Dhërmi, INUK shemb me eksploziv objektin 5-katësh

April 13, 2014 13:25

Dhërmi, INUK shemb me eksploziv objektin 5-katësh

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, INUK ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5-katësh në Dhërmi.

Aksioni i nisur para 2 ditësh nga INUK është finalizuar sot në orën 15:00 pasi inspektoriati u la kohë pronarëve të objektit të zhvendosnin materialet.

Kreu i INUK Zyhdi Dajti i cili ndodhet në Dhërmi  deklaroi se i gjithë brezi i parë i plazhit do të çlirohet nga ndërtimet që e kanë zaptuar.

Sipas INUK-ut objekti që është prishur sot ndodhet në brezin e parë të rërës, buzë detit, pa leje dhe pa dokumenta pronësie.

Ndërtesa në fjalë i përket kryeplakut të fshatit të Dhërmiut, Gjikë Stramarku, i cili akuzohet nga agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave se në bashkëpunim me ish- regjistruesin e hipotekës së Vlorës, Eduart Dervishi ka tjetërsuar pronën publike, duke përfituar 1600 metra katrorë plazh në vijën bregdetare të kësaj zone.  / Ora

VIDEO: 

April 13, 2014 13:25
Komento

4 Komente

  1. Droge Lazarati April 13, 11:53

    Kryeplakut Gjike Stramarku dhe ish regjistrusit Dervishi per kete katrahure dhe shkaterrim te bregdetit, perles se jugut, do t’u bente mire edhe disa vite burg.

    Reply to this comment
  2. sofra April 13, 13:58

    po ai x kateshi i kocos?
    thone se do tja prishin me vone kur ta kete mbaruar, qe ti rritet vlera e demshperblimit…

    Reply to this comment
  3. Hate April 13, 19:13

    Tu lumt Z.Rama per prishjet e nd.pa leje,e nese edhe ai i Koços-siç thone eshte pa leje dhe prish planin rregullues,prishe per ti mbyllur gojen Saliut per “prishjet selektive”Keshtu do te doi populli dhe do qendrosh gjat ne qeverisje.Tung..!

    Reply to this comment
  4. sarandjotas April 13, 21:13

    shpresojm se do te shemben edhe te extremistave greqi foles ne himare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*