Dhe puna s’t’u prish…

September 29, 2016 11:15

Dhe puna s’t’u prish…

(Edhe për vete)

Xhaketa e vjetër,
në xhep asnjë dysh,
po puna s’t’u prish.

Për rregull e ligj,
s’do aspak t’i’a dish,
dhe puna s’t’u prish.

Të madhin e vendit,
e tall si kulish,
po puna s’t’u prish.

Dhe lypësit i flet,
me gjuhë perëndish,
dhe puna s’t’u prish.

Se ti s’rron në tufë,
në tufë bagëtish,
dhe puna s’t’u prish.

Se ti do-o mik,
si era të frysh,
dhe puna s’t’u prish.

Të mbytesh çdo ditë,
në liqene sysh,
dhe puna s’t’u prish.

Të biesh çdo natë,
nëpër rrjeta gjish,
dhe puna s’t’u prish.

15.09.2000

2. Zoti im

Zoti im,
mos më lër në mjerim…

Nepërkat me helm nepërke,
më helmojnë jetën,
kuçedrat me dhëmbë kuçedre,
shqyejnë të vërtetën.

Zoti im,
me fronin përmbi retë,
më shpëto nga të pafetë,
në mos draprin,
lëshoju rrufetë!

27.03.2000

3. I pasur s’jam

I pasur s’jam e s’të jap dot,
flori e xhevahirë,
i pasur s’jam-po s’qaj me lot,
se jam njeri i mirë.

S’të fal flori e xhevahirë,
po ti mos më vër faj,
se sot të gjesh njeri të mirë,
nuk është aspak kollaj.

Gusht, 1995

4. Po ti mos qaj!

Burime rrodhën sytë e tu,
dhe lotët u bënë lumë,
burimet rrodhën sytë e tu,
se ishim dashur shumë.

Po ti mos qaj për dashurinë,
e dhimbjeve të mia,
se ti-o yll-në të vërtetë,
je vetë dashuria.

Po ti mos qaj për dashurinë,
për drithërimn’ e saj,
se dashuria-dashurinë,
jo-kurrë s’mund ta qajë!

Maj, 2000

September 29, 2016 11:15
Komento

3 Komente

  1. nuk ka tym pa zjarr September 29, 16:12

    Arben. Lexova ate komentin tend nefb per krijimin e nje partie te majte. Sakte dhe shkurt. Nje komentues me siper kishte bere ca perifrazime te gjata filozofike te pakuptueshme. Mebkujtonte grida dumen.
    Une mendoj qe parti te majta per nje kohe shume shume te gjate nuk do mund te krijohen. Te pakten jo ne brezin tone. Nese do krijohen dhe do forcohen do ndodhe sic e thate ju si ne vendet e amerikes latine. Do shoqerohen junta te djathta dhe raprezalje. Perendimoret te lejojne te beshe cte duash ne demokraci pervec parti te majte. Kujto vaterlon ne revolucionin e parisit. Ajo do jete pasoja

    Reply to this comment
  2. nuk ka tym pa zjarr September 29, 16:34

    Arben se nuk e mbarova mendimin. Dhe nese e majta krijohet e forcohet perendimi do infiltroje njerez brenda qe ta korruptojne dhe diskretitojne me njerez te ndryshem ne menyre qe ta bejneboipullin te thote: e majta qenka me keq se e djathta. Mire ishim. Shiko si infiltrua ne greqi me ane te cipras dhe ne shqiperi me ane te rames. Oo vjen momenti qe shume shqiptare po urrejne me shume ps se monstren sali.

    Reply to this comment
  3. nuk ka tym pa zjarr September 29, 16:47

    Arben. Po jap mendime te shkeputura pasi jam akoma duke lexuar ato komentet.
    Lexova ate hilen ku pershkruan klinton dhe cipras te majte te suksesshem.
    Kujtoja qe i njihtevpolitiken por kur e lexova mu duk ose amator dhe mosnjohes i politikes ose nje njeri qe gabon. Me dashje.
    Ne shba nuk ka parti te majte. Nuk lejohet. Demokratet jane qender e djathte edhe pse pretendohet ndryshe. Eshte nje pseudo parti e majte e naderit qe perdoret nga republikanet si opozite e opozites ne kohe elektorale. Ndersa cipras eshte nje agjent ivte djathteq qe rrembeu rrevolucionin e sindikatave greke.
    U pregatit nga te djathtet grwke si u pregatit berisha per te rrembyer tranzicionin qevte mos binte ne duart e te persekutuarve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*