Dhimbje barku të vazhdueshme? Mund të keni mungesë të kësaj vitamine

March 20, 2017 14:48

Dhimbje barku të vazhdueshme? Mund të keni mungesë të kësaj vitamine

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, prandaj njerëzit me sindromën e zorrës së irrituar janë zakonisht të stresuar.

Shkencëtarët zbuluan se mund të keni dhimbje barku, nëse keni mungesë të vitaminës D.

Studimi u publikua te “BMJ Open Gastroenterology”.

Grupi i studiuesve, sipas “Prevention.com”, zbuloi se rreth 82% e pacientëve me sindromën e zorrës së irrituar (IBS), një çrregullim ky që prek zorrën e trashë dhe karakterizohet nga dhimbja e stomakut, kapsllëk, diarre dhe fryrje në bark, kishin nivele të ulëta të vitaminës D.

Pas rezultateve, studiuesit zbuluan se sa më të ulëta të ishin nivelet e vitaminës D, aq më shumë përkeqësohej shëndeti i përgjithshëm i pacientëve.

Sipas tyre, efektet e kësaj lënde ushqyese tek zorrët bën që receptorët ndaj vitaminës D që ndodhen brenda zorrëve, mund të ndihmojnë në rregullimin e inflamacionit të zorrëve. Ndaj nga mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktohen këto simptoma.

Vitamina D mund të merret nga ushqime të ndryshme, si peshku, veza, kërpudhat, produktet e qumështit (kos, qumësht, djathë) dhe drithërat.

Gjatë muajve me më pak rreze dielli, mund ta merrni këtë vitaminë me anë të suplementeve. Mund të merrni vitaminën D3 (cholecalciferol), por jo më shumë se 1,500 IU në ditë. /Shije.al

March 20, 2017 14:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*