FOTO: A është gati Dhërmiu për pritjen e turistëve?!

March 19, 2019 10:35

FOTO: A është gati Dhërmiu për pritjen e turistëve?!

Entela Resuli

Verën e kaluar, shëtitorja e Dhërmiut ishte në rikonstruksion.

Një pjesë e saj ka përfunduar,  rruga për qarkullimin e makinave, ishte ende në fazë punimesh ndërsa pluhuri ishte prezent gjithandej.

Ndërsa duhen edhe një muaj nga çelja e sezonit turistik në Dhërmi nuk ka ndryshuar asgjë.

Kanale të hapur, ndonjë punëtor tek-tuk me lopatë dhe një ekskavator qëndron i heshtur, pranë plazhit me të frekuentuar të jugut.

Nuk dihet se përse punimet ecin kaq ngadalë ose nuk ecin fare, ndërsa sezoni është shumë afër.

Apo punimet do të fillojnë me intensitet të lartë njëherësh me fluksin e frekuentuesve të plazhit?!

Në fakt kjo nuk është çudi. Shpesh, ndodh kështu!

Ndërkohë do të ishte më e lehtë edhe për ata që zbatojnë projektin, të punonin në qetësi, pa prezencën e shumë mjeteve që e frekuentojnë këtë zonë.

Mesa duket, edhe këtë vit, makinat në Dhërmi do të kalojnë nëpërmjet një rruge tërësisht të amortizuar në drejtim të plazhit. “Dita” sjell këto foto ku tregohet qartë se në çfarë gjendje është rruga që të çon drejt plazhit në Dhërmi.

Vera dhe Dhërmiu

Sajtet e huaja janë të mbushura me lajme rreth Shqipërisë turistike. Dhe sa herë  përmendin rivierën tonë, ndalen gjithmonë në Dhërmi, duke vlerësuar si një fshat me një ndër plazhet me të bukura të jugut.  Nëse thua verë, zëre se ke thënë Dhërmi, e nëse thua Dhërmi, zëre se ke thënë verë! Ky fshat turistik ka aq shumë arsye për të qënë simboli i stinës së nxehtë në vendin tonë, sa është e vështirë të mendosh një sezon plazhi të plotë pa u zhytur të paktën një herë në ujërat e Dhërmiut.

 

Deti

Përballë detit lumturia është një ide e thjeshtë dhe është pikërisht deti arsyeja kryesore se përse çdo vit me mijëra turistë shqiptarë e të huaj, zgjedhin Dhërmiun për të kaluar pushimet e tyre. Tonalitetet e blusë së kthjellët, sportet ujore e rrezet e diellit, e bëjnë detin e Dhërmiut një ide të thjeshtë lumturie, që mund të jetohet nga kushdo.

Jeta e natës në Dhërmi

Si Dhërmiu, ashtu edhe fshatrat e tjerë përreth të Palasës, Drimadhesit apo pak më tutje Jalit,  kanë disa nga lokalet më në modë verore të jetës së natës në Shqipëri. Të rinjtë e kryeqytetit duket se zbresin të gjithë këtu, e bashkë me ta, vijnë gjithashtu klubet e Dj më të mirë që e ndezin atmosferën dhe i japin jetë natës.

Kishat shekullore

Shpesh të lëna në harresë nga turistët për shkak të binomit të pakonkurrueshëm det  dhe diell, kishat e Dhërmiut kanë të gjitha karakteristikat e nevojshme për t’u eksploruar e për t’i dedikuar kohën e nevojshme. Mjafton të përmendim kishën e Manastirit të Panaisë ndërtuar në shekullin e XII, e njohur dhe si kisha Mbretërore pas vizitës së bërë nga e bija e perandorit bizantin Aleksi I Komneni, për të kuptuar se kishat e kësaj zone janë të mbushura me histori, vlera kulturore e arkitekturore.

March 19, 2019 10:35
Komento

3 Komente

  1. Sallakja March 19, 11:54

    O Entela, nuk e lexova artikullin tend, por nga fotot e imagjinoj se cfare mund te kesh shkruar.
    Tani !
    Perktheje shkrimin tend ne anglishte,italishte, frengjishte e gjermanishte edhe shperndaje ne te gjithe revistat on-line te europes.
    Do te ndihmoje shume per mos hapjen e nje mini revolte ne Shqiperi.
    Duket nje paradoks ?
    Jo, nuk eshte nje paradoks.

    Reply to this comment
  2. Turkalvanete March 19, 12:50

    Gati apo jo, menute me cmimet akoma me te shtrenjta se viti qe shkoi i kane bere gati qe para vitit te ri

    Reply to this comment
  3. Adih March 19, 14:05

    Mo sistemimi i ambjentit tregon se ne Dhermi nuk ka investuar mafja politike ,prandaj eshte si varr jevgjiti . se rruga ne Gjirin e Lalzit u be pernjehere edhe ne jale , ku shkojne LSI stat e monikes ne haremin e Metes ne Jale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim