DHIA DHE BISHTI I DELES

PETRIT ZILI November 10, 2013 14:44

DHIA DHE BISHTI I DELES

Që ta ngasim fjalën

Ju e dini vetë

që dhia gjithmonë

mban bishtin përpjetë

 

Ecte dhia rrugës

Pas i shkonte cjapi

Askush nuk ia varte

Sepse … dhi hesapi.

 

Por një ditë dhia

E drejtoi  gishtin

Një dele pranë ferrës

Kishte ngritur bishtin

 

Qeshte a nuk qeshte

Dhia në një rrasë

Po i thoshte deles:

Mbulohu, ta pashë .

 

Delja porsi dele

S’e prish terezinë

I përdrodhi buzët

E përçmoi dhinë

 

Një herë bishtin ngrita

Dhi, mori kumbarë

Dhe ti po kënqesh

Se ma paske pare?

 

Mjaft na u zgërdhive

Dhi, mori e mjerë

Atë bishtin tënd

S’e ul asnjëherë

 

Iu përgjigj dhia

Plot me indinjatë

Kecat do të mbledh

Do bëj demonstratë

 

Histori e dhisë

Gaz i dha dhe botës

Sa shumë që ngjason

Me punën e Korçës

 

Në Korçë militantët

E bënë ca si dhentë

Dy mijë lekë paguan

Rrugën për studentë

 

Por harroi PD-ja

Atë bisht dhie

Si mori një pagë

Financim partie

 

Porsi dhia bishtin

PD-ja harron

Si binte votues

Edhe me avion.

 

Histori e bishtit

I duket me rrena

Por ajo bllokonte

Autobuzë e trena.

 

E ky dy mijë lekshi

Gjatë do na gajasë

Do harrojmë  lekët

Shpërndarë me thasë.

 

Po kush punë nuk ka

I bie legenit

Herë bishti i deles

Herë ai i qenit

 

PETRIT ZILI November 10, 2013 14:44
Komento

3 Komente

  1. leka November 10, 20:57

    ………………………….
    Qe ta ngasim fjalen
    o Petrit vellai
    kecat e kesaj dhie
    seq na moren malin.

    As ne demostrata
    as neper mitingje
    nuk po dalin dot
    se ska financime.

    Dhe dhia e shkrete
    bishtin mban perpjete
    deri sa nje dite
    te gajaset vete.
    ………………………

    Reply to this comment
  2. mira November 11, 09:31

    si nuk I vjen turp fare as nuk skuqen e as nuk zverdhen ,a thua se kane kaluar 20 vjet nga bemat e tyre dhe duan ta bejne me zor popullin sylesh .gjoja po I vjen keq per popullin qe as me by… nuk e kane pare e jo ta respektonin ,por e zmadhojne bishtin e dhise per te mbuluar pislliqet e tyre qe po I dalin cdo dite e me shume duke filluar nga pallatet ,tatimet doganat etj etj pa mbarim e sot po I vjen keq per ne turp turp I madh harroi Luli I Sales qe ja numeroi Arvizuja e votat e me zor kali 15 vota me shume me gjithe ate rrumuje qe beri? e tashti po na ben moralistin.pse si kujton ai se populli I ka harruar ate spektakel ne tv?

    Reply to this comment
  3. ferdinant November 11, 12:47

    o titi bena nje kenge per armet kimike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*