Dhimbje arbëreshe për Kristaq dhe Margarita Tutulanin

July 26, 2018 12:34

Dhimbje arbëreshe për Kristaq dhe Margarita Tutulanin

Një kujtim nga Nasho Jorgaqi

Në vjeshtën e vitit 1985, i ftuar nga Universiteti i Kozencës, kisha shkuar atje për të dhënë leksione mbi letërsinë shqipe, por me këtë rast vizitova dhe disa katunde arbëreshe të Kalabrisë. Me kërkesën time shkova dhe në katundin Strigar, vendlindjen e poetit të madh arbëresh Zef Serembe. Pasi vizitova shtëpinë e tij muze, kryetari i komunës më ftoi për një takim në vatrën e kulturës me banorët e Strigarit, të cilët më pritën me entuziazëm, si një nga sivëllezërit që vija nga Dheu i tyre i të parëve. Me këtë rast, unë iu përgjigja pyetjeve të ndryshme që ata më bënë për historinë dhe jetën në Shqipërinë e atyre viteve. Në mes të pyetjeve, që më tërhoqi vëmendjen ishte: “Pse guverna shqiptare kishte pushkatuar bashkëfshatarin e tyre Terenc Toçin, që rridhte nga fisi patriot i Toçëve të katundit tonë”?

Unë u detyrova të shpjegoja arsyet se “përse ai kishte marrë këtë dënim kapital, megjithëse ishte një intelektual i njohur, si jurist, gazetar, deputet dhe ministër në kohën e Zogut. Ai kish ardhur në Shqipëri në vitin 1903 dhe kish marrë pjesë në një kryengritje antiosmane të malësorëve të Mirditës dhe të Malësisë së Madhe, por ishte fajësuar se kish bërë marrëveshje për t’i aneksuar këto dy krahina me Serbinë, por pa sukses.Prej asaj kohe, ai qëndroi në Shqipëri dhe u vu në shërbim të interesave të qarqeve imperialiste italiane, madje më pas qe një nga ata që përgatitën terrenin për pushtimin e Shqipërisë nga pushtuesit italianë. Pas pushtimit ishte deputet i Asamblesë tradhëtare, që bashkë me të tjerë i dorëzuan Mbretit Viktor Emanueli, kurorën e Skënderbeut. Veç kësaj, ai qe dhe ministër kuisling, e mbi të gjitha kreu detyrën e kryetarit të Këshillit të epërm korporativ fashist”. Në kohën kur unë flisja për këtë, një grua u ngrit dhe u largua nga salla. Ajo ishte e bija e T. Toçit dhe e bëri këtë gjest në shenjë mospajtimi me fjalët e mia. Kur unë u ula, nga fundi i sallës u çua një burrë i moshuar dhe kërkoi të flasë: “Unë jam një strigariot, që në vitin 1943 isha mobilizuar ushtar dhe më çuan në Shqipëri. Isha në një repart që na kishin vendosur në një qytet, që e kishte emrin Kavajë, në mos gaboj.

Por një natë korriku të vitit 1943, kompania jonë u urdhërua të zhvendosej në katundin Gosë disa kilometra larg Kavajës. Nuk e kuptuam arsyen e detyrës, por kur arritëm atje, ne rrethuam fushën, kurse rrugës nacionale diku afër mëngjezit erdhi një makinë-burg dhe qëndroi përpara syve tanë. Unë pashë tek zbritën të lidhur në pranga një çift të ri, të bukur si ai qielli që po zbardhonte dhe pa humbur kohë, para syve tanë një skuadër fashiste i masakroi pa mëshirë. Të gjithë ne ushtarët u tronditëm përballë kësaj skene makabre, veçanërisht ne, 2-3 ushtarë arbëreshë.Unë mezi e mbaja veten dhe në ato çaste, më shkoi mendja te një arbëresh strigariot, që ishte ministër kuisling dhe kabineti i tij kish vendosur këtë krim që të ikte mendja e kokës. Ky ishte Terenc Toçi, arbëreshi nga katundi im, që dashur pa dashur më bënte edhe mua fajtor. Ata që u masakruan aq mizorisht ishin vëlla e motër, të cilëve nuk ua harroj emrat deri sa të vdes: Margarita dhe Kristaq Tutulani; dy luftëtarë antifashistë që ia kishin kushtuar jetën kauzës së lirisë së Atdheut të pushtuar nga fashistët. Ndaj kujtimi i tyre është i shenjtë e i pavdekshëm dhe për ne sivëllezërit e tyre të Strigarit. Rroftë kujtimi vëllezërve dëshmorë shqiptarë!”.

Salla u ngrit në këmbë dhe duartrokiti, kurse unë rashë në mendime. S’ma merrte mendja që do të përjetoja këtë çast sublim në një fshat arbëresh, ku emri i Kristaqit dhe Margaritës do të shqiptohej atë ditë me aq venerim e krenari arbërore. Këtë ngjarje ma zgjoi 75 vjetori i rënies heroike të Kristaqit dhe Margaritës, që na mblodhi në Berat për t’i përkujtuar e nderuar këtë binom të rrallë vëlla-motër, që i dha historisë shqiptare Lufta Nacional Çlirimtare.

July 26, 2018 12:34
Komento

8 Komente

  1. vasili July 26, 13:02

    Mirpo ky pushkatim i ketyre dy simboleve te atdhedashurise,kultures,inteligjences dhe bukurise shqiptare vazhdon dhe sot,shume me neveritshem dhe ndyre se me pare ku e benin tocrat.:
    Kete vend vazhdojne ta mbajne te sunduar dhe me keq akoma sot callmat injoranca dhe egersia orientale e rikthyer,maskuar me kostume allafrenga apo te amballazhuar me burka,qe nuk kane lene turceli Shqiperi-perdhoses,pa e bere patriot.
    Dhe heroinat e dikureshme,jane zevendesuar,me interesaxhinj bastard,qe kulmojne me kryeveziren rame,qe vazhdon te bej dylberin ne orgazem,ne haremet e sulltanit te Anadollit.

    Reply to this comment
  2. ELIOT July 26, 15:19

    Shoku Nasho Jorgaqi ;;;;;;E din sa Margarita dhe Kristag Tutulani vrau Enveri ;;; Interrnoi partia juaj qe ju Nasho ja mbanin hatrin ; Me qindra me mijera ;;; Une noha nje vajze te re si dielli i mengjezit ;;;Qe e vrane bolsheviket e Enverit ne kufi sepse donte LIBERTENE DONTE TE JETONTE E LIRE DONTE BARAZINE …E DONTE JETEN …POR KOMUNISTAT PISA JA MORREN JETEN … DHE PER CUDI NASHO NUK SHKRUAN …. DHE ISHTE ME E ZGJUAR SE MARGARITA SHA KRISTAQI NGA FSHATRAT E HUMBURA …. PRAP ME IDIOTIZMA KY …NASHO …JATON AKOMA NE VITET 70 …KU RRENTE DHE VETEM RRENTE … DHE PER KET HISTORIE TE TERENC TOCIT ..SI BESOJE NJE MINUTE …. NA KANE RREJTUR SA HERE QE MERRNIN FRYME DHE PESE TANI TI BESOJME ????TURP TE ETE …NE VEDN TE BEJE AUTOKRITIKE SI KADAREAJ … QE SI SHERBEU POPULLIT ..ASNJE MINUTE POR VETEM E PECMOI NA TREGON AKOMA PERRALLA ME MBRET …MUA NE FRANCE ME THONE SHPESH SE ISHM SI NE AFRIKE … DHE NGA KRENARIA I THEM JO …POR …….KISHTE DISA GJERA SI EN AFRIKE … POR NASHO SI KA PARE MIRE KETO GJERA SE VETE ….KA JETUAR SI PASHA .. SE I SHKRUANTE ENVERIT ….

    Reply to this comment
    • mirel July 26, 15:45

      Asnje Margarite dhe Kristaq nuk vrau Enveri.
      Ishin kriminelet si puna jote, plerat e Gjon Marka Gjonit qe ekzekutuan me tej Cucat e Malesise.
      Prandaj duhej zhdukur rraca juaj

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN July 26, 19:28

        ti mirel je goxha tip histerik, po sa per te zhdukur, mos harro veglat e rojes.
        te kthehemi te Tutulanet,nuk jemi ne qe akuzojme sojin tuaj te peshtire, eshte vete e motra e tyre,Aferdita Tutulani, qe akuzon Ramiz Aline, se ju keshtu e kishit, nje plumb pas koke e pastaj o hero o armik si te kishte humorin partia…. dhe sidoqofte , Tutulanet e kishin pase babane minister ne qeverine e Zogut, keshtuqe reaksionar do i shpallnit , te pakten keshtu i vrau italiani dhe ka rastin ky Qyqi i Mergates te na jargoset ne gazete .

        Reply to this comment
  3. Konti Sbalta July 26, 17:33

    Edhe kur tregohen nga vete Italianet , mizorit fashiste ne Shqiperi , ju pinjollet e bashkepuntoreve te fashizmit nuk doni ti pranoni !Nderoni te pakten kujtimin e te reneve ne luften e lavdishme Nac. Cl.Ata u flijuan per ta cliruar vendin !

    Reply to this comment
  4. Niko Shpiragu July 26, 17:42

    Profersor Nasho! Ju jeni nje intelektual i vertete dhe patriot. Ju jeni nje shkrimtar shume i mire. Keni kohe qe shkruani gjera shume interesante dhe te bukura. Kjo eshte nje nga me mbreseleneset. Kam patur respekt per ju dhe me eshte shtuar me shume. Ndryshe nga disa alabaker qe hiqen si te persekutuar me ne krye Kadarene, ju tregoni personalitetin tuaj te larte si patriot dhe kurajoz per te thene te verteten kudo dhe kurdohere. ju faleminderi per kenaqesine qe na ke dhene edhe ne kete tregim te shkelqyer. Te pershendes nga larg me shume respekt.

    Reply to this comment
  5. Guri Naimit D July 26, 18:18

    Figura te shquara;-Margarite e Kistaq Tutulani;
    i duhen Shqiperise MEME.

    Bilbilat pa tjter, do ju kendojne ENGJEVE se ata sigurojne Kengen e tyre…
    Faleminderi i nderuari Pr.Nasho Jorgaqi, qe mbeteni “BILBIL” i kohes sone,sjelle ate melodi mbrodhesie.
    Fatkeqesi qe kemi akome deri dhe perdorin PENAT; funderina, antiatdhetare.
    Faleminderit komentuesit “Konti Sbalta”sa te tjereve si Ai ;Atdhetare.
    Mbrodhesi juve sa atdheut Pr.Nasho Jorgaqi..
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*