comment
  2. Hyseni April 15, 14:42

    Në karakter je tamam si emri që.mbart.

    Reply to this comment
  3. Durimi April 15, 17:25

    @Fidel Kastro
    qenef, zagar, qen i terbuari, droga, zgjebja, lango, masakara i paskrupullt…
    Sa i pasur qe je me pislleqe te tillë! Me nje fjale je nje PIS, qe kurre nuk pastrohesh dot. I tille do te vdesesh.
    Keqardhje per nje qenie si ti…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin