Dhimbja e veshkave, kur duhet t’i drejtohemi mjekut

Redaksia Online January 21, 2013 15:28

Dhimbja e veshkave, kur duhet t’i drejtohemi mjekut

Dhimbja e veshkave në shumicën e rasteve konsiderohet si një dhimbje kalimtare. Ajo nis krejt papritur dhe shkaqet e saj janë të ndryshme. Shpesh, dhimbja lidhet direkt me organet, por në shumë raste ka lidhje edhe me faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me veshkat, si p.sh. në rastet kur dhimbja përhapet në të tërë shpinën. Nuk duhet nënvlerësuar edhe roli i stresit.

 

Shkaqet

shkaqet e dhimbjes së veshkave mund të jenë të ndryshme. Në disa raste mund të kemi të bëjmë me praninë e gurëve në veshka, por në rastin e femrave, ndikim jo të vogël ka edhe cikli menstrual. Kjo ka lidhje me muskulaturën, e cila në periudhën e menstruacioneve kontraktohet, duke provokuar kriza. Dhimbje të tilla mund të shfaqen edhe në fund të shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale që i paraprijnë procesit të lindjes. Në të tilla raste, pak mund të bëhet për pak për trajtimin e dhimbjes.

Por në rast se dhimbja përhapet në pjesën e barkut, prek edhe këmbët dhe shoqërohet me djegie gjatë urinimit, atëherë kemi të bëjmë me infeksion të rrugëve urinare. Në këto raste, është e domosdoshme t’i drejtohemi mjekut për analiza dhe mënyrën e trajtimit.

Dhimbja e veshkave në disa raste mund të lidhet edhe me stomakun. Acarimi dhe enjtja e këtij të fundit ushtron presion mbi veshkat, duke shkaktuar dhimbje.

Në raste të tjera, nëse dhimbja e veshkave shoqërohet me ndjesinë e sikletit në vezore, duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut. Në shumë raste të tilla, dhimbja vjen për shkak të kisteve.

Gjithashtu, edhe alkooli, nëse abuzohet në sasi, mund të shkaktojë probleme në veshka.

 

Trajtimi

Në disa raste, trajtimi i dhimbjes së veshkave mund të jetë më i thjeshtë nga sa e mendojmë. Ka raste kur shqetësimet vijnë për shkak të dehidratimit, ndaj konsumimi i lëngjeve rikthen veshkat në gjendje normale.

Në rastin kur dhimbja vjen për shkak të stomakut, mjekët këshillojnë konsumimin e ushqimeve që e kanë të lehtë kalimin në aparatin tretës.

Në rastet kur dhimbja lidhet me ciklin menstrual, një qetësues mund të na vijë në ndihmë. Ndërsa kur është fjala për gurë në veshka, mjeku përcakton nëse është e nevojshme heqja apo shkrirja e tyre me anë të ilaçeve. Gjithashtu, mjeku nefrolog përcakton edhe përdorimin e antibiotikëve në rastet kur kemi të bëjmë  me një infeksion.

 

Redaksia Online January 21, 2013 15:28
Komento

11 Komente

  1. ana September 24, 19:08

    me dhemb shpina tani me shkon e edhe ni e therun neper trup e kemb

    Reply to this comment
  2. doni January 13, 18:37

    kam dhimbje shpine e sidomos ne oret e hershme te mengjesit me shum se zakonisht nuk e di a duhet ti drejtohem mjekut te korrizit apo te veshkave pres pergjigjen

    Reply to this comment
    • alesja August 30, 21:24

      ju duhet te pini uje me limon i bashkon bash dhe i le 1 dit dhe diten tjeter pije dhe te ben mire

      Reply to this comment
    • Nazim January 15, 01:41

      Shko tek mjeku i kurrizit ihere dhe po s’doli gje atje, mbase tek veshkat, por kjo duket si dhimbje kurrizi.

      Zoterinj artikulli nuk eshte shkruar nga ndonje doktor, thote redaksia on line, keshtu qe mos pritni pergjigje!

      Reply to this comment
  3. kosa March 13, 14:54

    kama pom dhem

    Reply to this comment
  4. kuta December 21, 11:24

    Prsh. Kam dhimbje ne krahun e djadhte te kycit te mesit.Me keshillo si tja bej sepse akoma nuk kam bere asnje kontroll.Te lutem me kthe pergjigje.

    Reply to this comment
  5. muhamet January 21, 18:24

    vuaj nga spondiliatroza e kam dhimbje ne mes ,qafe e shpine. kam ba radio grafi ,ajo ka dale shume keq. Nje mjek ne gjermani me dha si mjekim mbajtjen e brezit sanitas qe punon me bateri e mbahet ne brez.Kam shume permiresim kpor kam dhimbje nga ana e majte mbi legen deri ne mes te shpines. a mos kam veshken e majte? se me pengon si ne ecje ashtu edhe ne rrotullim te trupit Cfare duhet te bej?

    Reply to this comment
  6. Lani June 6, 21:02

    Kam dhimbje ne hanen e majt. Te shpines me dhemb e ter ana majt e stomakut dhe lukthi ndjenj fryrje stomakut nen brinjet nga hana majt si pickim nsonje her edhe fundi stomakut kap pas nje operim. Te hemoroideve te brendshme para 7 muaj por pom shqetson kjo dhbje julutem pergjigjjen

    Reply to this comment
  7. Zonja July 7, 19:48

    Mirmbtema te nderuar kam dhimbje ne mes gjat koh ndersy kohes se fundit po ndihem ndryshe .ndonjeher dhimbje ne Fund te barkut , ndjehem e lodhur po kam frig mos Jan Problem veshket spokam zemer tshkoj ne mjek ju falemderit per cfardo pergjigje

    Reply to this comment
  8. Rexha January 14, 23:26

    Kam dhimbje te kurrizit ne te dyja krahet e veshkave dhe ndonjehere me kapin krizat ne fund te barkut dhe kam djegje urine ju lutem me ktheni pergjigjje??????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*