Pikat e marrëveshjes Shqipëri-Greqi, mediat greke: Dhamë Epirin e Veriut

July 2, 2018 10:54

Pikat e marrëveshjes Shqipëri-Greqi, mediat greke: Dhamë Epirin e Veriut

 

Pala shqiptare dhe pala greke duket se janë pranë zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve. Gazeta greke “Protothema” ka mësuar detaje rreth marrëveshjes së Greqisë me Shqipërinë. Sipas saj, bëhet fjalë për një marrëveshje paketë që synon të zgjidhë çështjet e hapura. Marrëveshja pritet të bëhet publike në Korrik, raporton “Protothema”, ku do të firmoset nga një takim i përbashkët mes Kryeministrave Edi Rama dhe Alexi Tsipras.

Paketa e zgjidhjes së problemeve përmban heqjen e ligjit të luftës, heqjen e tarifave konsullore të dokumenteve qeveritare greke, hyrjen në fuqi të njohjes së patentave shqiptare, mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, ndarjen e zonave ekskluzive detare, heqjen e termave irredentiste nga tekstet shkollore shqiptare dhe varrezat për ushtarët grekë. Shqipëria dhe Greqia do të firmosin gjithashtu një pakt të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit.

E përditshmja “Protothema” i mëshon faktit për Epirin e Veriut. “Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, është titulli i këtij shkrimi.

Sipas saj, pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke. Në të dyja rastet, thuhet në artikull, nuk do të ketë pretendime formale territoriale.

Edhe për çështjen e pronave do të ketë një pakt, por nuk do të ketë bëjë me kërkesat çame për pretendime territoriale.

“Shumë nga këto prona të bllokuara nga ligji i luftës, janë në Janinë, Selanik dhe në disa zona të rajonit të Thesalisë. Sipas një vlerësimi jo zyrtar, vlera e tyre është rreth 15 milionë Euro”, shkruan “Protothema”.

Gazeta greke sjell gjithashtu në vëmendje se këto pika janë dakordësuar gjatë takimeve të përbashkëta mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias; në Nëntor 2017 në Kretë, në Janar 2018 në Korçë, në Mars 2018 në Tiranë, në Maj 2018 në Sounion dhe takimi më i fundit në ishullin Rodhos të premten e kaluar.

o.j/dita

July 2, 2018 10:54
Komento

16 Komente

  1. KORÇARI July 2, 12:32

    Epiri i Veriut???? Ky vend nuk ekziston askund, ishte thjesht një term politik irredentist , pjesë i Megaloidhesë Greke , formuar nga Venizellosi, Ndërsa Çamëria dhe Çamët janë diçka reale që kanë ekzistuar deri në vitin 1945 kur u dëbuan, masakruan nga Zerva, PRA S’JANË E NJËJTA GJË, nqs kjo gjë është e vërtetë atëherë Grekët kanë shënuar një fitore të madhe ndaj nesh, pasi na “falin” diçka INEKZISTENTE ndërsa në FALIM DIÇKA REALE, ÇAMËRINË.Grekët kanë valle Çame , muzikë Çame, këngë Çame, A ka dëgjuar kish valle , Këngë , muzikë ,Vorioepirpte??????
    Qeveria Shqiptare duhet të KËMBËNGULË PËR HAPJEN DHE FUNKSIONIMIN E RREGULLT TË SHKOLLAVE SHQIPE PËR TË GJITHË ARVANITËT, DUHET TË PUNOJË FORT PËR NGRITJEN DHE FORCIMIN E SHOQATAVE (SILLOGJEVE) ARVANITE.

    Reply to this comment
    • Amerikani July 2, 14:54

      Po edhe nqs egziston termi Epir i veriut ku eshte problemi? Nqs egziston Epiri i veriut egziston dhe Epiri i jugut ku ben pjese dhe Çameria.( nga gjiri i Vlores deri ne gjirin e Ambrakise, Arta e sotshme ) Problemi cohet cfare ishte Epiri? Dhe Epiri i gjithe pranuar ishte nje territor i banuar nga shqiptare epirote qe flisnin djalektin tosk te ilirishtes dhe i banuar nga barbaret percaktimi i popujve jo greke, te quajtur te tille nga vete greket e antikitetit.
      Prijesit e fundit shqiptare te Epirit kane qene Gjin Zenebishti dhe Gjon Bue Shpata.
      Eshte i njejti pretendim irredentist i shtetit te ri grek te 1830, si ne rastin e Maqedonise se vjeter, populli i se ciles nuk ishte grek.
      Gjithçka lidhet me politiken e klerit ortodoks grek pas formimit te shtetit te ri dhe revolucionit arvanitas te 1821, per trashegimine e Bizantit. Nje pretendim pa baza historike dhe etnokulturore duke pasur parasysh perberjen heterogjene te kesaj perandorie.

      Reply to this comment
  2. Pellazgos July 2, 17:05

    Epiri i Veriut egziston ashtu si Poli i Veriut.
    Tani pse shumica e Pashallekut turk te quajture Arbania,Arnaut,Arvanitas etj nuk eshte faji i Epiroteve qe nuk jane bere turq.
    Ty zoti Amerikani e ke per nder kete shtetesi,ashtu sic ke gjak me ata qe ne kohen e Turqise quheshin turq,ne Bizant quheshin Greke,ne Perandorine e Romes quheshin Romake.
    Epiri eshte zone historike qe tregon lindjen e Perendive Greke,Gjuhes Greke,Kulturen Greke,Olimpian Greke mamane e Megas Aleksandros etj.
    Epiri dhe Epirotet nuk ishin Varvaros dhe erdhen Greket dhe ndertuan qytete te tera qe i shkaterroj Roma,por njerez trima,me civilizim,histori.
    Mos degjo Arnautet si Pellumb Xhufi me shoke qe paguen nga Erdogani,ashtu sic paguheshin Ballistet nga Italia fashiste.
    Nje nga aresyet pse shume Epirote “shqipetare” qe jane me Greke se Greket bile shume me Agimin (Avgi) e Arte se mesojne qe Apolloni ne Fier eshte qytet i ndertuar per nder te Perendise Greke,.
    Nuk mund te ndertoj e Theatro,Polis,Agora,Statuja nje Varvaros popola sic thote turkoallvanosi Xhufi.
    Eshte ne te drejten e cdo njeriu ta conceptoje boten,por kur vjen puna tek e verteta historike kjo nuk mund te vihet ne diskutim,vetem per ata qe kujtojne se jetojne ne kete bote.

    Reply to this comment
    • Amerikani July 2, 18:09

      Ke te drejte ti Nasho pell. Dhe perendite na kane vjedhur greket ne iliro-epiroteve.
      Edhe une epirot ortodoks jam. Ta dish ti Nasho sa krenar jam qe i perkas popullit me te vjeter te Ballkanit. Dhe krishterimi me pare kaloi ne Iliri dhe Epir pastaj zbriti meteposhte.
      Po do greke te vjeter Nasho ik kerko ne ndonje ishull te Egjeut, a ne ndonje pellg andej nga bregu i Azise aty ku eshte sot Turqia, a ne ndonje breg te Thesalise e Peloponezit. Ne to bej ADN dhe po pate fat mund te gjesh ndonje.
      Ketej nga Epiri ke ikur shume larg Nasho, nuk gjen kendej. As grek e as turq dhe proven me te mire e ke te Arbereshet e Italise nga gjithe Epiri dhe Arberia. Nasho mesoje historine nga historjanet jo nga prifti i fshatit. Se ndonjehere rastis ndonje prift Nasho si puna jote dhe ti trazon keq punet. Te ngateron Nasho fene me etnine. Fene njeriu mund ta zgjedhe vete si te doje. Mund te zghedhe te behet i krishtere apo musliman, por trashegimine e gjakut nuk e zgjedh dot. Ti Nasho je njesoj si ata dum babistet e Erdoganit. Njesoj jeni ju Nasho. Njeri grek e tjetri turk. Ndersa une Nasho flas per shqiptaret e vertete qe ne ndryshym nga ju dallojne nga atdhedashuria jo nga feja. Per shqiptatet e vertete nuk ka rendesi besimi fetar. Per shqiptaret e vertete musliman e te krishtere jane vellezer. Per Nasho si puna tende, duhet te jesh i krishtere qe te quhesh shqiptar, per Osmanet e Anadollit te jesh musliman qe te quhesh shqiptar. Po historia nuk shkruhet keshtu mo qirje Nasho.

      Reply to this comment
      • KORÇARI July 2, 21:12

        Amerikani, JE I MADH, mirë ja bërë këtij gjoja Pellazgut, që në fakt është PELLAS….KAR.
        Janë mbledhur Greko-TURQIT dhe duan medoemos të Shpërbëjnë Kombin Shqiptar

        Reply to this comment
    • I tille je , sa here hap gojen July 2, 20:43

      Pellazgaqis , je duke ngrene m..t , me te dyja duart ! Je nje mi gjirizesh qe ke ate per ushqim baze ! Pikerisht se ka idjote te tille si ty , prandaj shqiptaret kane nje urrejtje te thelle dhe nuk besojne se me greket mund te ndertohen marredhenie te sinqerta te ndersjellta !

      Reply to this comment
  3. Pellazgu real July 2, 17:38

    Qe Epiri nuk ishte grek na i thone me gojen e tyre historianet greke qysh prej 2500 vjetesh.
    C’te bejme ne qe Herodoti, Tukididi, Straboni, Appiani etj. thone se greket ngriten koloni ne Epir sic ngriten edhe ne Afrike, ne Spanje, ne France (Marseja ka qene koloni greke), Itrali, madje deri ne Krime e deri ne Ukraine.
    Pellazgosi e kujpton kaq gje kolonite ngrihen vetem ne nje vend te huaj (ndaj edhe quhen koloni). Kjo eshte aq elementare sa e di edhe njw femije i fillores.

    Reply to this comment
  4. Pellazgu real July 2, 17:38

    Qe Epiri nuk ishte grek na i thone me gojen e tyre historianet greke qysh prej 2500 vjetesh.
    C’te bejme ne qe Herodoti, Tukididi, Straboni, Appiani etj. thone se greket ngriten koloni ne Epir sic ngriten edhe ne Afrike, ne Spanje, ne France (Marseja ka qene koloni greke), Itrali, madje deri ne Krime e deri ne Ukraine.
    Pellazgosi e kujpton kaq gje kolonite ngrihen vetem ne nje vend te huaj (ndaj edhe quhen koloni). Kjo eshte aq elementare sa e di edhe kalamajt e fillores.

    Reply to this comment
  5. bureto July 2, 18:26

    Kujdes nga greku edhe kur te jep dhurata! Nuk di sa eshte patur ne konsiderate kjo thenie e vjeter, qysh nga kohet e lashta, nga rilindasit. me gjitheate mendoj se ne kete shkrim kemi te bejme me nje shkrim gazete greke. Duhet te shohim marreveshjen qe te kuptojme deri ne fund se si qendron e verteta. mesa kam ledxuar keto kohe ne diskutimet rreth kesaj marreveshje, eshte fjala qe ne terminologjine reciproke (greke dhe shqiptare) te mos te artikulohen fjalet Çameri dhe Vorio Epir, pra s’behet fjale per “dhurata”. Qe te dhurosh duhet te kesh diçka tenden dhe per kete, nga pikpamaja shteterore e te dy vendeve sovrane, as qe behet fjale. Te presim e te shohim.

    Reply to this comment
  6. bureto July 2, 18:31

    Kujdes nga greku edhe kur te jep dhurata! Nuk di sa eshte patur ne konsiderate nga rilindja,kjo thenie e vjeter, qysh nga kohet e lashta. Megjitheate mendoj se kemi te bejme vetem me nje shkrim te nje gazete gazete greke. Duhet te shohim marreveshjen zyrtare, qe te kuptojme deri ne fund se si qendron e verteta. Mesa kam lexuar kohet e fundit, ne diskutimet rreth kesaj marreveshje, eshte fjala qe ne terminologjine reciproke (ne tekste shkollore apo dokumenta zyrtare, greke dhe shqiptare) te mos te artikulohen fjalet Çameri dhe Vorio Epir, pra s’behet fjale per “dhurata”. Qe te dhurosh duhet te kesh diçka tenden dhe per kete, nga pikpamaja shteterore e te dy vendeve sovrane, as qe behet fjale. Te drejtat e popullsive respektive ne te dy vendet jane çeshtje tjeter, dhe jane rregulluar me akte nderkombetare. Sidoqofte, te presim e te shohim.

    Reply to this comment
  7. Arben July 2, 18:55

    Keta morrem perfundimisht Camerine, vetem SE ne

    Duam te futemi ne beeeeeeeee e.

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic July 2, 19:17

    Nuk keni fal asgj.! Keni marre shume gj. Keni shqiperin e Jugut deri ne Abraki. Koha do ta bej te veten sice e beri deri ketu.
    Mos u beni kaqe “shpirtmire” me token tone.! Fjal jote o Kotezi tingellon si ajo perrall e Lafonten. Qengji dhe Ujku”.!

    Reply to this comment
  9. JKB July 2, 20:01

    “Timeo Danaos et dona ferentes” (ua kam frikën grekëve, edhe kur sjellin dhurata) eshte nje varg i poemes “Eneida” te Virgjilit, vënë ne gojen e Laokonit (trojan), kur greket lane kalin (e Trojes) dhe bene sikur u larguan. Kjo shprehje qe shpreh me se miri dinakerine e grekeve i ka rezistuar hareses historike deri me sot, per te treguar karakterin e ketij kombi qe sot vetem vendin ka te perbashket me greket e vjeter. Greqi antike ishte zona rreth Athines, si dhe nje sere ishujsh te Egjeut, bashke me nje sere ngulimesh greke pergjate Egjeut perendimor e Jonit. Territoret e tjera te Greqise se sotme ishin Sparta, Thraka, Thesalia, Epiri, Maqedonia qe nuk kishin asnje lidhje me greket. Kujtoni studimet e Fallmerajerit 9mesi i shekullit XIX) qe thote se greket e vjeter u zhduken dhe “ata qe e quajne sot veten greke nuk jane gje tjeter veçse sllave dhe shqiptare qe pas perzjerjes me elementin egjiptian jane greqizuar”. Prandaj jane te zinj dhe mbeten te tille edhe po ti çosh ne Polin e Veriut. Vorio Epiri nuk ekziston ne realitet, Çameria po, eshte krahine e paster shqiptare! Tjeter: Kur e pyeten Jorgo Seferin (Jorgos Seferis) para marrjes se çmimit Nobel ne letersi ne Stokholm se çfare race i perkiste, dmth a e ndjente veten pasardhes te grekeve te lashte, ai tha nje te vertete te madhe: “Une nuk u besoj teorive te racave, por ne jetojme ne te njejtin vend dhe shohim te njejtat male si zhyten ne det”. Pra keta te quajtur “greke” e ca me keq “helenë”, jane nje mishmash ballkanik racash, qe u pelqen historia e vjeter, e cila mjerisht nuk u perket! Se kane frike te bejne analizen gjenetike te prejardhjes racore (e cila sot eshte bere rutine) dhe te jene te sinqerte ne rradhje te pare me veten, pastaj me te tjeret.

    Reply to this comment
  10. JKB July 2, 20:07

    “Timeo Danaos et dona ferentes” (ua kam frikën grekëve, edhe kur sjellin dhurata) eshte nje varg i poemes “Eneida” te Virgjilit, vënë ne gojen e Laokonit (trojan), kur greket lane kalin (e Trojes) dhe bene sikur u larguan. Kjo shprehje qe shpreh me se miri dinakerine e grekeve i ka rezistuar hareses historike deri me sot, per te treguar karakterin e ketij kombi qe sot vetem vendin ka te perbashket me greket e vjeter. Greqia antike ishte zona rreth Athines, si dhe nje sere ishujsh te Egjeut, bashke me nje sere ngulimesh greke pergjate Egjeut perendimor e Jonit. Territoret e tjera te Greqise se sotme ishin Sparta, Thraka, Thesalia, Epiri, Maqedonia qe nuk kishin asnje lidhje me greket. Kujtoni studimet e Fallmerajerit (mesi i shekullit XIX) qe thote se greket e vjeter u zhduken dhe “ata qe e quajne sot veten greke, nuk jane gje tjeter veçse sllave dhe shqiptare qe pas perzjerjes me elementin egjiptian jane greqizuar”. Prandaj jane te zinj dhe mbeten te tille edhe po ti çosh ne Polin e Veriut.
    Vorio Epiri nuk ekziston ne realitet, as ka ekzistuar, Çameria po, eshte krahine e paster shqiptare!
    Tjeter: Kur e pyeten Jorgo Seferin (Jorgos Seferis) para marrjes se çmimit Nobel ne letersi ne Stokholm se çfare race i perkiste, dmth a e ndjente veten pasardhes te grekeve te lashte, ai tha nje te vertete te madhe: “Une nuk u besoj teorive te racave, por ne jetojme ne te njejtin vend dhe shohim te njejtat male si zhyten ne det”. Pra keta te quajtur “greke” e ca me keq “helenë”, jane nje mishmash ballkanik racash, qe u pelqen historia e vjeter, e cila mjerisht nuk u perket! Se kane frike te bejne analizen gjenetike te prejardhjes racore (e cila sot eshte bere rutine) dhe te jene te sinqerte ne rradhe te pare me veten, pastaj me te tjeret.

    Reply to this comment
  11. alphade July 2, 21:07

    Shenim: fjale me vend,analize rreale e zotit ” Amerikan” !
    Ju lumte ! Feja shqiptarit eshte shqiptaria….!!!!

    Reply to this comment
  12. info analitike July 2, 22:06

    Hhahaha e degjuat more shoke grekun! Ka dhene alamet koncesioni, Epirin e Veriut. Pra ate qe kishim me kohe sepse ata e kane konsoderuar gjithnje Shqiperine “Epir Te Veriut”. Ore po keta trimoshta lapangjoze rilindjote perseri heshtin! Po “atdhetaret” e Dites, Bedriu, Viktori, bejtexhiu ku jane mo?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*