Dhe sado e madhe, prapë s’mjafton tepsia, sepse ju sundon, keqaz babëzia!

December 26, 2018 15:11

Dhe sado e madhe, prapë s’mjafton tepsia, sepse ju sundon, keqaz babëzia!

Poeti Arben Duka shpreh sot zhgënjim lidhur me pritshmëritë ndaj Ramës dhe thotë se është urgjente që të korrigjohen ndryshimet e 2008-s në Kushtetutë që u hoqën pushtetin shqiptarëve dhe ua dhanë kryetarëve të partive.

Më herët edhe Moikom Zeqo e Pëllumb Xhufi janë shprehur këtu në DITA se ndryshimet e 2008-s janë atentati më i madh ndaj demokracisë së re shqiptare dhe shkaku kryesor i pamundësisë së rinovimit të një klase të dështuar politike.

“Me votë e nxorëm, nga skena “malokun”, edhe si shpërblim, ti na dhe Noc Rrokun” – shkruan me ironi poeti.

Më poshtë, opinioni i tij botuar sot në Dita i shprehur si gjithmonë në vargje:

 

Kërkove me ngulm,
që të të votonim,
nëse në timon,
të vetëm të donim!

Me kuç e me maç,
u mobilizuam,
edhe krejt të vetëm,
mbi të gjithë fituam!

Nuk fitove ti,
po fituam ne,
thamë se do hapej,
një epokë e re!

Me votë e nxorëm,
nga skena “malokun”,
edhe si shpërblim,
ti na dhe Noc Rrokun!

Kishe kunj të madhe,
ti me LSI-në,
me të katër vjet,
kishe ndarë tepsinë!

Ku t’i dinim ne,
ato marifete,
se ti gjithë tepsinë,
e deshe për vete!

Noc Rrokun e madh,
si shpërblim ne morëm,
ama-LSI-në,
në pension e nxorëm!

Nga tepsi e artë,
të gjithë u larguan,
ndaj kishin të drejtë,
që u kafshëruan!

Që u kafshërua,
motra LSI,
se më asnjë pjesë,
s’do kish në tepsi!

Po dhe ne të zinjtë,
nuk e kishim ditur,
se juve do ishit,
kaq të babëzitur!

Neve u treguam,
popull karabush,
se juve tepsia,
syrin nuk u’a mbush!

Syrin nuk u’a mbush,
tepsia shqiptare,
se ju nevojitet,
një e madhe fare!

Dhe sa më e madhe,
prapë s’mjafton tepsia,
sepse ju sundon,
keqaz babëzia!

Shpesh me presh në duar,
juve jini kapur,
po nuk çani kokë,
vidhni fare hapur!

Timonieri i vetëm,
përmbi timonierë,
po e çon makinën,
drejt e në humnerë!

Të paktën si engjëj,
tani mos u sillni,
gjithçka kini ngrënë,
them se do t’i villni!

Neve si llokume,
ju dhamë pushtetin,
ju në shtatë lëkurë,
e rropët gjithë shtetin!

Lulin me Monikën,
s’i beson njeri,
ndaj ju s’hoqët dorë,
nga kjo badërdi!

Tani po shikoni,
fatin në filxhan,
është kjo opozitë,
që në këmbë ju mban!

Tani në udhëkryqe,
s’jemi fare ne,
po urgjent na duhet,
një parti e re!

Duhet që të shporret,
kjo klasë politike,
PS-ë LSI,
dhe Demokratike!

Duhet që të soset,
ç’u nis në Dhjetor,
fillim i ndryshimit,
Kod i Ri Zgjedhor!

Tani gjithë pushteti,
është i kryetarëve,
ndaj duhet urgjent,
t’u kthehet shqiptarëve!

Po s’ndryshoi Sistemi,
Kodi dhe të tjerat,
në skenë do të mbeten,
vetëm Tri Kolerat!

Direkt nga Sovrani,
deputeti të dali,
duhet një rikthim,
tek proporcionali!

Jo listë kryetarësh,
që prodhon skandale,
po “luftë” kokë më kokë,
përballje reale!

December 26, 2018 15:11
Komento

22 Komente

  1. (nga PRENG PJETRI LEZHË) December 26, 15:29

    Kryeministri Rama pati premtuar në fushatën elektorale të 2017 se nësë
    shqiptarët doti besoni timon i vetëm ndryshmët do ishin të shpejta
    dhe rezultative.
    Mirëpo nuk qenka e thënë premtimët mbetën si gjithmonë një trill në
    letra madje të zhvlerësuara totalisht.
    Kryeministri Rama vetëm sa zevendësoj ca “pasagjerë” të cilet
    ndrerruan stacion dhe dispeçeri duke u radhitur krah pasagjerëve të
    shqupit.
    E gjithë skuadra vjetër e rilindjes u akomoduar në autobuzin e tyre më
    timonier Edi Ramen, të cilet ca i zuri gjumi,ca u dehen nga luksi
    pushtetit dukë jetuar larg shumë largë rralitetit njerëzorë.
    Askush nga skuadra rilindjes nuk është preokupuar për të zgjedhur
    qoftë një hall apo shqetësim të qytetarëve pa i rënë në vesh direkte
    zotit Rama.
    Në këtë hark kohorë mund të themi se zoti Rama nuk i ka lenë asgjë në
    duar pasagjerëve në autobsin e rilindjes.
    Prandaj une mendoj se nisma e zotit Rama per të shkundur kabinetin e
    tij nuk dotë sjellë as gjë të mirë dhe të re në përmirësimin e klimës
    politikë në vend.
    Është pikerisht timonieri fajtori numër një madje më të gjitha
    kreditët e djegura..
    Askush nuk ka besim dhe shpresë më te timonjeri aktual që vertetë
    është i lodhur në mos i dehur çka nënkupton se autobusi rilindjes dotë
    braktiset masivisht nësë zoti Rama nuk ja beson dikujt tjetër timonin.

    Reply to this comment
    • Tartufi December 26, 16:26

      Eshte cudi e madhe !
      me kete lloj hajvani
      I duhet 30 vjet
      te kuptoje shejtanin !

      S na lane gje pa thene
      na shan, me prak te portes
      ky idiotizem
      qe rron pa trute e kokes !

      Tani na tregon
      per nje fare Roku !
      ky mjeran genjyer .
      qe nuk e ka shokun !

      Reply to this comment
  2. kris 1 December 26, 16:12

    Na prit Ramadan
    Prap ne qershor
    Do Te vine Te gjithe
    Me Noc Rrok ne dote
    Me aq Noc Rrok
    Do shqyhet vrima
    Do Te lesh tepsine
    Me vrap e ulerima

    Reply to this comment
  3. katarakti December 26, 17:52

    Qe deputetet te zgjidhen drejperdrejt nga populli duhet nje sistem mazhoritar dhe jo proporcional me lista te mbyllura siç eshte tani. Meqe ra fjale kur do ta shpallni partine e re te majte?! Apo ka kohe deri me 2021-shin?!

    Reply to this comment
    • T. Topi December 26, 18:36

      Si të themelohet
      Një e majtë parti,
      Kur kjo që neve kemi,
      E ka një trashëgimi ?

      Pse të themelohet
      Një e majtë tjetër,
      Vetëm pse në majë,
      Duhet vënë një tjetër ?

      Reply to this comment
  4. T. Topi December 26, 18:11

    Do ta lësh tepsinë,
    Do ta lësh mandatin,
    Si një dëmshpërblim,
    Do marrësh të gjatin !

    Si një dëmshpërblim,
    Për tradhtar Mit’hatin !
    Ke fleta e votimit,
    Do pikturojmë hallatin !

    Do pikturojmë hallatin,
    O pykë shallvaregjerë
    Që ta kuptosh mirë,
    Se ç’gomarllëk ke bërë !

    Do pikturojmë hallatin,
    Votë me sy s’do shohësh,
    I majtë elektorati,
    Do ri-organizohet !

    Do ri-organizohet,
    Në ballë do vërë koka,
    Që ti me vrap t’ja mbathësh,
    Me rroçka dhe noc rroka !

    Reply to this comment
  5. Gezim December 26, 19:20

    Nuk ka ndryshuar menyra se si vidhet dhe shperdorohet pushteti, kane ndryshuar vetem hajdutet
    Cmimi i naftes vazhdon te jete i larte si gjithmone packa se e kemi tek dera e shtepise vazhdojne ta blejme jashte.
    Krimet e politikes ne keto 28 vite vazhdojne te mos ndershkohen mbeten atje ku jane dhe ne vec shohim teater banal ne parlament.
    Papunesia vazhdon te jete ne ato nivele te meparshme dhe mileti pergatitet per emigracion te dyte.
    Jane bere disa gjera pozitive nder keto vite sic jane shume rruge fshatrash dhe autostrada ashtu edhe rregullimet neper qytete.
    Duhet patjeter te kemi ndryshime radikale ne drejtimin e ekonomise, shume pak produkte prodhohen ne vend. Bujqesia, shume produkte shiten me cmime te uleta 500l kile domate, mandarina ndersa mielli vjen nga jashte dhe na shkon buka shtrenjte. Duhet te eksportojme me shume fruta perime jashte.
    Duhet ngritur rroga minimale te jete 300 mije leke minimumi qe te perballohet jetesa e perditshme.

    Reply to this comment
  6. info analitike December 26, 20:22

    Mos ia vini re shoke, bejtexhiu jeton ne Mars ndaj i shkon sinjali me vonese.

    Reply to this comment
    • info sumatike December 26, 21:50

      Info suma ti nuk je i mirepritur ketu.
      Sepse ti nuk komenton, ti denigron.
      Je tamam nje produkr sume

      Reply to this comment
    • Shoku i satëme December 26, 23:05

      Deficienca jote info-anal qendron ne faktin se ti s’je ne gjendje te besh dallimin esencial midis sinjaldhenesit dhe sinjalmarresit. Ndryshe nga ty qe rri pezull si laskar ne ajer dhe s’pranon te pertypesh asnje sinjal te dobishem qe te adresohet, poeti qendron i palekundur mbi toke.

      Reply to this comment
  7. jorgos mulagas December 26, 20:30

    PROF. DR. GJERGJ MULLAGA I SHKRUAN KOLEGUT ARBEN DUKA
    Tani që mbaroj dasma,
    Tani që e mori lumi,
    Besnikëve të partisë
    Po iu del dhe gjumi!
    Se frika nga bisha
    E mban bashkë kopenë
    S’durohej Berisha
    Se qelbte dhe dhenë,
    S’durohej as Meta
    Tradhëtarët pa numër
    Që ishin hajdutë
    Nuk ish njeri kundër.
    Dhe kështu ia dhanë
    Votat një mut-muti
    Ku ta dinin të shkretët
    Se ish krye-hajduti!!!
    se deshen me te gjatin
    E me te gjatin moren
    ky u futi ate sendin
    kemben edhe doren.
    Shtetin si canakun
    E fshiu pa mëshirë,
    Krejt u thau barkun
    Tërë cunave t’mirë.
    Nuk u dha një gjë,
    Nuk hodhi një thërrime!
    Pesë vjet nuk bënë zë
    Hëngrën vetëm qime.
    Mori cfarë lypi
    Mori cfarë deshi
    Sa më lart hypi,
    Më shumë ua ngjeshi.
    Tani s’kanë dyshime
    Tani u doli gjumi
    Me gojën me qime
    Po i ka marrë lumi.
    O i dashur Beni
    O pello i vjetër
    Ky e ka marrë partinë
    Me vulë e me letër.
    Dhe ai që po pret
    Që rri urtë mbas dere.
    ka shitë me kohë
    t’përdormen mendere
    Ore kanë një usta
    Një pronar, dy palët.
    Tridhjetë vjet hapur
    Mbajnë gojën dhe shalët.
    Ke harrue me gjasë
    ngelët vec ushtarë..
    për partinë besnikët
    vec gati për tu vrarë!
    Po këta e dinë mirë
    Se c’është tepsia,
    Ia nxorrën fundin
    Kjo është qeveria!
    Ky i nxjerr nga shtëpia
    Ata që lanë nder
    Një pusht e kodosh
    E bën milioner!
    Tani gjë s’ka ngelur
    Nuk ka më zvarritje
    Besnikët e partisë
    Të bëjnë kryengritje.
    E dinë se oficerët
    Besnikë do të vdesin
    Për t’u vrarë u mësuan
    Budallenj do vdesin.
    Se për partinë besnikë
    Nuk ka më të tjerë!
    mbajnë shefa me citjane
    Brekëmutër të dhjerë.
    O qoftë herë e fundit
    Nga tash mos ta hani!
    Se pushtat e katundit
    E dinë cka ka kazani.
    Mos ikin nga plumbat
    N’predha… te bresheria,
    Se n’Tiranë burrakurvat
    Janë si mizëria.

    Reply to this comment
  8. Lili December 26, 21:08

    U deshte shumekohe,po ma ne fund duka and co po e shohin se Rama kur nuk do behet i afte per me ba shtet.

    Reply to this comment
  9. epo kjo pune December 26, 22:27

    Beno, me realist se po i fut ne nje thes te gjithe… kusure ka plot, sa te duash por prape eshte nata me diten me te tjeret me pare.

    Reply to this comment
  10. Alban I December 26, 23:06

    Levizja studentore 2018-2019 ka per detyre historike te krijoje dy parti te reja per te zevendesuar te vjetrat:
    1. Partia popullore (ne vend te PS+LSI)
    2. Partia e Re republikane (ne vend te PD+PR)

    Reply to this comment
  11. Buzuku December 27, 01:48

    Dakord! Po’ si? Vone e kuptuam qe ndryshimi i Kodit Zgjedhor i bere pabesisht ishte nje krim, qe na la ne vendnumuro. Beri sa beri mire, pastaj derrmen. E duam te majten PA Edi Ramen, kjo te jete parrulle! Egziston frika se mos Jane molepsur te gjithe ne PS, se sa per PD e Lsi,populli i Ka vjelle.

    Reply to this comment
    • Mark U.K December 27, 01:48

      Kur nuk keni fituar ju si ke qene spiun i komunizmit e servil mbasi kan ndrruar emrin çfar do fitonin te tjert.

      Reply to this comment
      • shqipe-pelivani December 27, 01:50

        Them se drejtesia
        duket si e huaj,
        Qe kurse ajo
        mbet ne doren tuaj!…

        Une nuk jam aty,
        por u ndjek,ju shoh
        shoh,qe s’bie shi,
        bie vetem llohe

        them se te punosh
        me kët’ opozite
        qe vë veç shkopinje
        nder rrota per dite…

        Duhet qe te kesh
        jo dy koke,por tri
        prap se prap Rama
        del mbi ta,çudi…

        Te punosh ketu
        ( Sala neper kembe!)
        Me kët’ terr e tmerr
        duhet nje barre mend!

        T’punosh me Pd.në
        me kët’ gjidi vrrome
        Kurre s’qendron ne kemb
        as dhe nje reforme

        Dhe me gjithate
        Rama rri ne ball,
        dhe punve te renda
        gjithnje u;a ka dale…

        Pse paragjykoni
        verdalla tepsise
        cilet jeni ju
        perpara drejtesise?!

        Sot,do me thoni
        qe s’ka drejtesi
        por,neser do kete
        pa nje e pa dy…

        Nese eshte fajtor
        Rama me veteveten
        Lerjani drejtesise
        t’i q…. te katermbedhjeten!…

        Atij dhe kujdo
        qe i vete prapa
        sepse te i zoti
        vete gjithnje haka…

        Ja le t’ua beje Rama
        Lulushve me radhe
        K’tij burri çingane
        qe prap do me ardhe!!…

        Reply to this comment
  12. Mero Mjerani December 27, 01:50

    Jo më me kritika,por me lavdërime,
    Vetëm kështu ndritet Shqipëria ime.

    Reply to this comment
    • . December 27, 01:52

      Hidhrim mbi hidhrimet,
      esht’ veç e verteta
      gjykon drejtesia
      ç’ esht’ me e drejta.

      Por, jo ne o, Mero
      Qe s’paskii durim,
      Ndryshe nje miljon vota
      qenkan hedh gabim?!

      Nese eshte keshtu
      Fajtore nga dje
      s’shte Edi Rama
      fajtor jemi ne!…

      Doroni ,o Mjeran
      gjithnje ka nje bum!
      Ndaj dhe thone,notari
      duket me ne fund

      Kur them, me ne fund
      ( Fjala,ne te dale!…)
      Rama s’e pa valen,
      noton, veç dallge

      Reply to this comment
  13. Nje malok me pak, nje bastard me pak December 27, 01:51

    E pershkroi mire dikush ca dite me pare historine tone 30 vjecare: Kakistokaci = sistem i qeverisjes qe ne krye ka njerezit me te keqinj, pakualifikuar dhe paskrupullt. E perthyer ne Shqip: mutokracia eshte sistemi qe ne krye ka maloket.

    C’fare duhet bere? Duhet krijuar nje parti e re?
    Jo. Asnje parti e re nuk ka per te fituar dot perballe partise se vetme qe Shqiptaret votojne, partise qe themeluan me 8 Nentor 1941. Sado e sponsorizuan Ameriakenet partine e malokeve PDne dhe sa do balte hoden mbi PPSH-ne, edhe vete kryesia e PPSH-se e perbere nga maloket qe instaloi Ramizi, Shqiptaret nuk e hodhen poshte partine e tyre, dhe nuk kane per ta braktisur as sot.

    Nuk ka pse te ikin Shqiptaret nga partia e tyre. Mafton te shporrin maloket nga kryesia e PS-se. Dhe kjo eshte fare e lehte. Te kerkojne qe ne krye te PS-se te vendosen njerezit me inteligjent dhe kjo ka per t’i eleminuar gjithe maloket me Ramen ne krye nga kryesia e PS-se.
    Dhe njerezit me inteligjent ne politike kane per te krijuar kushtet qe njerezit me inteligjent te gjejne vendin e tyre edhe ne fushat e tjera.
    Vetem keshtu merr fund kakistokacia apo malokeria.

    Reply to this comment
  14. Alban I December 27, 01:53

    “Mos i fol shoferit!”

    Reply to this comment
  15. EJlof December 29, 19:53

    Sir Elton John is my favourite jazz-singer of all time. I’m very glad to present for you this tour setlist 2019. Check Elton John tickets Brooklyn this website to get your ticket for the last Elton John tour.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*