Dhe kaq të harbuar Petritin s’e dinim!

October 20, 2017 10:58

Dhe kaq të harbuar Petritin s’e dinim!

Duket se shumë zët,

na kanë perënditë,

që dëgjojmë Petritin,

disa herë në ditë!

 

Dhe ka në të shprehur,

siguri idioti,

po ç’i kemi bërë,

që keq na tall Zoti!

 

Ne këtu e kishim,

po s’e kishim ditur,

që kishte në kafkë,

një mëndje té ndritur!

 

E ka LSI-ja,

si një avangard,

ky që arsimimin,

ka marrë në “Havard!”

 

Rroftë që miletin,

e zgjoi nga gjumi,

si s’doli më parë,

Petrit shkollëshumi?!

 

Kush e kish penguar,

i kish vënë kapistër,

se ky është i prerë,

për kryeministër!

 

Po tani askush,

s’e pengon të ndrijë,

ndaj fundi i Ramës,

nga Titi do vijë!

 

Titi që po shfaqet,

në formë të tërmetit,

tani është e vetmja,

shpresë e miletit!

 

Në shtyllën e turpit,

Ramën do ta nguli,

ky që është në fakt,

dhe më trap se Luli!

 

Ne që për pushtetin,

ndonjë bast e vinim,

dhe kaq të harbuar,

Vason nuk e dinim!

 

Kaq shpesh në TV-ë,

kur sheh kapedanin,

më e pakta gjë,

të thyesh ekranin!

 

Ramën numur dy,

ende s’e dimë ne,

po Titi kërkon,

qeveri të re?!

 

Qeveri të re,

kërkon shkollëshumi,

dhe në daltë “Tahiri”,

një flluckë sapuni!

 

Po këtë formulë,

njerzit nuk e dinë,

se është shumica,

që bën qeverinë!

 

Po çadra mendon:

“U bë deti kos,

pse të mos e futim,

vendin në kaos?!”

 

Ndaj krijuan frontin,

anti-kanabis,

martesë midis SHQUPIT,

edhe LSI-së!

 

Në krye të frontit,

një grua-një burrë,

dhe dhjetë figurantë,

që s’mungojnë kurrë!

 

Të njëjtë-si në zgjedhje,

tok i kemi patur,

po aty nga Petja,

s’ka më të spikatur!

 

Titi vetëtin,

se është i pari,

edhe pse është shtuar,

Koço Komisari!

 

Petja-more-Petja,

do na zgjidhi hallet,

po ç’i bëmë Zotit,

që kaq keq po tallet?!

 

A.DUKA

October 20, 2017 10:58
Komento

10 Komente

  1. Shahisti October 20, 13:41

    Ti o bejtexhi mbytesh me duhan, fillo edhe hashashin tashti qe te behesh tamam.

    Reply to this comment
  2. Laveri October 20, 14:29

    Je i madh Arben,por kur do na besh edhe nje per ate bushtren e Likes

    Reply to this comment
  3. Korcari October 20, 18:54

    Te vleresoja per shkrimtar por gjithnje e me shum tek ty shoh nje komunist te qelbur … te shqetesoka petrit vasili dhe jo droga e saje qorrit …. je nje njeri i ulet me keq se te tjeret

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K October 20, 19:00

    Po beje nje poezi edhe per te majten more servil.Te pakten bene per mire se e meriton se i beri pjedhore si fushat dhe malet me hashash o spiuni i deges se mbrendeshme.

    Reply to this comment
  5. NjeQytetarOptimist October 20, 19:20

    Sa kam qesh..

    Reply to this comment
  6. vjola October 20, 21:08

    Te lumte Arben , bjeri kusareve , bjeri vrastareve .

    Reply to this comment
  7. N.VJOSA October 21, 00:16

    Sarkazëm e thelle!
    Por per kete Petritin e Leshelis, e ka thene bukur edhe nje komentues nga Oqeani i madh i komentuesve:
    …….
    ÇILJA, MORE ÇILJA,
    ANON NGA KTHEHET B I L J A…!

    Reply to this comment
  8. ppa October 21, 09:34

    … i madh!

    Reply to this comment
  9. ETHEM October 22, 07:44

    BRAVI BENI.PETJA FLET ME URDHER LIKES NR.2 SE KA FRIKE SE MOS E HEQIN NGA KOMANDANT GRUPI DEPUTETESH ME VOTA TE VJEDHURA.TURP PER TE E PER TA.I JANE TURRUR RAMES SE SHFRYTEZOJNE RASTIN PER DETIN-KOS.U KA NGELUR VETEM LUGA.HARROJNE VJEDHJET E KRIMET E TYRE.TE GJITHE KETE ÇORBE E GATUAN SALIMORTJA PASI SHEH SE PD KA MBARUAR SE EKZISTUARI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*