Dhe gurët e rrugës e dinë që Sala ka rrjedhur!

October 14, 2017 12:00

Dhe gurët e rrugës e dinë që Sala ka rrjedhur!

Rama në Kuvend,
një “bombë” paska hedhur,
ka thënë nëpër dhëmbë,
se Sala ka rrjedhur!

Sipas metaforës,
mund që ta kuptosh:
“Kafka e Berishës,
ka mbetur krejt bosh!”

Kjo gjë nëpër dhëmbë,
s’thuhet për Salinë,
dhe gurët e rrugës,
këtë gjë e dinë!

E dinë për Saliun,
që s’është mirë nga koka,
kot u hodh përpjetë,
militari Noka!

Me ç’thotë në Kuvënd,
i shkari Sali,
kjo sharje na duket,
si përkëdheli!

Për Nokën që kurrë,
nuk i mbyllet sqepi,
për bllokim seance,
ky ishte sebepi!

Njëlloj si Lulashi,
në javën e shkuar,
dhe Mulja -foltoren,
dje e ka bllokuar!

Dhe me sy të lirë,
taktika kuptohet,
që Ruçi të nxehet,
dhe të nervozohet!

Po në fakt është SHQUPI,
që kalon në fazë,
ka për çdo seancë,
nga një kamikaz!

Nga një kamikaz,
dhe nga një idiot,
se humbjen e thellë,
s’e përtypin dot!

Siqë e kanë nisur,
dhe do ta bitisin,
dhe rrugaçëritë,
më nuk na habisin!

Dihet që Kuvendi,
në çdo shtet është Koka,
po mendo kur tonin,
ja jep Flamur Noka!

Ky që injorancën,
ka përfaqësuar,
gjithë inteligjencën,
e ka ofenduar!

E dimë-në Kuvënd,
rendin kush e prish,
i gjithë strumbullari,
është mortja Berishë!

Ku është katandisur,
s’e kupton ai,
ndaj të gjithë e duam,
sa kripën në sy!

SHQUPI më i lig,
po bëhet çdo ditë,
njëlloj në pushtet,
dhe në opozitë!

Dhe tani Kuvëndi,
s’është më një estradë,
sepse çdo e Enjte,
sjell një maskaradë!

Lulashi-në çadër,
ngriti Rend të Ri,
këtë injorancë,
dhe harbutëri!

A.Duka

October 14, 2017 12:00
Komento

13 Komente

  1. DRENICA E KUQE October 14, 13:14

    … dhe shpellat e Viçidolit kane marre vesh e po thone qe Sala me Lulin kane pjerdhur!…
    Paç jete te lumtur e te gjate, o Arben Duka!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. October 15, 17:31

      O Drenica Kuqe,ti vishet berishovicit kostumi te cmendurit,apo te pjerdhurit,do te thote te jeshe pjese e skenareve te peshtiren te rradhes se jashteqitjes shqiptare ne dite e vite.Berishovicet nuke jane te cmendur,por jane kriminele te lindur,gje per te cilen duhet te merret prokuroria,gjykatat,dhe kjo ne nderimin e mijra viktimave te terrorrit te tije,Ok.Sala dhe Luli nuke kane pjerdhur,pore kane pushtet aqe shume sa diligjojne ramovicet,metovicet e medijvicet me shoke e shoqe,dhe kjo per aqe kohe sa nuke eshte ,apo jane denuar.O “Drenica Kuqe”,duke i veshur petkun e te semurit psiqik dhe pjerdhurine,si ju dhe Duka i beni nderin me te madh,nje bashkepuntori te milloshevicit,arkanit,mlladicit,karaxhicit etj,kriminele qe grabiten,terrorrizuan e lane pas mijra viktima nga pas,me varre apo pa varr,dhe kjo vetem nga etja per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda djallit.Ne moralin e Drenices se Kuqe,Dukes dhe ne pergjithesi te shqiptareve ne Shqiperi,Kosove e Maqedoni,apo diaspore,eshte te nisin sa e shpejt nje demostrate per arrestimin e berishovicerve me shoke e shoqe, ne nderim te mijra viktimave te terrorrit tije.Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash qe mundoheni ti veshni berishovicerve petkun e cmedurise,apo te pjerdhurise.Berishovici eshte nje kriminel serial qe duhet prangosur dhe futur ne burg,vetem keshtu do te preheshin te qete qindra viktima te gjakmarrjes,3700 viktimat e vitit 1997,8,Gerdecit,21 janarit,dhe mijra viktima te plumbave “qorr”,duke mos harruar mijra viktimat ne ish Jugosllavi,pra Kosove,Bosnje-Hercegovine-Maqedoni dhe Kroaci dhe vendet ne lufte ku ky kriminel serial ka futur arme e nafte kontrabande per te ushqyer zinxhiret e tankeve vrasese.

      Reply to this comment
  2. demo October 14, 14:47

    Nje gje verej tek LUGATI.I ka ikur vetesiguria.Ai vetbesim qe e bente te ngjiste shkallet e podiumeve 4 e nga 4 sikur ky i dinte te gjitha.Kapardisja e malokut kur drejtonte gishtin nga kundershtaret,sikur po ngrinte akuzen e prokurorit ushtarak,leshonte biografine e kundershtarit ne shesh te mejdanit,qe ta shqyenin kafshet mitingashe qe e rrethonin.Duket se Muli nuk ja mbush dot boshllekun.

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr October 14, 15:08

    Poeti i popullit qe shkruan per popullin dhe ne te njejten kohe frymezimin e mer nga populli.

    Reply to this comment
  4. Dodona mbi Tomorr October 14, 15:14

    Poeti i popullit qe shkruan per popullin dhe ne te njejten kohe frymezimin e mer nga populli ;,prandaj poeti eshte i perjetshem si populli.

    Reply to this comment
  5. Dhimbia e Madhe Popull. October 14, 15:27

    Kur peshku qelbet nga KOKA..
    Te keqen e kemi se:
    S’ka c’ti beje kush se ne demokraci;
    -Abuzohet vec VOTAT,l-igji futur nen RROTA..
    Arben Duka me te lumte..po;
    “eksekutiv” je i vetem…
    Dhimbie e madhe Popull.

    Reply to this comment
  6. Arber Iliri October 14, 21:34

    Berisha nuk ka pjerdhur, i tille ka qene gjithmone, i lig dhe i rezikshem deri ne vdekje, biles edhe ca vite pas vdekjes do te harxhohen me berishizmin, njesoj si me enverizmin.

    Reply to this comment
  7. "BOHOTINA" October 14, 22:14

    TIPIKU

    Si nuk të vjen turp
    s’ ke cipë në faqe,
    ne na bëhet krupë
    dita kur u shfaqe.

    S’ të skuqet surrati
    i verdhë si meiti,
    hunda kreshtëlugati,
    maskë hipokriti.

    Sot je më tipiku
    ti i kësaj farse,
    nxin porsi ibriku
    duke bërë vrasje…

    Je bërë gaz’ i botës
    nuk na i hedh dot,
    po shuplaka kokës,
    do të godasë fort.

    Nga gjith’ politikanët
    askush s’ është i mirë,
    ti nxin nga gjithë anët
    je më i pështirë.

    Nga klasa hajdute
    ti hajdut me damkë,
    hundët ku s’ i fute
    në çdo skut’ e bankë.

    Hiqesh si i fortë
    kinse si Hitler,
    na u bëre mort
    na mbushe me vrer.

    Ti je më munafiku
    i bandës famëkeqe,
    ne s’ na lot qerpiku
    kur ti na ngre leqe.

    Ç’ t’ u desh ty kështu
    more i pamend,
    s’ ecet kuturu,
    s’ je as për parmendë.

    Mbron afera, vjedhje
    vrasjet që ke bërë,
    jo vetëm për vete
    për bandën, të tërë.

    Kur pëllet pa lidhje
    kur të çirret zëri,
    na ngjan si vemje
    një vampir i tëri.

    Mblidh mendjen, idiot
    popullin nuk e tremb,
    kur bën si i fortë
    ne jemi më shkëmb.

    Shqipërinë si lule
    zhvate për ibret,
    po dot s’ e përkule
    as kur ishe mbret.

    Shite toka, dete
    për pushtet dhe lekë,
    e zeza për vete
    pas do të të ndjekë.

    Ti mallkimi ynë
    ti kancer, pa mend,
    ndëshkim historinë
    do kesh nga ky vend.

    Sa ka parë ky vend
    surrate si yti.
    Popullin dot s’ e tremb,
    të mbërthen për fyti.

    Si nuk të vjen turp
    s’ ke cipë në faqe,
    ne na bëhet krupë
    dita kur u shfaqe…

    Reply to this comment
  8. Bido October 15, 04:57

    O Arben
    … Ai gerdalla i vici..dolit nuk ka rrjedhur or jo
    …..
    por, ka pjerdhur.

    Reply to this comment
  9. Tradita October 15, 08:37

    Ajo batuta: Jeni hale e mbeshtjell ne mendafash ju shkon vertete shume. Te gjithe bejtexhinjte nuk e sjellin dot kete perqasje.

    Reply to this comment
  10. Mark .U.K October 15, 10:33

    Po ju more militaruc servil si e quani vehten.Ju jo se vertet ke pjerdhur,po ik per lesh o spiuni i sigurimit.Sa te paguajn te lehish o zagari plak.

    Reply to this comment
  11. kris 1 October 15, 12:08

    Salliu meriton titullin artist .E luan bukur rolin saqe budallenjte besojne se ka rrjeedhur.Ai ka qene dhe eshte ne pushtet.Nje buzeqeshje e Salliut e ben te lumtur bojaxhiun e kasollles Shqiperi.

    Reply to this comment
  12. timonieri pa patente October 15, 17:09

    Sala ka rjedhur e pjerdhur.
    Qe diten e pare qe e kam pare ne podium kam thene ky seahte normal.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*