Dhe në e kurseftë Edi Rama, nuk kanë për ta kursyer shqiptarët

Nga Mero Baze July 19, 2013 20:37

Dhe në e kurseftë Edi Rama, nuk kanë për ta kursyer shqiptarët

Shqipëria duket se i ka shpëtuar paq një lufte civile, që mund të vinte nga një rezultat me diferencë jo shumë të madhe mes ish- opozitës dhe Sali Berishës. Të gjitha paralajmërimet e sondazheve për një rezultat të mundshëm mes 75 deri 76 mandate për ish- opozitën, duket se kanë përgatitur regjimin të bëjë skemën e përmbysjes së rezultatit. Edhe pse të gjithë besonim se Sali Berisha do t’i fuste duart për të përmbysur deri në katër mandate, ishte e papërfytyrueshme pas 23 qershorit se ai nuk do të hiqte dorë nga kjo skemë. Por ja gjithçka po ndodh para syve tanë. Pa ankesë të asnjë subjekti elektoral, por me vullnet të katër anëtarëve të KQZ-së së mbetur të Sali Berishës, dy qarqet e veriut po shkojnë në rinumërim, pasi kutitë janë mbajtur në një regjim sigurie familjare nga Sali Berisha. Njësoj si në vitin 2011, kur Lulëzim Basha u shpall humbës në Tiranë dhe Sali Berisha gjeti vota në kuti të numëruara më parë, edhe këtë herë ai po përsërit të njëjtin skenar. Ajo që po na shpëton në këtë rast nuk është vullneti i Sali Berishës për të pranuar humbjen, por diferenca tepër e lartë me të cilën shqiptarët ndëshkuan regjimin dhe bënë të mundur që sot ne ta shikojmë me nervozizëm, por të pashqetësuar përpjekjen e fundit të këtij dinosauri për të helmuar të ardhmen e Shqipërisë. Asgjë nuk mund të bëjë as me votat e shtuara dhe as me klonimin e kutive prej njerëzve të tij. Ai nuk ka humbur një apo dy mandate, por ka shkuar nga 68 në 42 mandate dhe nuk e shpëton dot askush nga disfata. Ajo nga e cila na kanë shpëtuar gjithë shqiptarët është lufta civile, e cila mund të niste sot pas këtij akti të papërgjegjshëm nëse diferenca nuk do të ishte kaq e madhe. Për këtë duhet t’i falënderojmë shqiptarët që me intuitë i mbyllën këtij dinosauri çdo shteg për të dalë nga shpella e historisë famëkeqe ku do të mbyllet pas shtatorit.

Por nëse paqen në Shqipëri e shpëtoi diferenca e thellë e rezultatit, zgjedhjet u arritën të njollosen dhe në fakt të bastardohen nga regjimi. Këto janë ndër zgjedhjet më të këqija që ka zhvilluar Shqipëria. Fushata parazgjedhore ishte një luftë e vërtetë dhe e pabarabartë me milionave të regjimit për të blerë pushtetin që po i ikte nga duart dhe një opozitë që kish tetë vite në protesta dhe rrugë për të drejtat e saj politike. Qeveria përdori çdo arsenal të saj, pasuritë publike, mjetet shtetërore, paratë e shqiptarëve, mediat e regjimit dhe gjithçka tjetër për të bërë një garë të pabarabartë. Ajo përdori dhunën fizike dhe psikologjike për të mposhtur opozitën dhe propagandën gëbelsiane televizive për të dekurajuar fituesit. Kulmi u arrit ditën e zgjedhjeve në Lezhë, kur një kandidat i Berishës mori pjesë në përleshjen me armë nga ku ngeli i vrarë një aktivist i opozitës. Në fund humbi dhe shumë thellë. Efektet e manipulimit paraelektoral të zgjedhjeve kanë dhënë frytet e tyre, pasi ndoshta sot mund të kishim dhe 90 mandate për ish- opozitën. Partia Demokratike ka realisht ato 42 mandate që ka dhe gjithçka tjetër ka qenë votë kundër tyre, edhe pse u është dhënë aleatëve të tyre.

Por sot që diferenca e thellë na ka shpëtuar nga lufta, autorët e përgatitur për manipulimin e zgjedhjeve po vazhdojnë detyrën e tyre. Katër anëtarët e KQZ, njerëzit e Berishës që ruajnë kutitë në Lundër, dhe gjithë infrastruktura e përgatitur e manipulimit të zgjedhjeve, meriton jo vetëm një gjykim penal shembullor, por dhe një leksion dënimi që askush në këtë vend të mos guxojë më të prekë vullnetin e shqiptarëve, qofshin këta dhe njerëzit e shumicës së re të dalë nga këto zgjedhje.

Sali Berisha, i cili u ka mohuar kundërshtarëve të vet katër vite më parë hetimin e kutive, bile dhe të materialeve të votimit, edhe pse kishte hapësirë të plotë ligjore, ai që akuzonte Edi Ramën se po fyente komisionerët e vet duke u thënë se kanë shitur votat, ai që këmbënguli deri në Strasburg dhe Bruksel se hapja e kutive do fuste Shqipërinë në luftë, ai që u tall në mënyrë cinike bile duke i djegur kutitë e votimit, sot po e rikthen filmin nga vetvetja, duke akuzuar të vetët se kanë shitur votat, duke hapur kutitë pa i kërkuar askush, dhe natyrisht duke i manipuluar ato në magazinat e Familjes së vet. Ai po ikën nga historia duke rrëzuar çdo argument për të cilën luftoi të qëndronte në pushtet. Erdhi si hero antikorrupsion dhe po ikën si lideri më i korruptuar i historisë së këtij vendi, erdhi si një lider demokrat dhe po ikën si një vrasës politik i provuar, erdhi si një njeri që donte votën e lirë dhe po ikën si i vetmi manipulues zgjedhjesh në liri në këtë vend, mbajti pushtetin duke demonizuar opozitën pse kërkon hetim zgjedhjesh dhe përpiqet të ikë duke destabilizuar zgjedhjet që humbi, u përpoq të mbajë pushtetin duke rekrutuar e blerë mandate deputetësh dhe po ikën duke ndëshkuar partinë e tij ta lërë në dorë të batakçinjve që i rekrutoi. Ai po ikën si një udhëheqës që nuk i ngjiti asgjë në këtë vend, asnjë ide politike, asnjë shembull i qeverisjes, asnjë bilanc zgjedhjesh, dhe mbi të gjitha asnjë fitore. Përveç 22 marsit të 1992 kur shqiptarët rrëzuan diktaturën, ai nuk arriti dot asnjë fitore në krye të partisë së tij, por e shtyu 22 vjet duke mbijetuar me aleanca fluide, vjedhje, blerje dhe qërim hesapesh me kundërshtarët e vet. Tani i ka ardhur koha të mos ketë më asnjë mundësi të mbijetojë. Shqiptarët e kanë zhytur në llumin e historisë me 1 milion vota kundër dhe ai po përpëlitet të tërheqë sa mundet në atë llum, ata që e ndëshkuan. E ka kot. I duket vetja ende i fortë se është në zyrë. Pas javës së parë të shtatorit do të jetë një njeri me të cilin do të ketë punë vetëm drejtësia. Dhe në e kurseftë Edi Rama, nuk kanë për ta kursyer shqiptarët. Sidomos viktimat e regjimit të tij!

Nga Mero Baze July 19, 2013 20:37
Komento

25 Komente

  1. qafir July 19, 20:49

    o debil,o injorant,o idiot,o plehre,o spurdhiak,je i vetmi qe po i meshon luftes civile

    Reply to this comment
  2. Koli July 19, 20:55

    Po nuk e pengua Berishen PD do arrije 70 deputet me ndihmen e Podesta dhe Amerikes.

    Reply to this comment
    • TIGER July 19, 22:09

      Sa rendojne veten me keto qe bejne. Ndoshta Berisha negocion mos-ndeshkimin e tij, po keta hajvanet qe i shkone pas si mercenare cfare mendje kane?
      Populli kerkon disa koka te priten pas Shtatorit dhe disa do behen shembull. Do ta hane plus edhe per gjera qe mbase s’kane faje, po ne fund mire t’ju behet.

      Reply to this comment
  3. eduard July 19, 21:15

    O Mero o babuc,ke te drejte

    Reply to this comment
  4. tata July 19, 21:21

    Derri do plumb

    Reply to this comment
  5. Ilir July 19, 21:24

    Ky qe po realizohet mund te te jete nje skenar I pergatitur qysh me pare nga Sali Berisha.Fillimisht pranoi zgjedhjet.Tani pas baderdive qe ka bere me shume kujdes ne kutite e votimit te ruajtura prej tre javesh ne magazinat e Lundres (Thuhet se eshte vrare dhe nje magazinjer dhe nuk dihet perse ) tani kerkon te hape kutite e Lezhes dhe te Shkodres qe nuk I kane kerkuar ndonje nga Partite e koalicionit ,dhe pasi do te gjeje fallcifikimet e realizuara po nga ai, do tja u hedhe fajin te majteve , me pas nuk do ti njohe keto zgjedhje ne Lezhe dhe ne Shkoder dhe pak caste me vone nuk do ti njohe zgjedhjet ne gjithe Shqiperine.Ai eshte nga ata qe e mban pushtetin me force dhe dijeni se ai keshtu ka qene , keshtu eshte dhe keshtu do te jete deri sa I kane mbetuar akoma dhembe ne goje.Ai te kafshon atehere kur ti nuk e pandeh.Prandaj thirja ndaj Edi Rames Dhe Ilir Metes dhe te dy se bashku eshte : dilni menjehere ne nje koference shtypi.Bejauni te qarte kete problem shqiptareve dhe nderkomtareve ,sa nuk eshte vone.Mos e lejoni njerin e peshtire te shkatroje Shqiperine perseri.Nga ai mund te prisni cdo gje.Kujdes.Kujdes.Kujdes.

    Reply to this comment
  6. Pellumb zaimi July 19, 21:27

    Ekzakt mero baze! Mbetesh luftetar i paepur kunder berishizmit por dhe vezhguesi “par exelent” i kalbesise dhe i ndryshkut te berishizmit. Madje me i mprehte se e gjithe opozita e mare sebashku. Me i vendosur se e gjithe opozita. Me luftetar se e gjithe opozita. Pa ju dhe pa gazeten tuaj opozita do te ishte nje çalamane e madhe. Jo rralle ju dhe gazeta juaj kane sherbyer per te shtyre karriken me rrota te opozites. Nese ne kete vend duhet te nderohen gazetaret e vertete une titullin e larte te gazetarise do t’ju a jepja ju dhe artan hoxhes se “xhungles”. Nese ne kete vend do te nderohej kurajoja qytetare une prape ju te dyve do t’ja u jepja titullin. Nese ne kete vend do te me duhej te zgjidhja midis opozites dhe gazetareve do te zgjidhja gazetaret dhe ndermjet ketyre te fundit prape ju te dyve. Analiza e sotme i vuri vulen vendimit qe kam bluar ne kokë. Natyrisht po te kisha ne dore vendimarrjen. Suksese gjithe gazetareve si ju qe u pret shpata ne te dy krahet e se keqes!

    Reply to this comment
  7. linda July 19, 21:37

    berisha nje fatkeqesi kombetare.

    Reply to this comment
  8. Korabi,France July 19, 21:39

    Ky kriminel duhet te ndalet me te gjitha format per te mos e shkaterruar Shqiperine si ne vitin 1997, dhe siç deshi ta bente ne vitin 1998.Kur thom me te gjitha mjetet besoj se shembuj ka plot si ne tunizi,Libi etj.Ai nuk din te largohet ne paqe,prandaj ka dhe forma te tjera.Krimineleve duhet t’ju pergjigjesh vetem me dhune.

    Reply to this comment
  9. reformer July 19, 21:44

    e gjitha kjo provon nje gje shume te thjeshte: Sali Berisha eshte cmendur!
    Nuk kishte si te ndodhte ndryshe: keshtu perfundoi edhe Enveri!
    Keta njerez nuk duan ta pranojne realitetin, por ai do tu imponohet me force!

    Reply to this comment
  10. tomsojeri July 19, 21:52

    Ore lerini ato po shkoni e lidheni se nuk pyet ai kashe ! Do shihni ,cdo dit qe kalon dhe me i papermbajtur do behet ! Nuk pyet ai ,Do luaj cdo gur paturpesie ,e do kerkoj te sfidoj gjithcka !Cdo dit qe kalon e cmenduria e tij behet me e rezikeshme ! Cdo dit qe kalon dhe sheh ce pret ! Esht gati te behet kamikazh e ne duar te drejtesis nuk don te bjer ! Cdo dit qe kalon dhe djerset e nates i “freskojn” mendjen per rugdalje me cdo cmim qoft ! Mos nenvlehtesoni asgje deri ne shtator ! Esht i semur dhe ka boll koh te bej gjemen ! Dy manikenet i futi ne loj qe te terheq vemendjen,te mos meren me disfaten qe pesoj e ti shmanget pergjegjsis dhe ju prisni te gjykohet!!!!!Po pregatit terren qe te rivej flaken por Shqiptaret jan te vendosur dhe e treguan dhe ne mos ai por dikush do ja thot te mblidhet…Esht konsumuar plotesisht dhe shum keq e ska me vend per te ne politik ! Kujdes dele PD ista se nuk pyet ai per ju se per te jeni thjesht mish per top kur vjen fjala per pushtet ! ….

    Reply to this comment
  11. Fleks July 19, 21:58

    Hapja e kutive,u kerkua nga KQZ-ja,nisur nga rsti flagrant,ku kane tjetersuar 706 vota vetem nga 10 kuti ne Lezhe.

    E flagranca ne kete rast qendron se ne procesverbalet perfundimtare rezulton psh 81 vota per PS e ne ate deguar nga KZAZ ne KQZ e kane bere 181 e keshtu me radhe.

    Qelebesirlleku eshte kaq i madh sa nuk ka kapak ta mbaje me.

    Kur Shqiperi nuk eshte me ai vend me 2-3 milion,por eshte ne syte embi 10 milion shqiotareve te kudondodhur te cilet i duan gjerat te qarta.

    Ka ikur ajo kohe e shprehjes shqiptaret shqiptartet e behej fjale vec per shqiptaret e Shqiperickes.

    Reply to this comment
  12. tradita July 19, 22:34

    Te gjithe Mero Bazet e botes nuk mund te ulin vlerat e Berishers. tani kuptohet s ezgjedhjet i la vete PD. sa per denimin e Berishes nuk guxon njeri t’i preke as nje qime ne b… jo me te denohet.
    Kete e din mire kushdo. Mos luani me zjarrin ju te DItes. Mos u tallni me lexuesit tuaj.

    Reply to this comment
    • lorenc July 19, 22:53

      Vetem per nje gje ke te drejte qe Berisha nuk do denohet nga spurdhjaket e PS. Ate qe ka frike ta beje kryespurdhjaku Rama do ta bejne familjaret e Gerdecit,21 Janarit dhe Remzi Hoxhes.Dhe do ta bejne Berishen e femijet e tij shembull per gjithe ju shpellaret kriminele.

      Reply to this comment
    • shpresa July 20, 00:57

      kane qene burra me te mire e te mencur e perfunduan ne …….
      e jo saliu I juaj qe drejtesia do te bjere me duart te hekurt mbi te .sa per zjarr ai eshte nje thengji I fikur qe ne qe e ndezem ne do ta shuajme .
      me kujtohen fjalet e te ndjerit Namik Hoti
      ai nuk zbret nga kali se I ka hipur se prapthi vec me e vra .
      edhe ata qe iken para 23 vjetesh keshtu menduan e ndenjen me gjate se ky .populli e drejtesia vonon por kurre kurre nuk harron. shkaterimin qe I beri ketij vendi e populli ky bajraktar I krimbur do te perfundoje keq

      Reply to this comment
  13. [email protected] July 19, 23:05

    KOMISIONERET DHE NUMURUESIT E LEZHES TE BEJNE URGJENT PADI PENALE KUNDRA KQZ-se, DHE TE MBROJNE PUNEN E TYRE NE SE ESHTE E VERTETE,NDRYSHE ATA DO JENE PARA PADISE PENALE NE SE LEJOJNE TE FITOJE LIGJSHMERI NJE PROCES RINUMURIMI TE FLETEVOTIMEVE QE MUND TE JENE MANIPULUAR KETO 23 DITE NE MAGAZINAT QE ADMINISTROHEN NGA KQZ-ja

    Reply to this comment
  14. Kuqeziu July 20, 01:30

    Ti po je trim i madh ti i tradites fashiste berishiste. Që me 24 qershor u fshehet si lepurat. Rracé krimbash!

    Reply to this comment
  15. BESNIK July 20, 08:48

    Shtaza e xhungles berisha eshte e plagosur dhe si e tille duhet patur shum kujdes deri sa te ngordhe, se perndryshe ajo te kafshon shum keq. Kete po e thekson Mero Baze ne kete shkrim. Faleminderit Mero

    Reply to this comment
  16. merita July 20, 09:51

    Mero perfundimisht je i semure. Duhet te kurohesh se dhe i vdekur do te dal ne gjume Berisha. Leje morr burre tjetrin ne punen e vet. Cfaredo te thuash e te shkruash ti nuk behesh dot kontigjet per te majtet se s’ke integritet.

    Reply to this comment
  17. Luan Rukaj July 20, 10:04

    Asnjë opozitë në botë nuk e mbante sali berishën as 24orë por është edi rama krahu i djathtë i sali berishës ortaku antishqiptar që i bashkon antishqiptarizmi.

    Reply to this comment
  18. Mark uk July 20, 16:00

    Dy here Mero Baze eshte rrahur se nuk I rrihet pa shpifur.Sa ishe me Berishen edhe by..en ja lepishje,tani ben gam gam si qeni.

    Reply to this comment
  19. Mark uk July 20, 18:39

    shpresa:Nje fjale urte thot,shpresa vdes e fundit.Rri me shpres si gomari qe lutej tash del bar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*