Dhe më e bukur se A.P.Kerens

Arben Duka July 18, 2015 14:19

Dhe më e bukur se A.P.Kerens

(Baladë dashurie sipas A.Pushkinit)

Kujtoj at’ çast të paharruar,
kur ti m’u shfaqe para sysh,
gjer në detaj e pikturuar,
si një dhuratë perëndish!

Mundim e lodhje krejt m’u tretën,
më ikën krejt si me magji,
të shtangur sytë tek ty më mbetën,
se s’kishin parë një Perëndi!

Këtë magji-këtë finesë,
këtë shkëlqim që të merr sytë,
njeriu shekuj mund të presë,
dhe s’e sheh dot për herë të dytë!

Tek Një e vetme janë mbledhur,
gjithë mrekullitë e rruzullimit,
në çast kjo xhinde më ka hedhur,
poshtë në greminë të frymëzimit!

Ti s’mund ta fshihje bukurinë,
dhe ndryshe krejt tek unë të vije,
pa u gremisur në greminë,
s’mund t’i këndosh një Perëndie!

Dhe kritizeri më i çmëndur,
tek ti nuk gjen dot një defekt,
se ti e gjitha je e gdhëndur,
se ti e gjitha je perfekt!

Të adhuroj-po nuk të dua,
kjo do të ish një marrëzi,
se mëndja s’më ka ikur mua,
të dashuroj një Perëndi!

Kur para meje ti u shfaqe,
krejt madhështore si kështjellë,
në shpirtin tim nuk kish më paqe,
dhe rashë në honin më të thellë!

Veç Zoti ty mund të t’afrohet,
tani është vetëm pa Marinë,
po dhe Ai mirë do mendohet,
kur të ta shprehë dashurinë!

M’u shfaqe ti e s’jam i bindur,
në ishte verë-apo vjeshtë,
po jam i bindur që s’ke lindur,
për një njeri fare të thjeshtë!

Që nga ai çast i paharruar,
kur ti m’u shfaqe si magji,
i kaloj ditët i hutuar,
e kaloj jetën në mërzi!

Se që kur gdhin e gjer sa ngryset,
e kaloj ditën katrahurë,
përpara teje sot më duket,
çdo grua një karikaturë!

Nuk është çudi të më shikoni,
gjithnjë të vetëm si kukuth,
mbas gjithë atij nur-perfeksioni,
një tjetër fëmër s’mund të puthë!

Vetëm një çast e ti më çmënde,
kometë që shndrite krejt papritur,
unë ëndërroj veç buzën tënde,
ndaj do të vdes krejt i zhuritur!

Do eci jeta zvarrë-zvarrë,
nga ky mundim krejt i pasosur,
se jam i vetmi që kam parë,
ah-bukurinë më të përsosur!

Arben Duka July 18, 2015 14:19
Komento

2 Komente

  1. Dashuria, Dashuria... July 18, 19:02

    E mo Ben, a te thashe une?!
    Ne vend te gjesh Zerin e …. t’i kendosh REVOLUCIONIT,
    ti vete e harxhon kohe me dashurine!

    Ç’kuptim ka dashuria perpara IDEALIT?
    Ç’ja vlen Jeta, perpara vdekjes heroike INTERNACIONALISTE?
    Perse riprodhim poezie Ane Kernes, kur mund te kendoje Himnin e Vdekjes per Komuniizmin ne Sheshin e Kuq?!

    Dashuri, dashuri…!

    Reply to this comment
  2. LABI July 18, 19:57

    Je i vetmi qe ke pare,
    ah-bukurine me te persosur,
    Ndaj pena juaj eshte e rralle,
    E vargu e saj i pa sosur

    Po vec ata qe te kuptojne
    Krahe teje sot jan rreshtuar
    Se nostalgjia e vargut tend
    Te shtyn vertete per tu menduar

    Eh, je i vetmi qe ke pare
    Nje Perendi ne fluturim
    E vezullimi saj i papare
    Vertet te hodhi ne gremin

    Ne nje gremine te thelle te eret
    Ku duhet mundi i hera heres
    Te mbrishe te burimi i ndritur
    Qe te mos mbesesh i zhuritur!!!!!

    Keshtu eshte ndertuar jeta
    Me plote pabesite e veta….
    Nje keshille te jape miku im!
    Mos mendo per Perendine!!!

    Se ajo eshte e lindur Perendi!!!!
    Nuk vjene tek une, nuk vjene tek ti!
    Kalone rembimthi krejte pa pritur
    Vec per tu pare, e per t’na vozitur…

    Sa per te na thene “ja ku jam”
    Here si engjell, here si shejtan…
    Here me te qeshur, here me te qare
    Deri sa shpirtin te na e mare…

    Mos qendro large e i shokuar
    Po dile ne balle turmes bashkuar
    Se vargu juaj, nuk njeh vetmi
    Se pena juaj, sjelle vec LIRI!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?