Dhe deputetët si gjithë të tjerët-të punojnë që të paguhen!

December 6, 2018 12:04

Dhe deputetët si gjithë të tjerët-të punojnë që të paguhen!

Agresiviteti,
aspak nuk është zbutur,
s’dimë pse opozita,
në bojkot është futur?!

Sot kur po prodhohet,
kaq shumë dekadencë,
s’mund të lihet Rama,
pa një oponencë!

Nxitës i bojkotit,
është Sali Qymyri,
vendi i opozitës,
nuk është tek “Astiri”!

Pa një opozitë,
nuk mund ta lëmë shtetin,
sidomos në fund,
kur kalon buxhetin!.

Edhe opozitën,
e ka zgjedhur Vendi,
janë punët e saj,
Ligjet dhe Kuvendi!

Po dhe kur ka shkuar,
e ka ndritur fare,
sherr e shamata,
dhe sjellje shpellare!

S’e pamë normale,
një të vetme ditë,
sepse kjo e jona,
nuk është opozitë!

Qeveria ndihet,
fort e relaksuar,
kur nuk ka njeri,
për ta kundërshtuar!

Kjo punë e bojkotit,
është çudi më vete,
sepse për bojkotin,
s’ka penalitete!

Opozita jonë,
çudi e çudive,
bën e shpik pafund,
punë konspirative!

Po konspirativet,
askujt nuk i duhen,
dhe ata nuk bëjnë,
punën që paguhen!

Zëri i qytetarit,
nuk shkon në Kuvend,
sepse opozita,
shkon në tjetër vend!

Gjer tani është kthyer,
thjesht’ në koperturë,
kur s’ke opozitë,
shket në diktaturë!

Ne shumë probleme,
i gjejmë pozitës,
po shumë kusure,
janë të opozitës!

Po punët e veta,
i kanë rregulluar,
dhe pa qënë në punë,
gjithnjë janë paguar!

Pa punuar fare,
merr çdo metalik,
se ky emërtohet,
aksion politik!

Se për opozitën,
ky është interesi,
por rrogën-Gramozi,
duhet që t’u’a presi!

Mona me Lulashin,
janë milioniera,
po ka shumë që s’kanë,
të ardhura të tjera!

Ka shumë që s’kanë mundur,
të bëjnë pasurinë,
veç me atë rrogë,
e mbajnë shtëpinë!

Dhe nëse paratë,
s’do t’i merrnin kot,
me kohë do qe sosur,
ky palo bojkot!

A.DUKA

December 6, 2018 12:04
Komento

1 Koment

  1. KOZi December 6, 16:16

    Pse Deputetet te punojne qe te paguhen !? Ne vitin 1922 eshte diskutuar ky problem por nuk u pranua ne shumice – sot mbase pranohet – te dihet qw deputetet nuk kane as page as shperblime – te provojme cfare del!?….tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*