Dhe njëmijë arsye s’vlejnë 4 të vrarë

Nga ARBEN DUKA May 23, 2013 10:43

Dhe njëmijë arsye s’vlejnë 4 të vrarë

 

Thonë njëmijë arsye,

Dhe s’janë shumë vërtet,

Që Berisha ende,

Mos rrijë në pushtet!

 

Janë një mijë arsye,

Ç’djall i numëron,

Po mua për vete,

Veç NJË më mjafton!

 

Veç NJË më mjafton,

Dhe është ideale,

Për demokracinë,

Është fondamentale!

 

Arsye e fundit,

Dhe arsye e parë,

Është Janari i zi,

Me katër të vrarë!

 

Kjo s’mund të harrohet,

Miqtë e mi të vjetër,

Dy-tri herë në ditë,

Duhet thënë patjetër!

 

Edhe kaq sa thamë,

Është pak natyrisht,

Çdo çast kriminelët,

T’i tregosh me gisht!

 

Dhe njëmijë arsye,

S’vlejnë katër të vrarë,

Dhe krim’ i pashembullt,

Është qeveritar!

 

Rasti ku “guverna”,

Vret njerzit e vet,

Dhe kërkon të rrijë,

Ende në pushtet!

 

Dhe kërkon të rrijë,

Ende në pushtet,

Siç dhe thonë rëndom,

Në mandat të tretë!

 

Duhet të qenë zhdukur,

Nuk e them veç unë,

Se Ziver Veizi,

Kërkonte veç punë!

 

Dhe sot si për tallje,

Pjellat e përdhunës,

E quajnë veten,

Aleancë e Punës!

 

Dhe më mirë nga unë,

E di xha Saliu,

U vra një herë puna,

Dhe pastaj njeriu!

 

Po të kish’ mirëqenie,

Dhe punë midis nesh,

Nuk do kish arsye,

Të dilnim në shesh!

 

Të katër i vrau,

Vetë kjo qeveri,

E nuk është dënuar,

Akoma njeri!

 

Ndaj s’ikën kollaj,

Kjo rac’e zagarit,

Sepse i tmerron,

Krimi i Janarit!

 

Por do të çlirohet,

Atdheu s’do mend,

Një ditë drejtësia,

Do vihet në vend!

Nga ARBEN DUKA May 23, 2013 10:43
Komento

45 Komente

  1. ciko-nili May 23, 12:32

    S’jane njemije arsye
    Po aq e mbi te
    Nuk kane te numuruar
    As dheu si nxe

    Si nuk hapet balta
    Ti perpije te gjalle
    Si si vret ndergjegja
    per kater te vrare

    Une si prind e popull
    Pyes qe ta di
    Valle cdo benin vete
    T’u vritej njeri?

    Po ti vritej Sales
    Nje njeri shtepie
    Valle si do vepronte
    Ky rob perendie?

    Ci beri Ziveri
    Ne ate tubim
    Qe ja la femijet
    Pergjithmone jetim?

    prandaj po e mbyll
    Me fjalet e mia
    Po se largoi vota
    E vrafte perendia.

    Reply to this comment
    • Drejtesia vonon, por nuk harron! May 23, 14:56

      Kjo qeveri pervecse skandaleve dhe deshtimeve do te mbahet mend edhe si vrasese e 4 viktimave te pafajshme ne mes te bulevardit, nderkohe qe duhet te ishte ajo qe te jepte siguri per shtetasit e vet.
      Por, pak dite kane mbetur, nuk do vonoje koha qe do vihet ne drejtesi per 4 viktimat.

      Reply to this comment
    • cama May 23, 14:59

      BRAVO DJEMA..DO DOJA T’IU PERGEZOJA ,POR KETO JANE VARGJE VAJI…VAJI PER JETEN QE IKEN DHE NJE KOMB NE HALL.
      TE GJITHE KEMI NJE DETYRE NE 23 QERSHOR TE MBROJNE VOTEN TONE ATE QE SALEN E DEBON. DO KEMI DITE TE TJERA DITE PLOT ME DJELLI..SIDOMOS KUR SALEN TA PJEKIM NE HELL!!!

      >>>>RILINDJE SHQIPTARE<<<<<

      Reply to this comment
    • MIRI May 23, 17:37

      Keto kater deshmore te demokracise nuk do te harrohen asnjehere, keto kater qytetare qe humben jeten duke kerkaur te drejtat e tyre!

      Reply to this comment
    • LINI May 23, 17:38

      Nuk do te rreshtim asnjehere deri sa te gjejme drejtesi, nuk do ta ndalemi as para rregjimit Berishian, asnjeri nuk mund te na mohoi drejtesine per keto kater deshmore te demokracise.

      Reply to this comment
    • drejtesi May 23, 17:41

      Do te vije ajo dite qe do ti shohim para drejtesise vrasesit e e kater qytetareve, kater djem nenash, kater vellezer, kate prind do te kene drejtesi sepse meritojne drejtesi

      Reply to this comment
    • LIDA May 23, 17:44

      Nuk do te ndalemi deri sa te gjejme drejtesi per keto kater qytetare te pafajshem!

      Reply to this comment
    • Nila May 23, 17:48

      Dora e zeze qe ka vrare keto kater qytetare do te dale nje dite para gjykates dhe do te jape llogari per gjithecka bashke me ate qe ka dhene urdherin qe qellojne!

      Reply to this comment
    • Nila May 23, 17:48

      Dora e zeze qe ka vrare keto kater qytetare do te dale nje dite para gjykates dhe do te jape llogari per gjithecka bashke me ate qe ka dhene urdherin qe te qellojne me 21 janar 2011.

      Reply to this comment
    • Nadia May 23, 17:52

      Edi Rama ka premtuar drejtesi per 21 janarin dhe me siguri do te kete sepse kemi shume besim tek Edi Rama dhe Partia Socialiste!

      Reply to this comment
    • dituri May 23, 20:53

      shume e bukur dhe e goditur.Ju lumte.

      Reply to this comment
    • Lleshi May 24, 12:17

      Perendia , cun ,
      e do nji te shtyme
      se nuk eshte “armik”
      i races se tyne

      Me cfare i ka zene syri
      dhe me c’kane bere
      perendia , tani
      do t’i kish zhduk te tere !

      Por jo , s’ ndodh keshtu
      ka rene ne batak ,
      keta kriminele ,
      Zoti i ka ortak

      A nuk do dhe Zoti
      nenshtrim total ?
      prandaj vrapin cun ,
      merre me ngadale !

      Vetem ne te gjithe
      s’duhet t’i pranojme
      per ty dhe per mua
      bashke te luftojme

      Se keshtu nje nga nje
      e kane kollaj ,
      Salinjte dhe Zoti
      i kane punet vaj !

      Punet tona vene
      keq e si mos me keq
      nje popull i tere
      vuan edhe heq !

      Prandaj Salinjte
      dhe Zoti vete ta dije
      se kur nuk duam ne,
      ne krye te mos rrije !

      Por qe te ndodhe kjo ,
      eshte pak e veshtire ,
      percarja jone
      per ta eshte e mire !

      Vetem kur te jemi
      zot te vehtes sone
      atehere do ta njohe
      edhe Zoti te zone !

      Reply to this comment
  2. rina May 23, 13:03

    ah more berisha ci bere popullit.i ke lene me halle,jetojne me frike,i theve ndjenjat e zemrat pjeses me te madhe te popullit,i ke lene ata pa buke pa uje pa drita.cfare te duam me ata nga ty ? ti e ke bere vete veten qe mos te te votojne kete 23 qershor sado qe çirresh ashtu si i marre e kerkon votat e popullit.njerezit nuk i ke me mbas vetes sepse nuk kane me asgje as ti nuk i ke dhene me asgje.duam me te miren per vete e ajo qe na ofon ti nuk eshte me e mira per ne.

    Reply to this comment
  3. baca May 23, 13:03

    Arsye te pa fundme qe sala te hy ne burg e jo me te iki nga pushteti, nuk do dali pa u lagur ne nje det te pafundme me krime qe vet ai po noton mbi ato krime

    Reply to this comment
  4. berta May 23, 13:03

    o si ste vjen turp o sali qe kerkon akoma besim nga populli.ti e shkatarrove popullin e bere te besoje tek ty duke perdorur lavazhin e trurit.ti i nxit njerezit te bejne gjera qe nuk duhen bere.ti i ke bere ata te rreshkasin ashtu sic ke rreshkitur dhe ti vete.ti e ke bere popullin te flasi me vete e ne fund te dites te numerojne qindarkat sepse nuk kane pune te hane.ti je nje faqezi.ti dhe ata hajvanet qe ke rreth vetes.ti nuk i perket shqiperise zoti berisha.shqipatret kane qene popull me parime e me nder,popull dashamires e mikprites plot virtyte vlera keto qe nga mos edukimi e nga mjerimi si pasoje e qeverisjes suaj e kane humbur totalisht kuptimin.Ti nuk duhet te jesh me ne krye te shqiperise.populli nuk te do me.mos bej me gafa sepse modes tende tashme i ka ikur koha.ne duam te ecim perpara dhe kete nuk mund ta bejme duke te pasur ty ne krye.

    Reply to this comment
  5. sesi May 23, 13:04

    te gjithe per rilindje kete 23 qershor.le te plasi berisha nga inati.ne duam ramen dhe vetem ramen ne pushtet e vetem me te do te ecim perpara e do te bejme me te miren per kombin shqiptar.jemi me ty zoti rama e me skuadren e rilindjes.ti je e ardhmja jone e vetmi qe mund ta nxjerri vendin nga mjerimi

    Reply to this comment
  6. mirela May 23, 13:05

    illuan perseri legenat e sales si ne 97.nuk merret pushteti me dhune o njerez te trashe.pradaj nuk ecim dot perpara se maloket e berishes na kane mbytyr gjithandej.nuk del dot ne rruge se eshte tmerr.gjuha shiqpe nuk njihet me edukata zero ska me qytetar se jane perhaper keta mortjet si vaji ne lakra.berisha na e kalbi kete vend kshuqe kete 23 qershor sta jep njeri me voten o sali.

    Reply to this comment
  7. xhenis May 23, 13:07

    Keto fjale te bukra do jene te vertetuara me dt 23 qeshor dhe ai do qaj perpara popullit te mjere qe ka mbajtur krimet mbi kurriz

    Reply to this comment
  8. brisi May 23, 13:08

    do duhej nje liber te shkruhej per psikopatin berisha.nuk e duam me prane nesh.te iki andej nga ka ardhur.ti je tamam njeri qe eshte lind e rrit npyll pa norma pa rregulla pa tru pa asgje.ore nuk duam tja shohim me suarratin.ky eshte kulmi.nje njeri qe vrau preu therri i cmendi njerezi i ka bere te flasin me vete nuk e duam prane nesh.

    Reply to this comment
  9. keno May 23, 13:10

    e sa krime te tjera qe ky djall i veshur me ftyre njeriu ka bere ne tere ket kohe dhe sa do bej nderkohe qe qeveris me tiranin e tij , e mira erdhi dhe pse pak von po ama po vjen , me 23 qeshor do ta cojm ne ferr ket djall te keq

    Reply to this comment
  10. gjini May 23, 13:12

    o berishe o te mallkofte ai i madhi zot.na ke lene si syte e tua qe te dalin me ato dy gishtat qe i ngre perpjete.turp je vallaj.po vdesim po na haet shpirti ne kete shqiperi qe ke 8 vjet qe e pushton me teorite e tua prej ten ciao pini.ti je nje mashtrues i ndyre nje mi halesh qe ja nxive jeten populllit.qerrohu o njeri i paftyre.

    Reply to this comment
  11. Jona May 23, 13:13

    Sa keq me vjen per ne te shkretet, qe ka vajtur aq keq puna se persona te caktuar detyrohen te shkruajne te tilla poezi qe ngjallin shume keqardhje, jo per Berishen, po per ne, per veten tone, per gjithe Shqiperine. Ik me te mir ose ik me pahir se un ty ne krye te vendit tim nuk te dua.

    Reply to this comment
  12. Elma May 23, 13:21

    Kur lexon keto vargje te mbushen syte me lote dhe eshte shume e vertete ne cdo fjale. Realisht nuk vlejne 1000 arsye kur ne fakt jane 4 vrasjet te cilat flasin me shume s cdo gje tjeter.

    Reply to this comment
  13. LAURA May 23, 13:23

    Ekzxakt,krejt e vertete!Vec nJe vertet shume te vogel nuk e permend Shoku DUKA.ilir meten,PO TE MOS KISH VIDEO DHE ILIR METE,KATER FAKIRET DO ISHIN GJALLE SOT.Ah ky ILIR META. Po sa hajdut dhe kriminel qe eshte “Gjithe Shqiptaret pane me ze e figure vjedhjen e ILIR METES dhe ku ka rene shteti i Sali Berishes dhe Ilir Metes bashke”.
    Fjale per fjale; EDVIN KRISTAQ RAMA,po me 21 janar. “Ata ishin disa rrugaqe kok pa lare te thirrur nga Edi Rama,ky njeri i pa moral dhe pa familje qe akuzoi babane e vet…….”
    Fjale per fjale ILIR META , po me 22 janar.

    Reply to this comment
  14. zeqir May 23, 13:31

    sali berisha perfundimisht ti je diktatori i shekullit ne keurope e bote ndaj ktij vendi i ke shkaktuar vetem drama ne cdo kohe dhe sdo te ti falin ato dhe do te japin reston ne 23 qershor

    Reply to this comment
  15. enisa May 23, 13:33

    sali berisha vrau kater te pafajshem ne 21 janar dhe kjo behet me e keqe kur nuk u nxoren para drejtesise vrasesit dhe u liruan sikur t eishin herojn e jo vrases t endryre

    Reply to this comment
  16. kevi May 23, 13:34

    Nje poezi mjaft e goditur, shqiptaret nuk duhet ta harrojn kurre 21 janarin…dhe per kete duhen vene perpara drejtesis pergjegjesit.

    Reply to this comment
  17. tea May 23, 13:35

    Edhe sikur te mos kishte asnje arsy tjeter (kur te gjtihe e dime se ka qindra arsye pse duhet ta rrezojm Berishen nga pushteti) vec 21 janarit. Kjo date mjafton per ta shporrur Berishen.

    Reply to this comment
  18. gabriel May 23, 13:36

    kur lexon keto vargje kupton figuren e vertete te sali berishes kupton figuren e vertete te ketij krimineli qe nuk la njeri pa vrare kur i dalen kundra dhe vret njerez te pafajshem

    Reply to this comment
  19. danja May 23, 13:36

    Njeriu qe qendronte pas perdes kur njerezit e pafajshem vriteshin ne bulevard nga dora e shteti, duhet te denohet menjehere…….Pushteti i denoi me plumb, ndersa populli denon me vote..Rilindje

    Reply to this comment
  20. sonila May 23, 13:37

    sali berisha ti je akuzues kryesor per shuem gjera dhe fatkqesi qe kane ndodhur nga dora jote ne kete vend ndaj do pergjigjesh nje me nje tek gjygji i popullit

    Reply to this comment
  21. arbenita May 23, 13:37

    Nuk mjaftojne rruget qe ka bere Berisha, as shkollat qe ka rikontruktuar…21 Janari mjafton me shume se gjithcka jo vetem per te shporrur Berishen nga pushteti, por per ta vene perpara pergjegjesis, perpara drejtesis.

    Reply to this comment
  22. ARSI May 23, 13:39

    Me 21 Janar u vrane ne mes te bulevardit nga dora kriminale e pushtetit 4 qytetare te pafajshem,,njeherazi u perdhos demokracia…….Drejtesia duhet vene ne vend….23 Qershori eshte mudnesia me e mire per ti hapur rrugen ndertimit te shtetit ligjore…Rilindje

    Reply to this comment
  23. ARSI May 23, 13:40

    Gjaku i qytetareve te pafajshem te vrare ne Bulevardit nuk do te harrohet kurre nga shqiptaret…ndaj une votoj Rilindje per te vendosur drejtesin ne vend

    Reply to this comment
  24. Tanja May 23, 13:50

    Kur shqiptaret e pafajshem vriteshin ne Bulevard, ky skuthi rrinte fshehur pas perdes…do te ta japin pergjigjen shqiptaret me 23 Qershore, do te te flakin jash asaj zyre ku ke para se si vriten qytataret tuaj.

    Reply to this comment
  25. REI May 23, 13:57

    Duhet menjehere Rilindje per te vendosur Drejtesi per 21 Janarin, Gerdecin e cdo krim tjeter qe maskarejt ne pushtet kane bere ndaj popullit te thjeshte.

    Reply to this comment
  26. xhensina May 23, 14:16

    Normale qe kemi patur nje shtete te kerruptuar .NJE kreminel si puna e saliut duhet te futet ne burg,normale qe me RILINDJEN ne kryje do vendoset drejtesi per te gjitha vuajtjet qe kane perjetuar keta familjar.

    Reply to this comment
  27. Bruxhes May 23, 15:34

    Aleanca e papunesis se tejskajhme sot pa piken e turpit quhet aleanca e punes…

    Reply to this comment
  28. danja May 23, 15:37

    Pas ardhjes se skuadres se Rilindjes ne psuhtet do te vihet ne vend drejtesia e munguar prej kohesh, drejtesia e mohuar nga ky pushtet sharlatan.

    Reply to this comment
  29. L. May 23, 16:11

    Vrasësi kërkon vrasje!

    O populli,im,që dergjesh në vrasje,
    Kjo luftë civile,e do një përplasje!…
    Ka ardhur momenti,të luftosh me votë,
    Dhe nëse ta vodhën,derdhet gjak me okë!

    Unë nuk jam Kasandra,jam një luftëtar,
    Kam fituar beteja,por dhe kam mbetur vrarë,
    Vrarë nga tradhëtitë dhe me plag në trup,
    Në krah kam mbajtur shokët,ata,dikur,në sup!…

    Kam provuar burgun,e shpellës Sali,
    Bashkë me bijë nënash që dhe ti i di,
    Kam kënduar këngë;shkruar në gazeta,
    Lartë edhe tatpjetë,më ka shkuar jeta!…

    Asgje s’kemi bërë,kur s’ka Shqipëri,
    Emrin e saj e ndyjti,ky mjeran Sali!
    Sa të vrarë ka vendi,shifrën kush e jep?
    Këto 20 vjet,llahtar i vërtet!

    Se,në skenë,vdekja,morì mijra vet,
    Ky,Sali mjerani, ishte vdekja vet!
    Ky,në ’97,jugut coi “Cecene”
    Mbi dymijë të mjerë,nën tokë po flen!…

    Shtoji dhe mbi njëmijë,të vrarë nga”sebepi”,
    Ishte kjo gjakderdhja që e bëri shteti!
    Dhe mbetën nënat me shami të zezë,
    Riciklim Saliut…sikur t’ishte vezë….

    U mbyllen jetët në kutiza varresh,
    U mbyll ceshtje krimit,në bidona halesh!…
    Sa krim,drejtësia,nuk pagoi njeri,
    Sikur vendi ynë mos kish qeveri!…

    Por erdhi Gerdeci,serish me të vrare,
    Dhe brënda Saliu,brënda me gjithë djal,
    Tej djalit,si zjarr ngjitur,tek oxhaku,
    Në krye,ndëshkim,iu vra baxhanaku!..

    Por,Saliu “nuk dinte”,ku bie fshati Gërdec,
    Ndaj dhe, baxhanaku… s’ishte vecse bythec,
    Se ku shkonin armët,baruti,fishekët,
    Kish vec rëndësi Saliu të merrte lekët!…

    Edhe opozita,si rëra në llac,
    Perzier-përzjerë,sa nuk thotë dot “plac!”
    I vuri dhe dorën supit të Saliut,
    Si për ti kujtuar,rolin e bariut…

    Por populli,s’është dele,traditë prej zakonit,
    Që të hajë në grazhdën e Sal korrupsionit!
    U ngrit në janar,në rrevoltë proteste;
    Nga dritarja,Sala, paret tund në qese!…

    Dhe, mbaroi protesta,u rrah dhe Sovrani,
    Por jo,bre,me kaq,thotë Sali mjerani!
    Dhe u zbraze kallashi,plumbat kapën njerzit,
    Si pikat e shiut,në rërën e plazhit!…

    Katër, bijë nënash, ikën nga kjo botë,
    Qindra u plagosën vetëm nga ky rrotë!
    Se nuk e ndal dhunen,eshtë krejt i shkalluar,
    Ah,kush na e pruri,s’ka për t’u harruar!

    Ziveri u vra, u vra dhe lezhjani,
    Aty…pak me tej,gjak u bë dibrani,
    Ra dhe fieraku,u këput si gjethe,
    I ftohti i janarit jepte vec rrënqethje!

    Me katër të vrarë dhe del në fushatë!
    Ky s’është njeri,por një psikopat!
    Dhe i vrau mjerani,vec në bulevard,
    Me butonin shtypur tek mjerania gardë!…

    O,popull, kujtohu,ky vjen nga rrugët prita,
    Nga shpellat e lashta ku mungon dhe drita;
    Ky është fatkeqsia, me borxhet pa larë,
    Në vend të vetvaret,rri ende në garë!….

    Ja themi në sy,ka betejë vote,
    Në riprek procesin,është cështje koke,
    Se ështê i humbur,nuk ka shans fitore,
    Në vodhi sërish,do kemi thertore!…

    Reply to this comment
  30. Gramoz May 23, 17:28

    bravo i dashu ben ky eshte morty iberishes e ke qare e ke logorititur tamam si nga anet tona ben dua te komentoj edhe komentusin ciko..nili bravo vella te gjithe jemi te sacatuar nga ky kasap ipa shpirt ky nj eri ka nga dikush qe t i zhduke identitetin atj kombi ….nuk dua te bej profetin por ai do perfundoje me turp Koken e kam ngritur lart zot yne ndershkje ate njeri qe ka mare hanxharin ne goje e nuk pyet per njeres qe jeten ja u ke dhene DHE VETEM TI DI KUR TI MARESH ASHTU DHE SI IKE SJELLE…MOS E LER KETE GJAKATAR TU MARE JETEN DELEVE TE TUA

    Reply to this comment
  31. Bruxhes May 23, 17:50

    O populli,im,që dergjesh në vrasje,
    Kjo luftë civile,e do një përplasje!…
    Ka ardhur momenti,të luftosh me votë,

    Reply to this comment
  32. NjeQytetarOptimist May 23, 18:04

    Shikon serbi, greku
    kete tragjedi
    dhe qeshin me vete
    me nje ironi.

    Kerkojm ne te drejta
    nga keto dy shtete
    dhe krijojme kufoma
    brenda ne vetvete ?!

    Vrau qeverria
    njerez te pafajshem
    Del Sala e flet
    “Une jam prap i gatshem”!!

    E vrau Ziverin
    si te ishte “horr”
    dhe armikun, “rob”
    se prek dot me dore.

    Opozite te mburret
    dicka vertetoj
    qe per buke te gojes
    Pushteti flijoj…

    Flijoj qytetare
    per buken e gojes
    dhe cirren per bemat
    nga ato te “Hoxhes”.

    “Hoxha” vriste naten
    dita qetesi
    po kesaj makabre
    “e ka pare njeri”?!

    Une jam ateist
    dhe e them plot goje
    “Zoti ju mallkofte”
    derisa te rroje..

    Reply to this comment
  33. shqipfolësi May 23, 18:18

    O mor Salë ziu, u bëre fërtele
    e detyron popullin të këndojë bejte
    Ik me të mirë, o farë diktatori
    Se nesër do jesh gurë i rëndë vorri,

    shqiptarët të panë, për tetë vite rresht
    si ia punove me gishta e presh…
    Ik or me të mirë sa pa qenë vonë
    se kur të vijnë mendtë
    s’do ti hanë as qentë!

    Reply to this comment
  34. Njeriu realist. May 24, 13:19

    Nuk duhet harruare 21 janari,sepse ai janar u mbyll me deshmoret e vete,deshmoret e lirise per te drejtat e tyre per te jetuare si gjithe te tjerete pa shtypje dhe skllaveri.Sali Berisha ky horr dhe ne kulme antishqiptar nuk duhet te gjeje vrime dhe te futet per mizorite qe ka bere mbi popullin e vete(ketu duhet pare pak problemi se po ta kishte popullin e vete nuk do sillesh keshtu prandaj ????) NJeriu qe i thote vetes njeri mbasi ka bere gjith keto krime nuk del me ne faqe te dheut por pa nje pa dy ja fut vetes dhe mbyll kete hale.Si ka mundesi qe ky kerkon perseri vote nga populli i masakruare po nga ky ,populli qe nuk ka buke te haje dhe pune te punoje,more nuk po e marrim veshe ku hyn kjo demagogjija e tije dhe si ka mundesi more shqiptare qe ka akoma plehra qe e basojne.kjo eshte nje ???? e madhe dhe nuk e di kush mund ta shpjegoje kete fenomen.
    Shpresen tek ZOTI dhe tek Edi Rama me 23 qershor ne duhet te fitojme lirine e vertete,duhet te marrim fryme lirishte dhe shporrim friken qe kremineli ja u ka futur ne gjak gjithe popullit shqiptar.Perpara per te fituare lirine dhe per te nderuare kater deshoret e vertete te lirise se vertete me ne krye Edi Ramen.Qe shqiperia te shpetoje perfundimishte nga keta anti shqiptare duhet qe mbas 23 qershorit sejcilit ti jape isen e vete ,pastaj shkon haru tek i zoti. RROFTE SHQIPERIA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*