Dhjami dhe Seksi? Lexoni si e ndikojnë njëri-tjetrin

January 30, 2018 08:30

Dhjami dhe Seksi? Lexoni si e ndikojnë njëri-tjetrin

Është e provuar: Njerëzit e dhjamosur bëjnë më pak seks. Ata bëjnë më pak seks edhe kur nuk e duan këtë.

Anketimet kanë treguar se gratë, më shumë se burrat, janë të interesuara për t’u dobësuar. Sipas këtyre anketimeve mbi 50% e grave do të hiqnin dorë nga seksi për një vit, po qe se kjo do t’i ndihmonte të bëheshin më të holla nga ç’janë. Kjo është sakrificë jo e vogël.

Por, kjo nuk është një trend i ri. Edhe në anketimet e disa viteve më parë 50% e grave amerikane dhe 25% e burrave, pranonin me kënaqësi të kalonin një verë pa seks dhe të mos fitonin 5 kg peshë.

Kuptohet, ka shumë njerëz, gra dhe burra, që janë gati të bëjnë shumë sakrifica për të rënë në peshë. Dhe këto sakrifica do të shpërblehen. Në fakt, çdo rënie në peshë do të thotë më shumë seks.

Janë bërë shumë studime në këtë fushë. Ato të gjitha kanë provuar se rënia në peshë i ka ndihmuar njerëzit të  ndjehen më tërheqës, më seksi dhe definitivisht, të  ndjehen më të nxehtë në marrëdhënie seksuale.

Janë bërë disa studime tek burrat obezë që i u nënshtruan operacioneve për t’u dobësuar, siç është operacioni i bypassit gastrik. Pas këtij operacioni kur ata filluan të bien në peshë, në gjakun e tyre u rrit niveli i testosteronit dhe u rrit ndjeshëm dëshira për seks. Kjo thuhet në një studim për këtë qëllim në Universitetin e Utahut.

Shkencëtarët që kryen këtë studim thanë, se ata e dinin  me siguri që rënia në peshë, pavarësisht si arrihet ajo, përmirësonte shëndetin e përgjithshëm të personit. Por tani, thonë ata,  “ne provuam lidhjen  direkte që ekziston midis rënies në peshë, nivelit të testosteronit në gjak dhe performancës seksuale”.

Ndryshon puna tek gratë. Gratë e dhjamosura nuk provojnë të njëjtën lidhje midis peshës dhe dëshirës për seks. Studimet me vërtetësi tregojnë, se gratë mbi peshë ose në peshë, dëshira  e tyre për seks dhe eksitimi i tyre seksual nuk prishen.

Por mbi pesha e grave ndikon keq në marrëdhënien seksuale, sepse rritet distanca midis organeve gjenitale të partnerëve.

Në një studim tjetër me mbi 400 burra dhe gra, që përjetonin “martesa pa seks”, kërkuesit gjetën se 38% e burrave kishin hequr dorë nga seksi, nga që gratë e tyre kishin shtuar shumë në peshë.

Sepse burrat janë “vizualë”. Kjo do të thotë se ata eksitohen seksualisht, kryesisht, nga pamja.

Por nuk janë vetëm burrat që largohen seksualisht nga gratë e dhjamosura. As  gratë nuk i pëlqejnë burrat e dhjamosur.  Një burrë i dhjamosur nuk është një partner seksual i lakmuar.

Ahhh, edhe diçka e fundit interesante: Për burrat, rënia në peshë ka edhe një përfitim tjetër. Për çdo pesë kilogram peshë që humbasin burrat e dhjamosur, penisi i tyre bëhet më i gjatë, sepse del në  dritë pjesa e varrosur në dhjamë.

b.m. / dita

 

 

January 30, 2018 08:30
Komento

1 Koment

  1. Me kot nuk thone Femrat Gjermane ; January 30, 10:38

    Bauch Dicker ,
    Schlechte Ficker …!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*