Balla, dhëndrit të Berishës: Unë frikë nga ty? Jeni familjarisht në pritje të drejtësisë

February 25, 2014 15:16

Balla, dhëndrit të Berishës: Unë frikë nga ty? Jeni familjarisht në pritje të drejtësisë

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratës së dhëndrit të Berishës, duke sqaruar arsyet e mungesës në seancën e sotme gjyqësore.  Në deklaratën e tij, Balla shprehet se preferon të jetë personalisht në sallën e gjyqit, për të rishprehur qëndrimet kundër klanit familjar të Berishës. Ai thotë se të gjithë shqiptarët e dinë se Malltezi vodhi klubin e futbollit “Partizani”, por drejtësia do të vendoset shumë shpejt.

Deklarata e plotë e Ballës:

Të dashur miq, Sot në Gjykatën e Apelit ishte programuar zhvillimi i seancës gjyqësore me dhëndrin e babit ish-kryeministër Sali Berisha. Pas një vendimi qesharak në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku dhëndri i Sali Berishës nuk u paraqit në asnjë seancë gjyqësore për të dhënë shpjegime, sot dëgjova se dhëndri qenka ankuar për një shtyrje normale dhe ligjore të seancës.

Është kërkuar shtyrja nga avokati, për shkak të angazhimeve të shumta që unë kam si nënkryetar i Grupit Parlamentar Socialist, si kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian, si nënkryetar i Komisionit të Integrimit Evropian dhe si anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Është kërkuar shtyrja sepse edhe në këtë seancë gjyqësore në apel unë dua të jem përsëri aty personalisht, për të rishprehur qëndrimet e mia kundër klanit familjar të Sali Berishës, që sot është rrëzuar nga pushteti, në pritje të drejtësisë.

Të gjithë shqiptarët e dinë se dhëndri i Sali Berishës vodhi klubin e futbollit Partizani, me vendimet e vjehrrit, babi Saliut.

Shqiptarët duan transparencë dhe procesi sapo ka filluar. Hetimi i pasurive të politikanëve dhe familjarëve të tyre është pjesë e këtij procesi transparence. Procesi i reformës në drejtësi është në hapat e parë, por e sigurt është që kjo mazhorancë do bëjë gjithçka për vendosjen e drejtësisë në binarët dhe standardet e duhura.

E garantoj dhëndrin e babit ish-kryeministër, familjen klanore në tërësi, se drejtësia do të vendoset shumë shpejt. Edhe për ju! Sa për frikacak, Jamarbëri bën mirë të pyesë Sali Berishën, se ky më njeh mirë.

 

Dhëndri i Berishës akuzon Ballën: Po mashtron gjykatën

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, akuzon deputetin socialist, Taulant Balla, se po mashtron gjykatën lidhur me mungesën e tij në seancën e radhës në Apel. Malltezi i referohet çështjes që po shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, pas gjykimit në shkallën e parë të akuzës për shpifje që ai ngriti ndaj deputetit socialist dy vite më parë.

“Pas shpifjeve ndaj qytetarëve tani Taulant Balla po mashtron gjykatën. Pasi ishte ankuar kundër vendimit të shkallës së parë të gjykatës së Tiranës që e shpalli shpifës ndaj meje, Balla ju fsheh sot përballjes në seancën e caktuar nga Gjykata e Apelit në Tirane dhe kërkoi shtyrjen e gjykimit me pretendimin se ishte në një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Ndërkaq mësojmë se ky Komision ka 3 javë që nuk mblidhet!!!

Shpreh keqardhje që në parlamentin shqiptar kemi deputetë që përveçse shpifin për qytetarët sipas qejfit dhe interesit, shkojnë deri dhe mashtrojnë gjykatën. Kjo është shpërfillje dhe tallje me gjykatën e një bande që nuk njohin shtet, ligj dhe moral.

Është trishtuese të shohësh që përfaqësohemi nga frikacakë si Balla që nga një anë përbetohen për respektim të ligjeve të vendit, e nga ana tjetër shpifin për qytetarët dhe mashtrojnë gjykatat. Shpresoj që të gjejë forca dhe të mos i përvidhet përballjes me shpifjet e tij në Gjykatën e Apelit në seancën e ardhshme”, thotë ai.

 

February 25, 2014 15:16
Komento

37 Komente

  1. Gramozi i Larte February 25, 13:22

    Akoma kane kurajon te flasin keta te pacipe?Flasin per “drejtesi” “malltezet” qe i kane mjelur shqiptaret tamam si “lope Mallteze”.Ju lumte derisa nuk po u “hyn gjemb ne kembe” me gjithe ato qe i kane bere ketij populli.Do te vihet ndonjehere ne vend drejtesia?Pasuria e tyre eshte si ajo e “Ali Babes me 40 hajdute”.Ku i gjeten dhe si i vune leket dhe pronat????

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi February 25, 13:27

    Nuk marim vesh gjë kush ka shpifur. Megjithate rraca jamarbermallteze e ka te vjeter zakonin shpifvjerrës. Por te shohim gjate gjykimit?

    Reply to this comment
  3. qerosi February 25, 13:56

    ik o kok l……e

    Reply to this comment
  4. Zeni i Sales February 25, 13:56

    Kjo farë sërbe do zhdukur nga Shqiperia. Si malltezet ashtu edhe soji i Sali Berishes jane njerez te Serbise, prandaj duhet te ushtrohet presion per ti perzene ne atdheun e tyre Serbi.

    Reply to this comment
  5. titani February 25, 13:59

    Jo mor zoti malltezi ,iku koha kur i fitoje gjyqet me telefon.jam shume i bindur se zoti balla nuk ju ka akuzuar kot. kam vetem nje merak nqs gjykata i jep te drejte zotit balla ,ju jeni dakort te shkoni pas hekurave.si ka mundesi nje injorant si puna juaj te jete kaq i pasur sa ju. sot keni ngritur zerin se nuk jua fishkellon njeri ,prandaj shkruani ne fejsbuk, ne gazeta e ku di iune se ku. koha juaj mbaroi. kujdesuni per parat qe keni fituar padrejtesisht dhe mos haproni.do te vije nje dite qe keni per te dhene llogari.

    Reply to this comment
  6. I.Troplini February 25, 14:45

    Shqiperia ne keto 23 vitet e fundit, perfaqesohet ne jeten publike nga koqet e kandarit dhe figurat qesharake. Pacipesia dhe mungesa e cdo ndjenje qytetarie dhe ndjesije tek tipa te tille, shkon aq larg, saqe jane bere “imune” ndaj gjithckaje. Ngaterresa e te qenit imun ndaj normave te komunikimit (ku bashkshorti i nje 3 perqindeshe behet milioner dhe e sheh kete si nje gje qe i perket vetem atij) dhe imunitetit juridik, kur vjen tek perballja me ligjin per bemat e kryera,,,mund ti sjellin probleme kesaj familje kaq te perfolur per “miresine” dhe “urtesine”,,,per “qytetarine” dhe “largpamesine”.
    Shqiperia ka nevoje per nje drejtesi funksionale. Kur ajo te behet e tille,,,,edhe Z.Malltezi nuk do kete shume kohe te organizoje tymnajen e tij propangandistike. Per sa kohe qe gjyqtare te ceshtjeve te tij,,,jane ata qe i ka punesuar kunati i tij,,,atehere ky teater provincial do te vazhdoje te na “lumturoje”.

    Reply to this comment
    • Tartufi February 25, 15:35

      @I.Tropolini
      Ky karvan me krica i shtuar nga gomari
      nuk kupton nje here,qe eshte koqe kandari.
      Tropolini shqiperija dje drejtohesh nga nje karvan me gomare ,komunistesh.
      Sot shqiperija drejtohet nga te shtuarit e komunisteve gomare,qe ne ju themi
      kricer. Problemi i popullit tone eshte si te pakesojme gomarin te mos te
      kete pjese ne qeverisje,se na i ben qeverisjen me gomardheqe.

      Reply to this comment
  7. tutkuni February 25, 14:52

    Ky eshte I pacipe, hajdut babane e hajdut vjehrin ….

    Reply to this comment
  8. Albana February 25, 15:24

    PO VJEHRRI YT QE TE PERFAQESON NE PARLAMENT SA I VERTETE DHE I SINQERTE TE DUKET MOR MALLTEZ!!!
    ME MIRE IKNI JASHTE SHTETIT DHE MOS U KTHENI ME SE SHQIPTARET E KUPTUAN QE JU PUNONI VETEM PER VETEN TUAJ KUR DREJTONI SHTETIN!! NE SHQIPERI NUK KENI TE ARDHME! TREGOHUNI TE ZGJUAR DHE IKNI!

    Reply to this comment
  9. Mark uk February 25, 15:50

    Eshte e vertet ajo qe ka then Balla se Berisha e njef mire se ja ka then publikisht ne parlament.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. February 25, 16:42

      Po ku je ti mor mi plehrash qe nuk te rrihet pa ngrene nje çike mut. Medemek ato qe Berisha i ka thene Balles jane te vertetea se e njihka. Dhe kur e thote nje malok i trash nga Qafa e Bordolecit qe qenka bere anglez, per shkak te shperbimit per krimet e dy Prillit ne Shkoder, kjo te bene te pjerdhesh. Berdhisha dhe kakat si puna jote e kane vendin vetem ne burg ose ne …gropen e halese.
      o hajvan mos na beje te zgjuarin se nuk je gje tjeter vetem se nje cope mishi me dy sy.

      Reply to this comment
  10. inf February 25, 15:59

    Qysh kur beri dixhitalizimin e tokave te pronareve aty gllaberoi te gjitha pronat e pronareve duke i vene gjoba nem te jap .
    Ky eshte pergjegjesi kryesor qe dhe sot ish pronaret nuk po i marrin sot Tokat e tyre .
    Tokat i gllaberoi jamri i argites shkelzeni dhe Rrafmon selmanllari.
    Vazhdon karvani i hajduterrve vazhdon tani kush do tja marri pronat ketyre Borgjezeve te vet shpallur me tokat e te tjereve vetem te Toptanesit Xeni bashke me Fatmir Allmuçen kane bo kerrdi nji zot e di se çfare do bejne njerzit me pronat e tyre kta nuk i leshojne .
    Nuk ka ligj akoma qe te dali e verteta ne sy .
    Nji gje e dine te gjithe se Jamarbi argita xeni rrafmani dhe Fatmir Allmuça kane bo kerrdine pik

    Reply to this comment
  11. SHBA-BE February 25, 16:16

    DEPUTETET SHQYPTARE NUK E KANE VENDIN PER TRIMERI NE MEDIA.

    Kete duhet ta kuptoje edhe tellalli socialist Taulant Balla dhe urgjentisht te nderprese estraden e tij politike ne duel mediatik me familjaret e Berishes. Sepse ne fund te fundit ASKUJT nuk i plas se kush eshte me trim Balla apo Malltezi. Nga ana tjeter dhenderi i Saliut mund te tallet sa te doje me shqyptaret per ligje dhe kushtetuta ne nje kohe qe PIRATI Sali u be PAPE si Enver Hoxha vite me pare duke i transformuar Ligjet, Gjykatat dhe Kushtetuten si nje leter higjenike me te cilen fshinte BYTHEN sa here i krruhej SUMA.

    Prandaj Taulant Trimi me mire te degjoje nastradinin dhe t’i futet punes intelektuale te deputetit fjale-pake dhe pune-shume, qe t’i ktheje Ligjet, Gjykatat dhe Kushtetuten ne vendin qe i takon, atje ku gjendet ne vendet e BE-se dhe te Botes se Civilizuar.

    Reply to this comment
  12. Horri i Bulevardit February 25, 16:25

    Zoti Taulant Balla, ki kujdes se ai dhondri te gju, ska fryk hic, ai o me kartel, ka zerru bustin e xhaxhit, pranej ja ka dhon presidenti kapterr, medaljen e trimnis, o hero i demokracis ai.
    Po ti numroj trimnit e dhondrit se mos gje belan, se tramen e ka tfort vallaj, i ka ra bustit me grusht, sa i ra buka e lyme me telyen e recel fiku prej dore, me nji trame e shkuni bustin, me tramen e dyte, busti u zerru vet.
    Thon se ka trame tkeqe isoj si Bruks Lija.
    Ki kujdes Taulanto. Mos e shif ashtu cerr, se o kock e fort.

    Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi February 25, 16:26

    Kur bëra komentin e pare ishte vetem lajmi per deklaraten e malltezit. Tani i eshte bashkangjitur ajo e balles. Kjo e dyta me kujtoi se ky grabites i klubit partizani bashke me vjehrrin e tij grabites te Sh. Q. U. P, i kanë rënë aq shume më qafe ushtrise dhe ushtarakeve sa u duhet leruar ç’ju mban pragu i deres. Kanë dhe guxim te hidhen ne sulm pale? 0 familje plehu!? Kini gjetur mimin ju se po te ishte për mua do ngrija skuadrat e pushkatimit te enver hoxhës dhe varret aty ne lanën përballe shqup-it do ta kishit! Muti me mutrat e lanës duhet të vaditet! E kuptoni apo jo? Jam pjese e atij zëmërimi popullor që nuk ju sheh dot me sy jo më t’ju degjojë zërin! Ktheni pronat e ushtrisé me të mirë se një shkëndijë duhet për të bërë atë që ju bëni sikur s’e dini! Për t’ju rjepur të gjallë!!?

    Reply to this comment
    • SHBA-BE February 25, 16:40

      O Pellumb Drejtesia alla Hoxhiste, SHQUP-i nuk eshte prone e Ushtrise Grabiqare te Enver Hoxhes, por ka pronare te ligjshem dhe me tapi qe ja ka njohur Gjykata para shume vitesh. Prandaj leri llogjet komuniste me vrasje dhe likuidime gjakatare se boll u vrate dhe u gjakoset me njeri-tjetrin keto 70 vjet ne rumpalle bolshevike ne Shqypni.

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. February 25, 16:52

        Nastadin, SH (oqata)B(udallenjeve) A(nadollak)- B(urgaxhinj)E(laqer)!
        Ke lindur gomar, ke jetuar si gomar, je plakur si gomar dhe do te vdesesh si gomar duke pellitur kot me kot dhe bezdisshem.
        SHQUP-i ka qene dhe duhet te jete pjese apo komponent i strukturave te FA, (Perhapjes se tyre) qe jane antare me te drejat te plota te NATO-s. E kupton ti plakush i rrjedfhur kete gje apo kerkon vetem te grindesh? Se i kujt eshte trualli ku eshte ngritur ky objekt publik i patjetersueshem eshte nje problem qe duhet te zgjidhet mes shetit dhe pronarit dhe jo deshires se zagareve te korrupsionit dhe atyre si puna jote qe indirekt kerkojne t’i mbajne iso.

        Reply to this comment
        • SHBA-BE February 25, 18:06

          Po si nuk u lodhe me fyrje dhe ofeza debile o Vezhgues me bisht F apo pa bisht fare, sepse jo vetem SHQUP-i por edhe shume truaj te tjere jane shpallur nga Gjykatat pikerisht te Saliut ne kohet e hershme te Demokracise, si prona private dhe jo vetem te familjes Toptani dhe per kete problem nastradini ka shkruar papushim shume kohe me pare se Saliu ta grabiste si nje PREDATOR komunist i vertete, njesoj sic grabiti Enver Hoxha pronat dhe pasurite e familjes se nastradinit ne vitin 1946.

          Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi February 25, 17:13

        ShBA- BE? Megjithatë mere vesh njeherë e mirë: drejtesia që ju e quani hoxhiste ishte njemijë herë më e mirë se kusaria saliste! Ju pergjigja jashte radhe per shkak te zakonit tim per te debatuar me emra jo me nick-e anonime. Dilni në perballjen me mua si i barabartë qe t’ju jap 1 milion argumenta ne favor te tezës time. Nderime!

        Reply to this comment
        • SHBA-BE February 25, 18:02

          Saliun e ke DHURATE nga Partia e Punes dhe nga Sigurimi i Shtetit me kujdesin e posacem te familjes Hoxha, te ciles i sherbeu me besnikeri gjate gjithe jetes se tij. Apo nuk e ke pare ne foto ne Drillon? Se nastradini e njeh qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes kur Hysen Shoshori e i futi friken ne bark gjithe Byrose Politike dhe beri Enver Hoxhen te bente shurren ne breke nga traktet me kafka antikomuniste. Po deshe ta tregon nje trakt te Hysen Mikut se e mban nastradini ne arkiven e tij te ralle.

          Reply to this comment
      • vlonjat jam une February 25, 17:39

        Oooooooooo SHBA-BE mesa duket ta paskan palluar mire fisin komunistet, e paskan pasur te embel pallen, prandaj o derdimen nuk i heq nga goja e nuk i shkul nga zemra komunistet ne cdo koment, e sheh se cdo te thote komunist, ta ndjesh shijen e pallimit me vite te tera dhe mos ta harosh kurre

        Reply to this comment
  14. TIFOZI February 25, 16:32

    Akoma ky malltez kakaris!

    Reply to this comment
  15. Mark uk February 25, 17:51

    Vezhguesi f:Po ju je more laluc myzeqeja.Si i ri me duket Balla ta kesh per baba.Si do qoft te takon ta mbrosh se ke detyr per te. Nuk po ju fyej se nuk bie ne nivelin zero qe ju jeni.

    Reply to this comment
  16. babo February 25, 17:58

    Po he pra, vetem llafe, ku eshte qeveria e re qe do fuste ne burg HAJDUTET ?
    bejne teater kot te dyja palet.

    Reply to this comment
  17. Mark UK February 25, 18:20

    *****************************************************************************************************

    Jam Marku UK … nje Malok-Veriu, me falni qe nuk flas mire shqip dhe eci si te tjeret.

    Ketu ne Angli “ne” verioret kemi ndruar emrat se pergjohemi nga Policia e ketushme, pasi nuk na lene te bejme droge per Sali Bishen qe t’i hedhe zhavor rrugeve te Enverit dhe te prese shirita.

    Saliu eshte burre pak psikopat dhe ka punue vetem pak kohe si spiun i Enverit, tani eshte i lidhur me UDB-ne dhe KGB-ne. Ai eshte i paster prandaj i trembet burgut.

    *****************************************************************************************************

    Reply to this comment
  18. SHBA-BE February 25, 18:20

    PSIKOPATI ANTISOCIAL:

    • I cekët dhe sipërfaqësor
    • Grandoman, egoist
    • Gënjeshtar patalogjik
    • Hileqar/manipualtiv
    • Nuk pendohet
    • Pa empati për të tjerët
    • Emocione të cekëta
    • Nuk merr përsipër përgjegjësi.

    Sigmund Freud, 1921

    A nuk j’u duket sikur ka folur per Enverin, Saliun dhe enveristet ne Shqypni?

    Reply to this comment
  19. SHBA-BE February 25, 20:59

    PSE SHQYPTARET NUK ARRIJNE TA KUPTOJNE KRIMINELIN ENVER HOXHA?

    “Asgje nuk eshte me e lehte sesa te denoncosh nje kriminel vrastar, sadist, gjakatar dhe nuk ka gje me te veshtire sesa ta kuptosh ate.”

    Fiodor Mikhailovich Dostoevski,
    “KRIM DHE NDESHKIM”
    Siberi 1866

    Reply to this comment
  20. eminem February 25, 21:41

    Ju lutem nuk duhet te jemi emocional ,kafsha kur eshte e plagosur te kafshon per vdekje.Drejtesia eshte e koruptuar,brenda saje qendrojne kokat dhe puntoret 6 mujore dhe ata me diplloma part time.Atehere cfar mund te presim Malltezi ka akoma bazament.Reforma ne drejtesi duhet te kishte nisur.Pa u bere askush nga hajdutet nuk jep llogari.

    Reply to this comment
  21. ali February 25, 21:42

    Iu kane errur syte klanit Berisha ! Kujtojne se mund te bejne cdo gje dhe e drejta qendron
    ne anen e tyre , e verteta jane vete ata dhe drejtesia do vendose sipas oreksit te klanit
    Berishovicit ! S’kane faj duhen rrasur ne burg sa me pare qe te shpetoje Shqiperia nje
    here e mire nga kjo ”PESTE,, qe ka pllakosur jeten e shqiptareve pergjate 23 vjeteve dik-
    tature e bajraktarizem primitiv -TRIBALIST !

    Reply to this comment
  22. MARKO February 25, 23:08

    Pershendetje i nderuar Pellumb Zaimi. Shpreh diku se keta jane pleh. Plehu ben nje pune pasuron token. Doja te thoja se keta jane ushqim per sorrat… E ushqimi i sorrave dihet…

    Reply to this comment
  23. Ballkaniku February 26, 08:57

    Balla si dje ne opozite si sot ne poshtet po nje fyell mban ne goje, e ne nje vrime i bie. Si ato konet qe te vijne neper kembe me gam gam gam, por nuk te hane. Keshtu do merzise dhe Ramen dhe ndonje dite fyellin qe ka ne goje do ja fuse ne by… e te pjerdhe me melodi fshati pastaj.

    Reply to this comment
  24. Mark uk February 26, 09:08

    Ju qe keni shkruar ne emrin e Mark UK pyte ate qe te ka lindur se je i biri i jashtligjeshem.

    Reply to this comment
  25. korab February 26, 09:44

    ky Taulant Balla asht marksist lenminist qe krejt boten ta flliq e me gjith shqiprin ket duhet ta zhduk populi ket njeri te fllqur me gjith edi ramen grekun e shqipris

    Reply to this comment
  26. lejleku February 26, 10:21

    *Hekuri rrihet me te nxehte* por e nxehta po kalon e *ish te BLLOKUT te ri*SAL-LULJANE dalngadale po u del frika ,nese do te vazhdohet me akuza bajate dhe pa i vene piken mbi I,koha do te beje te sajen dhe …edhe ata qe deri dje u solidarizuan me fitoren ,kur te shohin se ne kuadrin e reformave do ju preket buka do mendojne me mire rremuje !
    Te akuzuarit qe kane vjedhur popullin te shkojne para drejtesise sa me pare ,ose te radhiten faktet pse duhet te shkojne,qe edhe populli te shohe te verteten ne sy.Kryehajdutet dhe mediat e shitura po bejne propogande reaksionare ,antiqeveritare dmth antishqiptare per te penguar integrimin per te shpetuar per vehte nga zallamahite e mundeshme.
    Kur sheh edhe te rinj vajza e djem ,qe ndjekin te marret per te mbrojtur koken e tyre ,te ben te mendosh se duhet vepruar pa vonese ne cdo reforme a ndermarrje.
    Qeveria duhet te vrapoje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*