DHE U BËMË NJË KOLONI

Arben Duka December 6, 2015 13:38

DHE U BËMË NJË KOLONI

Miliona-miliarda,
ne pa fund mund të stampojnë,
po paraja e vërtetë,
është ajo se çfarë prodhojmë.

Dihet që paraja është,
gjaku i ekonomisë,
po shumicë e këtij “gjaku”,
ikën jashtë Shqipërisë!

Ekonomisë shqiptare,
me kohë i kanë vënë minën,
ndaj buxheti i miratuar,
ësht’ sa për të mbajtur frymën!

Kur sektorët strategjikë,
shteti nuk i ka në duar,
Shqipëria do të jetë,
në një krizë të pambaruar!

Kemi teorikisht,
dhe neve një qeveri,
po në kuptimin e fjalës,
sot jemi një koloni!

Parametrat shumë më mbarë,
ne këtu do të shikonim,
sikur shteti shqiptar,
të kishte naftën dhe kromin!

Dhe nga energjia s’merrnim,
deri dje një kokërr leku,
erdhi e vodhi sa deshi,
gropën hapur na la çeku!

Tani rreth gropës së CEZ-it,
gjithë vendi po vërtitet,
ndonjë investim serioz,
në hidrocentrale s’pritet!

Që përpara dyzet’ vjetësh,
kur këtej iku terri,
energjitika mbeti,
ashtu siç e la Enveri!

Dhe pse gjermanët kanë shtuar,
me pak pare-pak komfor,
humbasim me miliarda,
nga i vetmi aeroport!

Unë e di si është bërë,
aty super korrupsion,
kur të vetmin aeroport,
këta dhanë me koncesion!

Aeroporti atëherë,
ka qenë me shumë fitim,
ndaj dhe vjedhja e momentit,
ishte i vetmi qëllim!

Ka me qindra koncesione,
që neve nuk i dimë fare,
miliarda nxjerrin jashtë,
kompanitë celulare!

Ndaj sido që të përdridhet,
s’bën dot gjë i pari i fshatit,
miliarda dalin jashtë,
vetëm nga lojërat e fatit!

Në vendthin tonë të vogël,
s’i dimë gjithë çuditë,
po dimë që fitojnë shumë,
bankat e nivelit të dytë!

Gjithë paratë e shqiptarëve,
kanë në administrim,
ato e dinë se në kriza,
gjithmonë ka më shumë fitim!

Ne themi se Shqipëria,
është tamam një koloni,
se nuk rron dot asnjë ditë,
pa borxhe dhe pa kredi!

Ndaj qeverisë që kemi,
me kohë i kanë rënë pëndët,
se nga dhjetëra koncesione,
për dreq i janë lidhur këmbët!

Arben Duka December 6, 2015 13:38
Komento

6 Komente

  1. katarakti December 6, 16:56

    E shkelqyer. Gjithe Shqiperia, gjithe ato qe u ndertuan me gjak e djerse pergjate 45 vjeteve vajten per dhjame qeni. Duke perjashtuar ketu ato qe fitoi Shkelzeni! Megjithese Arben Duka e ka ngritur pak “piacen”kur na ka quajtur koloni. Ne jemi veçse nje “shprehje gjeografike” dhe asgje tjeter. Prandaj shqiptaret duan te ikin nga syte kembet edhe sot pas 25 vjetesh demonkraci. Se nuk ka me asnje shprese. Shqiperia u nxorr ne shitje per nje euro. Enderronim te beheshim si Europa, u beme me keq se Afrika! Zhgenjim dhe shkaterrim total.

    Reply to this comment
    • hajdari December 6, 20:21

      Edi Rama ka dy vjet
      Kot se koti po ja fut
      Mendjen ende s’e ka ndare
      Rilindas apo hajdut

      Me koncesionet or mik
      Vidhet porsi ne Badgat
      Gjysmen e marrin te huajt
      Gjysmen tjeter bur’i gjate

      Milionat tek rrug’e Kombit
      Sinonimi i te keqes
      Fiks sa gjysma e Lulashit
      Shkoi chek-upi i Ilir Beqes

      Cdo te enjte per debilet
      Jepet nje telenovele
      Shplarje truri per merak
      Per t’ja futur sa me thelle

      E ka thene dikur i pari
      Vlen te thuhet dite per dite
      Sado bejne sikur zihen
      Korbi-korbit syte s’ja qit

      Reply to this comment
  2. Laveri December 6, 19:47

    Kur Arben Duka ka qene poet, katunarve qe e shajne nuk ju lejonte te vinin ne Tirane pa pashaport

    Reply to this comment
  3. mira December 6, 20:21

    Guri i themelit per kete shkaterim total u hodh me “cekun e bardhe”, kryevepra e daj samit.

    Vazhdimin ja la serbit dhe grekut po me shume serbit se kishim dhendrin ne krye te te gjithe poshtersive qe i jane bere ketij vendi, dhe ja arriti.
    E arriti se shqiptareve u kish vdekur nervi, “elitat politike dhe intelktuale”ishin kthyer si qener te leshuar nga zinxhiri per para dhe nuk pyeten fare per asgje vetem qe ata te mbushinin thaset.

    Tani gjendja eshte pothuaj pa shprese. Ata qe ne mendojme se do te mund te na ndihmonin , jo vetem qe nuk po e bejne por po na fusin thiken prapa shpines.njesoj si ndojne shekull me pare. Copetimi i Kosoves po tregon shume mire politikat perendimore dhe vasalitetin e tradhetine e qeverive te shitura.
    Hajduteria, agallaret e rinj, halabakeria dhe mafia ka zene per gryke shtetin e shqiptareve.

    Nuk shkon te jesh pesimisht por nuk e di cfare mund te shpresosh me kur horrat qe kane qeverisur dhe qeverisin jane llumi i njerezimit.

    Reply to this comment
  4. Zgafella December 7, 09:31

    Koloni e lumtur shume
    Eshte bere Shqiperia
    Hajdutlleku gjithandej
    Eshte kryeindustria

    Shqipetari race e mjere
    Nga pronar i vendit te tij
    Eshte bere skllav per te tjere
    Ndaj ka kaq lumturi

    Lulezon Shefqet Verlaci
    Ahmet Zogolli eshte ideali
    Edvin Rama kryerrugaçi
    Sali Berisha kryedjalli

    Shqiptaret u tradhetuan
    Vendi shqipeve u grabit
    Gjithe cfare ata ndertuan
    S’eshte e tyrja kete dite

    Reply to this comment
  5. elio December 7, 10:06

    Pse quhen poezi keto…ky zoteria bejtexhi po shkruan edhe per ekonomine…si puna e piktorit qe e kemi kryeminister dhe i ben te gjitha apo perkthyesit qe e kemi minister ekonomie dhe profesoreshen e frengjishtes, ministre kulture…mbase nuk e mori vesh qe dje, Venezuela e ktheu pllaken,,,,Tani i ka mbetur Kuba dhe Ekuadori….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*